Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhavit Gasa: Cizmet dhe pelixhja

| E hene, 20.09.2010, 09:51 PM |


Xhavit Gasa

 

CIZMET DHE PELIXHJA

 

Tregim

 

Tokat qe mbulonte brigada e katert ishin toka ne pergjithesi te renda, jane toka qe nuk e kullojne shpejt ujin, prandaj ne keto parcela vazhdonte akoma drenazhimi i tyre. Kooperativistet  po punonin per hapjen e kanaleve te drenazheve, por shirat e shpeshta te atyre diteve e benin mjaft te veshtire hapjen e ketyre kanaleve. Nje punetor duhet te hapi 10 metra kanal me thellesi 1meter qe te realizoje normen ditore me vleren e nje dite pune, nje dite pune kishte vleren e 3 lekeve.

Edhe punetori me i fuqishem e kishte te veshtire te realizonte normen ne ato kushte te veshtira pune. Punetoret nuk kishin cizme, te cilat ishin te domosdoshme ne periudhen e dimrit, sidomos per hapjen e ketyra kanaleve.

Nje pale cizme kushtonin aq shume sa nuk mjaftonin leket e nje 15 diteshi per ti blere. Hamit Koka kishte kursyer me veshtiresi per disa muaj rrjesht leket per te blere nje pale cizme, te cilat i bleu te dyqani i fshatit.Ne oren 7 te mengjezit  pothuaj se gjithe brigada ishte mbledhur ne qendren e saje ku mblidheshin cdo dite, punetoret ishin gati te fillonin punen.

Cizmet e reja te Hamitit u rane ne sy te gjithe punetoreve, nje pjese e uruan duke i thene qe i gezofsh cizmet e reja.

Brigadieri i u afrua dhe i tha;  ti Hamit qendro pak. ndersa ju te tjeret filloni nga puna. Hamit perse i bleve keto cizme, qe te shesesh mend para puntoreve? I bleva se jane te domosdoshme, tani eshte dimer, bie shi, debore, eshte ftohte.

I kam kusyer leket me zor nga buka e femijeve te mi. Nuk te pyeta ku i ke marre leket, nuk me duhet kane apo nuk kane femijte e tu, - te pyeta perse i bleve cizmet. Edhe une ta dhashe pergjigjen, - tha Hamiti i nervozuar.

Mire...mire tani shko fillo punen, - tha brigadieri,- pas dreke mos ti shoh vesh ato cizme, me kuptove?

Hamiti e pa me habi dhe i tha,- perse shoku brigadier, une nuk i kam vjedhur, i kam blere me mundin dhe djersen time.

Edhe me kundershton more armik populli, u bere ti te bleshe cizme e te shesesh mend, iku koha juaj, tani eshte koha e fshatarit te varfer, e diktatures se proletariatit qe po ju shtyo koken te gjithe armiqve te popullit. Hajt tani shko e fillo pune, dhe mos harro cfar te thashe, pas drake pa cizme, se perndryshe ti e di se ku shkon. E bluajti zemrimin neper dhembe Hamiti, dhe u nis drejt kanalit te drenazhit ku e priste beli dhe lopata. Brigadieri  pasi shperndau te gjithe punetoret ne pune, doli ne rrugen kryesore qe te conte te zyrat e kooperatives. Sapo doli ne rruge u takua me operativin e zones Prengen. Heret paska dale sot o Prenge, apo ke fjetur kendej sonte.

Ti e di, si gjithmone ne krye re detyres, ju pergjigj Prenga. Po ti per ku je nisur, pyeti Prenga, - do te shkoi te zyrat e kooperatives , kam nje mbledhje, - u pergjigj brigadieri. E nisa diten ters  sot, tha brigadieri, qe ne mengjez mi ngriti nervat nje kulak.  Cili pyeti Prenga.Hamit Koka, tha brigadieri,- kishte blere nje pale cizme dhe shiste mend para punetoreve.  I  thashe pas drake mos i vish ma, do ti qe filloi t’me kundershtonte me mendjemadhesi. Hm…. Kercelloi dhembet Prenga, Hamit Koka, akoma vahdon te mos bindet,

 

 ky gjarper i rrezikshem, do ja shtyp koken, si te vellait te tij qe po kalbet ne burg, mos u merzit se ja heq une, edhe po nuk i hoqi sot pas dreke , mos i fol se merem une me te, ja di une gjuhen atij.

Ne kete kohe prane tyre po kalonte Hasani kushuriri i Hamit Kokes, i cili po nixitonte se ishte vone per pune,

Hasani ishte murator dhe punonte ne brigaden e ndertimit. Edhe Hasani kishte veshur nje pelixhe te re ngjyre blu qe ja kishte dhene nje mik i tij qe punonte ne miniere. Sapo u afrua drejt tyre Hasani i pershendeti dhe vazhdoi rrugen, ndersa ata nuk ja kthyen pershendetjen. Thirre...thirre te ndaloje, - i tha Prenga brigadierit.Si degjoj thirrjen e brigadierit Hasani u ndal dhe ktheu drejt tyre, i pershendeti perseri, ata prap nuk e pershendeten.

Nuk na duhet pershendetja juaj, - i tha operativi i zones, por neser mos ta shoh vesh kete pelixhe, ik tani.

Shoku operativ eshte dimer tani dhe ben shume ftohte, tha Hasani, - nuk jam shoku yt une,- e nderpreu operativi, nuk kam shoqeri me armiqte. Ti vishe neser, por te mesoj une se si ta veshesh, - vazhdoj operativi. Mer nje gozhde a thike, eshte puna jote, po duhet ta shposhe ta grisesh, qe te duket e vjeter,- perfundoj Prenga duke u zgerdhire.

Hasani duke e permbajtur veten nga zemrimi nuk foli ma gjate por u nis per te puna.

Ata te dy vazhduan rrugen drejt zyrave te kooperatives.Hamit Koka i veshi cizmet perseri pas dreke, ndersa brigadieri nuk erdhi fare ate pas dreke te brigada. Hasani sapo u kthye nga puna shkoi drejt te shtepia e Hamitit, per te diskutuar rreth bisedes qe kishte bere ne mengjez me operativin e zones. Gjithmone konsultohej me Hamitin per probleme te tilla, sepse Hamiti ishte inteligjent dhe i matur per cdo veprim.Ke ardhe si me porosi i tha Hamiti sapo e pa Hasanin qe hyri ne shtepi, sapo behesha gati per te ardhur une te shepia jote.

Pse nga e more vesh per mua i tha Hasani. Jo une nuk e di se cfar te ndodhi ty, tha Hamiti por dua te them cfar me ndodhi mua. Ne fillim tregoi Hamiti biseden me brigadierin per cizmet, pastaj dhe Hasani per pelixhen e tij.

Pas nje pauze te shkurter e theu heshtjen Hamiti,-i cili tha: Degjo more Hasan,-keta te mallkuar komuniste po kerkojne t'na poshtrojne cdo dite, duan qe te na sosin durimin dhe te biem ne gracken e tyre, qe pastaj te na fusin ne burg nje e nga nje, ashtu sic bene me vellain tim Kadriun. Por ne duhet te durojme, nuk duhet te biem ne gracken e tyre te ndyre,

duhet te durojme per hir te femijeve tane ,qe tu qendrojme prane e ti edukojme, t'mos i leme ne duar te ketyre katilave qe ti bejne vegla qorre te tyre.Hasan ti grise pelixhen, edhe une po i pres cizmet, le te durojme, le te lutemi e te shpresojme se pas ketij dimri te ftohte e te eger do te vije edhe per ne nje pranvere.