Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe - K

| E hene, 20.09.2010, 08:34 PM |


Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe

 

Nga Bajram Qerimi

 

K

KA

*SA  MË S’ KA fr.ndf.- shumë, së tepër-mi, pa masë, në shkallë më të lartë, në masë, sasi më të madhe.-O atdhe !më je i dashur sa më s’ ka. (N-1 f. 192). S. shih sin : sa më s’ bëhet,  sa  s’ bëhet, sa s’ bëhet

SA S’ KA KU TË SHKOJË MË fr.ndf.-shumë, pa masë, së tepërmi, në shkallë më të lartë, në masë, sasi më të madhe. (FGJSSH f. 775, 1861, 2142).S. shih sin: sa më s’ bëhet, sa s’ bëhet, sa s’ bëhet

SA S’ KA KU TË VEJË MË fr.ndf.-shumë, pa masë, së tepërmi, në shkallë më të lartë, në masë, sasi më të madhe. (FGJSSH f. 775, 1861, 2142).S. shih sin: sa më s’ bëhet, sa s’ bëhet, sa s’ bëhet

SA S’ KA MË fr.ndf.-shumë, pa masë, së tepërmi, në shkallë më të lartë, në masë, sasi më të madhe. (FGJSSH f. 775, 1861, 2142).S. shih sin: sa më s’ bëhet, sa s’ bëhet, sa s’ bëhet

KA-U

BËHET SI KAU PARA DIMRIT dikush fr.fol., meton.- ngjallet e shëndoshet shumë dikush. (NMUS-SHPK f. 137). S. shih sin : bëhet si bucë dikush

BËHET SI KAU NË PRANVERË di-kush  fr.fol.,id.- dobësohet e tretet shumë, pa masë dikush. (NMUS-SHPK f. 137). S. shih sin : bëhet asht e zhëngë dikush

E BËN KAUN ME VIÇ dikush fr.fol., iron.- sajon gjëra të paqena dikush, trillon, shpif  dikush diçka të paqenë a të pamundur, të paqenën e bën të qenë dikush (për qëllime mashtruese). (UÇ-3/ 71 f. 201, FGJSSH f. 2162).  S. shih sin : e bën arë e lëmë diçka dikush

I COF  KAU NË LAVËR dikujt  fr.fol., iron.- i dalin telashe, vështirësi të paparashi-kuara dikujt, i dalin, i shkaktohen, halle, telashe, kokë-çarje ,ngatërresa, pengesa  të mëdha  dikujt. (HB-FPD f. 91). S. shih sin : e gjen belaja  dikë

DISAVE U PJELL KAU, DISAVE U NGORDH LOPA fr.proverb.-disave u ecën mbarë në jetë,  të tjerëve (disave)  s’ u ecën fare (në jetë). (BETA-SITA-TIR f. 231).

E DO SI   KAU KASHTËN  dikë a diçka dikush fr.fol.,iron.-  nuk e do fare,nuk e do aspak  dikë a diçka dikush,  e urren pa pasë, së tepërmi dikë a diçka dikush, s'e  honeps dot fare dikush dikë a diçka, s' e  duron  dot  fare  dikush dikë a diçka, s'e sheh dot me sy dikush dikë a diçka. (FGJSSH f. 753).S. shih sin: e do si akullin në gji dikë a diçka dikush

DUKET KA, PO S’ DEL AS VIÇ  fr.proverb.,iron.-duket krejt tjetër gjë, krejt e kundërt nga ajo që duket, që mendohet, që pande-het,  që merret, që quhet etj., është krejt tjetër gjë, krejt e kundërt diçka nga ajo që   duket, që mendo-het, që pandehet, merret, quhet etj. (FUSH f. 465). S. shih  sin : duket det,  po s’ është as lumë

EDHE KAU MË I MIRË DO HOSTEN fr.proverb.- edhe i miri gabon, kush punon gabon. (IBME-OP f. 153).

ËSHTË SI KA I USHQYER ME UROV dikush fr.fol.,ftill.,krah.-1. është shumë i fortë dikush. S. shih sin: është si ariu mashkull dikush. 2. e kryen dhe e përballon çdo punë dikush, sado e vështirë që të jetë. (NMUS-SHPK f. 71). S.shih sin: të ha me dhëmbë dikush

ËSHTË KA ME NJË BRI dikush  fr.fol., iron.- e kanë qortuar a goditur  rëndë dikë për diçka dhe është trembur e nuk e ka më guximin  e mëparshëm.(FGJSSH f. 178). S. është qen i rrahur dikush

IA FUT SI KAU PELËS dikush fr.fol., iron.- flet kuturu dikush, flet kot dikush,flet pa u menduar mirë dikush. (NMUS-SHPK f. 138). S. shih sin: flet në arë e në stom dikush

E FUT KAUN PËR BIRË TË GJIL-PËRËS  dikush  fr.fol.,id.- është shumë i zoti, i aftë   dikush, i vjen gjithçka përdoresh  dikujt, s’ lë punë pa bërë dikush, bën pothuaj të pamundurën dikush. (AVSU-SHPMGJ-I f. 165). S. shih sin : i bëhet  bisht sakicës dikush

HËNGRËM KAUN, MBETI BISHTI fr. proverb.,aleg.- edhe pak kohë ka mbetur për t’ u kryer një punë. (NMUS-SHPK-II f. 190).

HUMBET KAU ME GJITHË VIÇ diku fr.fol.,iron.-bëhet ,bën (është, ndodh) pështjellim, përzierje, çrregullim i madh, i keq, i plotë  diku , s’ ka kurrfarë rregulli, rendi diku, ndërlikohet edhe më shumë gjendja, situata në një vend, nuk merr vesh, nuk kupton askush  asgjë, fare se ç’ bëhet ç’ ndodh diku , nuk merret vesh , nuk kuptohet fare se ç’ bëhet, ç’ po ndodh  diku, përzihet, pështjellohet, ngatërrohet krejt  puna, gjendja, situata diku. (PESHA-BER f. 214). S. shih sin : nuk dihet  kush blen e kush paguan diku

TË JEP KAUN NË VORBË DHE SHPATËN PA DORËZ dikush fr.fol., meton.- është trim i madh dikush, nuk trembet, nuk frikohet fare dikush, nuk ka frikë fare dikush. (FGJSSH f. 753, 1890, 2181, 2181). S. shih sin : futet në shpellë të arushës dikush ; nuk i veton ashka e syrit dikujt, as që i veton ashka e syrit dikujt

KA BALASH fr.em.,meton.- njeri që bie shumë në sy, njeri që shihet e njihet prej të gjithëve. (ESBRA-LU f. 153). S. shih sin : ka i larmë

KA I KULARIT fr.em., ftill.- ka i par-mendës. (FGJSSH  f. 908).

KA I LARMË fr.em.,meton.- njeri që bie shumë në sy, njeri që shihet e njihet prej të gjithëve. (ESBRA-LU f. 153).  S. ka balash

KA LITRAK fr.em.,fj.- - ka as i tredhur mirë as i patredhur, ka gjysmë i tredhur, lakoç. (AXH-XXXVII f. 160). S. shih  sin : ka zorraq

KAU I MIRË DUKET NË AKSHAM  fr.proverb.- njeriun duhet ta vlerësojmë, ta çmojmë pasi t’ ia shohim punën që e bën. (IBME-OP f. 153).  S. shih sin: kau i mirë njihet pas dite; e ka: është punëtor i mirë ai që punon pa fjalë, me vullnet e me cilësi të lartë derisa ta mbarojë punën, edhe kur ndjen lodhje.-Punon shumë ai, po kau i mirë  duket në aksham.

KAU I MIRË NJIHET PAS DITE fr.proverb.- njeriun duhet ta vlerësojmë, ta çmojmë pasi t’ ia shohim punën që e bën. (MIHO-DI f. 176). S. kau i mirë  duket në aksham

KA PJELLAK  fr.em.,fj.-  ka i patredhur i lënë  për dëbuarje, ndërzim të lopëve. (VDE-G-I f. 189).  S. ka terak. Ant. ka tredhak

KA TERAK fr.em.,fj.- ka i patredhur i lënë  për dëbuarje, ndërzim të lopëve. (VDE-G-I f. 191). S. shih sin : ka pjellak

KA TREDHAK fr.em.,fj.- ka i tredhur. (VDE-G-I f. 191). Ant. ka pjellak

KA ZORRAQ fr.em.,fj. - ka as i tredhur mirë as i patredhur, ka gjysmë i tredhur, lakoç. (AXH-XXXVII f. 160). S. ka litrak

E KAP KAUN  NGA BISHTI (PËR BISHTI) dikush   fr.fol.,iron.- e fillon, e nis për së prapthi një punë dikush. (JTH-FFGJSH f. 137). S.shih sin: e kap demin nga bishti (për bishti) dikush

E KAP KAUN  NGA BRIRËT (PËR BRIRI, PËR BRIRËSH) dikush fr.fol.,met.- e fillon, e nis  mbarë, për së mbari një punë dikush, e nis një punë siç duhet dikush, kap e zgjidh çështjet më themelore, të rëndësishme e të vështira dikush, kap hallkën kryesore dikush. (FGJSSH f. 178, 2232, JTH-FFGJSH f. 137). S.shih sin : e kap demin nga brirët (për briri, për brirësh) dikush

KAU I HULLISË  fr.em.,fj.- kau që shkon nëpër vijën e çarë  në tokë. (FGJSSH f. 696).

KAU LIDHET PËR BRIRËSH, BURRI PËR FJALËSH fr.proverb.- njeriu duhet ta çojë në vend atë që e premton, njeriu duhet ta sendërtojë me ngulm, me këmbëngulje atë që e thotë, atë që e premton. (FGJSSH f.201).

KAU I MIRË DUKET NË AKSHAM  fr.proverb.- njeriun duhet ta vlerësojmë, ta çmojmë pasi t’ ia shohim punën që e bën, njeriu njihet, çmohet me punën që e bën. (IBME-OP f. 153).  S. shih sin: kau i mirë njihet pas dite

KAU I MIRË DUKET NË HULLI fr.proverb.- njeriun duhet ta vlerësojmë, ta çmojmë  me  punën që e bën, njeriu njihet, çmohet me punën që e bën, njeriu i mirë ose i aftë  duket, njihet  në punë. (NMUS-SHPK f. 143). S. shih sin: kau i mirë njihet pas dite

KAU I MIRË NJIHET PAS DITE fr.proverb.- njeriun duhet ta vlerësojmë, ta çmojmë  me  punën që e bën, njeriu njihet, çmohet me punën që e bën, njeriu i mirë ose i aftë  duket, njihet  në punë. (MIHO-DI f. 176, QAÇE-RGU-LI f. 87). S. kau i mirë  duket në aksham; kali i mirë duket nën samar; kali i mirë duket në vrah; kalin e njeh barra, burrin e njeh puna; kau i mirë  duket (njihet) në hulli; kali i mirë njihet nën mutaf

KAU I MIRË NJIHET NË HULLI fr.proverb.- njeriun duhet ta vlerësojmë, ta çmojmë  sipas  punës  që e bën, njeriu njihet, çmohet me punën që e bën, njeriu i mirë  ose i aftë  duket, njihet në punë. (FGJSSH f. 696). S. shih sin: kau i mirë njihet pas dite

KËRKON KAUN NË GJI dikush fol.,iron.-kërkon diçka të pamundur, të psendër-tuar, të pabazë dikush. (FGJSSH f. 618). S. shih sin:  lyp borë në lëmë dikush

KËRKON KAUN NË XHEP dikush  fr. fol.,iron.-kërkon diçka të pamundur, të psendër-tuar, të pabazë dikush. (NMËR-PËR f. 89). S. shih sin:  lyp borë në lëmë dikush

KUR KAU NUK KA QAFË PËR ZILE, MOS I (IA) VAR KËMBORËN fr.proverb.,iron.-  një njeriu të paaftë mos i (ia) ngarko, mos ia beso një punë që s' e bën, s' e mbaron dot. (VAGU-RIBE-KNN-POG f. 171).

S’ MAJMET KAU DITËN QË DO TË THERET fr.proverb., iron.-  s’ lihet puna për në fund,  s’ arrihet përfundimi  i dëshiruar, i synuar duke punuar e duke u përpjekur vetëm në çastin e fundit. (FGJSSH f. 344, 753, 1049, 1833, 2061).S. s’ shëndoshet  kau ditën  ditën që do të theret ; shih sin : nuk lëvrohet në arbain

MBETET SI KAU ME NJË LËKURË  dikush  fr.fol.,ftill.-mbetet pa mjetet më të domosdoshme, më të mbëhishme për jetë, ekzisten-cë dikush, bie në varfëri të madhe  dikush. (NMUS-SHPK f. 138). S. shih sin : mbetet akull i verdhë dikush

MËSOHET SI KAU NË UROV dikush   fr. fol.,iron.- mësohet të rrojë a të hajë mirë,  qyl dikush në kurriz të të tjerëve. (AXH-IX f.173). S.shih sin: mësohet  si arëza  në mjaltë dikush

NGORDHI KAU, ÇMBREHET PEN-DA (QERRJA)  fr.proverb.-pasi prishet diçka (një punë etj.) , nuk mund të bëhet a nuk mund të vijojë më. (NMUS-SHPK f. 138).

NJIHET SI KAU BALASH dikush  fr. fol., ftill.,krah.-njihet fare mirë, shumë mirë,  menjëherë midis të tjerëve dikush, e njohin të gjithë dikë. (NABA-EY f. 43, SKDO f. 375). S.njihet me gisht dikush; njihet si kau i larë (i shkruar) dikush; njihet si kali balash  (me baltë) dikush; njihet si paraja (parja) e kuqe dikush

NJIHET SI KAU I LARË dikush  fr. fol., ftill.,krah.- njihet fare mirë, shumë mirë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: njihet si kau balash dikush

NJIHET SI KAU I SHKRUAR dikush  fr. fol., ftill.,krah.- njihet fare mirë, shumë mirë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: njihet si kau balash dikush

*I PJELL (EDHE) KAU dikujt fr.fol., met.- i shkojnë, i venë punët shumë mbarë, shumë mirë (gjithnjë) dikujt, i vete mbarë, mirë çdo gjë dikujt, i shkon çdo gjë si në vaj  dikujt, i vjen e mira dikujt edhe kur s' e pret. (HXH-2/ 82 f. 167, FGJSSH f. 753,1491). -Atyre iu pjell edhe kau…qeveria u dha dorën. (JX-LV f. 421). S. shih sin : i lulon bahçja (edhe) në dimër dikujt

PJELL  KAU VIÇ  fr..fol.,,iron.- ndodh diçka e pabesueshme, e çmeritshme, ndodh diçka e jashtëzakonshme. (PAVHA-SHPE f. 117). S. shih sin : bëhet bindi i dheut (bindi i tokës)

PUNON SI KA dikush  fr.fol.,ftill.,krah.-  punon shumë, pa hile , duke vënë të gjitha forcat dikush. (FGJSSH f. 753). S. shih sin : punon si bujku i Haskos dikush

QE SI QE E U BË SI KA fr. fol.,iron.- ndodhi si ndodhi, tashti ta lëmë këtë çështje, se mori fund. (FGJSSH f. 753).

E RUAN SI I VARFËRI KAUN  diçka dikush fr.fol.,ftill.,krah.- e ruan si gjënë më të shenjtë a më të shtrenjtë diçka dikush, e ruan me kujdesin më të madh diçka dikush. (FGJSSH f. 753). S. shih sin: e ruan si altar diçka dikush

RRI SI KAU NË DIELL dikush fr.fol., iron.,krah.- rri pa punë dikush, rri e pret dikush, s’ bën asgjë,  asnjë punë dikush, rri kot, pa punuar dikush, e kalon, e humb kohën kot dikush.  (NMUS-NJFK f. 211, NMUS-SHPK f. 139). S. shih sin : rri si aga dikush

SI KAU NË UGAR fr.ndf.,krah.,iron.-1.  duke u vërtitur e duke u rrotulluar kot. 2.  duke u munduar kot. (FGJSSH f. 753, 2079).

E SHËNDOSH KAUN KUR DO TA THERË dikush  fr.fol.,iron.-  e bën një punë dikush vetëm kur e di se nxjerr përfitime  të mëdha. (NMUS-SHPK f. 139).

S’ SHËNDOSHET KAU DITËN QË DO TË THERET fr.proverb., iron.- s’ lihet puna për në fund,  s’ arrihet përfundimi  i dëshiruar, i synuar duke punuar e duke u përpjekur vetëm në çastin e fundit. (FGJSSH f. 344, 753, 1049, 1833, 2061).S. S. shih sin :  s’ majmet kau ditën që do të theret ; nuk lëvrohet në arbain

*E SHKEL KAU I ZI dikë fr.fol.,id.- e zë një mynxyrë, fatkeqësi e madhe dikë, i bie, i ndodh një fatkeqësi e papritur dikujt. (HAVA-M f. 149-150).-Si lum ju, pa ne në të ri na kishte shkelur kau i zi. Punonim e rëndonim e gjithë jetën qorra. (ZSA-VL-3 f. 129). S. shih sin : i nxihet dera dikujt

SHKOJNË SI KAU ME KALIN në mes vete fr.fol.,iron.-i acarojnë marrëdhëniet në mes vete, zihen, shkojnë keq, keqas në mes vete, nuk shkojnë fare mirë në mes vete. (MIHO-DI f. 176, NMUS-SHPK f. 139). S. shih sin: shkojnë  arëza në mes vete

E ZË KAUN  NGA BISHTI (PËR BISHTI) dikush   fr.fol.,iron.- e fillon, e nis për së prapthi një punë dikush. (JTH-FFGJSH f. 137). S.shih sin: e kap demin nga bishti (për bishti) dikush

E ZË KAUN  NGA BRIRËT (PËR BRIRI, PËR BRIRËSH) dikush fr.fol.,met.- e fillon, e nis  mbarë, për së mbari një punë dikush, e nis një punë siç duhet dikush, kap e zgjidh çështjet më themelore, të rëndësishme e të vështira dikush, kap hallkën kryesore dikush. (FGJSSH f. 178, 2232, JTH-FFGJSH f. 137). S.shih sin : e kap demin nga brirët (për briri, për brirësh) dikush

KABA

I VJEN KABA dikujt fr.fol.,ftill.-  i vjen keq dikujt, i vjen si mbrapshtë dikujt. (FGJSSH f. 753). S. shih sin : i vjen (si) bet dikujt

KABULL

E BËN KABULL   dikush  fr.fol.,id.- 1. (dikë a diçka) e pranon dikë a diçka dikush, e pranon ta marrë diçka dikush,e begenis diçka dikush, pranon të bëjë diçka dikush .- Ia thoshte hapur se ai nuk e bënte më kabull, jo dhëndër ta kishte, por as te dera t’ i shkelte! (SS-3 f. 190). Po nga e keqja e nga halli e lë turpin mënjanë dhe e bën kabull të marrë kalemin e të na japë xhevap, aq sa i vjen doresh Agait të gërvishë me kalem. (FN-TL f. 126). Nuk e bën kabull të rrojë me mallin tënd. (ZSA-VL-3 f. 252). 2. (dikë)  e fal dikë dikush për një fyerje ose për një gabim, tregohet zemërgjerë me dikë dikush. (FGJSSH f. 754).     (edhe moh.)

KACABUNJ-TË

I BIEN KACABUNJTË dikujt fr.fol., id.- i kalon,i bie, i ikën, i ulet  zemërimi, hidhërimi, inati dikujt, bëhet i urtë e i butë dikush. (FGJSSH f. 754, 2217). S. shih sin : i bie damari  dikujt

I HIPIN KACABUNJTË dikujt fr. fol., id.- e zë inati dikë, inatoset, nevrikoset  dikush. (FGJSSH f. 683, 754). S. shih sin : i bien boritë dikujt

I HIPIN KACABUNJTË NË MAJË TË KOKËS dikujt  fr.fol.,iron.- inatoset shumë dikush, bëhet si i marrë dikush . (NMUS-SHPK f. 140). S. shih sin : i bien boritë dikujt

I KËRCEJNË KACABUNJTË dikujt fr.fol.,id.- e zë inati dikë, inatoset, nevrikoset  dikush. (FGJSSH f. 683, 754). S. shih sin : i bien boritë dikujt

I ZBRESIN  KACABUNJTË dikujt fr.fol., id.- i kalon,i bie, i ikën, i ulet  zemërimi, hidhërimi, inati dikujt, zbutet, qetësohet dikush. (FGJSSH f. 754, 2217). S. shih sin : i bie damari  dikujt

KACAVARUR

E MBAN KACAVARUR fr.fol.,iron.-1. (diçka dikush) nuk e zgjidh, nuk e vendos dot prerë diçka dikush. S. shih sin: e mban cangël diçka dikush. 2. (dikë dikush) nuk i përgjigjet prerë, nuk i jep rrugëzgjidhje të prerë dikujt dikush, nuk i 1ë, nuk i jep rrugëdalje, zgjidhje dikujt dikush, nuk i mbaron punë dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e mban cangël dikë dikush

KACEK-U

BËHET KACEK dikush  fr.fol.,met.-1.  fryhet shumë, pa masë dikush (së ngrëni a së piri), ngopet shumë, pa masë dikush (me diçka), ngopet së tepërmi, tej mase dikush (me diçka), ha a pi shumë, pa masë, tej mase dikush. (FGJSSH f. 129,197, 213, 292, 1844). S.shih sin: i bëhet barku bëtikë dikujt ; bëhet calik dikush. 2.  shëndoshet shumë dikush. (FGJSSH f.213 755). S. shih sin: bëhet si bucë dikush

E BËN KACEK dikë dikush  fr.fol.,id.- e rrah shumë, pa masë dikë dikush, e zhdëp, e dërrmon së rrahuri dikush dikë. (AJA-DE f. 170) .S.shih sin: e bën adalet dikush dikë

I (E) FRYRË SI KACEK fr.mb .,ftill., krah.- i (e) fryrë shumë, pa masë, së tepërmi. (AXH-II f. 172). S. shih  sin: i (e) fryrë ( si) daulle

KACIDH/E-JA

S’ BËN NJË KACIDHE diçka  fr.fol., iron.- s’ vlen fare diçka. (FGJSSH f. 755). S. shih sin: është avull lakrash diçka

S’ KA NJË KACIDHE NË XHEP dikush fr.fol.,iron.- s’ ka fare të holla , para (në xhep) dikush, s’ ka asnjë para (në xhep) dikush, është pa asnjë para (në xhep) dikush .(NMUS-SHPK f. 140).S. shih sin : është pa një dysh (në xhep) dikush

KACIPUP

E NGRE KACIPUP diçka a dikë dikush  fr.fol.,ftill.- e çon, e ngre me dy duar lart në  ajër nga toka  diçka (një barrë etj. a dikë  dikush)  dhe e mban  lart në ajër, në hava ngritur përpjetë pa e mbështetur fare nga asnjë anë e duke e mbajtur shkëputur nga toka , e peshon, e pezullon diçka a dikë dikush. (ISLA-KU f. 199). S. shih sin : e çon cangël   diçka a dikë dikush

KACIQ-I

BËHET KACIQ dikush fr.fol.,met.- ha shumë  dikush sa i fryhet barku së tepërmi. (JNU-FPM f. 102).S. shih sin: i bëhet barku bëtikë dikujt

KACKUN-I

I KËRCEN KACKUNI, meton.-nxehet, hidhërohet, rrëmbehet, zemërohet e reagon shpejt dikush, inatoset shpejt, menjëherë dikush, shpreh zemërim, hidhërim, inat, mëri dikush pa u përmbajtur, reagon shpejt e shpejt në shenjë zemërimi, hidhërimi, mërie  dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: merr avull menjëherë dikush

KACUK

RRI KACUK dikush fr.fol.,ftill.- ulet, rri mbi thembra pa e mbështetur trupin përdhe dikush, rri me gjunj të përkulur e duke u mbështetur mbi thembra dikush, galaçit dikush. (ALCEN-UL-I f. 37). S. shih sin : rri në bisht dikush

KACUL

RRI KACUL dikush fr.fol.,ftill.- ulet, rri mbi thembra pa e mbështetur trupin përdhe dikush, rri me gjunj të përkulur e duke u mbështetur mbi thembra dikush,galaçit, kaculohet dikush. (SUAH-FPTSHÇG-I f. 93, ASU-VGJKMGJ f. 137). S. shih sin : rri në bisht dikush

ULET KACUL   dikush fr.fol.,ftill.- ulet, rri mbi thembra pa e mbështetur trupin përdhe dikush, rri me gjunj të përkulur e duke u mbështetur mbi thembra dikush, galaçit, kaculohet dikush. (VDE-G-I f. 186, HËPA-K f. 209, ASU-VGJKMGJ f. 137). S. shih sin : rri në bisht dikush

KAÇ-I

HA SI KAÇI  dikush  fr.fol.,ftill.,krah.-  ha shumë e s’ ngopet dikush. (FGJSSH f. 755). S. shih sin :  i çahet (iu ka çarë) barku dikujt

KAÇAK-U

BËHET KAÇAK dikush fr.fol.,id.- mun-gon për një kohë të gjatë dikush,  nuk vjen prej kohësh dikush, humb dikush. (FGJSSH f. 755).

DEL KAÇAK dikush  fr.fol.,fj.- arratiset në mal dikush. (ESBRA-LU f. 153). S. shih sin : ia bën dushk dikush

*IKËN SI KAÇAK NË MAL dikush  fr. fol.,ftill.- arratiset në mal dikush.- Unë, ja, për atë bukë e më zëntë sytë, e mora kopenë dhe ika si kaçak në mal, prapa diellit shkova, fshehur një javë të tërë, por kopenë e shpëtova. (SOAN-TZ f. 158). S. shih sin : ia bën dushk dikush

KAÇAMAK-U

BËHET KAÇAMAK diçka (një punë etj.) fr.fol.,iron.- ngatërrohet shumë, ndërlikohet tepër diçka (një punë etj.). (NMUS-SHPK f. 140).S.shih sin : bëhet bërllok diçka (një punë etj.)

GJUHET SI VALA E KAÇAMAKUT dikush  fr.fol., meton.- hidhet, reagon menjëherë, me të shpejtë dikush, ngase nuk duron, është shumë i nxituar, i rrëmbyer, i furishëm dikush. (PETZE-TRO-I f. 201). S. shih sin : është si derri në thark dikush

KAÇAROT/Ë-A

I RRITET KAÇAROTA dikujt fr.fol., iron.- i rritet mendja dikujt, bëhet mendjemadh dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 137). S. shih  sin : nuk preket me asgjë dikush

KAÇARREL-I

NGREHUR  KAÇARREL fr.mb.,fj.- Qenka mbetur ai Mican Leka!/ Burrë çufrrak, por burrë çengel,/ me do flokë ngrehur kaçarrel. (GJF-LM f. 219).

KAÇ/E-JA

BËHET (SI) KAÇE dikush fr.fol., krah.-pengon dikush.(BQ-DSH).S.bëhet (si) ferrë (therrë)  dikush

BËHET (SI) KAÇE dikush fr.fol., krah.-pengon dikush.(BQ-DSH).S.bëhet (si) ferrë (therrë)  dikush

I BËHET KAÇE dikujt dikush  fr.fol., iron.- i ngjitet nga pas  e  nuk i ndahet  fare dikujt dikush, i qepet me ngulm dikujt dikush, i qepet nga pas pa iu ndarë dikujt dikush, i shkon, i vihet gjithnjë pas, prapa dikujt dikush. (BQ-DSH). S.shih sin :  i ngjitet  si bagla për këmbe dikujt dikush

NGA KAÇJA DEL TRËNDAFIL E NGA TRËNDAFILI DEL KAÇE fr.pro-verb.,aleg.- nga njeriu i keq del i miri dhe nga njeriu i  i mirë del i keqi. (BQ-DSH). S. shih sin: nga bythëkroma del trëndafil dhe nga trëndafili del bythëkromë

KAÇEP-I

I BIE NË KAÇEP diçka dikujt  fr.fol., meton.- e ha diçka dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e rras në bark diçka dikush  (edhe moh.)

NUK I BIE NË KAÇEP diçka dikujt  fr.fol.,iron-1a. nuk e ha, nuk e shijon, nuk e përjeton dot diçka (një të mirë) dikush. 1b. nuk e përvetëson, nuk e merr dot diçka (një të mirë) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: nuk i bie në dhëmb diçka dikujt (edhe moh.)

E SHTIE KAÇEPIN GJITHKUND dikush fr.fol.,iron.- ndërhyn, përzihet kudo, gjith-kund, në çdo punë, në çdo gjë, në çdo çështje dikush vend e pa vend . (BQ-DSH). S.shih sin : kërkon andej këndej (këtej) dikush

I VJEN NË KAÇEP diçka dikujt  fr.fol., meton.- e ha diçka dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e rras në bark diçka dikush  (edhe moh.)

NUK I VJEN NË KAÇEP diçka dikujt  fr.fol.,iron-1a. nuk e ha, nuk e shijon, nuk e përjeton dot diçka (një të mirë) dikush. 1b. nuk e përvetëson, nuk e merr dot diçka (një të mirë) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: nuk i bie në dhëmb diçka dikujt (edhe moh.)

KAÇ/Ë-A

KUSH HA KAÇA, I KRUHET BIRA-ÇA  fr.proverb.-kush bën faj, bëhet (quhet) fajtor. (VDE-G-I f. 180). S. shih sin: kush ha hudhër,  bie erë (i vjen era), po hëngre hudhër, bie erë (të vjen era)

PO TË HASH (PO HËNGRE) KAÇA, TË KRUHET BIRAÇA fr.proverb.-po të bësh gabim a faj, do të zbulohesh . (VDE-G-I f. 180). S. shih sin :  po hëngre hudhër, bie erë (të vjen era),  po të hash hudhra, do të mbash erë

KAÇIK-U

DERI  KU I MBËRRIN  KAÇIKU fr. ndf., met.-  aq sa mund(et), aq sa ka mundësi, fuqi, aftësi.  (SUAH-SHPPG f. 86). S.  shih sin: aq sa i arrin (i mbërrin)  dora

*KA KAÇIK për diçka (për një punë etj.) dikush fr.fol.,id - ka mundësi, fuqi, aftësi për diçka (për një punë etj.) dikush, mund, mundet të bëjë diçka (t’ ia arrijë, t’ ia dalë diçkaje) dikush, ia ka mundësinë diçkaje dikush, është i aftë, i zoti për diçka dikush, i jepet mundësia dikujt për diçka, i mundësohet dikujt diçka, i bëhet e mundur dikujt diçka,i vjen mundësia, fuqia për diçka dikujt.-Nëse duam  që misioni  i ardhshëm  i BE-së  të qëndrojë sa më pak kohë  në Kosovë, duhet treguar se kemi  kaçik  për ta luftuar krimin. (. S. shih sin: ka çapokë për diçka (për një punë etj.) dikush ;  i shkon  doresh (për) diçka  dikujt  (edhe moh.)

S' KA KAÇIK për diçka (për një punë etj.) dikush fr.fol.,iron.- s'ështe i zoti, i aftë dikush për diçka (për një punë etj.)  dikush, s' ka mundësi, aftësi a fuqi për diçka (një punë etj.) dikush, nuk arrin ta bëjë një punë etj. dikush.(HKA-KR f. 160, SUAH-SHPPG f. 86, ASU-VGJKMGJ  f. 137). S. shih sin: nuk ka bythë për diçka (për një punë etj.)  dikush (edhe moh.)

E KA KAÇIKUN E GJATË dikush  fr.fol., meton.- 1.  është i zoti dikush, ia del mbanë vetë punëve dikush. S. shih sin:  e ka dorën e (të) gjatë dikush . 2.  gëzon, ka përkrahje, mbështetje të fortë dikush. (PETZE-TRO-I f. 197). S.shih sin: e ka Allahun dajë dikush

VARET NË KAÇIK TË VET dikush fr.fol.,meton.-e përballon jetën me forcat, mundë-sitë vetanake dikush, e zgjidh hallin me mundësitë vetanake dikush, bën punë pa ndihmën e dikujt tjetër dikush, mbështetet në mundësitë a në forcat e veta (vetanake) dikush. (PETZE-TRO-I f. 197). S. shih sin : fërgohet me (në) dhjamin e vet dikush

KAÇIL/E-JA

ËSHTË KAÇILE PA FUND diçka fr. fol.,iron .- është e pavlerë diçka, s' është asgjë diçka, nuk hyn në punë fare diçka, nuk ka vlerë fare diçka, nuk vlen gjë diçka, nuk vlen fare diçka.  (ALSI te : Edukata e Re, kallnuer 1931 f. 25). S.shih sin: është avull lakrash diçka.

KAÇIPUP

RRI KAÇIPUP dikush fr.fol.,ftill.- ulet, rri mbi thembra pa e mbështetur trupin përdhe dikush. (AXH-XLVIII f. 157, FGJSH f.135). S. shih sin: rri në bisht  dikush

KAÇK/Ë-A

NUK DEL KAÇKA, PA PLASUR SHARKU fr. proverb.-çdo punë do kryer në kohën e duhur a me radhë. (NMUS-SHPK f. 140). S. po u arrit dardha, do të bjerë

KAÇKË E FYTIT fr.em., fj.,anat.- fikth. (FGJSSH f. 756).  S. shih sin:  adeckë e fytit (e grykës)

KAÇKË E GJURIT fr.em.,fj.,anat.- eshtra rrotullore dhe e lëvizshme e gjurit. (FGJSSH f. 756). S.gazhdë (kapak, kupë) e gjurit; syri i gjurit

KAÇUBET-I

E  MBËRTHEN SI KAÇUBETI PU-LËN dikë dikush  fr.fol.,meton.- e zë ngushtë, e ngushton fort, së tepërmi dikë dikush, e zë në gjen-dje kritike dikë dikush, ia zë të gjitha rrugët, e zë shumë ngushtë dikë dikush sa nuk ka nga (kah) luan, nga (kah) ia mban, e bën dikë dikush që të mos ketë asnjë mundësi shpëtimi, asnjë rrugëdalje, e vë në pozitë të vështirë, të ngushtë, kritike dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin :  ia zë bishtin me derë dikujt dikush

KAÇUP-I

BËHET KAÇUP dikush fr.fol.,id. 1.  fryhet (nga një sëmundje  a nga të ngjallurit) dikush. S.   shih sin:  bëhet calik dikush. 2. mbytet në ujë dikush. (FGJSSH f. 757).

SI KAÇUP ME HIRRË fr. proverb., iron.-  mburracak  e pa vlerë.  (FGJSSH f. 757). S. shih sin : e rrah breshri e hunda me majë

VISHET SI KAÇUP dikush  fr.fol., ftill.,krah.- vishet shumë trashë dikush. (FGJSSH f. 757). S. shih sin : vishet si ariu në qyrk dikush

KADAIF-I

KADAIF  I TOKËS fr.em.,id.,bot.-bimë barishtore parazite me kërcell kacavarës e pa gjethe, që bën lule të verdha, të bashkuara si tufë dhe që dëmton rëndë bimët bujqësore,  kuskutë, helmëz. (FGJSSH  f. 757, 2005).

KADAST/ËR-RA

KADASTRA E UJËRAVE fr.em.,fj.-  regjistër ku mbahen  shënimet e nevojshme për lumenjtë dhe për vlerat e tyre ekonomike. (FGJSSH  f. 757).

KAD/E-JA  shm. KADE-T

I USHTOJNË  KADET dikujt fr.fol., meton.- është shumë i varfër dikush, është i varfër në kulm, tej mase dikush, s' ka gjë prej gjëje (nga pasuria) dikush,  jeton, rron në varfëri, në skamje të madhe dikush. (FGJSSH f. 757, 1823, 2098). S. shih sin : nuk ka asgjë mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit  dikush

KADI-U

ËSHTË VETË KADI E VETË ALI dikush, ËSHTË VETË KADI E VETË MIFTI dikush fr.fol.,iron.- vendos vetë për gjithçka dikush, është i plotfuqishëm, fuqiplotë dikush, bën, vepron si do vetë, si ia ka ënda, nuk pyet njeri, nuk varet nga të tjerët, vendos dhe urdhëron vetë, i ka vetë në dorë të gjitha punët, vendos vetë për gjithçka dikush pa pyetur njeri,gëzon ka (ushtron) pushtet absolut dikush, ka (ushtron) pushtet të madh dikush diku e bën ç’ të dojë, gjithçka është nën pushtet, sundim të dikujt, i ka në dispozicion të gjitha mundësitë dhe mjetet  për të vepruar dikush,  ka fuqi e mundësi  të veprojë dikush  si të dojë (si të dëshirojë, si t’ ia ketë ëndja). (BQ-DSH). S. shih sin: është vetë Ali, (e) vetë kadi dikush

ME NJË DORË  RRËMBEN  KADIU, ME TJETRËN MYFTIU  fr.proverb., iron.-  zhvat  secili me mundësitë vetanake. (FGJSSH f. 757).

KAFAZ-I

KAFAZ  I KRAHARORIT fr.em.,id., anat.- hapësira që formohet  midis brinjëve të kraharorit, zgavra e kraharorit. (FGJSSH f. 758)

KUSH BLEN KAFAZ, KËRKON EDHE ZOG fr.proverb.- kush ia fillon një pune, përpiqet edhe ta mbarojë. (HKA-KR f. 160).

RRI NË KAFAZ dikush  fr.fol., ftill.- rri i mbyllur brenda e i ndrydhur dikush, rri si pa liri dikush. (BQ-DSH).S.rri si laroja me një pëllëmbë zinxhir  dikush

KAF/E-JA

KAFE E EGËR fr.em.,bot., L. Asparagus.- bimë barishtore shumëvjeçare rreth një metër e lartë, me fije të imëta e të vogla, me lule të gjelbra në të verdhemë dhe me bitme të tulta e me shije të ëmbël, që hahen sa janë të njoma, shpargull. (FGJSSH f. 416, 758). S. shih sin : bar miu

KAFE E GJELBËR fr.em.,id.- diçka me pasoja të padëshirueshme, punë a ngatërresë, në të cilën  nuk duhej të përziheshëm. (FGJSSH f. 607).

KAFE SADE fr.em.,ftill.- kafe pa sheqer. (FGJSSH f. 1726).

IA  QET KAFEN VEJUSHKË  dikujt dikush fr.fol.,iron.- i nxjerr kafe dikujt dikush pa e shoqëruar me diçka tjetër. (VAME-SHPK f. 101).

TELI I KAFES fr.em.,ftill.-  shija dhe era e mirë e kafes, kënaqësia që ndien dikush  kur pi kafe. (IBME-OP f. 157).

KAFK/Ë-A

I DEL KAFKA dikujt  fr.fol.,meton.-  1. dobësohet shumë, tej mase dikush. S. shih sin: bëhet asht e zhëngë dikush. 2.  i bien flokët fare dikujt. (FGJSSH f. 758).

I  IKËN   KAFKA  dikujt fr.fol.,id.- 1. është shumë i shqetësuar dikush, ka shumë halle, shqetësime, probleme,  kokëçarje e telashe dikush. S. shih sin: avullon si gështenjat e ziera  dikush.2. i dhemb shumë koka dikujt, ka dhembje të padurueshme koke dikush, ka dhembje të mëdha në kokë dikush. S. shih sin: i çahet lulja e ballit dikujt; i  luan çarku i kokës dikujt.3. çmeritet, seritet, çuditet shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 782, 1961). S.shih sin: bën çmeri  dikush

I  LUAN   KAFKA  dikujt fr.fol.,id.- 1. është shumë i shqetësuar dikush, ka shumë halle, shqetësime, probleme,  kokëçarje e telashe dikush. S. shih sin: avullon si gështenjat e ziera  dikush.2. i dhemb shumë koka dikujt, ka dhembje të padurueshme koke dikush, ka dhembje të mëdha në kokë dikush. S. shih sin: i çahet lulja e ballit dikujt; i  luan çarku i kokës dikujt.3. çmeritet, seritet, çuditet shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 782, 1961). S.shih sin: bën çmeri  dikush

KAFSHAT/Ë-A

*E FITON KAFSHATËN E GOJËS dikush fr.fol.,ftill.- (e) siguron jetesën, jetën, ekzistencën dikush, i fiton, i siguron mjetet më të nevojshme, më të domosdoshme për jetë, ekzistencë dikush, ushtron ndonjë punë, detyrë dikush, merret me ndonjë punë, detyrë, shërbim  dikush që është burim i mjeteve  për jetë, ekzistencë.- As akademinë e Muzikës  s’ e kreu deri në fund, sepse sa më shumë që rritej e piqej, ndiente nevojën  që kafshatën e gojës ta nxirrte me djersën e vet. (MI-SHT f. 98). Ata  janë të detyruar që t’ i lënë familjet e tyre në Shqipëri e vetë të vijnë  në Kosovë për ta fituar kafshatën e gojës. (VALRE te: KS, 3 maj  2004  f. 9). Nuk ka gjë më të mirë se sa njeriu të fitojë kafshatën e gojës me djersën e vet. (HISY te: B, 31.XII. 1991, 1,2.I. 1992 f. 7). Me djersën e ballit e fitonte kafshatën e gojës. (NDM-V f. 133). S. shih sin: e fiton bukën dikush

ËSHTË KAFSHATË  E DREQIT (vajza e martuar) fr.fol.,iron.- është e pafat në jetën bashkëshortore (vajza e martuar). (BQ-DSH). S.shih sin: është darkë e dreqit (vajza e martuar)

*IA HA KAFSHATËN E GOJËS dikujt dikush  fr.fol.,iron.-  i shfrytëzon  frytet e punën e dikujt dikush, e përvetëson pasurinë, mundin, frytin e një tjetri dikush, e përvetëson dikush atë që e ka fituar dikush me punë të ndershme a me mundim.- U zëntë gryka, u zëntë! Që na hëngërt dhe mishtë e trupit! Dhe kafshatën e gojës! Që, jarabi, mos pafshi ditë të bardhë! (THK-PËR f. 42). S. shih sin : e ha djersën e dikujt dikush, ,i (ia) ha djersën dikujt dikush

*E HEQ KAFSHATËN E GOJËS për  dikë a diçka dikush fr. fol.,meton.- e kursen më të domosdoshmen për dikë a diçka dikush.-Mos po bëhemi egoistë që mendojmë për shtëpinë tonë, për kullën e Bregut ?...Që është bërë me djersën e ballit ?   Që yt gjysh e jot gjyshe kanë hequr kafshatën e gojës për të ?Që i kanë mbajtur mbi shpatullat e tyre gurët…dhe jo për vete,po për ne ? (STPO-D f. 44).

IA HEQ KAFSHATËN E GOJËS dikujt dikush  fr.fol.,meton.- e pushon, e përjashton nga puna, nga detyra, nga shërbimi  dikë dikush, e lë pa punë e pa të ardhura për të jetuar dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e heq nga buka e gojës dikë dikush

*KAFSHATË E BUKËS fr.em.,met.- Shishi/ shumë, shumë djersë e gjak/ rrodhi për kafshatën e bukës. (ASHE-SN f. 17).

KAFSHATA E HUAJ TË MBETET NË FYT fr.proverb.- gjëja, mjeti i huaj  nuk të ndihmon, mjeti, gjëja e huaj  nuk të bën (nuk të kryen, nuk të mbaron)  dot punë. (BQ-DSH). S. shih sin : gjëja e huaj të mbyt në ujë

KAFSHATA E MADHE (TË)  ZË BIRËN E FYTIT, KAFSHATA E MADHE TË ZË FYTIN  fr.proverb.,iron.- kush lakmon shumë mbetet pa asgjë, pa hiçgjë, kush lakmon shumë nuk e gëzon edhe atë  që e ka, mos lakmo shumë se mund ta pësosh.   (KOKA te : Leka nr. 11/ 1931 f. 343, FGJSSH f. 759). S.shih sin: copë e madhe  të mbetet në fyt (të zë frymën)

I MBETET  KAFSHATA NË FYT (NË GRYKË) dikujt  fr.fol.,meton.- i pritet buka dikujt, i ikën oreksi, shija dikujt për të ngrënë (kur sheh a dëgjon diçka të pikëllueshme), nuk mund të hajë më (më tej) dikush, ngase është i tronditur nga një lajm i keq a i papritur. (FGJSSH f. 758).S. shih sin: i bëhet bas në fyt (në grykë)   dikujt(buka)

IA MERR KAFSHATËN NGA GOJA dikujt dikush  fr.fol.,ftill. ia merr, ia rrëmben  gjënë  e fundit (që e ka për të jetuar) dikujt dikush, e lë pa mjetet më të domosdoshme  për jetesë  dikë dikush. (FGJSSH f. 758, 1694). S. shih sin : e lë në pikë të adaletit dikë dikush

(E) NDAJNË KAFSHATËN E FUNDIT në mes vete fr.fol. ,meton.-  e ndihmojnë njëri tjet-rin, ndihmohen huazisht në mes vete. (JTH-TIR f. 183). S. shih sin: e presin litarin bashkë

(E) NDAJNË KAFSHATËN E  GOJËS në mes vete fr.fol. ,meton.-  e ndihmojnë njëri tjet-rin, ndihmohen në mes vete. (JTH-TIR f. 183). S. shih sin: e) presin litarin bashkë

E NDAN  KAFSHATËN E FUNDIT me dikë dikush fr.fol.,meton.-e ndihmon dikë dikush me gjithçka (edhe kur vetë është në kushte të vështira), e ndihmon dikë dikush pa kursim, pa u kursyer, e ndimon dikë dikush edhe me mjetin e vetëm  të jetesës. (FGJSSH f. 758-9). S.shih sin: e ndan   bukën së bashku me dikë dikush

*E NDAN KAFSHATËN E GOJËS  dikush fr.fol.,meton.-e kursen të ngrënët  dikush, kursen në ngrënie, në ushqim dikush.- Ai përpiqet, punon, e ndan kafshatën e gojës për t’ i rritur e për t’ i qitur në dritë. (MQE te: gr.aut. DSH f. 374). S. shih sin :  e ka bukën me kët  dikush

E NDAN  KAFSHATËN E GOJËS me dikë dikush  fr.fol.,meton.-e ndihmon dikë dikush me gjithçka (edhe kur vetë është në kushte të vështira), e ndihmon dikë dikush pa kursim, pa u kursyer, e ndimon dikë dikush edhe me mjetin e vetëm  të jetesës. (FGJSSH f. 758-9). S.shih sin: e ndan   bukën së bashku me dikë dikush

I NGEC  KAFSHATA NË FYT (NË GRYKË) dikujt  fr.fol.,meton.- i pritet buka dikujt, i ikën oreksi, shija dikujt për të ngrënë (kur sheh a dëgjon diçka të pikëllueshme), nuk mund të hajë më (më tej) dikush, ngase është i tronditur nga një lajm i keq a i papritur. (FGJSSH f. 758).S. shih sin: i bëhet bas në fyt (në grykë)   dikujt(buka)

IA NUMËRON KAFSHATAT dikujt dikush  fr.fol.,meton.- e mban me bukë dikë dikush, por me shumë kursim, i jep dikujt dikush aq sa të mbajë shpirtin. (FGJSSH f. 759)

TË NUMËRON KAFSHATAT dikush  fr.fol.,iron.- është shumë dorështrënguar, koprrac dikush. (FGJSSH f. 759).

*E NXJERR KAFSHATËN E GOJËS dikush fr.fol.,id.- i fiton mjetet e jetesës dikush, (e)  siguron jetesën, jetën, ekzistencën me punë dikush, i fiton, i siguron mjetet më të nevojshme, më të domosdoshme për jetë, ekzistencë dikush, ushtron ndonjë punë, detyrë,profesion dikush, merret me ndonjë punë, detyrë, shërbim,profesion  dikush që është burim i mjeteve  për jetë, ekzistencë vetanake, fiton sa për të jetuar dikush. - As Akademinë e Muzikës  s’ e kreu deri në fund, sepse sa më shumë që rritej e piqej, ndiente nevojën  që kafshatën e gojës ta nxirrte me djersën e vet. (MI-SHT f. 98). Këta ishin të papunët, që silleshin vërdallë  gjithë ditën  për të nxjerrë kafshatën e gojës. (KOBI te: SF nr. 3-4/ 2000 f. 67).. S. shih sin : (e) fiton bukën dikush

PËR NJË KAFSHATË BUKË fr.ndf., meton.- për pak gjë, për hiç gjë, për një shpërblim fare të vogël. (FGJSSH f. 758). S. shih sin : për një bark bukë

PËR KAFSHATËN E GOJËS fr.ndf., meton.- për jetesë, për ekzistencë, për të siguruar jetesën, ekzistencën,  vetëm sa për të jetuar, për të mbijetuar. (FGJSSH f. 560). S. shih sin: për një copë bukë

I (IA) PRET KAFSHATËN E GOJËS  dikujt dikush  fr.fol.,meton.- e pushon, e përjashton nga puna, nga detyra, nga shërbimi  dikë dikush, e lë pa punë e pa të ardhura për të jetuar dikë dikush. (FGJSSH f. 871). S. shih sin : e heq nga buka e gojës dikë dikush

PUNON PËR KAFSHATËN E GOJËS dikush fr.fol.,ftill.- punon me pagë, shpërblim fare të vogël, punon sa për të jetuar, sa për ekzistencë, punon fare lirë, punon për një shpërblim fare të vogël, punon sa për të mbajtur frymën, sa për të mbetur gjallë. (FGJSSH f. 192). S. shih sin: punon për një bark bukë dikush

IA RRËMBEN KAFSHATËN NGA GOJA dikujt dikush fr.fol.,ftill. ia merr, ia rrëmben  gjënë  e fundit (që e ka për të jetuar) dikujt dikush, e lë pa mjetet më të domosdoshme  për jetesë  dikë dikush. (FGJSSH f. 758, 1694). S. shih sin : e lë në pikë të adaletit dikë dikush

TA RRËMBEN KAFSHATËN NGA GOJA  dikush fr.fol.,meton.- është shumë i aftë, i zoti, i shkathët, i shpejtë, i zgjuar (në punën e vet) dikush, nuk ka shok askund për punë e zotësi dikush, e bën të pamundurën dikush, bën dikush diçka të pamundur. (FGJSSH f. 2050,JTH-FFGJSH f. 80). S. shih sin: të çan ashka në maje të kresë dikush

*E SIGURON KAFSHATËN E GOJËS  dikush fr.fol.,meton.- e siguron anën materiale të jetës dikush, e siguron atë që është më se e nevojshme, më themelore, më e domosdoshme për jetë dikush.- Nuk fiton asgjë, nuk po mund  ta sigurojë  as kafshatën e gojës. (FZE te: KS , 4-5 dhjetor 2002 f. 9).S. shih sin: e siguron bukën e gojës dikush  (edhe moh.).

KAFSH/Ë-A  shm.KAFSHË-T

BËHET SI KAFSHË dikush fr.fol.,iron.- e meriton të  trajtohet si kafshë  dikush, sepse kështu sillet e vepron. (NMUS-SHPK f. 105). S. shih sin: bëhet për ta lidhur në bigë dikush

BËHET SI KAFSHËT E BEJKO GAXHELLOS dikush  fr.fol.,iron.- bën zhurmë, potere të madhe dikush, , është rrëmujaxhi dikush. (AJA-V f. 153).

*I  BËRË  KAFSHË E SHKUAR  KAFSHËS fr mb.,iron.- i shëmtuar shumë ,pa masë.- Atje si në pasqyrë, pa veten e tij, bërë në atë ditë, kafshë e shkuar kafshës. (JX-LV f. 290). S. shih sin : i (e) bërë në atë ditë

IA FAL  KAFSHËS  SË KEQE (KAF-SHËS SË LIGË, KAFSHËS SË ZEZË) diçka fr.fol.,iron.- shkon dëm,  kot, shkon dëm e kot diçka, shkon kot më kot, kot së koti diçka, shkon humbur diçka. (BQ-DSH) . S. shih sin: shkon bihudër diçka

E HA KAFSHA E KEQE dikë fr.fol. ,euf.- 1.inatoset, e zë inati  dikë, tërhuzet, tërbohet, harbohet sakaq, aty për aty dikush, xhindoset dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur dikush,  ndërkrehet  dikush, nxehet, nevrikoset shumë dikush, pëlcet nga inati  dikush, xhindoset dikush.S. shih sin: i bien boritë dikujt.2 fr.fol.,iron.- shkon drejt humbjes, pësimit, shkatërrimit dikush, i venë punët dikujt keq e më keq, e pëson shumë keq dikush, përfundon shumë keq dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: merr në çopur dikush

PO TË HA  KAFSHA E KEQE! fr.fol.,iron.- kërcënohet dikush a i hiqet vërejtja dikujt ( me qëllim që të jetë më i sjellshëm a më i kujdesshëm në veprime a sjellje). (BQ-DSH). S. shih sin : po të ha dita e zezë !

PO TË HA  KAFSHA E  LIGË! fr.fol.,iron.- kërcënohet dikush a i hiqet vërejtja dikujt ( me qëllim që të jetë më i sjellshëm a më i kujdesshëm në veprime a sjellje). (BQ-DSH). S. shih sin : po të ha dita e zezë !

PO TË HA  KAFSHA E  ZEZË! fr.fol.,iron.- kërcënohet dikush a i hiqet vërejtja dikujt ( me qëllim që të jetë më i sjellshëm a më i kujdesshëm në veprime a sjellje). (BQ-DSH). S. shih sin : po të ha dita e zezë !

E HËNGËRT   KAFSHA E ZEZË ! fr. fol., mallk.- pësoftë shumë keq !përfundoftë shumë keq! u zhduktë! u shfarostë! u shkretëroftë! u mjeroftë! mos i mbettë asnjë gjurmë! u shoftë! (BQ-DSH). S. shih sin: ta hajë dreqi

KAFSHËT  E PRODHIMIT fr.em.,ftill.- kafshët që japin mish, gjalpë,  lesh etj. (FGJSSH f. 1551).

KAFSHËT E THJESHTA fr.em.,zool.- kafshë që i përkasin një faze të ulët të zhvillimit biologjik. (FGJSSH f. 2068).

*KAFSHË E ZGJEDHËS fr.em.,fj.-  kafshë që mbrehet në zgjedhë.-Kafshët e zgjedhës gjithë djersë…çapitnin për të shuar etjen. (JX-LV f. 103).

E MARRTË KAFSHA E KEQE!  fr.fol., mallk.-u zhduktë! u shfarostë! u shkretëroftë! u mjeroftë! mos i mbettë asnjë gjurmë! u shoftë!  (BQ-DSH). S. shih sin: u shoftë me bina! ta hajë dreqi !

E MERR KAFSHA E KEQE (KAFSHA E LIGË, KAFSHA E ZEZË) dikë fr.fol.,euf.-shkon drejt humbjes, pësimit, shkatë-rrimit dikush, i venë punët dikujt keq e më keq, e pëson shumë keq dikush, përfundon shumë keq dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: merr në çopur dikush

RRON SI KAFSHË dikush  fr.fol.,ftill., krah.- rron shumë keq dikush. (FGJSSH f. 759).  S. shih sin: rron si bagëtia dikush

KAFSHON

DESHI TA KAFSHONTE  DHE E PUTHI dikë dikush  fr.fol.,id.- deshi t’ i bënte keq, por padashur i bëri mirë  dikujt dikush. (FGJSSH f. 1580).

DËSHIRON TË TË  PUTHË E TË HA ME DHËMBË dikush  fr.fol.,id.-  do të të ndihmojë dhe të bën dëm dikush,  do të të bëjë mirë e padashur të bën keq dikush. (FGJSSH f. 1580).

KAIK/E-JA

BËHET KAIKE dikush fr.fol.,id.-  dehet dikush, pi shumë dikush dhe lëkundet sa andej e këtej (kur ecën). (FGJSSH f. 760). S. shih sin: bëhet baski dikush

KAIL

*BËHET KAIL fr.fol.,id.-bindet, kandiset dikush. (FGJSSH f. 760).- Jam bërë kail ta var veten , bre, amani ju qoftë, se me dergje më shkoi ymri.(T.H-B f.31). S. shih sin : (e) formon bindjen dikush

E BËN KAIL dikë dikush  fr.fol.,id.- e bind, e kandis dikë dikush. (FGJSSH f. 760). S. shih sin:  ia gjen anën dikujt dikush

ËSHTË KAIL  dikush  fr.fol.,ftill.- është i bindur dikush, bindet me arsye për diçka dikush. (FGJSSH f. 760). S. shih sin : (e) formon bindjen dikush

KAJD/E-JA

GJEN KAJDE dikush fr.fol.,iron.- zgjedh ( në të ngrënë, në të veshur, në punë ) dikush (duke gjetur shkaqe e duke bërë vërejtje të ndryshme pa vend e pa arsye). (BQ-DSH). S. shih sin : qet çakarka dikush

I GJEN  KAJDE diçkaje  (bukës etj.) dikush fr. fol.,iron.- nuk e ha  diçka (bukën etj.) që e ka përpara dikush ngase nuk e pëlqen, po kërkon diçka tjetër, diçka më të mirë. (BQ-DSH). S. shih sin: i bën buzë diçkaje ( gjellës, ushqimit, pijes etj.) dikush (edhe moh.)

KAJDEN NË QIELL (E) BYTHËN NË DIELL (KURRKUND) fr.fol.,iron.- e mban veten lart pa qenë askushi, kurrkushi dikush,  edhe  shumë i varfër, edhe mendjemadh, mburravec,   i pavlerë, askushi, kurrkushi  e  mendjemadh, mbu-rracak. (BQ-DSH). S. shih sin : breshri e rrah e hunda me majë

NXJERR KAJDE dikush  fr.fol.,iron.- .- zgjedh ( në të ngrënë, në të veshur, në punë ) dikush (duke gjetur shkaqe e duke bërë vërejtje të ndryshme pa vend e pa arsye). (BQ-DSH). S. shih sin : qet çakarka dikush

QET KAJDE dikush fr.fol.,iron.- 1a.zgjedh shumë (në të ngrënë a diçka tjetër)  dikush, nuk e pëlqen  atë që e ka përpara a në radhë (për ta ngrënë diçka  etj.) dikush, po kërkon diçka tjetër.S. shih sin: (i) fshin buzët dikush. 1b.zgjedh shumë (në punë etj.)  dikush, nuk e punon atë që e ka përpara a në radhë  dikush, po kërkon diçka tjetër (për të punuar), nuk e merr atë që e ka në radhë a përpara, po kërkon diçka tjetër (më të mirë) dikush. (BQ-DSH).S. shih sin : i qet bythës hi dikush

KAJL

E BËN KAJL dikë dikush  fr.fol.,id.fr.fol., id.- e bën që të pajtohet dikë me diçka dikush, e bind dikë dikush. (FBER-FRRP f. 86).  S.  shih sin : e bën ikajl  dikë dikush

KAJMAK-U

E MERR KAJMAKUN dikush fr.fol., ftill., iron.- e merr pjesën më të mirë, më të zgjedhur për vete dikush. (SKDO f. 102). S. shih sin : (e) merr ajkën  dikush

KAKAÇ-I

NGAJE NGA TA NGASËSH, DEL KAKAÇ fr.proverb.,iron.- është e njëjta gjë, është po ajo gjë, nuk ka ndonjë ndryshim. (NMUS-SHPK f. 223).

KAKAPLLOQTHI

LUAJNË KAKAPLLOQTHI fr.fol. ,fj.- luajnë të ndarë në dy grupe e të vendosur në të njëjtën  largësi nga takija e vënë në majë të një shkopi; fiton ai grup  që rrëzon  i pari takijen. (JNU-FPM f. 104).

KAKARIM/Ë-A

S'I NDIHET KAKARIMA dikujt a diçkaje fr.fol.,id.- humb, zhduket dikush a diçka. (JNU-FPM f. 104). S. shih sin: bëhet abet  dikush

KAKARUK

BËN KAKARUK dikush fr.fol.,id.- i qëron, i rukon arrat) dikush, ua heq sharkun (arra-ve) dikush. (ASU-VGJKMGJ   f. 138).

KAKËRDHI-A

HIDHET SI KAKËRDHIA NË DË-RRASË dikush  fr.fol.,iron.- 1.  flet vend e pa vend dikush, flet si t’ i vijë mbarë dikush,  flet pa u men-duar fare dikush.  (PAVHA-LI f. 99). S. shih sin:  flet në arë e në stom dikush. 2.  reagon, kërcen shpejt, menjëherë dikush (kur i preket, kur i cenohet nteresi a kur preket,  fyhet) . (JBALL-KOR f. 194). S. shih sin: kërcen si gaca në prush dikush

I VOGËL SA NJË KAKËRDHI fr.mb., ftill.,baraz.- shumë i vogël. (FGJSSH f. 760). S. shih sin: sa një bërxhik

KAKI-A

JANË  SHTATË SHTËPI  ME NJË KAKI fr. proverb.- janë njerëz shumë të varfër. (SUAH-SHPPG f. 86).

 

KALA-JA

BËHET KALA (një vend)  fr.fol.,met.- bëhet i pamposhtur, i pathyeshëm (një vend). (FGJSSH f. 130, 761). S. bëhet  kështjellë (shkëmb graniti) një vend

NUK BËHET KALA ME KACARRU-MA fr.proverb.,iron.-është (punë) e kotë, e pamundur diçka,  është e pamundshme të bëhet diçka, është diçka e pamundur (të bëhet). (BETA-SITA-TIR f. 231). S. shih sin : nuk lëvrohet në arbain

BIE KALAJA fr.fol. met.-thyhet, mundet, mposhtet, dorëzohet, pushtohet (një vend). (FGJSSH f. 761). S. shih sin: bie në dorë të dikujt (një vend)

DO KALA ME RRESHTRA ZOGJSH dikush  fr.fol.,iron.- kërkon diçka të pabazë, të pamundur, të pasendërtuar,e kërkon të pamundurën dikush . (VALLA-FSHPE f. 112). S. shih sin : lyp borë në lëmë dikush

S’ JEPET KALAJA PËR PRESH  fr.proverb.,iron.- nuk  jepet diçka e madhe, me vlerë  për diçka të vogël e me pak vlerë a fare pa vlerë, nuk lihet  diçka e madhe për diçka të vogël a fare të parëndësishme. (BQ-DSH). S.shih sin : nuk prishet çorba për një thelb hudhër

KALA  PREJ  KARTE (PREJ LET-RE) fr.em.,iron.- diçka  pa  bazë, pa  mbështetje, pa themel,  diçka fare e pasigurt. (FGJSSH f. 828).S. kështjellë në ajër (në erë) ;  kështjellë prej karte (prej letre) ; kështjellë në rërë ; urë pa qemer

E MERR KALANË NGA BRENDA dikush  fr.fol.,meton.- ia arrin një qëllimi, ia del në krye një pune duke shfrytëzuar rrethanat e brendshme dhe njerëzit  që lidhen me këtë punë. (FGJSSH f. 174).

KALACUJAZ

RRI  KALACUJAZ dikush  fr.fol.,ftill.- ulet, rri mbi thembra pa e mbështetur trupin përdhe dikush. (AXH-XLVIII f. 157, FGJSH f.135). S. shih sin: rri në bisht  dikush

KALADIBRANÇE

LUAN  KALADIBRANÇE  dikush  fr.fol.,ftill., etnogr. - luan  dikush në një  lojë  me  dy grupe  lojtarësh ,  prej të cilëve  pjesëtsrët  e njërit grup   kapen  për beli e  përkuln kurrizin  dhe formojnë një varg, ndërsa lojtarët  e grupit tjetër (grupit kundërshtar) përpiqen të hipin  në shpinë të tyre pa u prekur nga një lojtar i lirë. (FGJSSH f. 761). S. shih sin :  luan gomarthi  dikush

KALADREDHA-KALADREDHA

KALADREDHA-KALADREDHA fr. ndf., fj.-shih sin: dredha-dredha, me dredha. (HKA-KR f. 160).

KALANIC/.Ë-A shm. KALANICA-T

I  KA LARË  KALANICAT dikush  fr. fol., iron.- 1. e ka pësuar keq dikush. S. shih sin:   i digjet bishti  dikujt. 2. është në gjendje të keqe dikush. (SUAH-SHPPG f. 86). S. shih  sin: është në angështi  dikush

KA SHKUAR TË BËJË  KALANICA dikush  fr.fol.,iron.- ka vdekur dikush. (SUAH-SHPPG f. 86). S. shih sin: i ka dalë bari në faqe (në fytyrë) dikujt

KALAPENXHË

MBETET KALAPENXHË dikush  fr.fol. ,ftill.- varfërohet shumë, tej mase dikush, nuk i mbetet asgjë dikujt, mbetet  pa asgjë, pa kurrgjë dikush,  mbetet  në gjendje të keqe (ekonomike) dikush, mbetet  në gjendje të mjerueshme, të vajtueshme  dikush. (HB-FSHRRD f. 35). S. shih sin:  mbetet  fyell dikush ; bie nga bota dikush

KALAV/ËR-RA

E BËN KALAVËR diçka (një punë, një çështje a një situatë etj.) dikush fr.fol.,iron.- e ngatërron, e ndërlikon, e përzien, e pështjellon, e çrregullon,  e tollovit keq diçka (një punë, një çështje a një situatë) dikush, e katranos diçka dikush. (HB-FSHRRD f. 35). S. shih sin : e bën bërllok  diçka (një punë, një çështje a një situatë etj.) dikush

KALBËZIM-I

KALBËZIM I BUTË fr.em.,fj.- kalbëzim i ngadaltë i pjesëve të bimëve, të cilat marrin  një ngjyrë kafe. (FGJSSH f. 203).

KALEM-I  shm. KALEMA-T

I BIE KALEMIT dikush fr.fol.,meton.- i bën mirë llogaritë, hesapet dikush, e llogarit diçka si i del më mirë dikush, e llogarit mirë një punë dikush. (ART f.211, FGJSSH  f. 142). S. i bie lapsit  (hollë) dikush

ËSHTË ME KALEM dikush fr.fol., ftill.-është i  shkolluar dikush, është me shkollë dikush. (FGJSSH f. 763).

E KAP KALEMI dikë  fr.fol.,id.- 1.  i bie, i qëllon atij të bëjë një punë, të shkojë diku etj. S. e merr (e zë) kalemi dikë. 2. i vjen një e mirë a një e keqe dikujt rastësisht. (FGJSSH f. 762, 2231). shih sin: i (ia) vret barkun   diçka dikujt

NUK  E KAP KALEMI  fr.fol.,id.- 1. (diçka) nuk është dëgjuar ose nuk ka ndodhur kurrë diçka .(BQ-DSH).S.shih sin: s’ e merr defteri diçka (një punë etj.).-2. (dikë) nuk është askushi, kurrkushi dikush, nuk është asgjë, kurrgjë dikush., është  fare pa vlerë, pa rëndësi dikush . (MAH-FKPG f. 53). S. shih sin: është bira e fundit (e mbramë) e fyellit (e kavallit) dikush

E KAP KALEMI PËR TERS dikë  fr.fol.,meton.- i bien më qafë dikujt e nuk e lënë të përparojë. (FGJSSH f. 1988).

ME KALEM NË DORË fr.ndf.,meton.- gati për të shënuar, për të shkruar. (FGJSSH f. 945). S.  shih sin: me laps në dorë

E MERR KALEMI dikë  fr.fol.,id.- 1.  i bie, i qëllon atij të bëjë një punë, të shkojë diku etj.   S. shih sin: e kap kalemi dikë. 2. i vjen një e mirë a një e keqe dikujt rastësisht. (FGJSSH f. 762, 2231). shih sin: i (ia) vret barkun   diçka dikujt

*NUK  E MERR KALEMI  diçka (një punë etj.) fr.fol., meton.- nuk është dëgjuar ose nuk ka ndodhur kurrë diçka. (NMUS-SHPK f. 140).- Kështu , moj motër, do Bizmarku/ Haumereu dhe Varthe-lemi/ Të më çajnë prej barku,/ Punë, që s’ e merr kalemi. /Kështu e do diplomacia/ po kështu thotë  perëndia. (APAPO te : SF nr. 3/ 88 f. 195). .S.shih sin:  s’ e merr defteri diçka

I JANË MPREHUR KALEMAT dikujt fr.fol.,meton.- i është afruar një rrezik, një e keqe e madhe dikujt. (MIHO-DI f. 176).S. i janë mprehur thikat dikujt

NUK E NXË KALEMI diçka fr.fol., meton.- nuk është dëgjuar ose nuk ka ndodhur kurrë diçka. (BQ-DSH).S.shih sin: s’ e merr  defteri diçka (një punë etj.)

NUK  E RROK KALEMI  diçka fr.fol., meton.- nuk është dëgjuar ose nuk ka ndodhur kurrë diçka .(BQ-DSH).S.shih sin: s’ e merr  defteri diçka (një punë etj.)

I SHKET  KALEMI dikujt  fr.fol.,meton .- është i zoti t’ i hedhë në letër me lehtësi mendimet e veta dikush, është i aftë për të shkruar artikuj a vepra të tjera dikush. (FGJSSH f. 1851). S. i shket pena dikujt

I  THYHEN KALEMAT dikujt  fr.fol., iron.- 1a. s' ka më autoritet, ndikim te të tjerët dikush , s’ ka më fuqi, pushtet të urdhërojë dikush, s’ ka fuqi më të ndikojë te të tjerët dikush, s’ e ka më fuqinë a pozitën e mëparshme dikush. S. shih sin : i laget (iu ka lagur) baruti dikujt. 1b. bie nga pozita dikush, e humb pushtetin  dikush, nuk ka më pushtet dikush, , bie poshtë dikush, del i humbur  dikush. (MIHO-DI f. 176). S. shih sin : i laget (iu ka lagur) baruti  dikujt

NUK E VË NË KALEM dikë  dikush fr.fol.,iron.- nuk e llogarit  fare dikë dikush, nuk i jep rëndësi, nuk i kushton vëmendje, kujdes fare  dikujt dikush, e trajton dikë dikush sikur nuk ka asnjë vlerë, nuk e merr parasysh, e shpërfill, e përbuz dikë  dikush. (FGJSSH f. 763, 2153). S. shih sin :  nuk ia merr ardin (mësa qenit)  dikujt dikush

E ZË KALEMI dikë  fr.fol.,id.- 1.  i bie, i qëllon atij të bëjë një punë, të shkojë diku etj.S. shih sin: e kap kalemi dikë. 2. i vjen një e mirë a një e keqe dikujt rastësisht. (FGJSSH f. 762, 2231). shih sin: i (ia) vret barkun   diçka dikujt

KALENDA-T

NË KALENDAT GREKE  fr.ndf.,iron.- 1. asnjëherë, kurrë, kurrën e kurrës. S. shih sin : kur të shijë Ajdini urov. 2.në një kohë të pacaktuar. (AJA-V f. 155).

KALENDAR-I

KALENDARI I RI fr.em., fj.- kalendari që zbatohet  qysh nga shekulli  XVI-të , kur fillon numërimi  i viteve  sipas mënyrës që përdoret sot. (FGJSSH f. 1659).

KALENDAR I VJETËR fr.em.,fj.- kalendari që zbatohej përpara shek. XVI e që ndryshonte nga ai që e përdorim sot. (FGJSSH f. 2175).

KAL/Ë-I

AJO E KALIT fr.em.,euf.- elbth,kath. (FGJSSH f. 764).

BËHET PËR NË KALË (një vajzë) fr.fol., meton.-rritet e bëhet për martesë (një vajzë), bëhet për t’ u martuar (një vajzë). (NMUS-SHPK-II f. 190, NMUS-SHPK f. 141).S.e pret kali te porta (një  vajzë)

BËHET SI KALI I CIRONJVE dikush  fr.fol.,id.- e ngarkojnë me punë të rëndomta dikë. (NMUS-SHPK f. 140). S. shih sin: e ngarkojnë si gomar me lecka dikë

BËHET SI KALI I HYKËS dikush  fr. fol.,iron.- rend e punon shumë, por pa dobi dikush. (JBALL-KOR f. 194).

BIE NGA KALI dikush fr.fol.,id.- 1. bie nga një pozitë e mirë dikush, bie  nga  pozita e lartë dikush, hiqet nga detyra e lartë dikush,  bie  nga një gjendje e mirë dikush. (ART f.211, FGJSSH f. 764). S. shih sin: bie nga bota dikush. 2. nuk e çon deri në fund  një punë të nisur dikush, mbetet në mes të rrugës që e kishte nisur dikush. (FGJSSH f. 764).

S’ I BIEN VITHET KALIT ME TRI  FSHIKULLA fr.proverb.-nuk dëmtohet dot ekonomia, gjendja e mirë ekonomike e dikujt nga  nga ndonjë dëm shumë i vogël, ai që është mirë nga gjendja ekonomike nuk e ndien fare një humbje shumë të vogël . (PESHA-BER f. 213). S.  s’ dëgjon mali i Tomorrit  nga shelegët

BLIHET KALË, PASTAJ SHALË fr.proverb.- punët bëhen sipas radhës (radhazi) deri në fund, punët duhet kryer, bërë me radhë, punët, veprimet vijnë sipas radhës.(BQ-DSH). S.shih sin : një herë bluan, pastaj gatuan

CILI KALË ZIHET NË LËMË E FSHIN LËMËN  fr.proverb.-  ai që zihet me presh në duar, ai përgjigjet, ai dënohet. (UÇ-3/71 f. 197).

DEL NË KALË (NË KALI) dikush fr.fol.,ftill.- del, shpëton nga një gjendje e vështirë, e ngushtë, e keqe, e mjeruar,e varfër, kritike ose poshtëruese  dikush, shpëton nga një hall, nga    një taksirat, nga një e keqe, nga një rrezik, nga një fatkeqësi dikush, e kalon, e kapërcen një vështirësi, një  rrezik,  një fatkeqësi dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : del mb’ anë dikush

DO KALË ME SHALË dikush  fr.fol., iron.- do, kërkon, lakmon diçka dikush me tepri,  do, kërkon, lakmon  diçka të tepërt dikush, do, kërkon, lakmon gjëra të tepërta dikush, ka kërkesa  të tepruara dikush. (FGJSSH f. 1512). S.  shih sin:  do edhe arë me farë, edhe fytyrë të bardhë dikush

S’ E DURON AS KALI dikë  fr.fol., meton.-nuk durohet fare dikush, është shumë i padurueshëm dikush. (PETZE-TRO-I f. 197). S. shih sin : s’ e mban dera dikë

ECËN SI KALI I SUVARIUT dikush  fr.fol.,iron.- krekoset, kapardiset dikush, mbahet më të madh dikush, mbahet rëndë-rëndë dikush. (NMUS-SHPK f. 143). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush

NUK I ECËN KALI NË VIJË dikujt  fr.fol.,iron.- nuk i ecën puna dikujt, nuk i shkon mbarë dikujt. (FGJSSH f. 2166). S. shih sin : s’ i zë eshka dikujt

ËSHTË TA HIPËSH NË KALË (çupa, vasha)  fr.fol.,ftill.- është e moshës madhore (çupa, vasha), është për martesë (çupa, vasha), është në moshën e pjekurisë (çupa, vasha). (HXH-2/ 82 f. 167). S. shih sin : është në bylyk (çupa, vasha)

ËSHTË NË MAJË TË KALIT dikush fr.fol.,ftill.- i shkojnë punët për së mbari dikujt, është fare në rregull,  shumë mirë dikush, i ka punët shumë mirë dikush. (FGJSSH f. 1048).S. shih sin: i ka fijet mbarë  dikush

ËSHTË NË KALË dikush fr.fol.,ftill.- është mirë, në rregull dikush, i ka punët shumë mirë, në rregull dikush. (BQ-DSH).S. shih sin: i ka fijet mbarë  dikush

ËSHTË NË KALI TË BARDHË  dikush fr.fol. ftill.-i shkojnë punët për së mbari dikujt,   është fare në rregull,  shumë mirë dikush,i ka punët shumë mirë dikush. (BQ-DSH). shih sin: i ka fijet mbarë  dikush

ËSHTË SI  KALË PA FRE  dikush fr.mb., ftill.,krah.-është  i papërmbajtur e i shthurur dikush, është  i  shfrenuar dikush . (NMUS-SHPK f. 141). S. shih sin : s’ ka fre dikush

ËSHTË KALË I ARABASË (KALË KARROCE) dikush  fr.fol.,iron.-i zbaton verbërisht ato që ia thonë të tjerët dikush. (NMUS-SHPK f. 142). S. shih sin : shkon si delja qorre pas këmborëve dikush

ËSHTË KALË I LLAFEVE dikush  fr.fol., iron.- merret me thashetheme dikush, është thashethemexhi dikush. (NMUS-SHPK f. 142). S. shih sin : është thes fjalësh dikush

ËSHTË SI KALË REVANI dikush  fr.fol.,fr.fol.,ftill.,krah.- është shumë i shpejtë, i  shkathët dikush, është shumë i gjallë e i shkathët dikush. (NMUS-SHPK f. 142). S. shih sin: është furullazë dikush

NUK ËSHTË KALË I ATIJ VRAHU dikush  fr.fol.,iron.- nuk është i aftë, i zoti për të kryer një punë a një detyrë të caktuar dikush, nuk ka aftësi a fuqi për të bërë atë punë dikush. (IBME-OP f. 153, NMUS-SHPK f. 142). shih sin: s’ është cjap për atë zile dikush

HA NË TORBËN E KALIT dikush fr. fol.,iron.-është shumë i papastër dikush, nuk i mban pastër enët e orenditë e shtëpisë dikush. (IBME-OP f. 157). S. shih sin: s’ i hahet buka dikujt

HA SI KALI NË TAVËLL dikush fr. fol. ,ftill.,krah.- ha shumë e pa kursim dikush. (JNU-FPM f. 245). S. shih sin: i çahet (iu ka çarë) barku dikujt

HAPET SI KALI NË VRAH dikush  fr.fol.,krah.-merr përsipër shumë punë dikush që s’ i bën dot, ngarkohet, angazhohet me punë që s’ i bën dot dikush . (N MUS-SHPK f. 141).

I HIPËN ATIJ KALI dikush  fr.fol.,id.- 1. ia nis një pune  për të cilën bëhet fjalë. 2.  e di atë punë dikush. (FGJSSH f. 683).

NUK I HIPËN ATIJ KALI dikush fr.fol.,id.- nuk do ta bëjë atë punë dikush . (MAH-FKPG-I f. 69). S. nuk e vë atë ujë në zjarr  dikush

I HIPËN KALIT dikush fr.fol.,id.- i shkojnë punët mirë, mbarë, në rregull dikujt, i rregullon punët dikush . (BQ-DSH). S. shih sin : i ka fijet mbarë

I  HIPËN KALIT NË CULLAK dikush fr.fol.,iron.-  vepron pa  kujdes dikush, është  i  pa kujdesshëm në punë, në veprime dikush,    vepron, punon në mënyrë të pasigurt dikush,  e rrezikon veten, jetën  dikush, nuk është i sigurt në punë, në veprime dikush. (PETZE-FSHFRR f. 40). S. shih  sin: luan me barut dikush

I HIPËN KALIT TË ÇALË dikush  fr.fol.,iron.- hyn në rrugë të keqe, të shtrembër, të mbrapshtë dikush, del nga rruga e mbarë dikush. (NMUS-SHPK-II f. 190, NMUS-SHPK f. 141). S. shih sin: del nga binarët dikush

I HIPËN (I KA HIPUR) KALIT LAKURIQ dikush  fr.fol.,iron.- 1.  e zë një vend a e merr një detyrë  shoqërore pa e merituar.2. i rritet mendja shpejt dikujt. (FGJSSH f. 943).

I HIPËN KALIT MBRAPSHT (SË PRAPTHI) dikush  fr.fol.,iron.-  punon, vepron së prapthi, në mënyrë të mbrapshtë  dikush. (FGJSSH f. 1092,1534). S.shih sin:barrën e kalit ia ngarkon gomarit dikush

*I HIPËN KALIT QORR dikush fr.fol., iron.-hyn në rrugë të keqe, të shtrembër, të mbrapshtë dikush, del nga rruga e mbarë dikush

. (FGJSSH f. 1617). - Serbia i ka hipur kalit qorr dhe është futur në baltë deri në fyt. (KSY-SHZ f.43). S. shih sin: del nga binarët dikush

ËSHTË HIPUR (KA HIPUR) MBI KALË dikush  fr.fol.,id.- e ka punën në rregull dikush, i ka punët në vijë dikush. (FGJSSH f. 764). S. shih sin : i ka fijet mbarë

I KA HIPUR  KALIT dikush fr.fol.,met.- është në gjendje të mirë ekonomike dikush, është i majmë dikush, i ecën, i shkon puna mbarë (për së mbari) dikujt, i shkojnë punët shumë mbarë, shumë mirë dikujt, është i stabilizuar ekonomikisht dikush. (BQ-DSH).S. shih sin: ka balashi dhjamë

HYN SI KALI NË HAN dikush fr.fol., iron.- hyn diku dikush pa pyetur dhe pa kujdes  ose me forcë a duke i shtyrë të tjerët. (NMUS-NJFK f. 211, NMUS-SHPK f. 141). S. bëhet si lopa e Shqeres  dikush

HYN SI KALI I VERBËR diku a në diçka (në një punë etj.) që s’ i takon dikush fr.fol.,iron.- përzihet, ndërhyn, merr pjesë  diku a në diçka (në një punë etj.) që s’ i  takon, s’ i përket dikush, ndërhyn, përzihet kot në punët e të tjerëve dikush. (NMUS-SHPK f. 142). S. shih sin : bëhet biber diku a në diçka (në një punë etj.) dikush

KA NJË KALË gjëra etj. dikush fr.fol., ftill.-ka shumë  gjëra etj. dikush, ka me sasi të madhe gjëra dikush, ka shumë, pa masë gjëra, ka grumbull, stivë të madhe gjërash dikush, ka me shumicë gjëra dikush. (AXH-FR f. 194, FGJSSH f. 1569). S. shih sin: (e) ka betin  e gjërave dikush

KALË BARRE fr.em.,ftill.- kalë për ngarkesë. (FGJSSH f. 764). S. kalë samari

KALI I BOTËS  TË LË NË UDHË  fr.proverb.,iron.- mos u mbështet te të tjerët, mbështetu në forcat, mundësitë vetanake, gjëja e huaj s’ të mbaron dot  punë. (FGJSSH f. 169, 2077). S. shih sin : dora e huaj s’ të kruan atje ku duhet

KALI I BOTËS TË LË NË MES TË UDHËS fr.proverb.,iron.- nuk duhet t’ i varim shpresat  te të tjerët, por duhet të mbështetemi në forcat tona, gjëja e huaj s’ të mbaron dot  punë. (FGJSSH f. 764, 973). S. shih sin : dora e huaj s’ të kruan atje ku duhet

KALË I DETIT  fr.em., zool.-pshk me turi të madh e të zgjatur, që ka flatra me thumba dhe gjendet në detin Adriatik, në Mesdhe etj. (FGJSSH f. 764).

KALI E DI VETË SE KU E ZË SAMA-RI  fr.proverb.- gjithkush e di, e njeh më së miri, fare mirë punën, gjendjen e vet vetanake, çdo njeri i di më mirë vetë  punët a hallet e veta. (FGJSSH f. 2231). S. shih sin : bleta di si bëhet mjaltë (mjalti)

KALË DRUSH fr.em.,ftill.- unak, demiroxhak. (FGJSSH f. 764).

KALË- FUQI  (shm. KUAJ-FUQI)   fr.em.,fiz.,tek .-njësi matjeje e fuqisë së një motori, e barabartë me 75 kilogrammetra në sekondë. (FGJSSH f. 764).

KALË  GËRXHALL fr.em., ftill.- kalë i dobët e i pafuqishëm. (FGJSSH f. 764). S. kalë i ngordhur

KALI HA TAGJINË, GOMARI BART  BUCELAT fr.proverb.- dikush punon, e bën punën , mundin e dikush tjetër i shfrytëzon frytet, rezultatet e punës. (FGJSSH f.  1962-3). S. shih sin : bleta mbledh nektarin, grerëzat (grenjëzat) hanë mjaltin

KALI  I HUAJ  TË LË NË BALTË (NË LLOÇ) fr.proverb.,iron.- mos u mbështet te të tjerët, mbështetu në forcat, mundësitë vetanake, gjëja e huaj s’ të mbaron dot punë. (BQ-DSH). S. shih sin : dora e huaj s’ të kruan atje ku duhet

KALI I HUAJ TË LË  ME KËMBË NË UJË fr.proverb., iron.- gjëja, mjeti i huaj  nuk të ndihmon, mjeti, gjëja e huaj  nuk të bën (nuk të kryen, nuk të mbaron)  dot punë, ajo që është e jotja është e sigurt. (SUAH-SHPPG f. 86). S. shih sin : dora e huaj s’ të kruan atje ku duhet ; gjëja e huaj  të mbyt në ujë

KALI I HUAJ HA PAK E MBAN SHU-MË fr.proverb.,iron.- gjëja e tjetrit nuk të dhimbset. (TOGO-DR f. 89).

KALI I HUAJ TË LË NË MES TË UDHËS fr.proverb.,iron.- nuk duhet t’ i varim shpresat  te të tjerët, por duhet të mbështetemi në forcat tona, gjëja, mjeti i huaj  nuk të ndihmon, mjeti, gjëja e huaj  nuk të bën (nuk të kryen, nuk të mbaron) dot punë, ajo që është e jotja është e sigurt. (FGJSSH f. 764, 973). S. shih sin : dora e huaj s’ të kruan atje ku duhet : gjëja e huaj të mbyt në ujë

KALI I HUAJ TË LËSHON NË UJË fr.proverb.,iron.-gjëja, mjeti i huaj  nuk të ndihmon, mjeti, gjëja e huaj  nuk të bën (nuk të kryen, nuk të mbaron) dot punë, ajo që është e jotja është e sigurt. (FGJSSH f. 985). S.shih sin : gjëja e huaj  të mbyt në ujë

KALI HUMBI, GOMARI S’ DUKET diku fr. proverb.,iron.- nuk merr vesh, nuk kupton askush  asgjë, fare se ç’ bëhet ç’ ndodh diku , nuk merret vesh , nuk kuptohet  fare se ç’ bëhet, ç’ po ndodh  diku, përzihet, pështjellohet, ngatërrohet krejt  puna, gjendja, situata diku. (FGJSSH f. 564). S. shih sin: nuk dihet kush blen e kush paguan diku

KALË KARROCE fr.em.,met.- 1. njeri që nuk është i zoti të vetëveprojë, që shikon vetëm në një drejtim, që di të bëjë vetëm një gjë. 2. njeri i ngushtë, njeri që zbaton  vetëm ato që i thonë të tjerët. (FGJSSH f. 764, 794).

KALI I KUQ (I MIRË)  E KA NJË HUQ  fr.proverb.- 1. çdo njeri, sado i mirë e i zoti që të jetë, e ka një të metë.2. kur dikush punon shumë mirë edhe ndonjë e metë që ka nuk i vihet re. (FGJSSH f. 764).

KALË I LLAFEVE fr.em.,iron.-  ai që s’ mban të fshehur asgjë, ai që përhap një lajm a diçka tjetër në të katër anët, ai që përhap fjalë poshtë e përpjetë. (BQ-DSH). S. shih sin : daulle e shpuar

KALI E MERR REVANIN QË NË FILLIM fr.proverb.-  diçka e merr të mbarën që në fillim.  (PESHA-BER f. 214). S. shih sin : duket bima që kur mbin

KALI I MIRË DUKET NËN SAMAR fr.proverb.-  njeriun duhet ta vlerësojmë, ta çmojmë  me  punën që e bën, njeriu njihet, çmohet me punën që e bën, njeriu i mirë ose i aftë  duket, njihet  në punë. (NMUS-SHPK f. 143). S. shih sin: kau i mirë njihet pas dite

 

KALI I MIRË DUKET NË VRAH fr.proverb.- njeriun duhet ta vlerësojmë, ta çmojmë pasi t’ ia shohim punën që e bën. (IBME-OP f. 153).  S. shih sin: kau i mirë njihet pas dite

KALI I MIRË NJIHET NËN MUTAF fr.proverb.- njeriun duhet ta vlerësojmë, ta çmojmë  me  punën që e bën, njeriu njihet, çmohet me punën që e bën, njeriu i mirë ose i aftë  duket, njihet  në punë. (NMUS-SHPK f. 143).S.shih sin: kau i mirë njihet pas dite

KALI  I MIRË E SHIN VETË VRAHUN fr.proverb.- secili duhet të mbështetet në forcat vetanake, secili duhet të jetë zot i vetes, i vetvetes. (IBME-OP f. 153). S. shih sin : vetëm edhi shkon pas dhisë

KALI I MIRË E SHTON  (VETË) TAGJINË fr.proverb.-një njeri që punon vlerë-sohet e nderohet  gjithnjë e më shumë  nga shoqëria, kush di të punojë e të sillet si duhet, i sjell vetes të mira. (FGJSSH f. 764, 1932, 1962).

KALIT TË MIRË I DEL DHE I TEP-RON TAGJIA fr.proverb.- njerëzit  e aftë me punën e tyre sigurojnë çdo gjë. (SUAH-SHPPG f. 86).

KALË I NGORDHUR fr.em.,ftill.- kalë i dobët e i pafuqishëm. (FGJSSH f. 764). S. shih din : kalë gërxhall

KALIN E NJEH BARRA, BURRIN E NJEH PUNA fr.proverb.- njeriu njihet me punën që e bën. (FGJSSH f. 201). S. shih sin: kau i mirë njihet pas dite

KALI NUK KA PRASK fr. proverb., best.- kali i sheh dhe i kupton  orët a zanat (sipas besimeve të kota). (FGJSSH f. 1535)

KALË I PRESHTË   fr.em., iron.-diçka e pamundur. (EQSHI f. 150, 160). S.shih sin: dele me pesë këmbë

KALË TË PRESHTË NUK KA fr.proverb.- nuk ka diçka të pamundur. (FGJSSH f. 1544). S. shih sin: s’ ka dele me pesë  këmbë

KALË I QYQES, KALË QYQE fr.em.,zool.-1. akrep.  (MAH-FSHRR f. 45). 2.  L. Ardea cinerea. - shpend shtegtar  si huta me pendë të bardha e me skajet  e krahëve  në ngjyrë të zezë, që vjen në vendin tonë në pranverë, mjellbardhë.  (FGJSSH f.  764, 1156, 1623). S.hutë e bardhë

KALË  SAMARI  fr.em.,fj.- kalë për ngarkesë. (FGJSSH f. 764). S. shih sin: kalë barre

KALË SHTRIGASH (SHTRIGE)  fr.em.,zool.-karkalec i madh me këmbë të gjata , që e ndryshon ngjyrën  dipas mjedisit ku  jeton.  (FGJSSH f. 764, 1939).

KALË I TROJËS  fr.em.,iron.- armik i brendshëm ose një grup armiqsh të brendshëm që zhvillojnë  veprimtari të fshehtë kundërrevo-lucionare. (AJA-V f. 154-5, FGJSSH f. 764).

KALIT TË TJETRIT I KËPUTET PALLDËMI NË TË PËRPJETË  fr.proverb., iron.- 1. gjëja e tjetrit mund të dëmtohet  krejt papritur, aty ku s’ ta pret mendja. 2. gjëja e huaj, mjeti i huaj  nuk të ndihmon, nuk të bën, nuk të mbaron dot punë. (NMUS-SHPK f. 142). S. shih sin: gjëja e huaj  të mbyt në ujë

E KAP KALIN PËR BISHTI dikush (një i ri)  fr.fol.,  rritet e bëhet i aftë  për punë a për të mbajtur familjen dikush (një i ri). (MIHO-DI f. 174).  S. shih sin: del në bukë të vet  dikush (një i ri), del në bukën e vet dikush (një i ri)

KËPUTET SI KALI PAS VRAHUT dikush  fr.fol., ftill.,krah.- lodhet shumë së punuari a  nga një punë e rëndë dikush, rraskapitet a bie përdhe nga lodhja e madhe dikush. ( NMUS-SHPK f. 142). S. shih sin: i bie mulla e barkut  në tokë

(së punuari.) dikujt

KËRKON KALË ME SHALË dikush fr.fol.,iron.- kërkon gjëra të tepërta dikush, jo aq sa i takojnë, kërkon më tepër se ç’duhet dikush. (VAGU-POG f.214). S. shih sin: do edhe arë me farë, edhe fytyrë të bardhë dikush

KUR T’ I HIPËSH KALIT, SHIHI POTKONJTË fr.proverb.- përgatitu e sigurohu mirë para  se të nisësh një punë. (FGJSSH f. 1526, 1883).

NUK MBAN PURTEKË KALI fr. fol., iron.-   nuk e pranon kritikën, qortimin dikush . (IBME-OP f. 153). S. shih sin : nuk mban bodeca dikush

ME KALIN E BABAIT fr.ndf.,iron.- më (në) këmbë. (UÇ-3/71 f. 196).

MËSOHET SI KALI QORR dikush  fr.fol..,ftill.,krah.,iron.- mësohet ta gjejë të gatshme, gati çdo gjë dikush. (NMUS-SHPK f. 143).

NUK MËSON KALI REVAN NË  PLEQËRI fr.proverb.-thuhet për diçka që i ka kaluar  koha dhe nuk mund të bëhet më. (FGJSSH f.  1650).  S. shih sin: nuk lëvrohet në arbain

NGORDHI KALI fr.fol., iron.-mbaroi kjo punë, e pati kjo punë, mos prit gjë (të mirë) nga kjo punë. (QM-FSHRGP f. 61). S. shih sin: bëri selam dajës

NGUTET SIKUR I VJEN KALI TE DERA dikush fr.fol.,ftill.,krah.-ngutet shumë,së tepërmi dikush, nuk e pret puna as edhe pak dikë. (NMUS-SHPK f. 144). S. shih sin: bluan në dorë dikush

NJË REND  KALI fr.ndf., meton.- jo larg, afër, jo shumë larg. (FGJSSH f. 1646). S.një rend pele; një vrull kali;  një vrap pele

NJË VRULL KALI fr.ndf.,meton.- larg, afër, jo shumë larg. (FGJSSH f. 2187). S. shih sin:  një rend kali

NJË  KALË plaçka fr.em.,ftill.- shumë, pa masë, së tepërmi, me shumicë. (FGJSSH f. 746). S. shih sin :me bollëk ;  sa ka bar e dushk

NJIHET SI KALI BALASH  dikush  fr. fol., ftill.,krah.- njihet fare mirë, shumë mirë dikush, dallohet mirë midis të tjerëve dikush, njihet menjëherë dikush. (FGJSSH f. 86). S. shih sin: njihet si kau balash dikush

NJIHET SI KALI ME BALTË dikush  fr. fol., ftill.,krah.- njihet fare mirë, shumë mirë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: njihet si kau balash dikush

PORDHI KALI NË DERË TË HANIT fr.proverb.,iron.-1. nuk ia vë veshin kurrkush fjalëve të dikujt, nuk e dëgjon askush  dikë. ( MAH-FKPG-II f. 65NMUS-SHPK f. 143). S. t’ i flasësh  dikujt  si t’ u frysh boçave . 2. s’ ka rëndësi fare! s’ do të thotë gjë fare!   (NMUS-SHPK f. 143). pordhi kali në derë të hanit, qite qesen e duhanit ; punë e madhe fort !

PORDHI KALI NË DERË TË HANIT, QITE QESEN E DUHANIT fr.proverb.,iron.-1. nuk ia vë veshin kurrkush fjalëve të dikujt, nuk e dëgjon askush  dikë. S. shih sin :  t’ i flasësh  dikujt  si t’ u frysh boçave.  2. s’ ka rëndësi fare! s’ do të thotë gjë fare! (BQ-DSH). S. shih sin : pordhi kali në derë të hanit

TË PREMTON KALIN DHE TË JEP FRERIN dikush  fr.fol.,ftill.-të premton shumë dhe të jep fare pak dikush. (NABA-EY f. 135). S. të premton me thes e s’ të jep as me trastë dikush

PRESIN TË NGORDHË KALI,     T’ I MARRIN POTKONJTË fr.fol.,iron.- presin të përfitojnë  ndonjë gjë  nga ajo që mbetet, presin të përfitojnë  nga diçka  pa bërë asgjë vetë. (FGJSSH f. 564, 1526, 1543). S.shih sin: presin të ngordhë gomari , që t’ i marrin potkonjtë

E PRET KALI TE PORTA (një vajzë)  fr.fol.,meton.-rritet e bëhet për t’ u martuar (një vajzë). (NMUS-SHPK f. 143). S. shih sin: bëhet për në kalë (një vajzë)

PRISH KALIN, NDREQ GOMARIN dikush    pr.proverb.,aleg.,iron.- më shumë prish se ndreq, punon dikush,,  për të ndrequr një gjë të vogël  dikush bën një dëm të madh, prish një punë të madhe dikush për ta bërë (ndrequr) një punë të vogël, më shumë prish, shpenzon se fiton dikush. (PAVHA-SHPE f. 117). S. shih sin : prish bucela e bën kënaçe dikush

PUNON SI KALË dikush  fr.fol.,ftill., krah.-  punon shumë dikush, punon pa e kursyer veten dikush. (FGJSSH f. 764). S. shih sin : punon si  bujku i Haskos dikush