| E hene, 20.09.2010, 08:58 PM |
WARLOK/1959/
Nga Halit Bogaj
Regjinë e filmit e ka realizuar mjeshtri i madh Edvard Dmitrik.Rolet kryesore i luajnë: Henri Fonda/Blejzdel/, Entoni Kuin/Morgan/,Riçard Vidmark/Xhim Ganon/, Doroti Meloun/ Lili Dollar/.
Edhe filmi ‘’Warlok’’ose siç është përkthyer diku diku’’Njeriu me revole të arta’’ është ndër krijimet më të bukura të zhanrit Uestern, aq më tepër kur në të shkëlqejnë yjet e lartpërmendur të cilët e kanë ngritur shumë lart artin filmor amerikan.
Në një rol tjetër me rëndësi të posaçme paraqitet edhe De Forrest Keli, një aktor i shumë filmave të tjerë të zhanrit vestern.Ndonse shpeshherë i aktronte personazhet negative në këtë film e shohim të transformohet në personazhin pozitiv.
Edhe filmi Warlok është një klasik i paharruar që ka ngjashmëri të madhe me filmin’’Pikërisht në mesditë’’ të Fred Cinemanit.Dmitrik kishte fituar përvojë të madhe në artin e shtatë ndaj e realizoi me sukses të pakontestuar këtë kreyvepër të vërtetë të cilën kishim fat të shikonim në vitet e mëhershme, duke u ndarë shumë të kënaqur me realizimin e saj.Henri Fonda shkëlqen si gjithmonë në rolin e Frank Blejzdelit i cili shkon në Warllok me shokun e tij Morganin për ta qetësuar situatën e alarmuar nga egërsia banditeske. Atë e kishin ftuar njerëzit e qytetit për ta vënë rendin dhe qetësinë atje.Por ai e sheh se ishte Sherifi Xhim Ganon i cili e mbante rendin në qytet, por edhe kishte pengesa të shumta nga bandat që nuk i lenin njerëzit e qetë.Dhe pikërisht në kohën kur Xhim Ganon duhej t’i qëronte hesapet me një bandë të tillë atij i del në ndihmë Blejsdeli veteran i cili pas aksionit i hedh revolet e tij të arta në rrugë, për të mos u marrë kurrë më me vrasje të tjera të ngjashme.Blejsdel ka ngjashmri të madhe me sherifin legjendar Vajat Erp, kurse Morgani me Dok Holidejin.Blejsdel ishte i famshëm si njeriu me revole të arta në saje të të cilave i kishte dalur zëri, ndaj edhe kundërshtarët e tij kishin dëgjuar për jehonën e emrit të tij, me ç’rast edhe u hynte frika deri në palcë.Këtë e përjeton edhe banditi Drejk i cili e maltretonte qytetin dhe dëbonte çdo sherif të ri të zgjedhur nga qytetarët.
Ndoshta duket se ky film është harruar por kur gjurmojmë në thellësitë e artit të shtatë e shohim se ai kurrë nuk mund të harrohet ngase është ndër filmat më antologjik amerikan të viteve gjashtëdhjeta.Dhe pikërisht për këtë, shumë kritikë filmor e konsiderojnë si njërën ndër klasikët më të famshëm të artit të shtatë me tre kolosët: Henri Fonda, Entoni Kuin dhe Vidmark.