Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lume M. Juka: Zotit i tha Nana Terezë ''Po'' me 10 shtator

| E diele, 19.09.2010, 11:51 AM |


Nënë Tereza me Lume Jukën
Nënë Tereza me Lume Jukën

ZOTIT I THA NANA TERESE "PO" ME 10-SHTATOR

 

Nga Prof. Lume M. Juka

 

Motrat e Nanes Terese daten 10 Shtator e kane dite te Shejte e thojn lutje te pa nderpreme.

Me 10 Shtator 1946, Nana Terese mori nga Zoti thirrjen e dyte me dale nga Kuvendi i Loretos, e me i perkushtue ma te vorfenve na te vorfen.

Si heren e pare ne Shkup edhe ksaj here - me nji besim te patundun thirrjes itha "Po". 

Ju  desht me prite dy vjet lejen nga Papa.

Me 8 Gusht 1948, veshi Sarin indian te bardhe me visa blu, vuni nji kryq te vogel ne anen e majte, veshi sandalet dhe u hodh ne rrugat e Calcuttes, tue u zhyt ne vuajtjet ma te mdhaja qe mund te egzistojne, pa dijte kah ia mbante, kah shkonte, me te vetmin qellim: Me i ndihmu, me i shpetu,  e mbeshtetun krejtesisht ne forcen e plotfuqishme te Zotit, e Lejoi me e drejtue - dhe nuk u ndal keshtu deri ne frymen e fundit.

"Kur Zoti na therret  mund ti thona "Po" ose "Jo"- nuk na detyron, na len te lire" - thote Nana Terse.

  Nji gazetar komunist para disa kohesh i ka thane :"Nana Terese une nuk besoj ne Zotin, po besoj ne Zotin t'and".

Me "Po"hin e Nanes Terese ne Shkup e te dytin ne Calcutta Zoti bani dicka te bukur e te papritun qe u perhap ne tane  rruzullin tokesor dhe mrekulloi tane boten. Zotit,  Gonxhja e jone Shqiptare dhe besimtare i tha :"Po" me 10 Shtator 1946.

Për ZSH: Eduard Dilo