| E diele, 19.09.2010, 10:44 AM |
TIRANE-Në rrugën kombëtare Sarandë-Konispol, janë vendosur tabela orientuese dygjuhëshe, në shqip dhe greqisht. E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur ne nje artikull te sotem se tabelat ndodhen jo vetëm në hyrje të fshatrave minoritare të zonës por edhe në ato që banohen nga popullsi shqiptare, kryesisht çame, si në Shkallë, Mursi, Sopik, Dobra etj. Tabelë dygjuhëshe është vendosur edhe në hyrje të qytetit të Sarandës, që gjithashtu banohet në shumicë dërrmuese nga shqiptarë. Vendosja e tabelave me mbishkrime greqisht në këto fshatra që banohen vetëm nga shqiptarë duket se synon identifikimin e tyre si zona të minoritetit etnik grek. Autorësia e personave që kanë marrë përsipër vendosjen e tyre në rrugën nacionale është e paqartë.
Me tej e eprditshmja kujton se rruga kombëtare Sarandë-Konispol, ndodhet nën administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme e Rrugëve, që është edhe enti pronar i saj. Në bazë të nenit 23, pika 4 dhe 5 e Kodit Rrugor, sanksionohet mes të tjerash se “Për vendosjen e tabelave duhet autorizimi i entit pronar të rrugës”. Neni 23, pika 11 e Kodit Rrugor përcakton qartë se “cilido që shkel dispozitat e këtij neni dhe të akteve në zbatim të tij, si dhe kushtet e autorizimeve të parashikuara nga ky nen gjobitet me një shumë nga njëzet e pesë mijë deri njëqind mijë lekë dhe zbatohen masat plotësuese administrative që e detyrojnë autorin e shkeljes të heqë, me shpenzimet e tij, të gjitha veprat, tabelat, parullat dhe çdo tip impianti e formë reklame”.
Por, ndërtimi i rrugës kombëtare Sarandë-Konispol, që ka një gjatësi prej 41 km, është mundësuar falë një granti të qeverisë greke me vlerë 858.6 mln lekë (32.3 milion Euro). Ky financim është në kuadrin e ndihmës me një fond të veçantë, që qeveria greke ka parashikuar për vendet e Ballkanit, nga të cilat, përfituesi kryesor në këtë kontekst bëhet dhe vendi ynë.
Ceshtja e tabelave sjell ne mend episodin me kreun e Bashksie se Himares, Vasil Bollano. 6 muaj burg, një gjobë prej 500 mijë lekësh të reja dhe heqjen e së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike për tre vjet. Ky ka qenë vendimi i dhënë rreth një vitë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Vlorës në ngarkim të kryetarit të bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Ai u shpall fajtor me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi urdhëroi në mënyrë të kundraligjshme heqjen e tabelave orientuese në gjuhën shqipe përgjatë aksit rrugor Qeparo-Qafë Llogara duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej 21 milion lekësh. Tabelat në gjuhën shqipe u zëvendësuan me të tjera në gjuhën greke me pretendimin se zona i përket minoritetit etnik grek.