| E shtune, 18.09.2010, 11:14 AM |
Përparim Hysi
Dy vdekje tragjike
In memoriam
Bekim Femiut dhe Llazi Sërbos
Një artist i madh i skenës,me përmasa Holliwoodi
Seç i dha fund jetës, me një të shtirë plumbi
Dhe koburja befas krisi,u rrëzua përdhe vigani
Vdekja e tij krejt na molisi dhe na dhëmbi neve xhani.
Vdiq Bekimi,bukuroshi ,që na dha aq kënaqësi
Kë nuk vrau apo plagosi,pa më thoni vdekja e tij?
Vdiq Uliksi që çau dete dhe nuk pyeti për Circe
Po pse zgjodhe të tillë vdekje?Bukurosh,na thuaj:-Pse?
Vdiq Bekimi,trimëria që s'e trëmbën Polifemë?
Vdiq Bekim Bukuria!Oh,sa bosh që je,moj skenë!
***
Pas Bekimit,Llazi Sërbo?!Që të dy:vdekjet njëlloj!
Po ç'të them,për ty,o Sërbo?Jam memec e nuk kam gojë.
Në çdo rol qe si gjëmim;burrëror qe zëri yt
Kush prej nesh nuk ndjeu trishtim,nga një ikje që trondit?
Të vraçë veten s'është kollaj;pa më thuaj,ç'pate,o mik?
-Me Bekimin,- the,-do ngjaj;si ai unë dua të ikë!!!
Dhe e the...dhe ja e bëre(fjalën e mbajte si burrë)
Një trishtim që lëre-lëre;pse ,them unë,që s'do sosë kurrë?!!!
Që të dy ikët njëlloj:drejt në zëmër me një plumb
Ne ju duam dhe s'ju harrojmë;emri juaj kurrë nuk do humbë.
17 shtator 2010
Sa zgjatën këto pushime!
Një muaj e ca,duket se janë shumë
(sa shumë që zgjatën pushimet!)
Një muaj e ca,sikur kam bërë gjumë
Se ikën nga unë gëzimet.
NJë muaj e ca,asnjë mesazh
Një muaj e ca,sikur nuk kam qënë
Ëndëron për një oaz dhe has në "mirazh"
Dhe je gati që të hash veten me dhëmbë!
Sillesh andej-këndej dhe hahesh me veten
Je bërë grinjar dhe sikur kërkon sherr?!
Diçka të mungon dhe aq e mundon veten
Sa dukesh sikur ke dalë nga një ferr.
Dhe e gjitha kjo,veç nga mungesa jote
Heshtja e gjatë,pothuaj më cfiliti
Kam kaq kohë veç me dhëmbje koke
Dhe ca më shumë:më ka dhëmbur shpirti.
Më ka dhëmbur shpirti,s'kam turp ta pohoj
Se plaga që më hape,nuk ka vënë korë
Se je aq e shtrenjtë për mua,mike,moj!
Për plagën time veçse ti je doktor.
7 shtator 2010
Ergo bibamus *
Le të pjmë,o miq, e godat t'i kthejmë
Me raki a verë si ta pëlqeni
Se sot jma me gaz,jam bërë ujem
Sot unë nuk mbahem nga shendi.
Le të pijmë dhe tryeza është plot
Ju lutem shumë,sot mos më kurseni!
Ku ka si unë një tjetër sot?!
Një tjetër si unë,sot nuk gjeni.
Dhe mos më pyesni përse ky gaz?
Mos u bëni,ju lutem,kaq kurreshtar
Ju flas açik,pra hapur ju flas:
-Kam takuar miken e parë.
Miken e parë,tutje sa vite
Gati shkuan 5 dekada
Ndër sytë tanë një iskër drite
Sado të dy me flokë të bardha.
I thinjur unë,thinjur ajo
Por malli ,ende,fshehur
Puth e puth e përqafo
Të dy si pleq të rrjedhur.
Do të thoni ju:-Po pse s'e more?
Ç'na këput,tani,dëngla?
Qe kohë si shëmër;një kohë mizore
Që i vrau tonat ëndrra.
Unë qeshë "qeroz" nga biografia
Ajo:familjarisht me partinë
Terror ushtroi mbi të "partia"
E vranë kështu dashurinë.
Dhe u "dorëzua?!,vallë,pati faj?
Ma merr mendja që jo
Të harrojmë se ç'ndodhi,s'është kollaj
Sado që kanë kaluar kohë.
Tani,të thinjur, ja u takuam
Secili ka "çerdhen e vetë"
Mbresa e mallit sikur zë e bluan
Si thoni:-Mall të jetë?
Ç'u prish,aha,nuk ndreqet më
Të pimë,o miq,që të harrojmë
Në,ende,mua lemza më zë,
"Çerdhet" nuk i shkatërrojmë.
* lat- të pijmë!
12 shtator 2010