| E premte, 17.09.2010, 08:32 PM |
Mrekullitë e natës
(Vëllim bilingv i poetit rumun Grigore Grigore)
Perla të mirëfillta poetike të mbrujtura me emocione, elegancë dhe shije poetike, me thjeshtësi, imagjinatë dhe forcë expresive. Edhe ky libër, në një vëllim prej 100 faqesh, këto ditë e pa dritën e botimit në bashkëveprim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Botues: Redaksia e revistës Albanezul/Shqiptari (Bukuresht, 2010). Gjatë kësaj vjeshte pasojnë ta shohin dritën e botimit (me nga një vëllim poetik) edhe vargjet e Vezir Ukajt, Pal Sokolit, Muhamed Kërveshit, Lek Pervizit etj. (B. Ymeri)
Kanë thënë për poetin Grigore Grigore
Për Grigore Grigorin, poezia është një gjendje shpirtërore sa një jetë e përjetuar me ndershmëri dhe plleshmëri. Një shtegtim i pashkëputshëm rimodelimi të mirësisë në një revanshim të palodhshëm ndaj pafatsisë për të mos qenë si të tjerët. Ndoshta mu nga kjo arësye vargu i këtij poeti ka timbrin e natyrshëm të jetës, duke qenë krejtësisht i huaj ndaj kundërbërjeve dhe preciozitetit të kotë dhe steril. Për poezinë e Grigore Grigorit do të thoja se është një akt i të shprehurit të brendshëm, që rritet dhe rrokulliset si buka në brumin e saj. Një akt i përmbushjes së një fati, stërvetëtima dhe britma të fshehtësive të botës tjetër, mallëngjime ndaj kontingjentit dhe asgjë më pak… Të shkruash thjeshtë dhe esencialisht, porsi kur merr frymë, apo të shikosh e të pyesësh, nuk është dhunti e çdokujt. Është një lule dhuratash të cilën nëse s’jemi mësuar ta lavdërojmë, vlen ta çmojmë duke ia shtuar hijeshinë… (?tefan Ion Ghilimescu)
Cilësia kryesore e poetit Grigore Grigore është fakti që mendon (dhe ndjen) poetikisht. Thjeshtësia e dukshme e krijimtarisë së tij është fryt i një arti të maturisë, gjatëkohë i kënduar në brendësinë e shpirtit të tij. Është një mënyrë lirike e përvetësuar me një tentë të sapoparalajmëruar brenda një kohe (të gjatë) hulumtimesh formale dhe frondesh leksikale. Vargjet, të qarta, por pa mungesë thellësishë, janë të përshkuara nga një melankoli e butë, e lëvizshme herëpashere në mënyrë histrionike dhe të prekur në mënyrë diskrete nga ironia apo autoironia. Rrjedhshmëria e dikcionit ua zë frymën plasaritjeve dhe e shndërron britmën në këngë murmuritjesh, këngëtim i një ëmbëlsie të hidhur për vetveten, që depërton edhe në zemrën e lexuesit. Siç vëren kaherë, dikush, poeti i vërtetë (në këtë rast edhe autori i këtij vëllimi) nuk kërkon as rimë për ide, as ide për rime: mendimet e tij vijnë të rimuara (dhe të ritmuara). (Tudor Cristea). Autor i kultivuar dhe rafinuar, Grigore Grigore praktikon poezinë si një ushtrim shpirtëror të vetëpërsosjes, duke shkruar, përndryshe, në varg klasik dhe modern, me një vokacion të dukshëm për shprehjen lapidare, duke pezulluar ndërmjet të shprehurit dhe heshtjes. (Cezar Iv?nescu)
BIOBIBLIOGRAFI
Grigore Grigore është poet dhe publicist. U lind më 5/IX/1948 në fshatin Finta të Dëmbovicës. Shkollimin fillestar dhe gjimnazial në komunën natale, liceun në Tërgovishte, Akademinë e Studimeve Ekonomike në Bukuresht (1972). Punoi si eKonomist në Ndërmarrjen e Konstrukcioneve të Montazhit Dâmbovi?a, pastaj drejtor i Filiales së një filiale të një Shtëpie Ekonomike në Tërgovishte deri në pensionim (2006). Debutoi me poezi në revistat letrare Flac?ra dhe Tribuna (1975). Bashkëpunon pastaj në Flac?ra, Tribuna, Convorbiri literare, Contemporanul, S?pt?mâna, Scânteia tineretului, Luceaf?rul, „Vatra”, Salonul literar (Fokshan), Miori?a noastr? (New York), Dâmbovi?a, Jurnal de Dâmbovi?a, Realitatea dâmbovi?ean?, Târgovi?tea, Litere, si dhe në emisione të radiofifuzionit dhe televizion. Njihet me shkrime edhe përmes pesudonimit Grigore Grigore Bechin. Debutim editorial në antologjinë selektive Prier ( Editura Cartea Romaneasca, 1988). Më 1982, fiton Çmimin e Unionit të Shkrimtarëve për poezi në Fokshan, duke qenë i nderuar edhe në disa festivale tjera në Tërgovishte (1978, 1982, 1983). Bibliografi lirike: Dhe askush më i mirë, 1995, Dhe askush më i vetmuar, 1996, Dhe askush më i shqetsuar, 1996, Dhe askush më i tëhuajësuar, 1996, Dhe askush më i lirë, 1997, 49 fjalë, 1997, I lindur më 5 shtator (sonata, 2001), C.E.C. apo Çastet e Besimeve të Përjetshme (Akrostihe – Soneta, 2002), Mjeshtria prej miku, 2004, Erë shtatori, 2007, Valë shtatori, 2007, Ëndërr shtatori, 2008, Nata e mrekullive, 2009, Vasha me qibrita, 2009, Elefanti dhe gjashtë të verbërit, 2009. Poezi e intelektualizuar me thekse meditative madhore, filtron sentimente, përmes saj “qarkullon jeta” drejt “ëndrrës madhështore”, duke qenë në optikën e aktit akti i krijimit, i shërbyer me besnikëri dhe dashuri, përmes një shprehjeje të koncentruar, madje lapidare. Paralajmërohet kështu eseisti me mendime e vargje, për jetën, dashurinë, krijimtarinë dhe bukuri tjera të panumërta. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Tërgovishte dhe
TRENAT ME GRA
Trenat me gra
Shkojnë mbi një hekurudhë të vetme
Mbi një linjë të vetme të hekurudhës
Mbi shtegkalime
Mbi vidhet e çvidhosura
Mbi rërë
Shkojnë mbi kujtime si mbi lotë
Mbi lotë si mbi ëndrra
Mbi ëndrra si mbi shpresa
Shkojnë të vetmuar të vetmuarat
Me gishtërinjtë nëpër unaza
Ngase duan të demonstrojnë
Se dashuritë dhe vdekja
Janë të zgjuara
KUR MË DASHUROJE
Kur më dashuroje
Shikoje në pasqyrë dhe më shihje
Shikoje në sytë e mi dhe e shihje
Atë që pikturonte
Skulptonte
Shkruante poezi
Në relief
Mbi perusti
Mbi gruan që më rriti
Mbi gjyshet e bibliotekës
Që e thithnin ajrin
E autorëve mes kopertinave
Kur më dashuroje
Edhe pagjumësitë vinin
Dhe shkonin
Si një pëshpëritje
UJËRAT E VJESHTËS DO NDALEN
Ujërat e vjeshtës do të ndalen
Kur do të mbarojmë
Së lexuari poezitë
Të cilat ende s’i kam shkruar
Rrethi, trekëndëshi
Linjat paralele
Horizontet
Nëpër mure
Kalimi
I atij qe s’e ka kokën katrore
Dhe mëndjen në një qosh
Dhe hendeqet mbi të cilat
Derdheshin ujërat e njelmëta
Dhe gjethet e verdha
Dhe të verdhat gjethe
I VETMUAR TEJMATANË TEJE
I vetmuar tejmatanë teje
Duke u rrokullisur me ty
Duke të kërcyer
Nga supi më sup me hijen time
Si hija jote
Si një kafe nga e cila
Kam thithur leksionin
E zgjimit dhe melankolisë
Paqën dhe luftën
Në të cilën gjithnjë e më i vetmuar
Si kokra e hullirit kam qenë
I vetmuar
Në këtë anë
NË BIBLIOTEKË VJEN NJË LIBËR
Në bibliotekë vjen një libër
Në bibliotekë vjen një lexues
Dhe tjetri lexues
Vijnë libra dhe lexues
Vjen dëshira e kërkimit të etjes
Duke ëndërruar këtë hapsirë
Në të cilën i ka hije
Të ushtrojë vetullat
Në bibliotekë vijnë pyjet
Nga biblioteka tërhiqen ujërat
MIRË QË JAM I RI
Mirë që jam i ri
Dhe u pajtova me mua
Me përjetësinë
Me ditën
Me çastin
Dhe me rrezen e diellit
Që më përshkon
Nga presja në presje
Deri tejmatanë
Pikës
Dhe atje
Pujt flatrat
Që na kanë vjedhur
Fluturimin
Nga maja e malit
Të ajrit
PREJ MIJËRA VJETËSH
Prej mijëra vjetësh
Përballë dritares po pret
Gruaja të cilës i kam premtuar
Në një ëndërr
Si çdo femre tjetër
Se do të jem burri i saj
I BARDHË EMRI I NËNËS SIME
I bardhë është emri i nënës sime
E bardhë rruga nëpër të cilën
Ajo konstrukton kështjella
E bardhë kënga e lumturisë së saj
E bardhë është ajo si një shikim
Ndërmjet shikimeve rebele
I bardhë është emri im
Porsi unë
PRANË DASHURISË SATE
Pranë dashurisë sate
Nuk kam se ç’të kërkoj
Pranë teje
Do të ishte më mire
Me kokën në prehër
E mbrojtur nga çdo sëmurje
Të ëndërroj
Duke të krijuar
Nga frymëmarrja ime
Pranë dashurisë sate
(Shqipëroi: Baki Ymeri)