Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ismet Krasniqi: Dasma e Lulanit - Qesh e qaj jetën tonë (II)

| E premte, 17.09.2010, 09:57 PM |


Ismet KRASNIQI

 

DASMA E LULANIT

(“Qesh e qaj jetën tonë”)

 

24. Hoxhë, ma bre, se gjynah

 

Kishin hy lopët e njenit n`oborr të xhamisë, hoxha i gjuante lopët me gurë, i zoti lopëve po i thotë: o hoxhë, ma bre se gjynah me iu ra, se lopë janë këto, nuk dinë gja. Hoxha thotë:

-Po a po e sheh që janë hi n`oborr të xhamisë?

-Po janë hy bre hoxhë se nuk të njohin ty, se unë që të njoh kurrë derën e xhamisë nuk ta shkeli.

 

25. A po mërzitesh për qen?

 

Kishin shku do shokë me e pa Nekë Fazlin e Krushecit për qen që i kish cof, thoshin po shkojmë e pe hamë një sillë te Neka edhe po bajmë hajgare me të. Po i thojmë kemi ardh në kryeshnosh për qen; hynë brenda dhe po i thoshin: o Nekë Fazlia, a po mërzitesh për qen? Neka ua kthen: qebesa goxha fort jam ka tuj u mërzit, po kur po shoh çfarë shokë paska pas e po vinë me pa, edhe mërzia po më hiqet.

 

26. Tipi i nxehtë jeni, ju profesor

 

Profesori i Psikologjisë po e pyet studentin: koleg, cilët tipa të njerëzve i njeh psikologjia?

Studenti, tipat e njerëzve janë: Tipi i nxetë, tipi i ftoftë dhe tipi i mërdhit.

Profesori: po si koleg, ku i ke mësu kështu, i nervozuar?

Studenti: tipi nxetë jeni ju profesor, që jeni nxe me më pyet, tip i ftoftë jam unë që krejt jam ftoh se s’kam me kalu, tip i mërdhit janë studentet tjerë që po presin në radhë me u pyet.

 

27. Ky nuk ka mend se me pas nuk kish folë kështu

 

Një profesor i marksizmit në kohën moniste po ju thotë nxënësve: sendet që shihen edhe janë ato, ato që nuk shihen nuk egëzistojnë, po i pyet nxënësit: a po e shihni klasën? Nxënësit: pooo…A po e shihni derën? Nxënësit: pooooo…A po e shihni zotin? Nxënësit joooo… Nuk e shihni se nuk egëziston. Tash po i pyet nxënësit: kush po e përsërit këtë çka thashë? Unë- një nxënës thotë, qe unë profesor, del para kolegëve dhe po i pyet: nxënës të nderuar, a po e shihni profesorin? Nxënësit: pooooo…A po ja shihni kryet? Nxënësit: poooo…A po ja shihni mendtë profesorit? : joooo…Jo pra se senet qe nuk shihen edhe nuk egëzistojnë, ky nuk ka mend, se me pas mend nuk kish folë kështu.

 

28. Ani, ani ha ngapak se të banë mirë

 

Kishte shkua një plak me e pa një mik që ishte i sëmurë, por ky plaku ishte shurdhan dhe kur shkoi te miku po e vet mikun a po han najsen…miku prej nervoze të sëmurjes së vet, po i thotë po ha mut…plaku ja kthen (pa e ni çka tha): ani, ani, ha ngapak se të ban mirë.

 

29. A është dro që banë ma mirë?

 

Kishte shkue prizrenasi me e vizitue babën e një shoku në Suharekë, e donte shokun e vet me e vet a ka shpresë që ban ma mirë, e i thojke: a është dro që ban ma mirë?

 

30. Cila asht dëshira e jote?

 

E pyetën prindin e një studenti: cila është dëshira e jote për vitin e ri?- ai u përgjigj: dëshira e jeme për vitin e ri është, vajza e cila është gati me i krye studimet, të më kthehet me diplomë e jo me ndonjë fëmijë.

 

31. Ma kishin hup mbramë fustanin e s’un e gjejsha me ardhë ma herët

 

Kishte shku një vajzë në një banket, por të nesërmen po e pyt nana e vet: pse bre bi u vonove kaq shumë?- vajza i përgjigjegjet: nanë, ma kishin hup mbramë fustanin e s’un e gjejsha me erdhë ma herët.

 

32. Kjo punë asht qysh t’i prijsh

 

Mulla Osman Krasniqin e Drenovcit e kish pas pyet njani a është mirë hoxhë me e maru shpinë në mere (lëndinë)? Hoxha i thotë: po qe besa mirë është, kur vllau tjetër e pyet: Hoxhë, a është keq me e marue shpinë në mere?- i thotë: besa keq është. Mysafiri u befasu dhe i tha: Hoxhës, qysh bre hoxhë njanit i the mirë e tjetrit keq, për t’njajtin vend!? Hoxha u përgjigj: o burrë, kjo punë është qysh t’i prijsh.

 

 

33. Tuj u falënderue aftësive të mësuesit tim, kamerier kam mbetë

 

Një arsimtar sa herë shkonte me shokë në hotel, kur vinte kamerieri me ju shërbye, thoshte: ky ka qenë nxënës i imi. Një ditë, kamerieri ia kthej: vërtet kam qenë nxënës i ti, por duke ju falënderuar aftësive të arsimtarit tim, aq mirë më ka mësuar sa kamerier kam mbetë.

 

 34. Vetëm pak asht ethë

 

Njëni e kishte qit lopën me e shit në Pazar, e shikon njeni lopën e bahet merak me e ble, por e pyt. a asht ethë lopa?- i zoti i lopës ia kthen. jo qe besa. Myshteriu thotë. e vëlla m’u ka dashtë lopa bars me ka, dhe largohet. Vjen tjetri myshteri dhe po e pyet. a është ethë lopa? Pronari i thotë: po besa është bars, myshteriu thotë: jo besa mua m’u ka dashtë për posterm, dhe largohet. Vjen myshteriu i tretë, po e pyet pronarin e lopës a asht ethë lopa jaran? Pronari nuk e dinte se a po i duhet e ethme apo e pa ethme, dhe po i thotë myshterisë: është ethë po vetëm pak asht ethë.

 

35. A jam tuj shkua për Pejë apo për Rugovë

 

Rugovasi e kishte hup rrugën prej mjegullës se madhe e nuk e dinte kah është tuj shkue, i pyet njerëzit tjerë por nuk u shiheshin prej mjegullës thirrte ooo burra a dini a jam tuj shkua për Pejë apo për Rugovë?, fshatarët i thanë shiko kalin nëse e ke të ngarkuar me mazë, kos e djathë je tujë shkua për Pejë, e nëse ke të ngarkuar sfungjera je tuj erdh për Rugovë.

 

36. Po me kanë budallë, tani nuk muj me marr frymë

 

Njeni donte me e var veten se nuk e dëgjonte gruaja, e ven litarin në tra të dhomës dhe e lidh konopin për beli dhe rrinë i varur, grus i del gjumi dhe po e pyet burrin çka je tuj ba ashtu?, burri ia kthen po du me e mbyt vetën se ti s`po më dëgjon, gruja ia kthen ani: lidhe në fyt...burri ia kthen po me ka budall tani nuk muj me marr frymë.

 

37. Terri pa kurrfarë investimi

 

Për të prodhua dritë duhet shumë investim, ndërsa terri prodhohet pa kurrfarë investimi. (Daut Demaku)

   

38. O jaran, ata që dënojnë nuk hanë kashtë, po pare

 

Njanin e kishin nëxa policia tue vjedh kashtë në arë të huaj dhe gjykatësi e kishte dënue një vit burg, kur hyn në dhomë n`burg aty ishte njeri po njashtu i dënuar, po e pyet të burgosurin e ri sa të kanë denu?- tha një vit. E për çka?- kam vjedh kashtë, tash po e peyt ky të burgosurin e vjetër. e ti përçka je dënu?- tha e kam thy bankën e kam vjedh pare, sa të kanë denu?- tha tre muaj. Si është e mundur unë për kashtë një vit e ti e ke thy bankën e vetëm tre muaj!? O jaran, ata që dënojnë nuk hanë kashtë po pare.

 

39. Këtu është dashtë të jam unë por unë jam vonua e ka ardh ky

 

Një njeri pinte shumë dhe një mbramje shoqërohet me një pijanec tjetër dhe pas mesit të natës i thotë shoku shokut: ti ki me ardhë te unë sonte me fjetë dhe nisen mezi shkojnë në shtëpi, kur hyn brenda, po ja tregon shtëpinë, i thotë: qyre ku jemë, kjo është kuzhina, kjo dhoma e fëmijëve, këta fëmija e mi janë në gjumë, e çel derën e dhomës ku flente gruaja e tij dhe i thotë: kjo n`gjumë është gruaja e jeme, kur rastësisht aty me gru e sheh ratë një njeri, e këtu është dashtë të jam unë por unë jam vonu e ka ardh ky.

  

40. Lokalin e ndërrova po tash po du me ndrru edhe kamerieren

 

Një person ishte bërë marak me pi alkool dhe për çdo mbrëmje shkonte në kafene, le që pinte por edhe harxhonte shumë, një mbrëmje thotë gruaja: rri në shtëpi unë të shërbej edhe u pajtuan, por dikur filloi të dalë nga dhoma, gruaja po i thotë çka u ba tash?- po du me e ndrru kafenenë nuk rrihet vetëm në një vend, gruaja shpejt e shpejt e rregulloi dhomën tjetër dhe ia shtroi rakinë burrit, burri piu e piu, kur pas disa orësh prapë don me dalë, gruaja po i thotë: ku po don tash?- po lokalin e ndërrova po tash po du me ndrru edhe kamerieren.

 

41. Gruaja e jeme po sheh ëndërr se jam miliarder

 

Doktor, a ka mundsi t`më tregoni çfarë barna duhet me përdor se gruaja ime po sheh ëndërr se jam miliarder; ajo nuk është kurrgja,  unë thotë doktori e kam një problem ma të madh, gruaja ime sa herë hyn në vetëshërbim blen sende sikur vërtet t`isha unë miliarder, çkaaaa tha pacienti!!?- paska sëmudje mbi sëmundje!!

 

 

 

42. Gru, shko lirisht se tybe as qent ty nuk t`hanë!

 

Njani e çonte shumë keq me grue, një ditë i thotë burrit: hajde përcillëm se due me shkue të një shoqe e po tutna se po më hanë qent; burri ia kthen- jo moj grue shko lirisht se qebesa as qent ty nuk hanë.

 

43. Djalë jo e një vajzë e kam pas para një viti

 

Një djalosh donte me u fejue me një vajzë, gjatë takimit po e pyet të dashuren: të lutem e dashur, a e ke pas ndonjë djalë najherë?- qebesa djalë jo e një vajzë e kam lind para një viti.

 

44. Isha duke i numëruar për t’i treguar

 

Pas takimit të parë të dy dashnorëve, djali po e pyet vajzën: e dashur a e ke pas ndonjë frajer para meje?-vajza e ul kokën; djali: e dashur më falë, ndoshta të ofendova me këtë pyetje?- ia kthen vajza: jo s`ka asgjë, po isha duke i numëruar për t’i treguar.

 

45. Qëlloja kush jam

 

Njeni ishte në kurbet dhe i çonte grus pare me postë, postieri tanimë kishte krijua afërsi me gruan e kurbetqarit dhe një ditë vjen gurbetqari prej Gjermanie, gruaja kishte qenë tuj la tesha në koritë në oborr, burri shkon e ia mbyll sytë, i thotë qëlloja kush jam, gruaja thotë e di, e di has, se postieri je!?!

 

46. Le fëmijën t`han përshesh çka asht tuj t`ba?

 

Një kurbetqari i lidin fëmijët për çdo vit, ndërsa ai vinte rrallë në shtëpi në dy vjet njëherë, dhe po e pyet gruan: allahile gru, kur e patëm qet fëmijë, gruaja e gjente arsyen deri në të fundit, kur e pyeti burri: e këtë grue, qëkur e kemi?- gruaja u nxu ngushtë e i tha burrit, allahile le fëmijën le t`han përshesh, çka është tuj t`ba!?

 

47. Ti nuk je në vete, fëmija ju ngjanë dajve të vet pesë sahat larg, e jo më kojshisë!

 

Njenit i kishte lind djalë, por gruaja dhe burri ishin të bardhë, e djali ishte lind i zi, burri i thotë agrues: allahile grue, çka u ba me këtë djalin tonë po thonë njerëzia se i ka ngja këti kojshisë të parë?- gruaja ja kthen: allahile ti njeri nuk je në vete, fëmija ju ngjan dajve të vet pesë sahat larg, jo kojshisë që e kemi një mur ndërmjet.

 

48. Ku me e thirr efen, kur efa vet ish kâ

 

Një grue nuk e kishte burrin në shtëpi dhe në mëngjes po u tregon kunatave: oj gra, çka jam tut mbram m` ka ardh natën dikush te dera; njëra prej kunatave tha: pse nuk e thirrshit efen?- ku me e thirr efen kur efa vetë ish kanë.

 

49. Gudulise vjehrrën deri sa ta lëshon shpirti

 

Dy reja dojshin me e mbyt vjehrrën, po nuk dishin qysh, i mëson një shoqe, i thotë: gudulise vjehrrën deri sa ta lëshon shpirti, kështu veproin rejat, kur vinë burrat e tyre prej pune u thonë besa ka vdek nana; ata befasohen dhe kerkoin që shkakun e vdekjes së nanës ta vërteton doktori, kur e bajnë mjekt operacion e zbulojnë se plaka ka vdek nga një gëzim i madh.

 

50. Unë po kaj se vjehrra e jem nuk ka shkue

 

Kishin pas vendos në një vend me i çue vjehrrat në pushim veror në det, e mbushin autobusin me vjehrra dhe gjatë rrugës, autobusi ban ndeshje, tana vjehrrat vdesin, ju vjen lajmi rejave, e tana nisin e po kërcejnë e kënojnë prej gëzimi, një nuse po kanë sa mundet, njena prej shoqeve i thotë: mos u ban budallicë me kajt që t`ka vdek vjehrra?- jo moj unë po kaj se vjehrra e ime nuk ka shkue po ka mbet në shtëpi he kuku për mu...ëëëjjj…