Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Asllan Dibrani: Udhëkryqet në aksin rrugor Prishtine – aeroport me pasoja jete

| E enjte, 16.09.2010, 09:13 PM |


Udhëkryqet  në aksin rrugor Prishtine – aeroport me pasoja jete

 

Shkruan: Asllan Dibrani, Prishtinë

 

Ishte një ditë vape e 15 gushtit ku mbretëronte një temperaturë shumë e lartë dhe nga pamja e vrazhdë e pa përfunduar te aksit rrugor Prishtinë - Aeroport dhe pas një informimit të pareshtur të keq menaxhimit dhe shpenzimet e pallogaritshme të kësaj rruge vendosem që ta vizitojmë ku me të parë këtë tip autostrade fillimisht shihet se është  bërë një autostradë 4 korsi e cila ishte shumë e mirëpritur nga qytetarët e Kosovës, sikur mos të ishte keq përfunduar. Të metat e saj sidomos ne udhëkryqet e saj të papërfunduara, ku ne shpesh raste  është edhe vdekjeprurës nga mungesa e shenjave dhe pa e përfunduar, hyrje daljet ne këto aks rrugor ku pikërisht këto gjëra vërehen edhe nga qytetarët e rëndomte e lere  nga njerëz kompetent që i thoin vetvetit  ministra apo nga  projektues qe është turp një amator ta projektoj atë  projekt te asaj rruge . Kjo rrugë ndërtimet i ka filluar qysh para dy vitesh, mirëpo akoma janë të bllokuara shumë fshatra dhe shumë tregtar të cilët i kanë objektet pranë kësaj rruge e shihet  që pasojat janë për ta jetike. Sipas takimit të një qytetari okular Muharrem Dervisholli pas pyetjes sonë se çfarë pasojash kanë te ky udhëkryq i pakryer? Ai thekson se ky projekt është po thuajse i dështuar. Pikërisht është problemi të ura e Sitnicës që po shihet  pranë nesh ku sipas projektit ka qenë një nënkalim por ne praktikë sipas projektit të realizuar ai është i dështuar. Më që sipas projektit ne praktikë uji i lumit është mbi nivelin e shtresës së planifikuar ku edhe gjatë këtij dimrit u rrezikuam nga lumi por intervenuan me barrikadat e gurëve dhe dheut u shmang  ujit në lagjen tonë. Ne këto udhëkryq që po e shihni kalojnë një serë qytetesh dhe fshatrash siç është Lipjani, Shtimeja  dhe disa fshatra Batuesë, Miradi dhe vet fshati    Vragoli, rrethe këtu që  kalojnë për të ardhur ne aeroport, aty gravitojnë edhe shumë fshatra te tjera që shkojnë për punët e veta në Aeroport,Pejë, Gjakovë etj dhe duhet te kalojnë në këtë udhëkryq. Me qarkullimin direkt te  një qytetari për  të shkuar në Aeroport nga Lipjani ose fshatra te përmendur anasjelltas  duhet që të shkojnë ne një drejtim e Prishtinës 7 km deri të udhëkryqi i Bresjes së Fushë- Kosovës që edhe atje duhet ta bëjnë një rrethrrotullim për tu kthyer prapë ne drejtimin e Aeroportit apo Pejës, ku për në të njëjtën pikë çdo qytetar është i detyruar 14 km ti kaloj fare kot! Për fshatin Miradi dhe Vragoli që përkufizohen buzë kësaj rruge për të shkuar ne shtëpitë e vete nga Prishtina duhet që të shkojnë prapë deri ne Sllatinë dhe mu kthye prapë ne të njëjtën pikë apo anasjelltas, është për tu çuditur qe vetëm rrugën fëmija me kalua apo qytetari  me dale ne anën tjetër te rrugës,  ose me shkua ne shkolle  prapë duhet me rrezikua në të zezë me kalua rrugën  qe  këtyre qytetarëve po ju kushton me jetëra njerëzish shumë të shpeshta në mungesën e  ndonjë vendkalimi nga  “arkitektet famoz” ?  Për mungesën e  një semafori apo  të një rrethrrotullimi çdo qytetar duhet t’i bëjë 14 km për së koti, po që pati një qytetar nevojë që të dalin për  interesin e vet në Prishtinë apo në Aeroport tri herë gjatë ditës i llogariten 42 km të kota!... Si pas projektit të keq dhe menaxhimit të qeverisë aktuale kjo duket se është ne rregull pasi shume here këta qytetar janë ankuar. Si zgjidhje këtu konsiderohet është një intervenim  shumë i shpejt  për t’ju shmangur ndeshjeve të përditshme dhe vdekjeve ,këtu duhet të vendoset një rreth rrotullim ose semafor. Në pyetjen tonë për zotin Muharrem ishte:

 

Ju zoti Muharrem paskeni një lokal afarist si është gjendja e përshtatshmërisë së rrugës aktuale edhe për afaristet tjerë?

 

  Zoti Muharrem theksoj se të gjitha lokalet afariste që nga Fushë- Kosova deri në Aeroport janë të bllokuara, sepse ne të shumtën e rasteve ose nuk kanë lënë dalje në rrugë ose i kanë lënë fare në fushëgropë që këta afarist në të shumtën e rasteve edhe e kanë ndërpre veprimtarinë. Njëkohësisht problem në vete këtu qëndron edhe kanalizimi të cilin e kanë qitur vetëm në livadh pa e vazhduar në kanalet përkatëse?

 

Shukri Dervishlli  pran kanalit  ne livadh fare afër shtëpive  shpjegon pasojat ...

 

  udhën  aktuale te autostradës dëgjohet erë shumë e keqe për çdo kalimtar por edhe  për banorët që banojnë fare afër, ku mund pritet edhe ndonjë lloj epidemie. Prezent kemi edhe Shukri Dervishollin banor i anës tjetër të rrugës ,ku thekson jemi fare të bllokuar që dy vite na mbyti pluhuri dhe balta duke u arsyetuar nga qeveritaret se janë harxhuar paratë... Edhe ky konsideron projektin e dështuar, uji është mbi nivelin e projektit nën kalues te ura.

 

Plan projekti i dështuar te ura e Sitnicës ku është planifikuar një nënkalim ...

 

 Në bazë të kësaj që na kanë bllokuar ne duet të  ndërmarrim diçka. Hyrjet dhe daljet në këtë aks rrugor duhet t’i mbushim gropat dhe hendeqet që na i kanë bërë pranë shtëpive dhe objekteve tona ku jemi të detyruar t’i  mbushim me material zhavorr edhe tjetër material, ku për gjepat tonë do të jetë mjaft e kushtueshme.

 

 Për shembull një firmë transporti afër meje  ka vështirësi hyrje dalje me kamionë të mëdhenj ku ka pas rast dimrit  u detyrua me shkarkua mallin ne rruge kryesore  llogarit pastaj se sa i ka kushtuar .Është një udhëkryq shumë i frekuentuar nga rajonet e mëdha qytetarësh dhe pothuajse çdo ditë, po shohim makinat duke përplasur ne mes vete ,nuk ka kurrfarë sinjali hyrje dalje?. Si shpresë e fundit të këta qytetar është vendosja e semaforëve apo një rrethrrotullim  sipas standardeve evropiane,ky problem është edhe ne udhëkryqin e Sllatinës në Bresje  pa as një vendkalim ,nënkalim  apo mbikalim,  përndryshe ne jemi të detyruar të protestojmë ne forma të ndryshme por më në fund si një formë shakaje këta qytetar u shprehen s’na ka mbetur tjetër vetëm ti thërrasim serbët e Batuses që të reagojnë sepse atyre ju shkohet fjala të qeveria aktuale...