| E enjte, 16.09.2010, 09:16 PM |
Mbështetje
PLATFORMËS PËR ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES SHQIPTARE TË KOSOVËS LINDORE
Nga Ternoci Press
Këshilli Integrues i Shqiptarëve të Kosoves Lindore, fton spektrin politik të shqiptarëve të Kosovës Lindore, për ta shqyrtuar platformën politike për zgjidhjen e çështjes shqiptaro-serbe, të hartuar nga Lëvizja për Bashkim.
Kjo platformë politike e cila vije në momentet kyçe para bisedimeve shqiptaro-serbe rreth problemeve praktike, është një model i mirë edhe për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Kosovën Lindore.
Meqë, kohëve të fundit, klasa politike e Kosovës Lindore, akoma është e përgjumur nga pushimet verore, ky dokument është një hap i mirë për t’ua çelur sytë atyre dhe për t’i citur rreth një rrugëtimi, nga i cili s’kanë ku të ikin.
Spektri politik i Kosovës Lindore duhet ta marrë si model këtë platformë politike të Lëvizjes për Bashkim, ose ta nxjerr një të ngjashëm me këtë, për të mos ngelur në nivelin e atyre platformave të më hershme, të cilat janë nxjerrë në momente të caktuara dhe në rrethana të caktuara, të cilat dikur e kanë pasur vlerën, por aktualisht janë paksa të vjetruara.
Këshilli Integrues i Shqiptarëve të Kosoves Lindore e mbështet Lëvizjen për Bashkim për Platformën Politike, dhe fton spektrin politik shqiptar në internacionalizimin e saj.
Njofton Qendra Informative e KISHKL, Bujanoc 15.09.2010