| E enjte, 16.09.2010, 08:43 PM |
 Vangjush Ziko
Vangjush ZikoIN MEMORIAM
Aktorit Llazi Serbo
Skena është jetë.
Jeta është skenë.
Në skenë ngjitet njeriu.
Heroi zbret në jetë.
Kjo armë në dorë si të mbiu?
Nga rekuizita e more
Të paskesh mbetur në xhep
Ky fishek i pashkrehur nga rolet e tua!
Do shlodhesh,
Do flesh
Përjetë i prehur
Aktori dhe njeriu bashkuar.
13 Shtator 2010