Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Haxhi Dulla: Olimpiada Speciale Verore në Poloni

| E merkure, 15.09.2010, 09:57 PM |


Olimpiada Speciale Verore në Poloni

 

Nga Haxhi Dulla, Varshavë 

 

Varshava është nikoqire e Olimpiadës Verore Speciale, ku marrin pjesë garues të moshave të ndryshme me aftësi të kufizuara.

 

Nga 18 - 24 shtator 2010 në Varshavë të Polonisë mbahen Lojrat  Verore Europiane, ndyshe të quajtura Si Olimpiada Speciale, në të cilën marrin pjesë përfaqësues të 57 kombëtareve nga Europa. Në pergjithësi do marrin pjesë mbi 1500 sportistë të shoqëruar nga 600 trajner. Pjesëmarrsit do të bëjnë gara në këto sporte: basketboll të unifikuar,atletikë , tenis, futboll të Vogel për femra,ping pong, bowling etj.

 

Historia e Lojrave

 

Organizata e Olimpiadës Speciale ( ang. Special Olympics Inc) është organizatë ndërkombëtare sportive e formuar    vitet e 60 të shekullit të XX në SHBA me iniciativën e  Eunice Kenedy Shriver , motrës së prezidentit të ndjerë të SHBA John Kenedi. Lojrat e para verore u mbajtën  në vitin 1968, ndërsa ato dimrore më 1977,  dhe  që nga atëhere dhe mbahen cdo dy vite.

Gjate 40 viteve  të veprimtarisë së saj, Lëvizja e Olimpiadës Speciale u zgjerua në 180 vende të ndyshme të botës me afër 3 milion garues  dhe po aq trajner, veprimtar, volontar dhe anëtar përkrahës.

Misioni i Olimpiadës Speciale lidhet me ,organizimin e garave dhe  trajnimeve gjatë tërë vitit në  diciplina të ndryshme sportive për  fëmijët dhe të rritur me të meta  mentale.

Qëllimi i Olimpiadës Speciale është  që të krijoj bindje tek personat me të meta,dhe jo vetëm tek ata, që me një angazhim dhe trajnim të rregullt të jenë pjesëmarrës të rregullt të garave në  sportet individuale dhe ato ekipore.

Ky aktivitet ndihmon në zhvillimin intelektual, këmbimin  e përvojave , krijimin e talentëve të rinjë,integrimin e tyre në shoqëri të  përditshme duke ndarë gëzimin me  prindër , miq, me përfaqësues të shoqërisë lokale dhe atyre  të vendeve të ndryshme , në tërë botën.

Garat e sivjetme mbahen nën patronatin e prezidentit të shtetit  polak Bronis?aw Komorowski.