Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jorgo S. Telo: Na beko, o shënjtëria jonë!

| E merkure, 15.09.2010, 09:43 PM |


NA BEKO, O SHENJTËRIA JONË!

(Dedikim për Nënën Terezë)

 

Nga Jorgo S. TELO

 

Krenohet vetë Zoti

me njeriun në jetë.

Krenohen njerëzit

me ç’krijojnë vetë…

 

Krenohen kinezët

me murin e Madh.

Krenohen francezët

me Ejfelin vigan.

 

Krenohen gjernanët

me shembjen e një “muri”

Krenohen egjyptianët

me Piramidat prej guri.

 

Krenohen amerikanët

me demokracinë qindravjeçare

Krenohen rusikanët

 me forcën e armëve…

 

Krenohen arabët

me “Arin e Zi”

Krenohenat australianët…

 me çfarë? – Nuk e di…

Krenohen gjithfarë

me çfarë kanë në pjesë

Krenohen shqiptarët

Me Nënën Terezë.

 

Sikur s’po na ecin punët - jo,

ashtu  siç   dëshirojmë…!

Lëshona uratën e na beko,

o Shenjtëri,

o Krenaria jonë!