| E diele, 12.09.2010, 12:48 PM |
SHOQES SIME
Nga Luan Çipi
Po pse mendja më bëhet det
E mendimi bredh aq larg?
Kanë shkuar lum 60 vjet
Ti, ende, më je në bankë.
Me flokët, prerë shkurt, si djalë
Fustanin përmbi gjunjë
Ezmere e bukur, me ballë të dalë
Me vetullat shushunjë.
Shumë larg ke ikur, e emigruar
E ndarë nga banka ime,
Të ëmblat ëndërrime.
26.10.2009