Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Tatja i Braçes!

| E diele, 12.09.2010, 11:45 AM |


Tatja i Braçes!

 

Tregim

 

Nga Përparim Hysi

 

         Tatja është bashkëshoku im i shkollës.E quanin Mit'hat,por

shkurtt i thoshin Tate.Dhe aq.Braçja,i ati.Dhe këtë Braçen,Brahim e

kanë quajtur,por,njerëzit,janë ca si përtacë nga natyra dhe flasin me

shkurtime.Braçe dhe shkoi e vajti.Fukara ka qenë Braçja,pak dinak nga

natyra dhe xhëku e kthente fletën sipas erës.Për partinë e pushtetin

ky,Braçja,qe ajka,se a nuk thuhej që partia ishte e punëtorëve dhe

fshatarëve.Dhe Braçja,sado që nuk qe komunist,po ashtu,pas

berihajit,ç'thoshte partia dhe me të.Se ky,Braçja,qe i pari që dha

fjalën për kooperativë në fshat dhe,ndaj,e kishin me sy të

mirë.-Koplativë!-bërtiti Braçja.Epo ç'do humbiste apo mos të

shoqen.Tabenen,që dhe kjo si Braçja tërë vitin  me  ato rroba që

vishnin,me ato e sosnin. - Po ç'bëre,kështu,o Braçe,që më t'u bëftë në

grykë!-i bërtiti Tajari,një tjetër bashkëfshatar yni,po aha,u prish

stiva dhe u rrëzua e gjithë.Po,me të vërtetë,e ç'do humbte Braçja

që,gjithë-gjithë,një kaposh me plaçka kish.Veç Tabenes dhe Taten,këtë

vërsnikun im,dhe aq.As lopë,as ka,asnjë pulë në qymez.Shkurt,po të

kalonte miu asaj ane,do të thyente kokën.

Tatja,vërsniku im,vazhdonte shkollën me mua.Në Fier,duke bërë goxha

rrugë,se nuk kish shkollë unike në fshatin tonë.E mbaj mend mirë

që,ndërsa,vazhdonim klasën e e pestë,vdiq Stalini.Zi e madhe,domosdo.U

mbyll dhe shkolla nja një javë dhe kur në vend të Stalinit na u zgjodh

Malenkovi.Nga ky,Malenkovi,mbaj mend dhe vdekjen e Stalinit.Se kur po

kthehesha nga shkolla së bashku me Taten,takoi dhe xha Braçen.Ky më

tha:-Taten,xha Braçja,do ta dërgoj tek Malenkovi!!!.Në Moskov.Eh,xha

Braçe!Xha Braçe!Sa larg që trapisje!Ndërsa unë,pothuajse fëmijë(kisha

hyrë 5-vjeç në shkollë) ,i them: - More,xha Braçe,po unë kam dëgjuar

që në BS,tek Malenkovi,shkojnë nxënësit më të mirë dhe Tatja nuk para

ia thotë aq mësimeve.-Mësimeve,-shpotiti ai duke skërmitur zërin sipas

zërit tim fëmijënor,po kot u bëra koplativë unë,kurse yt atë nuk u

ndie.Tek Malenkovi do vejë Tatja im. Unë gati qaja nga inati që

Tatja,me tresha,do shkonte tek Malenkovi,kurse unë kushedi se ku do

përfundoja.Se kot nuk fliste  xha Braçja.

 

                          *     *   *

Kur mbaruam uniken(7-vjeçaren),u ndamë me Taten.Unë shkova në

Elbasan,në pedagogjike dhe ai tutje,në një "FZO" në "Qytetin

Stalin"(Kuçovë).I kishim larg shtëpitë(gati dy orë të mira dhe nuk

kisha ku ta takoja ,xha Braçen e t'i thosha:-E sheh ku vajti

Tatja?Sipas kokës dhe qylafin:në FZO,që qe një shkollë

dyvjeçare.Mirëpo,ashtu si dardha që ka bishtin prapa,dhe kjo histori

vazhdon ashtu,me bisht nga prapa.

Tatja mbaroi FZO-në dhe,kur arriti moshën e ushtrisë,e caktuan me

shërbim në Marinë,në Vlorë.Aty,gjatë shërbimit(ne ende nuk qemë

prishur me rusët!) ,anija ku shërbente Tatja u nis për riparim në

Sevastopol.Atje dhe Tatja.Kur më erdhi letër mua dhe më thoshte ashtu

dhe kështu,dhe,fare në fund,më thoshte:-A të kujtohet që kur

pepja(kështu i thërriset të jatit Tatja!) ,të tha që Taten xha

Braçja,do ta çoj tek Malenkovi,ti gati ia dhe të qarit dhe thoshje se

mësoje e ku të di unë.Ja,unë erdha tek "Malenkovi" dhe ty të rrofshin

mësimet,atyre baltrave në fshat ku ke dalë mësues.E,Tate!Tate! Qerrata

i madh.Po të shkon kungulli mbi ujë.Mbasi bëri shërbimin ushtarak,u

kthye Tatja,por tani na qe bërë komunist.Sa e caktuan në një ofiçinë

të fermës si mekanik,pa futur këmbët mirë atje,kur tak e sollën tek

ne:gjasme si brigadier mekanik,po e "zgjodhën" dhe sekretar partie.Unë

veç se punoja si mësues,po më kishin zgjedhur si kryetar të frontit

për fshatin.Pra,më çonte  shpesh puna që të merresha me Taten.Shkollë

kish po atë:FZO-në dhe,sado që kish qenë tek Malenkovi,nuk e kish

mbaruar dot të mesmen.Por qe i  madhi i sektorit.Pa pyetur atë,.nuk

bëhej asgjë.Ashtu,nga natyra,qe djall i vet dhe e tundte mirë

këmborën.Pa shkollë,pa shkollë,por veshur me atë "mantelin" e partisë

të bënte gjëmën.Pa vinte ndonjëherë edhe në mbledhjet e këshilit

pedagogjik dhe dëgjonte kur flisnin mësuesët,pa edhe u kthehej.Donte

hesap,or jahu!Më kujtohet kur i tha një mësuesi:-Pa ngreu pak dhe më

thuaj,në ç'vepër e ka thënë sh.Enver atë që citove,në ç'faqe dhe,kur

ky,i shkreti u zu gafil(po si mund të mbante mend,me të vërtetë këto

blla-blla që më shumë citoheshin si sllogane për  t'i bërë karshillëk

kohës që i kërkonte këto gjëra!) ,sh,Tate(tanimë ai nuk ishte Tatja)

,turfulloi duke prishur protokollin dhe tha:-Le ta dijë mirë kushdo që

flet,kur vjen puna që citohet sh:Enver,duhet,patjetër referenca

përkatëse.Se nuk mund të luhet me porositë e shtrenjta të sh .Enver!

Mësuesi erdh dhe u zvogëlua nga e keqja,kurse sh.Tate doli në fushë të

hapur.Çdo gjë mund të falim,tani ai fliste sikur ishte nxehur,por jo

të citosh në tym dhe shatra-patra,sh.Enver !Kujdes dhe le të jetë

mësim për të gjithë!-përfundoi Tatja.Sh.Tate!Sh.Tate që kish qenë dhe

tek Malenkovi.

 

                       *     *     *

Si kryetar fronti xhëku dhe abuzoja për karakteristikën e ndonjë

bashkëfshatari dhe,shpesh,mbyllja sytë kur vinte puna tek biografiae

ndonjërit.Fshihesha pas asaj se jam  i ardhur këtu,në Mbrostar dhe nuk

para i di mirë bilahitë e biografive.Po të linte

Tatja?Domethënë,sh.Tate!Edhe isha përplasur,lehtaz,me të ,por mendoja

se si ish-shokë të një klase nuk do ta bënte të madhe,sido që të ishte

puna.Por isha i gabuar.Kisha harruar që Tatja jo vetëm nuk ishte më

ish shoku im i unikes,por ai  ishte Tatja që  xha Braçja e dërgoi tek

Malenkovi,se Tatja qe komunist dhe,veç kësaj,qe sekretar i partisë së

sektorit,domethënë qe sh.Mit'hat Çakajasi që,kur vinte puna për

biografitë,nuk lëshonte pe jo e jo,por mundohej që ashtu si urithi që

mih dheun për të hapur galeri,ashtu dhe ky urith made in Malenkov

rëmonte në biografitë e njerëzve.Qëlloi që një bashkëfshatar yni

qëlloi një kuadër me pëllëmbë.Na u bë qejfi shumë se të gjithëve ua

kish sjell në majë të hundës.E keqja qe  që për atë që

gjykohej,kërkohej një biografi e shkurtër.U thirra unë.Dhe e bëra(me

dashje u hoqa sikur nuk e dija që kish një xhaxha të dënuar nga partia

dhe pushteti popullor! ) ,,pak a shumë,të mirë.Pa u ndalur në atë,të

dënuarin.Edhe në gjyqin që u bë nga rrethi,por u bë në fshat,fola me

superlativa për atë punëtorin.Shkurt,duke u mbështetur dhe në fjalët e

të tjerëve,ky,punëtori,që qëlloi atë kuadrin,shpëtoi pa burg,.Kuadri

drejt dhe tek sh:Tate(Mit'hat),se"sipas karakteristiksë së

frontit,shëptoi  ai që qëlloi,dhe këtë punë e kisha bërë unë.Më

thirrën urgjent në zyrën e sh.Tate.Ky,ndryshe,nga gjithë herët e

tjera,serioz më thotë:-More,si i bën ato karakterisitkat

ti?Dhe,ndërkaq,zuri po e lexonte.Pse kështu bëhet

karakterisitka?Shiko,- bëri sikur u nxeh,-partisë nuk ia hedh

dot.(Tani vërtet dukej sikur kish qenë  tek Malenkovi!!!),se ti e di

mirë se si bëhet një karakterisitkë:para LNÇL,gjatë luftës dhe pas

luftës.Kurse ti shoku(kuptohet duke më thënë shoku dhe jo Papi siç më

thërriste shpesh,ai  mbante distancën e zyrtarit ) ,---me dashje ke

mbrojtur një të deklasuar.-Oh,po unë nuk e di të kaluarën e kësaj

familjeje  (e dija edhe më mirë nga Tatja i Malenkovit) ,zura të

mbrohesha unë.Kur nuk e di,hajde dhe pyet.Prandaj është partia në

fshat.Të jetë herë e fundit dhe,pas kësaj,në çështje biografish,para

se të lëshosh të tilla,do të t'i shoh unë! Pra,më bën për ujë të

ftohtë.Dhe nuk të ndahej Tatja.Edhe kur një fatkeq që i kish shpëtuar

syrit vëzhgues të tij,kish ndërruar deri emrin dhe kish filluar punë

në kombinatin metalurgjik të Elbasanit(Tek Çeliku i partisë!)) ,u

spiunua prej tij duke i dërguar sinjal dhe fatkeqin e përzunë.Erdhi

dhe bashkë me të(nga unë donte karakteristikë),shkuam tek

sh.Tate.Aha,i dha fund bisedimit me të,shTate,të punosh në

metalurgjik,për mua,është njësoj sikur të punosh në KQ të partisë,se

aq vepër e rëndësishme është për partinë,kështu që biografia jote do

fillojë sipas rregullave.Ia plotësova ashtu si e kishte,por,i zgjuar

siç qe,ai më tha:-Po mua dhe në Kongo nuk më pranojnë me këtë

biografi.Dhe iku nga kombinati,i shkreti.Kurse sh.Tate i ngrysi të

gjitha vitet e punës aty,në sektorin tonë.Pse kot kish qenë tek

Malenkovi ai?

 

                  *      *     *

U përmbys diktatura dhe bashkë me të u qëruan ca syfete si ajo e

sh.Tate.Dhe kush nuk u gëzua nga ardhja e demokarcisë.Nuk e di po tek

do bëja ca dokumnete për djalin(qe fitues i një greenkarte për në USA)

,thashë të vete të marrë një vërtetim terk Shoqata e të Përndjekurve

Politikë dhe Ekonomikë.Tek bëra toka me kryetarin që qe një burrë

vërtet i nderuar dhe i respektuar,pashë që në një nga zyrat punonte

"miku" im,Tatja i Malenkovit.Mendova se zyra nuk duhej të, ishte  e

shoqatës.Por,mjerisht,e shoqatës qe.Ou,-bëri sa më pa mua,-po ku je,o

Papi?(kështu më thërresin të gjithë që më njohin).Unë këtu jam,po ti

si je këtu?Unë,- tha ai me të qeshur,- po a nuk jemi të gjithë

bashkëvujatës ne/Po ime ëmë ka qenë motra e Çelo Brahimit,atij

nacionalistit të dëgjuar,dhe jam i persektuar unë.-Po ti qe tek

Malenkovi,- nuk m'u durua.Epo kush  merrej aq thellë me xha Braçen atë

kohë.Qe kohë e keqe ajo.Se ti e di vet,- më tha.Nuk e doja veten.Por

se mos ishet vetëm ai?Kam njohur partiakë,në kokë të partisë në

Fier,që e kthyen pllakën dhe për  mos shkuar dhe më larg.Ndjeva një

shije të hidhur dhe u largova pa marrë fare shkresë.Në fund të

fundit,përse më duhej?!

 

                             *    *   *

Kur shkova,pas dhjetë vjetësh në Shqipëri, e takova fare

rastësisht;Taten e Malenkovit.Ish thinjur,po mbahej mirë.Kungulli

,ende,i rrinte mbi ujë.Fëmijtë të regulluar për merak dhe mos pyet për

nipërti dhe mbesat:në Europë dhe Amerikë!Me statusiin e të

persekutuarit.Të lumtë,o Tate i Malenkovit!Grurë në gjithë

sistemet!Sado me FZO!Vallë,të jetë i vetëm?Nuk besoj...

 

                      9 shtator 2010