| E premte, 22.07.2011, 07:58 PM |
Myslimanët radikalë dhe Kosova
Nga Reshat Sahitaj
Islamizmi është religjion i paqjes dhe modernitetit, por islamizmi radikal është nder temat më të ndjeshme për t’i elaboruar.
Krishterizmi, ortodoksizmi dhe myslimanizmi janë pjesë dhe pasuri e kulturës sonë, ku relacionet ndërshqiptare me shekuj kanë jetuar në harmoni.
Me çlirimin e Kosovës dhe demokratizimin e Shqipërisë, rrjete të ndryshme radikale nga
Financimi i grupeve islamike radikale në Kosovë
Një pjesë e parregullt e islamikëve të pajisur me fotografi dhe filma dokumentarë për gjendjen e popullsisë shqiptare në Kosovë e Shqipëri, udhëtojnë në vende islamike për të kërkuar ndihma. Këto grupe u adresohen xhamive dhe ndonjë personaliteti të atyre vendeve dhe tregojnë se si gjendja e myslimanëve shqiptarë është tepër keq dhe janë të rrezikuar nga të krishterët, që i bie si ajo përralla ujkut ia turbullon ujin qengji. Rrëfejnë me lot se si populli shqiptar nuk ka xhamia të mjaftueshme etj. Pjesën më të majme të parave të grumbulluara e marrin dhe një pjesë ua ndajnë popullsisë që shërbejnë për t’i paguar femrat të vejnë shamia, ndërtimin e ndonjë xhamie dhe publikimin e ndonjë libri me mesazh islamik.
Interesimi i Serbisë është që të lulëzojë radikalizmi islamik në Kosovë. Tradita e marrëdhënieve diplomatike dhe kulturore në mes të Serbisë dhe shteteve arabe është shumë e vjetër, por zhvillimin ka marrë hov me krijimin e krahut të Shteteve të Pavarura që e themeloi Tito me Naserin. Vazhdimësinë e këtyre relacioneve është duke e ndjekur edhe politika aktuale e Beogradit. Terroristët më në zë të islamizmit dihet se u trajnuan dhe trajnohen në Serbi, siç është rasti i fundit i eksplodimit në metro të Londrës. Armiku kryesor i Serbisë është Amerika dhe Evropa, sepse u bombardua
Vendet islamike ende hezitojnë ta njohin Pavarësinë e Kosovës
Vendet islamike janë të kushtëzuara nga Serbia që të mos na njohin pavarësinë, ose ta prolongojnë vendimin e tyre. Diplomatët e Serbisë luajnë lojë të dyfishtë me komunitetin ndërkombëtar. Shteteve arabe u thonë se shqiptarët e Kosovës edhe pse janë myslimanë ata janë duke u kthyer në krishterizëm, sepse Amerika dhe Evropa i ka çliruar. Shteteve Perëndimore u thonë se shqiptarët në Kosovë janë duke shkuar në radikalizëm islamik dhe se rreziku kryesor i Evropës do u vjen nga islamikët shqiptarë. Serbia ka shkuar aq larg, sa i ka propozuar Perëndimit që të krijojë një korridor që nga Presheva deri në Sanxhak për ta luftuar dhe penguar për hapjen e terroristëve islamikë. Shtetet perëndimore janë prezente në Kosovë dhe kanë informata se shqiptarët nuk luftuan dhe nuk luftojnë për islamizëm, por për çlirimin kombëtar. Për këtë te Perëndimorët nuk u shitën ato gënjeshtra siç u shiteshin dikur. Pse të vritemi vëllai me vëllanë për interesa të arabit?! Sa është i afërt një arab që kurrë nuk e kemi parë, e sa afër e ke një shqiptar të Pejës ose Prishtinës?! Pse t’i urrejmë amerikanët dhe evropianët për interesa të ndonjë arabi të harlisur?! Amerikanët dhe evropianët bombarduan caqet serbe dhe ne u çliruam. A duhet të urrejmë një shtet dhe një popull që ndihmuan në çlirimin e Kosovës dhe ta duam një popull që ende heziton ta njohë Kosovën?! Nëse lufta zhvillohet në Arabi, çfarë interesash kemi ne shqiptarët të shkojmë vullnetarë të vdesim kur ata jo që nuk luftuan, por as nuk na e njohin pavarësinë?! Ata që urrejnë vëllezërit e tyre shqiptarë, pastaj amerikanët dhe evropianët nuk janë duke i shërbyer religjionit islam, por djallit dhe interesit të personal. Si mund të shquhet për vepër bamirëse një shqiptar mysliman që vepron kundër interesit kombëtar dhe luftojë për njohje të internacionalizmit islamik botëror?! Një ideologji gjoja humaniste botërore dikur ishte komunizmi, dhe shqiptarët tanë të fascinuar e të indoktrinuar nga ideologjia komuniste shkonin aq larg sa popullin kinez e quanin vëlla e ne shqiptarët e Kosovës na quanin miq. Për ideologjinë komuniste dikur shqiptarët shkuan të vdisnin në Spanjë e sot për trajnohen për të vdekur për islamizëm!!! E kur do të vdesin për Kosovën siç vdesin serbët për interesa të atdheut të tyre?!
Ndihmat humanitare a janë të kushtëzuara?
Ndihmat humanitare nga Amerika dhe Evropa ekskluzivisht derdhen në ndërtimin e spitaleve, qendrave rehabilituese për të traumatizuar, shkollave, shtëpive, rrugëve respektivisht në përmirësimin e gjendjes ekonomike të jetës së popullit tonë. Perëndimorët nuk i kushtëzojnë ndihmat humanitare të tyre dhe ato nuk i shpërndahen vetëm popullsisë krishtere në Kosovë. Po sikur ndihmat e shteteve të Perëndimit të ishin ndarë vetëm të popullsia e krishterë, të gjithë katolikët e Kosovës do ishin bërë milionerë.
Ndihmat humanitare të shteteve arabe që janë të destinuara për Kosovën ekskluzivisht janë të kushtëzuara për ndërtimin e xhamive, për hapje të kurseve të ndryshme, por me detyrim të mësohet religjioni islamik, për botime të literaturës islamike, për material ndërtimor dhe ushqim të një pjese të varfër myslimane, për armatim dhe propagandë internacionale islamike... A nuk ju duket absurde të ndërtohen xhamia në çdo lagje të qytetit kur fëmijët tanë në mungesë të objekteve shkollore mësojnë në dy e tri ndërrime?! A nuk ju duket absurde të ndërtohen xhamia që të mbesin të zbrazëta e fëmijët tanë mësojnë në shkolla që pikon kulmi dhe mërdhijnë nga të ftohtit?! A nuk ju duket absurde të derdhen para për xhamitë në çdo fshat dhe lagje të Drenicës ku atje sot jetojnë 20 mijë familje pa kulm mbi kokë?! A nuk ju duket absurde të paguhen vajzat shqiptare për të defiluar me veshje arabe, kur familjet e dëshmorëve të luftës nuk kanë kushte minimale për jetesë?! Mysliman i vërtetë është ai që u ndihmon familjeve skajshmërisht të varfërve e pa kushtëzime. Mysliman i vërtetë është ai që ndihmon në ndërtimin e shkollës, ndërtimin e shtëpive të dëshmorëve, ndërtimin e ambulancave e jo paratë t’i derdhin ne armatim (si ne rastin e burgosjes së një grupi në Prizren). Mysliman i vërtet është ai që e do Kosovën, e jo të vdes për arabët që nuk na lidhë asgjë. Edhe në Kuran shkruan se pa din nuk ka iman, d.m.th. pa atdhe nuk ka fe. Pra, ta ndërtojmë dhe përparojmë shtetin tonë, ky është myslimanizëm!