| E diele, 12.09.2010, 05:56 PM |
Eduard M. Dilo
NE SPAC
(Ne kujtim te Xhaxhait tim Koco I.Dilo)
Etja per jete,
Si etja per uje qe buzet plasarit
Me e madhe etja per Liri
Ne ate gryke
Ne ato shkrepa pa diell,
Ne ata kafaze vetem hekur
e pllanga gjaku
Me emrin e tmerrshem qeli.
Ne minieren plot tym, pasiguri,
Punojme te skeletosur,
kromi qe nxjerrim eren e gjakut tone merr
Preke me dore mineralin,
Renkimet tona do te degjoshe ne te
Jane vuajtje, kaluar jetes mesjetare:
te drobitur, leckocusur, pa buke,
uje, ajrosje.., pa asgje.
Aty rreze malit, ne luginen pa diell
Shoket u zhduken nji nga nji
Renkojne varret pa emer
Mbushur plot eshtra Shqiptari
Renkimi ndihet kudo...
Ah c'do te thote renkim varri...
NGA NJERI U BE ARI
Veshjen e nderroi patjeter
S'veshi me xhaketen e vjeter
Por ajo qe me habiti
Nje fytyre tjeter i mbriti!
Nderroi sjellje me shoqeri
Dhe u be vertet ari...
Esht me vend shprehja e vjeter:
"Ne do te provosh njerine
Jepi pare dhe pushtet
Se shef fytyren e vertet".