Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skender Shkupi: Jup Kazazi dhe Lufta Antifashiste e Recit

| E diele, 12.09.2010, 11:02 AM |


Jup Kazazi dhe Lufta Antifashiste e Recit

 

Nga Skender Shkupi

 

Ne vorbullen e debateve te ashpra ndermjet forcave me te medha politike te sotme ne Shqiperi perfshihet edhe perplasja per te vertetat historike, sidomos te periudhave me te reja te historise se vendit. Qarkullojne idé, nga me te ndryshmet. Partite e majta, qe e ndiejne veten me prane trashegimise ideologjike te PPSH-se, kembengulin qe “historia nuk duhet rishkruar”. Grupimi tjeter politik, partite e spektrit te djathte, perkundrazi, kerkojne me me shume ose me pak vendosmeri, “rishkrimin e historise”. Ne kete debat jane angazhuar historiane dhe amatore, te shkolluar dhe injorante, intelektuale dhe proletare, burra e gra, te rinj e te moshuar duke shprehur secili nga nje mendim qe detyrimisht do te privatizohet nga njeri prej grupimeve kryesore, qe ne rastin tone konvencionalisht jane emertuar “i majte” dhe “i djathte”. Kemi te bejme me nje keqkuptim ndermjet paleve. Ajo qe ka qene histori, nuk ka pse te rishkruhet. Pyetja qe lind ne kete rast eshte se tekste, punime apo referate dhe vellime studimore qe jane paraqitur si vepra historike, a kane qene valle te tilla? Nese ne to nuk ka shkence por vetem propagande partiake, atehere ato nuk jane histori. Pra as qe behet fjale per rishkrim te saj. Nese ato qe jane shkruar, pavaresisht se ne cilen kohe, jane materiale me vlere te pakontestueshme shkencore, atehere nuk ka kurrfare arsyeje te rishkruhen. Pra, duke permbledhur mendimin, e vetmja detyre qe u mbetet te zgjidhin historianeve tane eshte shkrimi i historise, per rastet kur ajo mungon, dhe jo rishkrim i saj. Sepse nese ne kemi histori te shkruar, qofte edhe gjate periudhes se komunizmit, por te mbeshtetur shkencerisht, kemi te bejme me nje pasuri kombetare qe nuk duhet shkaterruar por ne te kundert, duhet ruajtur e mbrojtur nga cdo lloj snobizmi dhe ideje iracionale. Ilustrimi me mbreselenes per kontradikten legjende partiake – histori eshte trajtesa e derisotme kontrastuese per binomin e njohur Jup Kazazi – Lufta e Recit. Thelbi i trajtimit komunist partiak te binomit ne fjale sintetizohet ne faqen 640 te Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i vitit 1985, zeri Lufta e Recit, i formuluar nga Proletar Hasani: Thyerja e turpshme e forcave italiane ne Rec forcoi mjaft besimin e popullit te zones dhe te gjithe Veriut ne vijen e drejte te PKSH, ndikoi shume per zgjerimin e Levizjes ANC ne keto ane, per bashkimin ne Frontin NC dhe per demaskimin e reaksionit, te bajraktareve, te Ballit Kombetar, te Legalitetit dhe te klerit katolik qe sabotonin luften clirimtare. Mbeshtetur ne pasazhin e sipercituar del qe Lufta Antifashiste e Recit ka qene teresisht veper e komunisteve. Mirepo nese ballafaqojme disa fakte te thjeshta, nje minimum te dhenash historike dhe dokumente te kohes nxirret perfundimi i thjeshte qe pjesa e kapitullit Lufta e Recit te historise se Shqiperise nuk eshte shkruar pasi ato qe lexojme ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar te vitit 1985 nuk jane histori. Kemi te bejme me nje pamflet qe tjeterson ne trajte sa naive aq edhe trashanike ngjarje qe paten nje permbajtje dhe ecuri krejt tjeter. Ketu nuk behet fjale per rishkrim te historise pasi historia e Luftes se Recit nuk eshte shkruar, te pakten deri ne vitin 1991. Po permendim thjesht disa argumente: E para, ne Luften Antifashiste te Recit moren pjese 890 luftetare. Pjesa qe i takonte komunisteve perfaqesohej nga batalioni “Perlat Rexhepi” qe numeronte si efektiv 143 partizane, por nga te cilet ne Luften e Recit moren pjese vetem 30 veta. Aq e vertete eshte kjo saqe kur gjate luftimeve forcat italiane po pykezoheshin ne zonen ku qene dislokuar partizanet, major Zenel Kazazi, tejet i shqetesuar, kur inspektoi sektorin e dobesuar, u befasua kur zbuloi se atje ishin gjithsej jo me shume se 30 partizane. I paten thene se duhet te ishin rreth 100. Urgjentisht u derguan perforcime. Perballe rreshtoheshin 2400 forca italiane te armatosura me armatime te renda. Nese do te pranonim tezen e komunisteve se ne Rec luftuan vetem komunistet, pra 30 luftetare, kunder 2400 fashisteve i bie qe raporti i forcave te kete qene afersisht 1: 80. A ka shqiptar qe te besoje se nje grusht njerez, ne lufte frontale, te mund te thyeje nje ushtri 80 here me te madhe, madje duke qene dukshem inferior edhe ne armatime? E verteta qe zgjidh absurdin eshte fare e qarte. Shoket e idealit te Enver Hoxhes e te Dushan Mugoshes ishin nje pjese krejt e parendesishme e kryengritesve qe kishin si force kryesore grupimin e Ballit Kombetar te udhehequr nga organizatori dhe frymezuesi i talentuar nacionalist, Jup Kazazi, te mbeshtetur nga forcat e rregullta te Ushtrise Shqiptare qe dezertuan nga garnizoni i Ulqinit, garnizon qe komandohej, para dezertimit, nga kolonel Fuat Dibra dhe oficeret akademike, majoret Zenel Kazazi, vellai i Jupit, dhe Dilaver Dine; nga nje cete e Legalitetit e udhehequr nga Shaqir Meta; nga forca te armatosura te drejtuara nga Xhelal e Enver Bushati dhe nje formacion luftarak i udhehequr nga Llesh Marashi. Kjo force e fundit arriti vone ne shesh-beteje por realizoi nje detyre te rendesishme, pasi mbylli shtegun e terheqjes se trupave italiane. Ky qe mozaiku real i forcave kryengritese shqiptare te cilat arriten, te thyejne trupat ushtarake te armikut, ne te paren dhe te fundit lufte frontale ndermjet patrioteve shqiptare dhe pushtuesve fashiste gjate L2B. Falsifikimet e fakteve historike gjate viteve te komunizmit, arriten nivele te perbindshme saqe, ne vecanti, sidomos gjate periudhes nga 1950 e deri me 1975, cdo fund gushti, ne perkujtim te Luftes se Recit ne gazeten “ZP” e ne organet e tjera satelite te PPSH-se, shkruhej qe Jup Kazazi ne Rec kishte luftuar ne anen e italianeve madje jo vetem ai; bashke me fashistet kishin qene ne luftimet kunder 30 supermeneve partizane edhe i gjithe Balli Kombetar i Shkodres, Legaliteti, bajraktaret dhe kleri katolik. Me sa duket ne togen e mbetur nga batalioni partizan “Perlat Rexhepi” qene “inkuadruar” edhe Herakliu, Tezeu dhe Perseu njeheresh. Ka nje detaj interesant lidhur me pjesemarrjen masive te trupave te rregullta te Ushtrise Shqiptare qe dezertuan nga garnizoni i Ulqinit. Major Zenel Kazazi ua shtroi propozimin e tij kolonel Fuat Dibres dhe major Dialver Dines qe pas dezertimit, ushtaret dhe graduantet te liheshin te lire te vendosnin: nese donin te luftonin kunder fashisteve, t’u bashkoheshin ne Rec trupave te Jup Kazazit. Te tjeret mund te ktheheshin lirisht ne shtepite e tyre. Koloneli dhe major Dineja nuk paten kundershtim. Nga rekrutet, pjesa me e madhe vendosen te luftojne se bashku me vellezerit e tyre dhe, nga Ulqini ne Rec, trupat i udhehoqi major Zenel Kazazi qe ishte i lidhur ngushte me drejtuesin kryesor te saj, Jup Kazazin. Arsyeja e fabrikimit te legjendes se ne Rec u ndeshen dy pale, komunistet me fashistet, nuk eshte thjesht deshira shume e njohur e komunisteve per t’u veteglorifikuar duke injoruar te tjeret, por njeheresh edhe ecuria e mevonshme e ngjarjeve: Kolonel Fuat Dibra u arrestua nga partizanet me 1945 te cilet ia dorezuan serbeve qe e pushkatuan kurse nacionalisti dhe patrioti i shkelqyer, Jup Kazazi, i rrethuar ne shtepine e tij ne Shkoder nga forcat e ndjekjes, per te mos u dorezuar i gjalle, vrau veten. A mund te pranonin komunistet qe ne “historite” e tyre te radhisnin si personazh pozitiv te LNC Jup Kazazin, krahas “mikut” te madh te kombit tone, “shqiptarofilit” Miladin Popovic? Kurren e kurres. E dyta, ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, Proletar Hasani shkruan se nga forcat tona ne Luften e Recit mbeten dy te vrare. Ne te vertete kane qene kater. Papritmas, me daten 1 shtator 2010, zoti Qamil Llazani, ne nje shkrim te botuar ne gazeten “Zeri i Popullit” me titullin sfidues “Fitimtaret e luftes se Recit” i ben ata shtate a tete, madje nga goditjet e aviacionit fashist numri i viktimave te shpallura eshte ngritur ne njezet. Kjo behet sipas parimit “shto miell e shto uje qe byreku te dale sa me i madh”. Taktike e njohur e vetemburrjes se komunisteve qe jepnin shifra te fryra te deshmoreve. Por interesant eshte fakti qe, ne pergjithesi, mbahet disi ne hije identiteti i tyre. Dhe jo me kot. Po cilet qene ata? Rifat Nuzi, ishte nje djale i ri, i biri i bajraktarit te Recit. Bajraktari i Recit, Nuz Sokol Celaj, mik i Jupit, i pat thene atij: “ Qé Jup, ta kam fale djalin!” e i dha pushken ne dore. Rifat Nuzi qé nje nga te kater deshmoret. Bajraktari, qe luftonte bashke me te tjeret, kur e lajmeruan per vdekjen e te birit, iu kthye te veteve: “Im bir dha jeten per Atdhé, vetem kthejeni mbare”. Ishte porosia tradicionale e malesoreve per te nderuar vepren e te vrarit. Dhe vazhdoi te luftonte bashke me te tjeret pa mare parasysh dhimbjen e thelle per humbjen e te birit. Giuseppe di Martino, qé nje antifashist i ri italian. Ishte mik i Jupit dhe po luftonte ngjitur me te. Ne nje moment te betejes se ashper qe po zhvillohej ndermjet te dyja paleve, Giuseppe u ngrit dhe iu thirri fort e me ze kumbues fashisteve, ne italishten e tyre: “Dorezohi te poshter. Ky eshte trualli i shqiptareve!”. Qene fjalet e tij te fundit. U qellua nga nje plumb qe vinte pjerrtas nga prapa, sipas nje diagonaleje qe nisej nga viktima e perfundonte te toga partizane. Sigurisht, nuk ishte ai objektivi. Partizani L. Z. qé urdheruar te zhdukte komandantin ballist qe ishte afer antifashistit italian me te cilin e ngaterroi te gjorin Giuseppe, pra Jup Kazazin. Keshtu vrane partizanet antifashiste nje dezertor te Ushtrise fashiste, e pra nje te ri fisnik qe perfaqesonte ne Shqiperi pjesen me te mire te kombit te tij. Ismet Dertliu, ishte kapter i Ushtrise Shqiptare vartes i drejtperdrejte i major Zenel Kazazit, i dezertuar nga garnizoni i Ulqinit. Haxhi Islami, ishte deshmori i katert qe luftoi dhe ra heroikisht ne fushen e betejes. Edhe ai si tre te tjeret nuk i perkiste partizaneve te “Perlat Rexhepit”. Emrat e mesiperm deshmojne qe Lufta e Recit ishte kryesisht veper e nacionalisteve shqiptare te cilet qene ne balle te perpjekjes duke dhene edhe kontributin e tyre te gjakut. Eshte nje panorame epike e Ballit Kombetar ku ne qender te tablose ngrihet figura madheshtore e Jup Kazazit, e rrethuar me nje kornize te holle qe mezi duket dhe qe e ka emrin “minibatalion partizan”. E treta, ne shkrimin e sipercituar te veteranit shkodran, z. Qamil Llazani, thuhet: “Kur ballisteve me ne krye Jup Kazazin, iu be thirrje qe te bashkepunojne me forcat partizane, ne luften kunder forcave te okupatorit qe i ishte drejtuar lugines se Recit, ai refuzoi duke iu pergjigjur se kete ua leme juve.” Kemi te bejme me nje permbysje tronditese te fakteve. Eshte nje pohim i leshuar ne ere qe “mbeshtetet” vetem ne kengen e nje rapsodi te viteve 1950 te porositur nga sekretaret e miretrajnuar te Partise neper rrethe. Z. Llazani nuk jep asnje te dhene sadopak te besueshme qe te provoje pohimin e tij. Por si shprehen per ecurine e ngjarjeve ne anen tjeter te barrikades, pra hierarket fashiste? Lufta Antifashiste e Recit dhe humbja e rende e pesuar nga trupat fashiste, sigurisht qe pati edhe pasqyrimin e saj ne dokumentacionin e kancelarive te pushtuesit fashist. Sipas dokumenteve te gjetura, Prefekti i Shkodres i raportonte Zyres Politike te MPB ne Tirane me shkresen rezervate 396/4 (AQSH, fondi 252, dosja 124, fleta 20, Nr. 4, data 3 shtator 1943): “Kemi nderin t’u njoftojme se operacionet e Ushtrise, kunder cetave rebele te Jup Kazazit me shoke, kane filluar me daten 30 te muajit te kaluar, ne oren 4 te mengjesit dhe Ushtria u terhoq me daten 31. 8. 1943”. A ka kuptim te akuzohet nga fashistet Jup Kazazi per nje veper te realizuar nga komunistet? E vetmja pergjigje racionale per kuptimin e nje dokumenti te tille, eshte fakti i thjeshte qe hierarku fashist thote te verteten, pasi nuk ka kurrfare logjike qe ai te mos permende fare partizanet kur ata do te kishin qene violina e pare e asaj baterdie qe pesuan italianet ne Rec. Dokumente te tjera, te konceptuara ne kendveshtrimin fashist, deshmojne per rolin dhe potencialin teper te rrezikshem te Jup Kazazit. I tille eshte telegrami i Ministrise se Brendshme, nr. 361/22 i dates 4 gusht 1943, qe akuzon Jupin per tradhti e pergatitje, qe prej shume kohesh, te kryengritjes se armatosur, ai i Ministrit te Brendshem, nr. 635/136 i po asaj date 4 gusht 1943, ku kerkohet arrestimi i menjehershem i te quajturve Ahmet Osi, Ujk Tahiri dhe Elmaz Hoxha, nga Kopliku, te akuzuar si bashkepunetore te ngushte te Jup Kazazit te cilet qe prej nje periudhe te gjate kohe po organizonin nje kryengritje te armatosur me pikesynimin konkret qe te sulmonin e te lironin Shkodren dhe se fundi, urdher-arresti per Jup Kazazin, i leshuar nga ana e Gjykates Ushtarake te Luftes, nr. 22487/8 i dates 18 gusht 1943, ne italisht, per arratisje e braktisje detyre. Ka gjithashtu nje episod disi anesor por domethenes te pas vitit 91 qe sherben per ballafaqimin e fakteve ndermjet versionit komunist dhe atij nacionalist per Luften e Recit. Ne nje ceremoni perkujtimore ne Rec ndodheshin te ftuar ne tribunen e ngritur per kete rast, Liria, e bija e Jup Kazazit, me nje kusheririn e saj, e diku prane tyre Qazim Kapisyzi dhe nje i moshuar nga Reci, pjesemarres dhe i plagosur ne Luften e Recit. Ky i fundit iu afrua Qazimit dhe i tha: “A te kujtohet kur u plagosa ne kembe dhe ti, prej frike, ike e u fshehe mbas nje guri? U trembe shume te me afroheshe, por erdhi menjehere Jup Kazazi e ma lidhi me copa te kemishes se tij...” E Qazimi nuk u pergjigj. Uli syte dhe mbeti i heshtur...Nje moment i vogel qe lekundi, edhe te nje veteran si Kapisyzi, ate mashtrimin e madh, qe dalengadale, me sa duket, edhe vete ai kishte filluar ta besonte si te vertete. Ne permbyllje te ketij parashtrimi i rikthehemi pyetjes: a duhet rishkruar historia? Eshte nje pyetje pa kuptim pasi, te pakten per Luften e Recit, ne nuk kemi pasur nje histori te shkruar qe te meritoje kete cilesim. Ca shkarravina delirante, ca pamflete politike, ca “kujtime” veteranesh te politizuar mund te sherbejne per te perkundur nostalgjiket kronike te Diktatures por jo per te skalitur historine e mirefillte te kombit. Ajo duhet shkruar. Dhe sa me shpejt pasi mashtrimi historik i regjimit te kaluar vazhdon ende te rendoje ne ndergjegjen e shqiptareve.

 

Koha Jonë - Për ZSH: Gjergj Kabashi