Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Në cicërimë zogu (Rifat Kukajt në pesëvjetorin e vdekjes)

| E premte, 10.09.2010, 09:21 PM |


Dibran Demaku

 

NË CICËRIMË ZOGU

 

(Rifat Kukajt në pesëvjetorin e vdekjes)

 

Në cicërimë zogu

në lule trëndafili

në lojën tek logu

në një këngë bilbili

 

Në një rreze dielli

në një cep fushe

në kaltërsi qielli

në një vrap drenushe

 

Në një buzëqeshje

në një ëndërr të bardhë

ti na vjen si reshje

ti vjen si ujëvarë

 

Si puhi e lehtë

e ditëve verore

zbret si me raketë

në libra e fletore

 

Në gjethe plepi

me dëshirë në zemër

një foshnje djepi

sërish i vë emër...