| E premte, 10.09.2010, 09:43 PM |
Besar Shkëmbi
Për ty Shqipëri flet historia
Për ty flasin fusha e male
Plagë´te e trimave n´ístikame
Gjinjtë e shterur t´nënave tona
Flet Shkumbini e flet Valbona
Flet Drenica e Dukagjini
Flet Tetova e Ulqini
Rekë e keqe flet Berati
Flet Janina e flet Mati
Ulpiana e Kroi i mbretit
Flet Besëlidhja e gryka e topit
në kalanë e Prizrenit
Mu ashtu si një ditar
pa harruar as një fjalë
Drini bardhë të flet me valë
një pas një e radhë me radhë
radhitë ngjarjet radhitë t´bëmat
me sy t´vet si i ka parë
Për ty flet frëngjia n´kullë
zëri i nuses muros n´mur
Për ty flet çdo gurrë e gurë
flet shqiponja ne FLAMUR
Për ty flasin orë e zana
flet Albani flet Albana
gryka e topit mbi kala
gjaku i trimit
që n´altar t´lirisë ka ra
E të Urë e fshejt dëgjon
si armiku thurë intriga
troke kuajsh e hingëllima
tollovi brenda portash
vringëllimë shpatash
që nga lagë gjëmime topash
Të Rozafa dëgjon nusen
se si flet me kuveti
amanetin duke lëne
për çdo ditë
t´ia bije djalin
sisë te pijë
Trimëreshat që i pate
Rriten f` mijë mbi etha shpate
Dhe i përcollën n´fushë të nderit
Për ty flet libri i Barletit
Flet Lahuta e Malësisë
Për ty flet shpata Skënderit
Flasin shkronjat e Dhaskalit
Amanet lënë djalë pas djalit
Qe atëherë e derë´ n´dite sotit
Flet për ty Mic Sokoli
Që ia zuri grykën topit
UCK e Besa bese e shqiptarit
për ty flet historia
për ty flet pushka e Jasharit