| E enjte, 09.09.2010, 08:39 PM |
Tregim
Nga Beqir Cikaqi
Qebapat e Stojanit!
Në te kaluaren, gjat sundimit të popullit shqiptar në ish Serbosllavi, janë bërë aq shumë veprime mizore e të pistëta, sa kur kujtohen tani, shumë prej tyre veprimëve e ngjarjeve dalin të jenë sa mizore aq edhe komike që tani të bëjnë për të qeshur, edhe pse në atë kohë ishin zhvillime aktuale e çmendore të pushtetit sundues. Janë të njoura veprimet e pistëta të serbëve lokal në Kosovë, këto veprime ishin aq të skajshme e ekstreme sa bënin edhe “keqpërdorimin” e shisheve të birrës për nevioja propagandistike. E shumë e shumë veprime tjera jo njerzore…! Të gjitha këto “marifetllëqe” ishin të nxitura e të stimuluara prej pushtetit qendror që kishte instaluar regjimi i Beogrdit. Njëra ndër iks veprimet e tilla është edhe tregimi, që kam vendosur të e paraqes. Ky tregim është një ngjarje e ndodhur në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar.
… Na ishte njëherë një serb, që vite ma parë familja e tijë ishte ardhur si kolon në tokën e Kosovës. Normal ishte vendosur në atë pjesë ku toka ishte më pjellore, ku rendimentet bujqësore ishin më të frytshme…Nuk ishte i knaqur me bujqësi, prandaj kishte vendosur të bëhej mësues. Mjaftoi vetëm të shpreh dëshirën që të punojë si mësues, nuk ishte me rëndësi që a ka kualifikim përkatës, se a ka ndëgju ndonjëherë për pedagogji a psikologji si edukator që duhet të ishte.Me rëndësiishte të jetë nacionalitet serbosllav. Dhe… pa një pa dy u emërua mësues i serbishtes për nxënësit shqiptar, që u detyroheshin t’a mësonin serbishten nga klasa e katërtë e fillores, e ma von edhe nga klasa e parë. E quanin Stojan me mbiemër, e kishte edhe pas shtesen karakteristike për serbët –(o)viq. Stojani, për ta e plotësuar normene orëve të duhura si mësues iu deshke te udhtonte në dy tre fshatra shqiptare. Ndërsa, shqiptarët në saje të rrespektit që
Me kalimin e viteve “mësues” Stojani nisi të i krijoj komoditet vetes, duke mos i rrespektuar rregullat pedagogjike sikur kolegët e tijë. Natyrisht se në krijimin e komoditetit rol të veqant kishte Partia Komuniste me Komitetet e organizatat e veta të vendosura edhe nëpër shkolla. Krahas “zejes” së mësuesit, Stojani e muerr edhe një “zeje” tjetër të rregullimit të televizorëve, duke iu marrun pare të mira shqiptarëve pa i knaqur me cilësi. Kështu “mësues” Stojani në shkollë kishte të drejt me përdor alkoolin, me pjek mbi stufë mish derri, qepë, të cilat i jepnin një aromë shumë të rëndë tërë shkollës,etj. Mandej, gjat orarit të mësimit mund të rregullonte televizor, nxënësit i ndëshkonte më ndryshe se sa mësuesit tjerë, duke i rrahur me thupra në maje të gishtrinjëve, e duke iu ngrehur zylyfet pa ndonje arsye. ..e veprime tjera që aspak nuk janë me etiken edukative arsimore. Në vitet e tetëdhjeta nisi edhe t’i provokonte herë herë edhe kolegët, mungonte shumë shpesh nga puna, pa ndonje pergjegjësi dhe pa kurfar arsyetimi, etj.
Ndër shumë veti shoveniste që kishte Stojani, është ajo që edhe pse shkonte nëpër familje të rregullonte televizorët e prodhuar nga Industria Elektronike në Nish( se të tjerë televizorë nuk rregullonte), kurr nuk pinte kafe a ndonjë lengë, se e kishte të fiksuar iden nacionaliste serbe se mund t’a e helmojnë… Një dite kishte paturë. punë me televizor, dhe paksa me vones kishte shkuar në mesim. Kishte patur mësim në ndrrimin e dytë(pas dite). Si çdo si herë, te myshteriu i vet që bëntë qebapa ( një goran), kishte marrun qebapa të futur në mes buke , dhe me nje qese najlloni i kishte vendosur në ulsen e përparme të makines. Kishte vendosur të e fillonte oren, të i angazhonte nxënësit të shkruajn dhe ky të dal e të shkon në sallen e arsimtarëve e t’i hajë qebapat. Por, ndodhi diçka që nuk i kishte ndodhur asnjëherë ma parë! E nuk do ti ndodh më kurrë se do ti ndermerr të gjitha masat tjera të “sigurisë” . “Mësues”Stojanit ia kishin hengër qebapat dikush?! Athua kush!? Në realitet, dritaren e makines e kishte harruar gjysëm të hapur, dhe disa fëmijë kur kan lavizur pran mikinës të parkuar në oborrin e shkollës, e kan ndier aromen e qebapave.Si fëmijët ma…! Iu kishin sellur vërdall disa herë makinës duke shijuar aromen e qebapave. Njeri prej tyre ishte pak ma i uritur. Ishte vetëm nëntë vjeq, ne klasë të tretë, quanin Rasim. Rasimi e shfryzojë rastin sapo iu larguan makines shokët tjerë që e shoqëronin, ky iu afrua dritares gjysëm të hapur, e futi doren ta kap qesen, por nuk mundi me e mbrri, se e kishte doren e shkurt, si fëmijë që ishte. Vetimthi i lindi idea, që ta mbrri me nje shkop, që fare rastësisht ishte afër aty në tokë. E shfryëzojë shkopin dhe i muer qesen me bukë e qebapa. Sikur ta mbrinte qesen me buk e qebapa pa ndihmen e shkopit, me siguri nuk do t’a vërenin as shokët e tjerë, por kur e përdori shkopin, paksa u vonua Rasimi, dhe e verejten shoket, te cilet iu vun pas, që së bashku t’i ngrëjnë. Iku nga oborri i shkollës, nuk e di kush se i hëngri qebapat vet Rasimi, apo me shokët që iu vënë pasë, por ate ditë Rasimi, nuk u erdhi më fare në shkollë.
Me të kuptuar mësues Stojani për mungesen e qebapave, e bëri alarm,edhe ate vetëm për 5-10 qebapa. Së pari dialogoi me puntorin ndihmes, xha Dinen, e pastaj edhe me të tjerët. Eh, xha Dina i gjorë, shpesh ato vite bëhej pre e “torturave” të Stojanit, mësuesit të serbishtes dhe mjeshtrit të televizorëve. Duke e detyruar t’ia ndez stufen edhe kur nuk ishte ftohtë, por, për t’ia pjekur qepet e Stojanit dhe mishin e derrit, shpeshë herë e dërgonte edhe në shitore të blente “shlivovicë” – pije alkoolike e preferuar nga serbët, ia barte televizorët nga makina, etj etj. Tani , xha Dina duhej të futet në një llojë “aventure” për gjetjen personit që ia morri qebapat e Stojanit. E Stojani, ngritëte tonin e zërit në sallën e arsimtarëve, herë në shqip herë herë në gjuhen e vet shkinishte, se si ka mundësi kështu!? Kjo ka prapavije politike-klithte Stojani. Këtë e kan bërë nacionalistët dhe irredentistët shqiptar! Ky është presion, jo vetëm ndaj meje por ndaj gjith serbëve! Etj. Etj. E cfar nuk thoshte mësues Stojani. Ndërsa xha Rrahimi, vetëm ndëgjonte, me vete mendonte po si më zuri belaja me këtë shka mua. Ah si nuk e morra pensionin edhe une deri më tash. Kishte patur mundësi të pensionohet, por me kërkesen e drejtorisë e kishte vendos që deri në fund të vititi shkollor të mos shkojë në pension. Ishte muaji maj dhe kishin mbetur edhe pak javë e me përfundu vitin shkollor. U bë pishman që nuk kishte pranuar të pensionohet, por tani ishte von. U krye ora e rregullt e mësimit, ndonëse serb Stojani dëshironte që sa ma shpejt, para kohe të përfundohet ora dhe të fillojë mbledhja e kolektivit urgjentisht me rastin e marrjes së qebapave te Stojanit. Paramendone çfar “mizorie”, jan hangër(zhdukur) qebapat e Stojanit!!! Phy! Punë e madhe diçka krejt normale, duhet të ishte në raste të jera.Po nuk u bo nami! Por, çuditërisht, mësues Stojani, sikur edhe bashkëkombasit e tijë e mernin vetëm si shkasë, edhe këso raste, që mund të jen fare normale.
U bë një mbledhe e kolektivit,u hupen orët e mësimit, për 5-10 qebapa! Dikush nuk deshi të i jap ndonjë publicitet këtijë rasti, por, askush nuk mori guxim që haptas t’a kundërshtojnë mbajtjen e mbledhjes së kolektivit për qebapat e Stojanit. E vet Stojani duke i shrytzuar masat e pushtetit serboslav që kishte marr pas ngjarjeve të njohura në Kosovë të vitit -81, e bëri alarmante, i mjaftonte të i kishte dy apo tre përkrahëse të vepronte, e që në edhe në ate mjedis nuk munguan... U pajtuan apo jo kolektivi në fund të mbledhjes së “jashtëzakonshme” u dënua “incidenti”, dhe në procesverbal u shkrua se ky rast ështe një veprim i organizuar, i pregaditur dhe i paramenduar… Dhe , autori apo autoreët duhet zbuluar dhe të mirren masa të ashpra. Falë hetimëve që bëri njeri nga mësuesit që drejtonte organizatën e partisë së shkollës, në këto “hetime” u përfshi dashtë e pa dasht edhe xha Dina, arriten ta gjejnë autorin e “krimit”. E ky ishte Rasimi i Rrustemit, nxënës i klases së tretë të fillores. Nuk ishte vështirë me e identifiku autorin e “krimit”, sepse ate e kishin vërejtur bashkëmoshatarët tjerë, dhe se vet Rasimi, pas marrjes së qebapave atë dite kishte munguar në mësime, Madje, edhe librat ia kishte kthyer në shtëpi shoku i bankës. Kishin vendosur që nxënësin e klases së tretë(Rasimin), si masë ndëshkuese, përveq thyerjes së notës së sjelljes, ta transformojn në një shkollë tjetër, dhe ti dënohet prindi. Nuk kishte kurfar elemeni ”armiqësor” që të ndëshkohet një nxënës-fëmijë fare i mitur, e aq ma parë prindi i tijë. Kësisoi ishte poltika serbosllave e regjimit pushtues. E çfaj ka prindi?! I cili ka një tufë fëmijë, mezi iu siguron veshmbathje modeste, etj. Edhe prindi i nxënësit që ia ngrëni qebapat e Stojanit, është i moshuar, mirrej me bujqësi, nuk i dilte kohë të merrej me politik, e le ma ta porosisë fëmijun që tia hajë qebapat e serb Stojanit. Për ta “zbutur” “mësues” Stojanin, e kishin vendosur që prindi i Rasimit, përveq që të dënohet, t’i bëhet një vërejtje-qortim publik , të ketë kujdes tjera herë të mosë e përsërit fëmiju i tijë një veprim të till, dhe të mosë bashkëpunojë me “irredentistët e seperatistët shqiptar”. Ishte puntori ndihmës i shkolles xha Dina, që duhet të shkojë së pari të bisedojë me bacë Rrustemin , prindin e Rasimit. Dhe t’ia bëjë me dije veprimin ”armiqësor” të Rasim nëntëvjeqar. E mandej sa ma shpejt të mbahet një tubim ma i madhe ne nivel ma të gjerë publik, për t’a denoncuar këtë akt “armiqësor”…
…Xha Dina, shkoi te shtëpia e Bacë Rustemit, disa herë në ate mbrëmje, por nuk e takoi, nuk ishte kthyer nga fusha që kishte punuar ditën… Të nesermen, vet bacë Rrusta, heret në mëngjes trokiti në derë te xha Dina. Nuk kishte faje bacë Rrusta që kishte shkuar aq herët te koriri i shkollës, pasi ky i fundit disa herë e kishte kërkuar në mbrëmjën e kaluar. Mendonte se do të jetë diçka shumë serioze dhe e rëndësishme të ketë !!!
O Dinë, o Dinooo - ishte thirrja e Rrustes para dyerve të Dinës. O hoja – ishte përgjegjia. Dhe menjëherë doli te Rrustemi. Afersisht të një moshe ishin Dina e Rrusta. Dikur i kan ruajtur lopët bashkë në ato male e kodra. Ndërsa që kur Dina filloi të punojë në shkollë si puntor ndihmës, Rrusta i mbeti besnik bujqësisë, pasi s’kishte rrugëdalje tjetër, ishte krijuar njëfar “dallimi” në mes këtyre dyve. Më kishe kërkuar disa herë mbrëm – I tha Rrusta, vetëm pasë një përshëndetje që kishin shkëmbyer me Dinën. E Dina ishte përgjegjur, po të kam kërkuar, duke ia zgjatur një cigare pa filter nga pakoja e cigareve DRAVA që prodhoheshin në Nish, se cigaret e BOZHURIT që prodhohej në Gjilan ia kishin vërë sanksionet politika diskriminuese serbosllave. Jo nuk dua t’a ndezë kaq herët, se s’kam futur gjë në gojë-ishte refuzimi i Rrustes. Po fol se për pse më ke kërkuar mbremë ?
Po, filloi xha Dina. Djali jua, Rasimi, dje pasë dite, ia ka ngrën qebapat e Stojanit, mësuesit të serbishtes… Veprimi i djalit tuaj, shtë një veprim shumë i dëmshëm për këtë situat politike që gjindemi ne… Deshi të vazhdojë akoma xha Dina, por, bacë Rrustemi e ndërpreu, sepse mendoi se është ka tregon jë batut-mahi, sikur dinte shpesh të tregonte xha Dina. Aiiii Dinë, bre! Po ti ma hjeke një dilem timen të madhe që pata natën. Po djali im Rasimi, mbrëm ka pirë shumë ujë. Unë dhe grueja e ime mendonim se është i sëmuar, po nuk kishim kurrfar mundësie me e dërgu te mjeku. E ai e paska patur etjen nga qebapat e Stojanit, tha Rrusta duke dashur që ti përgjigjet Dines gjithashtu me humor, sikur mendonte se po ban humor Dina. Hej, o Rrustem, o burr, nuk po bëjë hajgare, po veprimi i djalit tuaj është një veprim shumë i dëmshëm, që dëmton vëllazërimin e bashkimin e … I kishte mësuar si papagalli disa fjalë nga politikajt e aktivistët e atëhershëm të partisë, xha Dina. Prap e ndërpreu ,Rrustemi, duke e bërë si hiq gjë këtë punë… O Dinë, i ka hangër qebapat e Stojanit, djali që është i vogël e se di, se une asë që e kisha prek atë bukë që e ka prekur shkau. Po mua lopët e Asllanit ma prishen krejt kollomoqin mbi njëzet ari vend, edhe asë që kam shku me i thë në gjë , e as që e kam ndërmend me i tha, se se qobani a kan ivogël e ato jan lopë, që sdijnë më tepër, sikur… ndersa ti per 5-10 qebapa të shkaut tri her ishe kan mbrëm te shpija… Arën tënde, vreshtin tim, livadhin e Bajramit, etj nuk ka gajle me u dëmtu, por qëbapat e mësuesit të serbishtes nuk ashtë dasht me I marrun dhe me i ngrënë! U duk si më këmbëngulës xha Dina, duke e ngritur paksa tonin në sqarimin që donte ta bindëte Rrustemin. Por, ky i fundit nuk e merrte si shume serioze këtë “informat”. Kështu derisa Dina fliste, ky ia kthu shpinen dhe vazhdoi të i kthehet obligimëve ditore që i kishte. Në ndarje pshëretinte diçka bacë Rrustemi, duke e injoruar shqetësimin për ngrënjen e qebapave të Stojanit…Kështu masat ndaj nxënësit të klases së tretë, vetëm nëtë vjeq dhe prindërit të tijë që ishin marr u zbatuan, ashtu sikur ishin paraparë. Xha Dina nuk e kishte lajmruar në komitetin e partisë injorimin e bacë Rrustemit gjat bisedes që kishin pasur në mëngjezin e hershëm ë asajë dite maji, se përndryshe edhe do të burgosej baca Rrusta…
Për këtë ngjarje shkroi edhe e perditëshmja serbe që botohej në Prishtinë ‘Jedinstvo” duke cituar: “…seperatistët dhe nacionalistët shqiptar po i përdorin edhe fëmijët 9 vjeqar për presionë të vazhdueshme kundër serbëve me të vetmin qëllim që të nxitet shpërngulja,…” vazhdoi njoftimi edhe me një foto të një fëmije të montuar me buk dhe disa qebapa afër gojës duke ngrënë. Ndërsa “mësues” Stojani vazhdimisht trillonte e inskenonte skena të ndryshme që i përshtateshin masave repressive ndaj shqiptarëve. Në vitet e nëntëdhjeta kur u dëbuan nxënësit shqiptar nga objektet e veta shkollore Stojani u bë përgjegjës i arsimt në rrethin(komunen) ku jetonte, në vend që të jet kërrekt ndaj ish kolegëve të vet, ai ishte zbatues i ligjeve diskriminues…E ,me shperthimin e luftes “mësues” Stojani ishte udheheqës i grupit paramilitar duke masakruar popullaten e pafajshme mu në rrethin ku jetonte…!!!