Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Muqaku: Kuvendim shtatori

| E merkure, 08.09.2010, 08:35 PM |


Xhevat Muqaku

 

Kuvendim shtatori

 

Bac i imi, edhe pas dasmës jemi gazmorë.

Filluam këto ditë, vitin e ri shkollorë.

Nusja ndjehet mirë, në rrethin e ri?

Atmosferë e re në familje, jeni bërë vjehrri.

 

Dhomën në katin e dytë e mobiluam.

Djemt folën, ishin të gëzuar.

Babë, nanë, e kaluara dhe e sotshmja.

Ishin- janë; punë- histori e shkruar.

 

Bac, në këto anë dhe ambiente

Shumëqka është e mirë, dhe e kjartë

Çkado që sjellë dita dhe momentet

S´ja fali askujt, i mbajë për vehte.

 

Mos më pyet, kujtohu, beso nëse do

Si më të hershmit e shtëpisë tonë

Fat e lumturi dy pëllumbave tanë

Me gjithë atë namë- masë dasmorësh.

 

Të bashkuar Nita, Mozi, Beci e Nekofci

Andërr jo, realitet, jo mahi por mrekulli

Në kangë e në valle, me curla dhe tupanë

Rrethuan edhe Diaspora qiftin e ri

 

Burimit, nuk i thot Mentori kot, daja Burim

Kunatat, motrat, dajët erdhen fluturim

Esati dhe Xili porositën të gëzuar, Doniken;

Vallëzoni miq, teze, kushurinjë e Shkumbin

 

Skyfteri i nanës së re, me i miri në botë

Nusja me vellon e bardhë, zemrat tona plot

Gjyshja dhe flutura atmosferen pasuruan

Qielli, Dielli, Ingjëja e Hana rreze lëshuan.

 

Nuk je kot bac i përkrahjes dhe i arësyes,

Deshta dhe isha krenare me paraardhësit

Edhe në shtepi, punë dhe jetë, me modesti

I gëzohem ardhmërisë, me pasëardhësit

 

Aq sa kam hargjoj, Arbëri i bjen fyellit

Këte që po shkruajmë, i takon tradites,

Mburrem me motrat, mësuese dhe poete

Sodis tek dy zonjat, rimen dhe shkronjat.

 

Jetë jo e lehtë, me dhe pa ankesa

Na rriti nana, babai punonte

U kalitem me kohën, ashtu dëshirove

Sukseseve tona shumë ju gëzove.

 

Po kethehem prap në fillim,

Babai ishte dhe mbeti i mire

Nëna me dashuni të vazhdueshme

Ndërtoi jo vetem tek ne, ura të qëndrueshme

 

Sofra plot e ingjes, me nipa e mbesa

Jo vetem bylmet me bollëk por dhe art

Traditë, besim, emer dhe zemer

Fluturove ne shtatorë, në qiell lart

 

Sonte mësova, rishtas kuptimin e Ingjes

Shpeshëher kujtoj, meditoj dhe mendoj

Fytyrën tënde, vetëm me një rrudhë në ballë

Nënë, udhëtove- shkove e mirë ashtu si jetove

 

Zemrat tona vendqendrimi yt i lirë

E urtë, e fortë gjithmonë e mirë,

Emri dhe vepra në dasëm nuk mungonte

Edhe pëllumbat, edhe ahengun madhështonte

 

Shpalosëm atmosferen, para dhe pas dasmës së madhe

Më tregove se vorbulla të jetes janë këto, bac

Përkujtuam fëmijërinë edhe ingjen tonë- nanën

Në fund të kuvendimit folëm njëjtë; të fala paq.

 

Singen, 07.09.2010