| E diele, 05.09.2010, 07:40 PM |
Për dy kokrra domate ?!
(tregim i jetuar)
Nga Përparim Hysi
Ç'do lexoni më poshtë,është një e vërtetë që i afrohet absurdit,por,mjerisht,është aq e vërtetë sa të rrënqeth.Ka ndodhur aty pragviteve '80-të të shekullit që iku,kur,ne,shqiptarët,nën"mësimet e ndritura të sh.Enver",shpartallonim blokadën e egër imperialsto-revizioniste,pjellë e një mëndjeje aluçinante dhe të sëmurë nga maniera e vetpëlqimit dhe madhështisë,pra,pjellë vet timonierit.Tani timonieri grykën e topit e kish drejtuar mbi "tribotistët" nënkutpo kinezët) dhe vazhdonte të këpuste dokrra duke mbushur libraritë me veprat e tij seriale.Kudo,në çdo qelizë të jetës apo ku frymohej,duhet të merrje bekimin prej atyre librave dhe mandej edhe të jetoje.Jeta jonë qe një teatër absurd që luhej në skenën e madhe të jetës;në qytet,në fshat,në reparte ushtarake,në zyra,në shkolla.Qe si një epidemi që na kish përfshirë të gjithëve dhe e -përjetonim si diçka që na bënte veç mirë.Aq qemë mësuar me të,sa do të dukej çudi,po të mos merrnim sadopak nga këto mësime aq të"çmuara?!".
***
Në sektorin e serave të fermës sonë kishin filluar të shënjnin domatet e para.Pa dyshim,ky qe një gëzim i madh,për drejtorinë e fermës,sektorin që mbulonte këto sera dhe,doemos,edhe brigadën e specializuar që drejtohej nga brigadieri i "dalluar",Trush Mihali.Ky jo vetëm qe bërë si burrë i nënës për gjithë punëtorët,se u rrinte si një zhgabonjë mbi krye-karakollë thoshte një plak në prag të pensionit;karakoll nga ata që tregojnë për kohën e sulltanit-,por qe,murtati,edhe sytë e veshtë e mbretit.Kështu,me këtë paranomë,ne,andej nga fshati,u themi spiunëve.Epo,spiun më qe dhe ky,Trush Mihali,se sikur të të zinte qoft dhe me një fije qepë të njomë,tak dhe do të merrte erzin në sytë të brigadës apo ca më tej:drejt e në sektor apo në drejtori të ndërmarrjes.Shënjuan dhe domatet dhe si sektor mezi po prisnim.Duhej që ato nuk shenjonin për sërën tonë.Jo,mor burazer,jo.Punoje nuk punoje në sera ti,koqen e domates ma shihje me dylbi atëhere në prill.Me domatet do bëje gëzuar,kur të kuqonte fusha.Serat qenë për jashtë.Me to do çanim blokadën imperialiste revizioniste,ne.Sënjuan domatet dhe do fillnim t'i vilnim.Por peshku në det dhe tigani në zjarr.Pa fillluar mirë,ia behu aty maunja që do mbushnim për jashtë dhe,veç saj,buisën dhe ata:kokësit.Kokësit e drejtorisë.E mori fjalën ai,i madhi fare:sekretari i byrosë së partisë:-Ja,më së fundi,nën udhëheqjejn e partisë e dëngla-mëngla,... me punën me përkushtim me në krye brigadierin pararojë( atë,murtatin,de!!! ) ,ia arritëm që,ndryshe nga vjet,sivjet të shpartallojmë blokadën qysh një javë përpara.Çdo kokërr domate është valutë e çmuar dhe plumb për armikun.Plasën zotimet dhe vu arkat në krahë për të mbushur maunen.Harrova të them,porosinë e çmuar të atij të byrosë:-Në se dikush prek dhe një kokërr domate nga këto të eksportit,do konsiderohet armik dhe sabotator.Njeri që i shërben armikut dhe do të dobësojë ndërmarrjen që është në pararojë të kësaj lufte.Pastaj e mori fjalën ky,karakolli ynë,që u zotua se pasurinë do ta ruanim si sytë e ballit e blla-bllla.. Iu futëm punës kush e kush më parë që ta ngarkonim maunen dhe,ndërkaq,dita e parë kaloi pa ndonjë ngjarje për t'u shënuar.Ne që punonim në sera,edhe xhëku e zgjatnim dorën për ndonjë gjethe qepë të njomë,për ndonjë kokërr domate,por edhe ruheshim,se spiunët qenë mes nesh.Tek punonim,e dinim që një nga ata që punonte me moto-karro,ishte informatori nunër një i "karakollit".Kishte ca sy të kuq dhe nuk e di sekush e thirri një ditë nga inati:Qafëesykuqit!Dhe kështu i mbeti ky paranomë.Emrin e kish Gjon Lepuri,por i mbeti ky"qafeesykuqit" dhe vajti.Qe vërtet i lig dhe shihej sheshit që vetëm përgjonte.Në dakë,ky,Qafesykuqit,ngarkonte moto-karron plot me arka dhe nisej me shërbim:një arkë për drejtorin,një për sekretarin partisë,një për përgjejgësin dhe,patjetër,edhe për brigadierin.E kishin me sy të mirë dhe e vunë dhe në krye të kontrollit punëtor.Ujkut mëlçitë.Dhe ruante si ai zagari që nuhat për gjahun.
***
Kishin kalaur nja dy-tri ditë që vazhdonim të vilnim.Unë e shihja që shoku im i punës,Kristo Shënepremtja,tek punonte përjetonte një trishtim në fytyrë.Zakonisht,Kristoja,nuk para fliste edhe kur qe me humor të mirë dhe jo tani që,siç shihej,diçka e mundonte.Megjithatë,duke ia njohur tipin,as që mora mundimin që ta pyesja.Vazhdonim të punonim,pa shkëmbyer fjalë me njëri-tjetrin,se mbi kokë rrinte ai "zhgabonja" apo karakolli.Trush Mihali.Edhe "Qafe sykuqit" seç sillej rrotull.por ne e dinim se ç'mall ishte dhe bënim sikur nuk e vinim re.U afrua pushimi i drekës dhe,tek po bëheshim gati që të hanim drekën( të gjithë kishim trastat tona) ,ndodhi dhe "proçka?!".Se proçkë qe ajo që ndodhi.Nuk kish bërë vaki ndonjëherë,dodhi.Sa u lëshuam drejt trastave,pamë brigadier Trushin,me "Qafën e sykuqit" që me një trastë në dorë,erdhën drejt nesh.-E kujt është kjo trastë ?-pyeti "zhgabonja".Ne nuk u përgjigjëm,po pritëm që trastës t'i dilte i zoti."Qafesykuqit" mend po "vetëtinte" nga nuri i kënaqësisë.Kishte po atë gazëllim që ka zagari kur zë gjahun.-E kujt është kjo trastë?- përsëriti "zhagbonja".-E imja,- tha me gjysëmzëri,Kristoja.-E jotja,ëëë?- i mshoi zërit me mllef brigadieri.-Pa dil pak përpara që të shohim më mirë.Ne po çuditeshim.Ç'të kishte ndodhur,vallë?Ç'të kishte i shkreti Kristo në atë trastë.Ndërkaq,"zhgabonja" e hapi trastën dhe e zbrazi po me mllef mu tek këmbët e Kristos.Bashkë me bukën e thatë(se të thatë e kishte bukën ),ranë dhe dy kokrra domate.-Ou,- bërtiti tani Trush Mihali,paske qenë hajdut,more Kristo Shënepremte dhe ke vënë dorë mbi pasurinë socialiste.Po sikur të gjithë këta të mirrnin nga dy kokrra domate,ç'do të bëhej,vallë?A kështu ia shpërblen partisë ti që të ka punësuar mu në brigadën pararojë të serave?Armik!-bërtiti tërë ligësi Trush Mihali.Qafesykuqit nuk ngopej knaqësisë.Ai qe zagari që zbuloi këtë"hata e shkuar hatasë".Dy kokrra domate qenë dy plumba për armikun që Kristo Shënepremte i kish futur në trastën e tij.Kristoja,i verdhë dyll,nuk fliste.Nuk flet ti,se je i zhyer nderi në grykë,- vazhdoi ,karkolli,po ne do ta bëjmë gjyqin në vënd.Dhe filloi dhe gjyqi,atje ku prisnim të hanim atë drekë që më mirë mos ta kishim ngrënë..-Ta heqim nga kjo brigadë,se kot nuk jemi pararojë ne,- tha Dafina,kandidatja e partisë që brigadier Trushi e mbante për t'i plotësuar dokumnentet. -Ta transeferojm në një sektor tjetër,- i hodhi benzinë zjarrit"qafaesykuqit".Pothuaj,njëzëri,u vendos që Kristo Shënepremte që nga ky çast,të linte brigadën dhe ç'kishte punuar deri në atë çast as mos t'i quhej.Dhe ashtu me kokëpërdhe,pasi gjithë brigada e bëri për ujë të ftohtë,u largua Kristoja nga brigada jonë.Nuk foli asnjë fjalëDyll i verdhë dhe duke hequr këmbët zvarrë,me kokë ulur,pashë që u vodh nga sytë tanë.Iku,por shikimi i tij zymtë qe aq i dhimbshëm sa që shumëkë nga ne e piku. U ulëm të hamë,por shumë nga ne nuk hëngrën.As që na kapërcehej. -O burra!-urdhëroi brigadieri.Për inat të atij "hajdutit" ta tejkalojmë normën për sot.Qafesykuqit jargavitej.Sa na u dhimbs i mjeri Kristo! E kush nga ne nuk bënte të njëjtën gjë?Ne e dinim mirë se ç'bëhej natën me motokarron e "Qafëssësykuqit".por nuk flisnim dot.
***
Tek po bëheshim gati që ta linim punën dhe të shkonim nëpër shtëpi,befas erdhi lajmi:Kristo Shënepremte qe mbytur në lumë.Na zu llahtara.I shkreti Kristo!Qe njeri i ndershëm dhe nuk e duronte turpin.Për dy kokrra domate shkoi dhe i dha fund jetës.Kur po atë natë"Qafesykuqit" me moto-karron e tij bënte "furnizimin" e kuadrove kryesorë.Në këtë ç'lexoni,nuk ka asgjë të shtuar.Është veç një "pasazh" nga ajo kohë aq e"bukur" dhe,me të vërtetë,dramatike.
1979- 2010
4 shtator 2010