| E diele, 05.09.2010, 11:44 AM |
Çerkin Ismaili
Ethe të trishta
(Roman)
2
Në kopështin e shtëpisë së Akunve , gjeneral Gexha pati ngrehur një shatore dhe afër tij një luhaqë me rrjet litari në të cilën kishte vënë një dyshek sfungjeri të improvizuar si shtrat . Gjatë tërë ditës Rahila, herë pas here, luhaste gjeneralin , që sillej me fodullëk, tamam, si sulltani në harem, ndërsa i mbushte gotat me raki dhe e flladiste . Gratë tjera të Mëhallës së Xhehenemve nxitonin të piqnin mezetë që gjenerali porosiste. Gruaja që veten e quante veten të ndershme, tinëz grave tjera, e mallkonte hapur gjeneralin dhe ushtrinë e tij. Mallkonte edhe Harunin e Akunin që kishin sjellë gjeneralin në mëhallë, ndërsa sikur të guxonte Rahilën Tatlije Fallxheshën e Dudie Hanmin do t’i zhbinte nga faqja e dheut. Në mënyrë ironike kjo grua, Harunin e Akunin i identifikonte me qentë, ndërsa Rahilën Dudien e Tatlijen me bushtrat. Në besë, me zë fare të ulët, një nuseje tjetër të Akunve i tha se qentë e këqinj sjellin ujkun në torishtë!, ndërsa kur bushtra ngreh bisht, qentë ndiejnë larg erën e kurvërisë! Një nuse e re , e cila nuk kuptonte gjë nga rromuzet e gruas së Mëhallës së Xhehenemit, që thoshte se ishte e ndershme , e heshtur, pa nxjerrë asnjë fjalë të vetme, vazhdoi me kokë të ulur të kryente urdhërat që i vinin nga gjenerali, të cilat Rahila hijerëndë me naze u përcillte grave tjera.
Qe mbushur një muaj , që kur gjeneral Gexha komandonte gratë e Akunve , duke e përkundur Rahila në luhaqë. Ndonëse ishte fare i kënaqur me rrjedhat e luftës dhe me dëgjueshmërinë e grave të Akunve , gjeneral Gexha pandërprerë bënte kryq dhe i lutej shpirtit të Shën Savës që lufta të zgjatej e stërzgjatej . Lufta në terren fare pak i interesonte. Kur i raportohej nga eprorët, vartës të tij, se ndonjë skizofrenë apo narkoman I tij është vrarë në luftë,në shenjë përgjërimi ngrehte njërën këmbë dhe pjerdhte duke nxjerrë gazra nga rakia e mezet. Pjerdhët e e gjeneralit si të mushkës me samar të ngarkuar e neverisnin Rahilën.
Në çdo pesë minuta komanda e luftës i sillte raporte nga fushëbetejat, të cilat korierët i jepnin Rahilës, ndërsa Rahila i dorëzonte gjeneralit. Shumë nga raportet gjenerali as që i lexonte, por i shante nënën komandës së luftës që e bezdiste dhe i prishte idilën me Rahilën, të cilën gjenerali me komplimente e quante zonjë! Kështu gjatë tërë ditës e natës komanda e luftës i raportonte gjeneral Gexhës për humbjet në radhët e veta, por edhe për plaçkitje, vjedhje, dhunime e vrasje të ndonjë njeriu të pafat që i kishte ikur treni humanitar, por komanda akoma nuk i kishte raportuar për vjedhjen e kufomave që duhej të varroseshin në shtetin e gjeneralit!
Mungesa e raportit për vjedhjen e kufomave gjeneralin filloi ta shqetësonte , ngase lufta në çdo çast mund të mbaronte, ndërsa profiti nga kufomat që mund të mbeteshin pa u vjedhur mund të dështonte ! I shqetësuar , gjenerali thirri në raport komandantin e intelegjencës së luftës, kolonel Xhungalliqin, i cili sipas detyrës zyrtare ishte ngarkuar të mblidhte kufomat nëpër rrugët e rrugicat e kryeqytetit. Sapo mori urdhërin nga gjenerali, kolonel Xhungaliqi u
Sa të mirë ishin zoti gjeneral! Sa të dëgjueshëm janë të gjorët! Sa me përgjegjësi po i kryejnë urdhërat! Hajna më të rryer e vrasës më perfidë as Brigadat e Kuqe që kanë vrarë Aldo Morën nuk kanë qenë! Kur plaçkitin e dijnë ,saktësisht, sa metelikë i ka në xhep çdonjëra viktima , e dijnë, saktësisht, sasinë e arit që kanë fshehur vajazat e nuset! Pastaj...!
Pastaj...!
-Fol më konkretisht, or mut, çka pastaj...?!- u kërcënua gjeneral Gexha i nervozuar nga koloneli që i bishtëroi raportimit.
-Nuk mund të flas zoti gjeneral, kam respekt ndaj zonjës Rahilë që të përkundë si Shën Mëria Isusin! Nuk mund t’i përflas bëmat e ushtarëve të mi para një zonje të nderuar! Bukuria dhe salltaneti i saj ma ngriu fjalën në fyt e nuk mund ta nxjerr jashtë, zoti gjeneral!
Ha! ha! ha ! – qeshi me të madhe gjeneral Gexha , ndërsa përkundej në luhaqë. Sa xhentelmen do na dalësh, kolonel Xhungë! A nuk je ti, ai rreshteri i flliqur që lufta e Bosnjës të avancoi në gradën e kolonelit? Sa boshnjakeve u bëre këmbët bigë, pastaj u preve gjinjtë, u preve veshë e gishtërinj për t’u vjedhur unazat e vathët dhe në fund i vrave, ndërsa tani shtiresh si engjëll që matë fjalët ç’do të flitsh me eprorin tënd në prani të një kurve ! Fol more kreten, fol sa nuk ta shkrepa një karikator në ballë, ç’deshe të thuash me atë ”Pastaj...?! Pastaj....?!”
Krejt lakuriq? – pyeti i habitur gjenerali.
Ashtu si i kishin lindur nënat , zoti gjeneral!
Pastaj një nga një togu i të burgosurve ua bënte atë punë!
Cilën punë? - pyeti gjenerali duke u shtirë në mënyrë ironike, gjeja se nuk e kuptoi kolonelin.
Me radhë i shkordhyen, zoti gjeneral!
Ha, ha, haaaa!Si reaguan të shkëdhyerat?- pyeti me një ngritje qepallash gjenerali, sytë e të cilit shkëlqyen si sy gjarpëri në ferrë.
Disa shpurdhnin, bërtisnin, çirreshin...! Disa të tjera alivanoseshin dhe vetë rrëzoheshin përtokë akoma pa u hypur ushtarët tanë trima ! Reagimet e tyre në fillim i përjetova si një lloj torture psikike, por më vonë , zoti gjeneral, kënaqesha kur i shihja duke lëvizur vithet e prapanicat, duke u përpjekur të shqiteshin nga kthetrat e togut të burgosaurve! Pastaj, zoti gjeneral, çjerrjet e shtërzimet e tyre më ngjallën emocione seksi edhe mua dhe pasi që i tërë togu zbrazte bolet edhe unë i hipja ndonjë të alivanosure, si vepruam edhe në Srebrenicën e Bosnjës! Sa e çuditshme ishte , zoti gjeneral t’i shihje homoseksualët e nxjerrë nga burgu kur përjetonin çaste lezeti me të plagosurit?! Më parë nuk e kam ditur sa të çuditshëm janë homoseksualët, zoti gjeneral!
Pastaj...?-pyeti përsëri gjenerali kureshtar duke ngrehur edhe një gotë raki, ndërsa kafshonte një kofshë zogëze të pjekur në hell, që Rahila kishte fërguar mystekile për gjeneralin .
-Pastaj...?!
- Pastaj...?!
- Pastaj vepronim sipas doktrinës konvencionale të Luftës së Dytë Botërore, në stilin e gjeneral Drazha Mihajloviqit!
-Në çfarë stili more pshurran?!- nxori injorancën gjeneral Gexha . Do të thotë se ende ke ngelë ushtarak i prapambetur dhe fare nuk ke lëvizur nga vendi fashizmin e Drazhës?! Stili dhe metodat e Drazhës, tanimë, janë vjetëruar, ndërsa Akademia jonë ushtarake ka metoda dhe stile shumë e shumë më të avancuara se të Drazhës, Hitlerit e Musolinit! Kështu është puna e eprorëve të avancuar në luftë, që nga analfabeti ngriten në kolonelë e gjeneralë, që nuk shohin përtej hundës si duhet bërë dhe si duhet fshehur krimin!- tha gjeneral Gexha, i pakënaqur me punën e kolonelit në terren .
-Pastaj...?!
-Zoti gjeneral pasi që u nxirrnim sytë dhe u prenim gjinjtë u shkrepnim nga një plumb në tamth ose në zverk!
Dhe asgjë më tepër?!- pyeti përsëri gjenerali, fare i demoralizuar me diletantizmin luftarak të kolonelit .
-Më shumë se sa t’i nxirren sytë për së gjalli e t’i prehen gjinjtë viktimës dhe të vritet me plumb në tamth apo në zverk, zoti gjeneral, unë nuk di të veproj ndryshe! Nëse nuk iu pëlqejnë metodat e mia të sadizmit luftarak me të cilat mendoj se arrihen efekte solide për tmerrimin e masave, ju mund të më degradoni...! Madje mund edhe të më vrisni...! E di se në luftën tonë askush askujt nuk i jep llogari! Bile, dëshiroj të degradohem dhe të shfrytëzoj nga rastet si ushtarët e mi...!
-Mjaft! Mos llomotit, more idiot! Mos ha mut! Pis! Skizofren...! Nëse ke edhe diç për të thënë , thuaj dhe shporrmu nga sytë!- tha gjeneral Gexha në kulmin e hidhërimit ndaj kolonel Xhungalliqit.
-
- Ku? Qysh? Si? Pse?- pyeti pa kontroll gjeneral Gexha. Eprori më i zellshëm i batalionit tim ishte i shkreti major! Kur i therte në fyt boshnjakët në Bosnjë as syri vërr nuk i bënte! Deri në pesëqind fatzinj në ditë mund t’i therte dhe kurrë nuk ankohej se ishte lodhur ose se e kishte mërzitur lufta ! Gjithmonë deri në bërryla i kishte duart e përgjakura, i gjori! Sigurisht që i kanë mbetur sytë hapur që nuk ka mundur ta përfundojë me sukses edhe këtë luftë...?! Fol i poshtër se të vrava edhe ty, pse vrau veten majori?! Fol më shpejt se pasha eshtrat e Shën Savës, të vrava ! Edhe ti kurva Rahilë shporrmu sysh! Nuk mund të bëjë më qejfe pas vdekjes së major Zhugës! Por...! Ani...! Postmortum do ta avancoj në gradën e gjeneralit...! Ndoshta është më mirë për mua që ka ngordhur, sepse si i shkonin punët mbarë shpejt do të ma zurte postin tim...! Dëgjo kurva Rahilë!
Rahila u ndie keq për dhembshurinë e gjenerali ndaj dashurisë dhe respektit që kishte për majorin dhe, fët e fët, zbuloi sisat që në diell shkëlqyen si dy kunguj të verdhë, kur i afroi gjeneralit mu te goja! Gjenerali njëherë i përgëdheli, pastaj i shtrëngoi derisa Rahila klithi nga dhembjet dhe në fund si derrkuci sisat e dosës thithi gjinjtë e kurvës.
- Të dhëmbin, a? Kur kurva ndjen dhembje unë kënaqem! Kur bërtet nga dhembjet më zgjohen emocione sadisti! Ndihem i fuqishëm! Trim! Ngdhnjimtar! Ndihem tamam gjeneral i vërtetë! Bërtit, çirru, alivanosu, kurva ime e dashur! A t’u kanë ngulur, ndonjëherë tjetër, dhëmbë hijene në sisa, mori?! Ëhë, tash ke nisur ta shohësh kush është gjenerali! Noshta mendoje se do ia dalësh lehtë me mua ?! Reagimet e Rahilës ndaj shtrëngimeve e kafshimeve u përcollën me kërcëllima dhëmbësh e ofshama , por britma nuk nxori, kurse gjenerali i përkujtoi se si do të vepronte major Zhuga sikur të ishte në vendin e tij !
-Iiiiiiiiiiii...!- Rahila nxori një britmë tmerruese, kur gjenerali midis dy sisave me teh thike i vizatoi kryqin me katër “C”.
-Kështu pra duhet të çirresh, Rahilë! Kurvës i ka hije të jetë pak histerike!Ashtu e ftohtë si ishe deri tani nuk më dukeshe si kurva ime e kurorës!
Pas “ idilës” ngushlluese , gjeneral Gexha edhe një herë, pasi që kërkoi falje për emocionet ndaj major Zhugës , iu kthye temës së vetëvrasjes së majorit, duke iu drejtuar përsëri kolonelit që vetëm sa nuk kishte humbur torruan, ndërsa në kokë i silleshin dhe mbështilleshin ushtarët hajna të vrarë, gratë e lakuriqosura e të dhunuara e së fundi të vrara, major Zhuga dhe gjinjtë e Rahilës që e kishin magjepsur me kryqin e përgjakur midis dy sisave ! Nëpër kokë i sillej edhe guerilja e Lush Rebelit.
-Më fal kolonel. Tash më shtruar më rrëfe si vrau veten major Zhuga? Tash e mora veten dhe do të kuptoj qartë ç’thua ?! Mos u brengos, as mos u friko se nuk do të vras! Madje, ti ndoshta nuk je fajtor për vetëvrasjen e një të krisuri, të cilin do ta ketë dehur era e gjakut dhe halucinacionet magjepse të ngjyrës së kuqe para se ta ketë kryer aktin final ndaj vetëvetes! Tekefundit, i tërë soji ynë vetëvritemi, presim venat ose lidhim lakun në fyt! E tillë do të jetë edhe finalja jote edhe imja, zoti kolonel! Nejse. Vazhdo rrëfimin për finalen e natyrshme të mikut tim më të shtrenjtë dhe ndoshta, nëse më pëlqen finalja e tij, mund ta zgjedh edhe unë mënyrën e tij të fluturimit në parajsë fare afër eshtrave dhe shpirtit të Shën Savës apo të Car Lazarit!
-Zoti gjeneral , major Zhuga, befasisht, vrau veten! Askush nuk e vrau! Nuk pandehnim se do të ngrehte atë të shkretë gishti kundër kokës së vet! Ai përgatitej ta vriste ose ta therte në fyt piktorin që pikturonte portretin e tij, ndërsa ai piktori i poshtër, si duket e kishte hetuar qëllimin përfundimtar të majorit dhe nuk ngutej ta përmbaronte portretin e majorit! Herë shkarraviste diç e herë e fshinte, ndërsa majori sa vinte e bëhej më nervoz nga sherri i piktorit që nuk ia kishte ëndja ta përfundonte atë të mallkuar portreti! Papritmas, në vizitë i erdhi gruaja e tij, Tatjana dhe i biri Radosti. U gëzua shumë majori i ndjerë, zoti gjeneral! Sa me rrëmbim, të gjorit, iu hodhën në përqafim gruaja dhe i biri! E kishte zënë malli të shkretin për të birin, të cilin me afsh e puthi duke e përgëdhelur si një qengj mitar! Përpara, tyre qëndronin kokulur dhjetë terroristë , nga të cilët pesë ishin fëmijë dhe piktori që nuk e mbaronte dot portretin e majorit.
-Fëmijë! Oh, sa ma ka ëndja të ther fëmijë terroristësh!- tha gjeneral Gexha duke i dhënë shenjë kolonelit ta vazhdojë rrëfimin. Përse more i poshtër nuk m’i solle mua t’i ther me dorën time?! Me raki do ta kisha trazuar gjakun e tyre të njomë! Ma ka ëndja t’i shoh kokat e prera të fëmijëve terroristë kur iu shëndrisin sytë si të ikonave në kishë. Pastaj lutjet , vaji e dënesjet e tyre më duket se më bëjnë madhështor! E ndiej veten të fuqishëm!Gjeneral i vërtetë! Forcë egërsire më hyn në shpirt, kur ushtarët e mi shohin heroizmin e gjeneralit në vepër!
- Radosti i vogël deshi të luante me terroristët e vegjël,zoti gjeneral, por e pengoi majori i ndjerë! Majori e luti të birin ta zgjedhë një terrorist që ta vriste për ta kënaqur të birin, por fëmija, çuditërisht, disa herë mohoi, herë duke ulur kokën e herë duke u kthyer shpinën terroristëve , gjë që indinjoi major Zhugën. U ndie keq që, në prani tonën, i biri nuk ishte i gatshëm ta vriste , madje vetëm një terrorist! U ndie i fyer nga i biri që nuk kishte arritur ta edukonte sa duhet në frymën e tij! Majori dëshironte që i biri ta zgjedhte, pikërisht, piktorin ta vriste, por Radosti zgjodhi një terrorist të vogël të moshës së vet, që ishte shtatë apo tetë vjeç , që dridhej, dëneste, lutej në gjuhën e tij me duar të prangosura , fare duke kuptuar se ç’do të ndodhte me të pas pak çastesh! Piktori e luti majorin të shkëmbehej me atë terroristin e vogël, por majori nuk pranoi ofertën e piktorit thatim e mjekërhollë, ndërsa piktori injorant vazhdoi shkarravitjen e portretit të majorit për mos ta mbaruar kurrë! Majori nxori nga këllëfi revolverin , e gatësoi dhe i dha Radostit të vogël ta vriste terroristin e vogël që e quanin Gëzim, që dridhej si të ishte para vetë djallit! Fëmija terrorist thoshte se ishte djalë hasreti, zoti gjeneral! Midis dy vetullave e qëlloi me plumb, zoti general! Majori , Tatjana dhe unë duartrokitëm për trimërinë e Radostit! Para se të binte i vdekur, spërkalat e gjakut spërkatën fytyrën e Radostit, të majorit , ftyrën e Tatjanës, fytyrën time, portretin e majorit, që tanimë piktori sa nuk e kishte mbaruar! Majorit i qeshi fytyra për trimërinë e të birit, por papritmas Radosti i gjorë nxori një britmë lemeritëse dhe pastaj...! Pastaj u shtangua, zoti gjeneral...! Trupi i mbeti cung! Sytë iu zgurdulluan duke e shikuar Gëzimin tek jepte shpirt...!U çmend, zoti gjeneral...! U çmend Radosti i vogël ! Ishin të
Ndërsa koloneli fliste, gjeneral Gexha nuk e honepsi fare kolonelin. Rrëfimi i tij për fundin tragjik të majorit as që i bëri përshtypje. Mëndja i kishte vajtur diku tjetër. Dukej më i mërzitur për Lugatin , Harunin e Akunin që atë ditë nuk e kishin vizituar, ndonëse e dinte se e tërë bota po ta harronte, Lugati dhe vëllezërit Akunë me argatët në terren nuk do ta harronin mikun e nderuar!? Derisa e zbrazi gotën e fundit të rakisë, korrieri i komandës supreme, që doli befas nga tanku i blinduar, me një pusullë në dorë, duke vrapuar i djersitur, iu afrua luhaqës ku përkundej gjenerali. Korrieri i gëzuar kumtoi lajmin se nga Shtabi Suprem kishte arritur urdhëresa urgjente për tërheqje të forcave nga pozicionet luftarake dhe se urgjent duhej kthyer në atdhe, ngase komandanti i Shtabit Suprem kishte pranuar dhe kishte nënshkruar konditat e kapitullimit në luftë, sipas një marrëveshje në Kumanovë, të cilën gjenerali nuk e kuptoi nëse tërheqja ishte vetëm armëpushim apo marrëveshje e paqjes, gjë e cila fare nuk i interesoi ushtarit korrier. Për korrierin ishte me rëndësi që lufta të mbaronte e për fitoren apo humbjen ishte gjenerali ai që duhej të brengosej. Korieri dukej i gëzuar dhe aq i bënte për fitore apo humbje, ngase e dinte se humbja si do që të jetë, do t’i takojë ushtarit, ndërsa fitorja me çdo kusht do t’i takonte gjeneralit, që përkundej në luhaqën e kurdisur nga Akunët në kopshtin e tyre dhe shoqërinë permanente të Rahilës.
Derisa gjenerali lexoi pusullën e nënvizuar me tri vija të kuqe që nënkuptonte materialin sekret që duhej zbatuar me urgjencë, kolonel Xhungalliqi ishte shndërruar i tëri në sy e vesh dhe mundohej ta maste çdo reagim të fytyrës së gjeneralit, i cili gjithnjë vinte duke u mërdhezur, por koloneli nuk guxoi ta ndërpriste, ndërsa lexonte pusullën. Pasi e lexoi dhe rilexoi disa herë pusullën , gjenerali ngriti lart vetullat e trasha , sytë e zjarrtë si syri i Çiklopit Polifem iu zgurdulluan. Koloneli kuptoi se pusulla përmbante diç të pakëndshme, që mund të ishte edhe fatale. Gjenerali heshti. Piu edhe një hurp raki. Heshti edhe koloneli. Rahila mundohej të ndalte rrjedhën e pikave të gjakut që i rridhnin nga katër cepat e “C-ve” stisur midis dy gjinjve!
-Ç’të keqe kemi zoti gjeneral? Ç’ka ndodhur? Të lutem më trego se po çmendem! Ti e di sa histerik jam dhe sa brengosem kur punët nuk shkojnë mirë!- mërzitshëm pyeti koloneli.
- Mut! Mut! Mut kemi! Ushtria jonë kapitulloi! Kapitulloi ushtria të cilën e proklamonim si të tretën në Evropë!? Kapitulloi në luftë me grupe rebelelësh bythcullak! Turp ! Turpi i botës! Marrja e Zotit!
- A qenka urdhër i prerë të tërhiqemi, zoti gjeneral? –pyeti koloneli me një ton të ulët të nxjerrë me skepsë.
-
- Nuk mund të luftojmë me NATO-n, zoti gjeneral, prandaj lufta jonë , që kur e nisëm, ishte e dënuar për dështim , ndërsa ushtria jonë për kapitullim!
- Si duket keq i kemi llogaritur gjërat! – tha gjenerali ndërsa shtrëngonte tamthat me të dy duart. Menduam se edhe këtu do të përgëdhelemi si në Bosnjë nga NATO-ja e mallkuar! Megjithatë, mjaft qëndruam! Shtatëdhjetë e tetë ditë i qëndruam tmerrit të raketave të NATO-s ! O Zot , a është e mundur që rebelët zhelanë ta përfitojnë zemrën e NATO-s! Na gënjeu edhe Rusia jonë e dashur...! Shteti i Stalinit u shit për një grusht dollarë, he nënën e nënës...! Kështu e ka miqësia e interesave! Hë! Ciganët e Karpateve njëqind vjet na rrejtën se na kanë vëllezër dhe në fund i futën veshët në lesh dhe i mbyllën sytë...! Si kurvat na dolën këta vëllezërit matanë Uralit! Tamam si Rahilë kurva! Na lanë në baltë me këmbët e arushës në dorë dhe zgërdhihen me ne që po e humbim shenjtërinë njëmijë vjeçare! Tash të gjithë idhujt tonë për një herë do të vdesin! Ndoshta do të ngordhin dhe të ngordhur duhet t’i varrosim në kokat tona që kur të vijë apokalipsa t’i ringjallim përsëri në trajtë pëbindshash parahistorikë! Së pakut, fosilet e tyre duhet t’i ruajmë në kokat tona ! A mund të kuptohet jeta e historia pa idhuj, ore ?!
-Ik general! Ik! Këtu nuk na doli si në Bosnjë! – u lut përsëri kolonel Xhungaliqi duke qarë për finalen e luftës.
- Ah, Bosnja...! Bosnja...! Mos më dalët shpirti edhe një herë pa u kthyer në Bosnjë!
Aty shijova lezetin e vërtetë të jetës time! Vajza dhjetë vjeç dhunova me trimoshat e mi! Do ta rrëfej një episode të kënaqësisë time, zoti kolonel. Dëgjo edhe ti Rahilë sa trim isha në Bosnjë:
Ishte dimër i egër Bosnje! Edhe ujqit ngordhnin në male nga të ftohtit. Me trimoshat e mi hyrëm në një fshat, jo fort larg Tuzllës. Asnjë shenjë jete nuk dukej në të shkretin. Rastësisht, në një bodrum shtëpie, pamë një dritë qiriri. Kur hyrëm brenda njëzet e katër armiqë hanin darkë. Darkë me fasule pa bukë e pa mish! U trishtuan kur na panë! Trishtimi i tyre më madhështoi.Vetëm dy ishin burra. Të tjerët gra e fëmijë. Pesë vajza si zogëza mbetën të shtanguara . Murati që mbante një vajzë të vogël në prehër m’u lut ta vrisja! Më ra para gjunjve ta vrisja , por nuk e vrava . Budallai mendonte se me një plumb në kokë mundet t’i paguajë të gjitha gjynahet ndaj Shën Savës! Nuk e vrava! Veç vajzën i mora nga prehëri! Vaji i saj më kënaqi shpirtin! Kurrë asi vaji trishtimi të këndshëm nuk kam dëgjuar, e dashura Rahilë! Ti nuk e di, si unë, ç’është melodia e etheve të trishta para vdekjes! Me dorën time i preva njërin krah Melekes së vogël dhe u hodha në enën me fasule! Luftë ishte, njerëzit nuk bënte të vdisnin urie! Mjerisht, Murati i poshtër u plandos për tokë pa shpirt! Shpëtoi pisi edhe pa plumb në kokë, bile! Pastaj urdhërova ta hanin dorën e Melekes! Me gjakun e Melekes spërkata edhe trupin lakuriq të Nurkës, që mbllaqiste mishin e të bijës, por nuk deshi ta gëlltiste! Ajo ndoshta nuk e dinte kush është gjeneral Gexha se do ta gëlltiste edhe mishin e vet!? Për inat të saj, ashtu si ishte lakuriqe i hipa përmbi dhe duke e shkordhyer shuaja etjen duke lëpirë gjakun e ëmbël të Melekes. Edhe trimoshat e mi shuan etjen në zogëzat e vogla! Kam dëgjuar se Melekja , çuditërisht, kishte mbijetuar! Tash i ka gjashtëmbëdhjetë vjet dhe ka dorë plastike! Thonë se ka nisur të shkruajë roman me dorën plastike për madhështinë dhe trimërinë time!
-Koha po na ikën, zoti gjeneral! Nuk është kohë kurvash, as rakie, as kohë idhujsh e mitesh, as për llogari përfundimtare!
- Jo, jo, jo! Nurka nuk ishte kurvë si ti, e dashura Rahilë! Sikur të ishte kurvë, pasi që i zbraza bolet, nuk do ta therja!- përfundoi general Gexha.
- Më vonë, kur të kthehemi , nëse arrijmë t’i shpëtojmë kokë e bythë, do t’i peshojmë dhe kujtojmë bëmat dhe humbjet tona në këtë të mallkuar lufte, që hyrëm në shenjë respekti dhe përgjërimi për tokën e shenjtë dhe shpirtin e Shën Savës! Ngrehu! Gjeneral, ngrehu të lutem! Këtu nuk jemi në Bosnjë! Këtu është tokë e namun, general! Këtu ka lënë kokën edhe Car Llazari dhe nëntë Jugoviqët! Gjeneral, nuk po na këndohet këngë e mirë! Dëgjo malet si ulërinë guerilja e Lush Rebelit! Dëgjo uturimën e motorëve të tankeve të NATO-s! Me tanket vijnë edhe marinsat amerikanë! Ngrehu, gjeneral! Duhet ikur sa nuk është bërë vonë, zoti gjeneral! Shpëto prapanicën tënde sa nuk ia kanë behur helikopterët përbindsha amerikanë dhe marinsat e tyre ! Ik gjeneral sa nuk ka arritur guerilja e Lush Rebelit...! Ik...! Ik ...! Ik,gjeneral...! Ah! Amerikë...! Amerikë...! Sa e largët më dukeshe e nuk e dija se të kisha te dera ! Lupus ante portas!
- Mjaft...! Mjaft...! Kreten! Në dreç të mallkuar le të shkojë shpirti i Shën Savës! Në pidh të sëmës le të shkojë shpirti i shenjtë i Car Llazarit me gjithë nëntë Jugoviqët!
Tërë dialogun midis gjeneralit dhe kolonelit, Rahila e dëgjoi me kujdes, duke u munduar të ndalte rrjedhën e gjakut midis sisave nga katër cepat e kryqit me katër “C”, duke u shtirë se gjeja nuk po i interesonin muhabetet herë të nxehta e herë të akullta midis gjeneralit e kolonelit, ndërsa pa përtesë mbushte gotat e fundit me raki dhe mezen e pjekur e servirte mbi tavolinën e shtruar stivë- stivë. Edhe lotë derdhi Rahila duke aktëruar gjeja se brengosej për finalen kapitulluese të gjeneralit, që përgatitej t’ia mbathte andej nga kishte ardhur me bisht nën shalë.
Bisedën e gjeneralit dhe kolonelit e ndërprenë ngushllimet e Lugatit, Harunit e Akunit që erdhën të djersitur, ndërsa kundërmonin erë gjaku e erë kufomash! Së pari gjeneralin, pastaj edhe kolonelin e ngushlluan për vetëvrasjen e major Zhugës, Lugati, Haruni, Zibani e më vonë u erdhi radha edhe Akunit e Haram Harambashit.
Si përgjegjës për punën me marionetën, Klani i Xhehenemit me veti kishte marrë edhe qenin më besnik të batalionit të gjeneral Gexhës, i cili me të lehura qençe, gjuhë të nxjerrur jashtë e jargë që i rridhnin rrëke , ngushlluan gjeneralin jo vetëm për vetëvrasjen e major Zhugës, por edhe për kapitullimin e armatës së tij! Ngushllimi i qenit i la mbresa të thella gjeneralit dhe aty për aty urdhëroi kolonel Xhungalliqin që qenin ta avanconte në gradën më të lartë të renegatit, duke e dekoruar me medalonin që i lidhi në qafë dhe lejoi jo vetëm të lëpijë eshtra, por të ngopet me mezen që kastile kishte pjekur Rahila për gjeneralin! Qeni, pasi u ngop mirë, salutoi me bisht gjeneralin e kolonelin dhe me gjuhën e nxjerrur jashtë qençe lëpiu qizmet e gjeneralit dhe kolonelit! Ngjashëm si qeni vepruan edhe Haruni e Akuni, ndërsa Lugati që nuk e ndiente veten si marionetë, por si pjesë aktive e luftës, i hidhëruar që nuk u dekorua si qeni, nuk u përul t’i lëpijë qizmet e eprorëve më të lartë !
Pas ceremonisë së dekorimit dhe lëpirjekëmbëve , gjenerali, si duket, kishte filluar ta marrë veten! Edhe rakia filloi ta lëshonte! Tanimë, çdo gjë e kishte të qartë, por nuk mund të kuptonte se pjerdhët që i dilnin pa kontroll, nëse i dilnin nga rakia e mezja apo nga paniku që në çdo minutë e kaplonte gjithnjë e më shumë!
Akun Bishti si ekspert i pa shoq i nuhatjes që ishte, pa u hamendur shprehu mendimin se pjerdhët e gjeneralit vinin nga frika e helikopterëve amerikanë! Pas Akunit, bythës së gjeneralit i morën erë edhe Lugati e Haruni, por ata nxorën përfundim tjetër më inkurajues se pjerdhët e gjeneralit vinin si pasojë e konsumimit enorm të rakisë dhe mezes! Mendim të njejtë për pjerdhët e gjeneralit patën edhe Zibani e Harami!
-Jo, or, jo! Është e pamundur që gjenerali të frikësohet kaq shumë sa mos të mund t’i ndalë pjerdhët , të cilat e kutërbuan Xhehenemli Mëhallën!- tha Lugati, i cili me xhelozi e shihte sa gjeneralin po aq edhe Rahilën.
Mospërputhja e rezultateve të nuhatjes në prapanicën e tij e nervozuan gjeneralin,ndërsa të vërtetën mbi ekzaminimin e pjerdhëve të gjeneralit, të cilën gjenerali e quajti shkencore dhe profesionale e nxori vetëm qeni i sapo dekoruar, nga se gjenerali ,tanimë , kishte mbushur edhe brekushet ...! Qeni i dekoruar i zdeshi brekushet gjeneralit dhe me gjuhën e nxjerrë qençe i lëpiu mutin !
Kolonel Xhungalliqi sekëlldisej ngase urdhëri i Shtabit Suprem nuk po zbatohej, ndërsa përgjegjësia do t’i mbetej atij ,ndaj luti gjeneralin të urdhëronte zbatimin e urdhërit të Shtabit Suprem:
-Zoti general, të lutem, urdhëro të ikim nga kjo tokë e mallkuar! – tha koloneli që nuk i zihej dot vendi vend. Lufta është si bixhozi, zoti gjeneral. Askush nuk
- Vërtetë tokë e mallkuar! Janë njëqind vjet që gënjejnë se e ka shenjtëruar Shën Sava dhe se fitoret do t’i kemi të sigurta?! Ai kryepopi i poshtër, he mjekrën ja dhefsha , më ka gënjyer se kjo tokë është e shenjtë! Unë i krisuri i besova .Me ujë të bekuar dhe temjan i kryqëzoi dhe bekoi skizofrenët e mi ! Pisi i ndyrë, kur i nxora nga burgjet, i kungoi duke gënjyer se plumbi nuk do t’i marrë, por e tëra ishte mashtrim, gënjeshtër e kulluar!
- Pra, të ikim zoti gjeneral!- e luti edhe një herë kolonel Xhungaliqi.
- Do ikim ...! Tash do ikim...!
- Gjeneral, të lutem ngrehu të ikim! Ti flet tash për ndërgjegjen, ndërsa mijëra herë ke deklaruar se ushtria jonë nuk duhet të ketë as moral as ndërgjegje! Kemi kohë për rrena të reja, gjeneral! Tash na duhen njëqind vjet për ta mashtruar Evropën përsëri! Madje, ke theksuar se ushtria që ka moral luftarak nuk është e denjë të quhet ushtri! Mos ke harruar se me decenie të tëra me krenari proklamoje moton: Morali jashtë kazermave dhe e quaje doktrinë moderne ushtarake amoralitetin në luftë! Sa kontraverz që je , zoti gjeneral!
- Ti, po më
- Ç’na duhen tani kufomat , zoti gjeneral? Nga na doli tash në këtë rrëmujë problemi i vjedhjes së kufomave? A nuk je ngopur akoma me vjedhje e plaçkitje të parave e floririt, por do të merresh edhe me vjedhjen e kufomave ?! Vjedhja e kufomave është fundi i marrëzisë idioteske , zoti gjeneral, në të cilën unë nuk dëshiroj të ngatërrohem në asnjë mënyrë!- reagoi i habitur koloneli, i cili filloi të dyshonte në mos gjenerali kishte luajtur menç. Në historinë e luftërave nuk mbahet mend që ndonjë ushtri qoftë okupatore apo çirimtare t’i ketë vjedhur kufomat e armiqve dhe t’i ketë dërguar në shtetin e vet...! Çdo ushtri okupatore varros të vrarët në luftë dhe i nderon sipas kodit të etikës luftarake! Ndërsa ne...?! Ne vjedhim kufoma! Eja në vete dhe mendo sa poshtë ka rënë shteti ynë hyjnor! Shiko zoti general, as në Librin e Ginisit nuk mund të haset, madje një rast i vetëm , që ndonjë ushtri t’i ketë vjedhur kufomat si je përgatitur të veprosh ti!
- Prandaj, dua që ushtria ime të hyjë në Librin e Ginisit ! – tha me një ton sa urdhërues aq edhe kërcënues gjeneral Gexha.
- Ushtri budallaqe e gjeneralë të çmendur! Kjo sjellje juaj, zoti gjeneral
- Zoti kolonel, ti lëre që po
Ëhë! Tash po e kuptoj filozofinë dhe strategjinë e vjedhjes së kufomave, zoti gjeneral, por mjerisht që shumicën e kufomave i kemi varrosur dhe nuk mund t’i mbushim as tre maune me kufoma e lëre më dhjetë !- u përpoq të arsyetohej koloneli i zënë ngusht.
-Idiot! Zhvarrosi! Të gjitha zhvarrosi! Pill kufoma! Nxirri nga dheu! I dua dhjetë mauna të mbushura spic me kufoma dhe pikë! Kur ia kam mësyrë këtij qyteti , komandant Çiklopit i kam premtuar dhjetë mauna të mbushura deng me kufoma! Asnjë më pak nuk bën të jetë! Unë nuk mund ta gënjej shtetin tim për të cilin luftoj! Ky është urdhër i prerë! A kuptove tash, hajvan!?
-Do t’i zhvarros zoti gjeneral! Të gjithë do t’i zhvarros, por gjurmët e krimit prapë do të mbeten në varrezat e hapura! Kur të vijë ai komisioni ndërkombëtar lehtë do ta verifikojë se ne kemi vjedhur kufomat dhe do të paditemi për gjenocid dhe shkelje të rënda të parimeve universale të sjelljes në luftë kundër popullatës civile. Madje, ne nuk kemi vrarë asnjë terrorist të uniformuar, por vetëm fëmijë, gra e pleq!
-Si duket të dhimbsen, zoti kolonel! Për ty, më mirë do të ishte të jesh dorëzuar murg në manastir se sa oficer i lartë! Edhe kriminel edhe altruist! Edhe kriminel edhe humanist, nuk shkojnë dot bashkë , zoti kolonel! Njërën duhet ta zgjedhësh! Tjetrën duhet ta kesh lënë!
-Dakord! Dakord!, zoti gjeneral, por ne nuk kemi vrarë aq njerëz sa t’i mbushim dhjetë mauna!
-Nxirrni nga varrezat eshtrat që janë varrosur qe një qind vjet dhe vepro si të duash dhe mos llomotit më filozofemat tuaja të ndyra! Unë i dua dhjetë mauna me kufoma dhe pikë! Aq më duhen mua, aq i do shteti! Dua ta bëj edhe shtetin edhe veten milioner dhe pikë! Në kohën e skllavërisë , padronët pasuroheshin duke shitur të gjallët, ndërsa unë dhe shteti im do të shesim e stërshesim kufoma! Ha! ha, ha ...!
-Është rrugë e gjatë të transportohen dhjetë mauna me kufoma deri në shtetin tonë, zoti gjeneral! Këta të pashpirtët e NATO-s do t’i sulmojnë me raketa maunat dhe do të mbetemi pa milonat tuaj, me gishtërinj në gojë, zoti gjeneral! -shprehu skepticizmin e vet koloneli.
-Pikërisht, unë dëshiroj t’i bombardojë NATO-ja maunat e ngarkuara me kufoma! Nëse do të ndodhë ashtu do ta fitojmë alibi për ta akuzuar NATO-n se ka vrarë civilë vendës, fare të pambrojtur dhe të pafajshëm, gjeja se ne po i evakuonim nga vatrat e luftës, ndërsa pas akuzës përsëri do t’i stërvjedhim kufomat !
Derisa gjenerali dhe koloneli herë grindeshin e herë pajtoheshin me strategjinë e vjedhjes së kufomave , Lugati, Akuni e Haruni kishin mbaruar punën e ngarkimit të maunave me kufoma , herë zgërdhiheshin e here me gishtërinj zhbironin tamthat për fatin e tyre të pasluftës.
-Për lamtumirë,ta ngehim edhe nga një dolli! – propozoi gjenerali. Rahila i solli gastaren shpejt dhe mbushi gotat, ndërsa gjenerali po cakërronte gotat e fundit të përshëndetjes me Lugatin, Harunin e Akunin, që lotonin, të ngashëryer për epilogun e luftës dhe të brengosur për prologun e paqes, një krismë shurdhuese e një rakete që qëlloi kazermat e kryeqytetit dhe fluturimi në qiellin e kryeqytetit të Apaçëve paralajmëruan përfundimisht kapitullimin e ushtrisë së gjeneral Gexhës dhe kolonel Xhungalliqit!
Pas shpërthimit të raketës dhe shfaqjes së Apaçëve në qiell, në Mëhallën e Xhehenemve u bë rrëmujë e paparë! Qentë përvajshëm kujisnin në shenjë melankolie duke përshëndetur me bishta ushtrinë e thyer, por mburracake të gjeneral Gexhës që ikte e arratisur!
-Mirupafshin Rahilë! Mirupafshim kurva ime e dashur! Mbaje për kujtim kryqin midis dy sisave! Pas armëpushimit do të kthehem përsëri!- iku Gjeneral Gexha duke e pëshëndetur Rahilën , ndërsa futej në tank me bisht nën shalë, duke lëshuar breshërinë e fundit nga mitralozi në Xhehenemli Mëhallën e Akunëve !
-Mirupafshim në Gjykatën e Hagës, bukuroshi im idiot! ”Malo morgen”, kthimi yt përsëri...!