Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Meditime të një kurbetçiu

| E shtune, 04.09.2010, 01:56 PM |


Meditime të një kurbetçiu

 

(cikël me poezi)

 

Nga Përparim Hysi

 

 

1.  Kujtime

 

Ku kam shkelur nëpër fshatra,kudo shkeli këmba ime

Seç më hapen mua ca kartëra që janë mbushur me kujtime

Me kujitme djalërie;ca të vjetra,ca të reja

Dhe tani prej pleqërie,me to mbushur plot hejbeja.

 

Pala-pala më shpalosen mu si vala përmbi valë

Edhe pak më qederosin,se tani nuk jam më djalë.

Por në mokrra zë e bluaj,një nga një të gjithë kujtimet

Dhe s'do mend që pak vuaj dhe s'i mbaj dot ngashërimet.

 

Dashuri shumë kam provuar,por askënd unë nuk gënjeva

Se me një që jam martuar,me askënd nuk e këmbeva

As  s'iu shmanga dashurisë dhe me dhunë nuk e kërkova

Tash,i mundur,pleqërisë,nga kujtimet keq u shpova.

 

2.  Po kur thonë...

 

Dhe thonë që në këtë botë jemi barabar

Mandej,idhnak si jezuitët,ja që  dyshojnë

Vetëm e vetëm  pse jemi shqiptarë

Na marrin erzin dhe na përçudnojnë.

 

Dhe s'ndodh veç me një vend,por gjithandej

Sikur botës shqiptarët t'i kenë vënë zjarrin

Nëpër kontrolle(pika kalimi),mbarë e prapë na kthejnë

Këta demagogë mu në hundë ma sjellin inatin.

 

3.Aheng në Mbrostar-Ura    *

 

Haxhiu i Halitit ia merr me gërnetë

Një avazi të rëndë protomyzeqar

Telua nga Zhupani në violinë-mbret

Pastaj vu orkestra veç  si në  Mbrostar !!!

 

Këngës seç ia merr ky Vasil Metushi   **

Ç'e përdredh zërin si të jetë bilibil

Ah,kjo këngë e bukur,plot shpirtin ma mbushi

Mbushem me morrnica,tëri drithërimë.

 

Më tje orkestra zë një valle dyshe

Ja,tani,në shesh dalin dy valltarë

Ah,more lexues,veç atje të ishe!

Nuk ka si ahengu made in Mbrostar...

 

*vevd banimi im në Fier.I famshëm për saze.

**këngëtar i madh rom,nga fshati.

 

4.Dua

 

Dua si Likurgu që t'i ngre një përmendore të qeshurës  *

Jo se jam gaztor dhe nuk rri dot pa qeshur

Por dua të largoj nga Shqipëria mëndësitë e mesjetës

Që kanë në kokë disa politikanë mëndjetredhur.

 

E qeshura të zgjatë jetën dhe Shqipëria e meriton

Mu në mes të Tiranës ta ketë këtë përmendore

Ah,ç'popull bujar!Historia a nuk dëshmon?

Këta politikanë të keq dua t'i sfidoj me këtë përmendore.

 

*Nga  Plutarku

 

5.Meditim

 

Në kurbetin shkretëtirë,unë çapitem me ngadalë

Shpirtin e kam të ngrirë,me kërkënd s'këmbej një fjalë

Mëndja shkon e arratiset,kapërcen gjithë oqean

Edhe shkon e bitiset,seç bitiset për matan

 

Për matan është Shqipëria;e kam lënë ka tash tri vjet

Veç atje janë mëndtë e mia;më zhgënjeve,o kurbet!

Edhe gjyq zë i bëj vetes,nuk e fal unë asnjë çikë

Se tani,në fund,të jetës,kam vepruar si "rakitik"

 

Pra,i çalë kam qenë nga mëndja;ika,lashë unë vëndin tim

Hajd më shihni si është gjëndja ?! T'ma gëzosh,mor Përparim!!!

Zë e hahem unë me veten;tundem-shkundem t'më dalë "pija?!"

Jo,këtu,s'e shtyj dot jetën. Gjej shpëtim  tek  S H Q I P Ë R I A.

 

6.Pse nuk i gjej më?

 

Nuk e gjeta më kënetën e Nasufit

Dhe gorricën e Avdiut e kanë prerë

Ku është çahiri i madh i Resulit?

Po mushaja ku është,ku loznim shpesh herë?!

 

Asnjërën për be nuk kam gjetur

Çdo gjë që njihja,qenka tjetërsuar

Dhe them me vete,mos ora prapa më ka mbetur

Që kërkoj sinoret e kohës së shkuar?!

 

Natyrshëm që kthiellem dhe bëhem racional

Asgjë nuk i ka shpëtuar ndryshimit

Po ja që për të shkuarën kam mall

Dhe si fëmijë një lot  më varet poshtë syrit.

 

7.Këngë dashurie

 

Ç'ma vërvit syrin e kaltër

Si t'ma hedhësh me hobe

Unë po jam ashik i varfër

Dhe s'duroj një plagë të re.

 

Çamarrokshe dërgon nazet

Ato naze kripur nur

Sikur ke kurdisur sazet

Isharetet me sikur

 

Ja,të gjitha,seç i mblodha

Mos kujto se ato janë pak

Si nga zjarre unë u dogja

Digjet-digjet druri i thatë

 

Dhe u dogja unë nga prushi

Prush seç prush si nga drulisi

Syri i kaltër plot më mbushi

Shkoi "kjo punë" dhe bitisi.

 

8. Pa titull

 

I hape perdet kat më kat

Profili i plotë u rrëfye pas xhamit

S'duroj dot pa bërë mëkat

Le t'ia jap shpirtin shejtanit.

 

9.Jam edhe Brut,edhe Kas

 

"Bruti urrente tiraninë

Kasi tiranin..."

 

Plutarku

 

Kam një pjesë nga Bruti

Dhe një pjesë e kam nga Kasi

Tiraninë e urrej si Bruti

Tiranin,si Kasi ...

 

10.Oh,ata sy  !

 

Ata sy,moj,ata sy;ata sy që më përpijnë

Për ta jetën e bëj fli;mos më thonë mua Përparim?!

Po ç'të them për ato buzë?Ato buzë që lëng lëshojnë

Për ato ha imja buzë;dua që tok,moj,t'i takojmë.

 

Kaq s'është pak,që  të të dua;bredh pas teje si lajthim

Sy e gjithçka nga ti dua;s'duroj dot,o shpirti im.

 

11.Djalëria

 

Djalëria shkoi e mbeti.Tutje-tutje,hane-hane

Epo shkoi si gjithë mileti:Vate,djalëri,moj vate!

E kujtoj me nostalgji,se ka  bëma djalëria

Dua të kthehet përsëri,po të lë,kjo,pleqëria?!...

 

12.Po e "vodhe" dashurinë

 

Po e "vodhe" dashurinë,ti ke bërë një akt të bukur

Ka me vete ëmbëlsinë a kështu mua më është dukur?

S'më është dukur hiç fare;e vërtetë sa s'e luan topi

Se e"vodha" një myzeqare;një të bukur si pikëloti.

 

Si pikëloti qe e bukur;po e ëmbël?Mos qe mjaltë?

Ndaj e "vodha" i paskrupull;e rrëmbeva siç bëjnë djajtë!

Pas të vrëjturit,dihet:kthiellet;del e pira pas të pirës

Një e bukur që rrëmbehet veç t'i ngjaj të "vjedhurës",Sikës...   *

 

*imeshoqe

 

13.Prapësia

 

Prapësia,- thonë,- shqiptarin e ndjek

A mos vallë këtë gjë e kemi në gen?

S'ka si të jetë ndryshe;kombet përparojnë

Veç shqiptarët me të tjerët s'ngjasojnë.

 

Kjo gjëndje,natyrisht,mua më hidhëron

Dhe në kurbet shqiptarët mezi fqinjërojnë

Ç'e kemi këtë kusur(duam të hamë njëri-tjetrin?!)

Prapësitë shqiptarët dhe Shqipërinë sikur prapa i ndjekin.

 

14.Spiuni

 

I keq është spiuni;e zezë "puna" e tij

Po kur hiqet firauni sikur është qoti.

Sillet rrrotull nesh,pësh-pëshet dëgjon

Bëhet sy e veshë dhe shkon e denoncon

 

Po ja që vdiq një ditë; e futën në varr

Mbi varr të tij çdo ditë shkon dhjetë një hakpamarrë.

 

15 .   Po hamë vetëveten

 

Po hamë vetëveten me dhëmbë

Si akrepi që kafshon bishtin

Ç'e kemi vallë këtë gjëmë?

Mos  kërkojmë apokalipsin?!...

 

*poezitë janë shkruar në gusht 2003

 

31   gusht   2010