| E premte, 03.09.2010, 07:38 PM |
Luan Çipi
PARAKALOJNË FITIMTARËT
Tre shtatorit të njëzetës, tamam nentëdhjetë vjet më parë
Një grusht heronjsh të lindur, ngadhënjyes mbi Italinë.
Rrugëve të kalldrëmta të Vlorës parakalojnë fitimtarë
Vlonjatët qylafë bardh, madhërisht festojnë lirinë.
Në krye Osman Haxhiu, dymbëdhjetë emra me famë
Pas tij shkonin të gjakosur, komandantët legjendarë
Oficerët, Qazim Koculi, Ahmetët me Azis Çam
Katërqind dëshmorë të rënë, si të gjallë e të pavrarë.
Komisar Shero Emini, Xheneti, Kedhi- gjyqtarë,
Rapo Çelo sypatrembur, Ismailët legjendarë
Prokurori Avdyl Kuçi, Tol Arapi me xhandarë,
Hamzai, Sherua, Rexhepi, Halim Xhelua sekretar.
Prijsa në çeta zgjedhur, ishin ca trima të rrallë
Kalo Telhai nga Vajza, Sheme Sadiku i Dukat
Kapedan Sali Vranishti Lumit të Vlorës, në ballë,
Komandant çetash të tjerë, prinin trimat në çdo fshat.
Komiteti “ Mbrojtja Kombëtare”, dy muaj luftës i priu
Sali Bedini e Duro Shaska, Hamit Selman e Alem Agaj
Murat Myftari e Hazbi Canua, Qazim
Kokoshi, e BeqirAgalliu,
Hysni Shehu, Ali Beqir dhe Myqerem Hamzaraj
Breshkamanët marrin detin, puplat u vajtën për lumë,
Vlorës lanë ca gjeneralë, municion e topa shumë
Dhe pse mbretëri e madhe, popullsi 40 miliona
Ne, këtu në Vlorën tonë, i shtypëm si milingona.
3 shtator 2010