| E premte, 03.09.2010, 09:23 PM |
Emin Behrami, profesor në Medrese, thotë se ka dëshmi për ngacmime seksuale që u bëhen nxënësve nga profesorë të kësaj shkolle. Behrami është në prag të suspendimit si profesor. Përveç skandaleve seksuale në BIK, ai tregon se ka edhe skandale më të mëdha, duke u nisur prej atyre financiare. Ai tregon marifetet për BIK dhe Medresenë Alauddin.
Nga Lirita Halili, Express
Emin Behrami është profesor i Kuranit në medresenë “Alauddin”, njëherit edhe personi i vetëm që mori guximin ta akuzojë Shemsi Rrahimin, profesor i po të njëjtës shkollë, për ngacmim seksual ndaj nxënëseve të tij. Në rrëfimin të cilin ai e bëri për Express, shpalosi të gjitha provat dhe dëshmitë, të cilat i ka përdorur për akuzë ndaj këtij profesori.
“Të gjitha këto që do t’i përmend do të mbështetem në faktet të cilat unë me vite i kam mbledh. E gjithë ngjarja ka filluar duke u munduar unë si profesor në medrese ta mbroj imazhin e shkollës dhe dinjitetin e nxënëseve”, shpjegon Behrami për Express.
Vite më parë, Emin Behrami duke poseduar dokumente të bollshme dhe dëshmi nga vetë nxënëset e medresesë, kishte vendosur të ngrejë padi ndaj Shemsi Rrahimit, profesor i gjuhës turke në shkollën “Alaudin”, nën akuzën e ngacmimit seksual të nxënësve të po kësaj shkolle.
Behrami në kërkesën e tij, që ia pat bashkangjitur edhe faktet për këto akuza, kërkoi që Rrahimi të largohej nga BIK me arsyetimin se po e rrezikonte imazhin e këtij institucioni. Sipas kësaj kërkese, Shemsi Rrahimi ka lënë në riprovim në gjuhën turke një nxënëse të shkollës “Alaudin” dhe gjatë pushimit veror ka kontaktuar nëpërmjet bisedave në internet, ku edhe e ka ngacmuar seksualisht, duke ia kushtëzuar notën kaluese me tregimin e fotografive gjysmëlakuriqe të saj. Këto biseda janë të përfshira në një material prej 39 faqesh, të cilin Behrami e ka dërguar edhe në polici, në Inspektoratin e Arsimit të Kosovës si dhe në Prokurori. Mirëpo, lënda e tij asnjëherë nuk është marrë për bazë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...