Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Paulo Coelho: Reja dhe Duna

| E merkure, 01.09.2010, 08:21 PM |


Reja dhe Duna

 

Nga Paulo Coelho

 

Gjat një stuhie të madhe mbi detin mesdhe kishte lindur një herë, një Re e vogël. Ajo nuk kishte kohë që të rritet- zhvillohet, ngase një erë e fortë i shtyu atë së bashku me shumë Re të tjera në drejtim të Afrikës.

Pa u dukë mirë mbi kontinentin afrikan, ndryshoi klima. Dielli djegte me rrezet e tijë Retë, ndërsa më poshtë prej tyre shtrihej- zgjerohej rëra artë e Saharës. Pasi në shkretëtirë thuajse nuk bjen shi, era i shtyu retë më tej në drejtim të zonave dhe pyjeve jugore.

 Si mendjelehtë që ishte, Reja e re donte të provonte fatin dhe forcat e veta dhe të njihet me boten. Kështu ajo u largua- u çvendos nga prindërit e saj dhe miqët e vjetër.

 "Çfarë po bën atje," e qortoi Era. "Shkretëtira është e njëjtë kudo!

Ktheu prapa, do të rrugëtojmë në Afrikën e mesme, atje ka male dhe lisa të bukurë".

Por Reja e re, të cilën e kishte shprishur pak natyra, nuk bindej. Gradualisht ajo zbriti poshtë derisa një fllad i butë fluturonte mbi rërën e artë. 

 Pasi udhëtoi për një kohë të gjatë, ajo vuri re, se buzëqeshej nga një Dunë. Edhe ajo ishte e re, e formuar pak më përpara se Era, e cila edhe e kishte qëndisur.

 Aty për aty, Reja u dashurua në flokët e arta të Dunës. "Mirëmëngjesi", foli ajo. "Si është atje poshtë, pyeti Reja?

 "Dunat tjera, që së bashku me diellin, erërat dhe karvanët herë pas here vijnë tek unë, më bëjnë shoqëri. Ndonjëherë është shumë nxehtë, por disi e përballoi. Dhe si jetohet atje lart?

" Edhe atje është e pranishme Era dhe Dielli, por përparësia ime është se unë bredhë në qiellë dhe me shumë gjëra mund të njihem". Jeta ime është e shkurtër", Dunë. "Kur kthehet era nga pyjet, unë çbëhem e tëra".

 "Dhe nuk ndjehesh melankolike?"

"Kjo më jep ndjenjën se jam e pavlerë".

"Edhe unë ndjehem njejtë si ti. Po sa te vjen një Erë e re, unë tërhiqem në jug dhe ja krisi- zberthehem në shi. Ky është fati im".

Duna hezitoi pak, por pastaj tha:" e din ti se ne këtu në shkretëtirë shiun e quajmë parajsë?

" Unë nuk e dija se mund të transformohem në diçka kaq të mrekullueshme, ", foli Reja.

 "Dunat më të moshuara dijnë shumë legjenda. Ato rrëfejnë se ne pas shiut mbushemi- vishemi me bimë dhe lule. Por unë ndoshta nuk do të përjetoi diqka të tillë, ngase në shkretëtirë rrallë bie shi.

Pas hezitimit, Reja buzëqeshi dhe foli:

"Nëse ti dëshiron, unë mund të ju mbulojë me shi. Edhe pse unë vetëm sa erdha- arrita, kam rënë në dashuri me ty dhe do të doja që të rri këtu përgjithmonë.

" Kur të pashë ty në qiell, edhe unë po ashtu u dashunova në ty " , foli Duna.

"Por nëse ti flokun tand të bukurë e të bardhë e transformon- zbërthen  në shi, ti do të vdesësh".

"Dashuria nuk vdes kurrë," tha Reja. "Ajo mund të pësoi ndryshime. Unë dua të ju tregojë Parajsen".

 Dhe, ajo filloi të lagë Dunën me pika të imta të shiut, deri sa në hapsirë doli një ylber.

 Të nesërmen Duna e vogël ishte veshur me lule. Retë tjera, të cilat poashtu u çvendosen në mes të Afrikës, menduan te kthejnë e te shohin disa nga pyjet që i kërkonin, dhe lëshuan shiun të bjerë rrëke.

 Njëzet vjet më vonë nga Duna ishte krijuar një Oazë, e cila i freskon udhëtarët me hijen e lisave. E gjithë kjo për shkakun se një ditë një Re nuk ngurroi, të sakrifikohet për dashurinë.

 

Përktheu nga gjermanishtja Blerta Muqaku

 

P.S: Malet me rërë që takohen në shkretëtirë, shtresat e rërës të cilave era u jep forma prej me te ndryshmeve quhen dunë. Formimi i dunes në rërë ndodhë paraprakisht për mungesen e botes bimore. Dunat krijohen zakonisht në vendet me klimë të thatë.