Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hekuran Halili: Hënë e viseve të mia

| E merkure, 01.09.2010, 07:17 PM |


Hekuran Halili

 

HËNË E VISEVE TË MIA

 

    Vinte darka,më merrte uria

    Ç,të më jepte e gjora Nënë

    Na kishin shkulur nga trojet

    Shkrrumë qenë bërë shtëpiat...

... Bukën e thatë ngjyente me hënë

    Hënë e verdhë ,si vezë nga Çamëria...

 ...Hënë me bukë, bukë me hënë

    Hënë e kafshur nga unë...

 ...Hënë  e viseve të mia

    Hënë, zonjë Hënë, nga Çamëria...