| E merkure, 01.09.2010, 08:48 PM |
 Përmbysja e sistemit komunist
Përmbysja e sistemit komunist
 
30 vjetori i „ SOLIDARNOST ” it  polak
Nga Haxhi Dulla –Varshavë
Tërë  Polonia feston sot 30 vjetorin e Solidaritetit, Organizatës së parë  legale ndër shtetet komuniste.  Sindikata e bashkuar (e pavarur ) e punëtoreve të anije ndërtimit , së pari në Bregdet (Szczecin e pastaj në Gda?sk) filluan great me pretekst  kundër ngritjes së lartë të cmimit të mishit . Ishin këto grevat e para që kishin për qëllim përmbysjen e sistemit të athershëm komunist në Poloni dhe Europë.
Në qershor të vitit 1979 ,Kreu i Kishës Katolike, Ati i Shenjtë Gjon Pali i II (ish kardinali polak Karol Vojty?a),  gjatë vizitës së tij në vendlindje, disa qindra  besimtarëve gjatë meshës së mbajtur   në qendër të kryeqytetit polak ( Varshavës)  iu drejtuar me këto fjalë: “Le të zbresë Shpirti i Shenjtë, për të ndryshuar pasqyrën e kësaj toke”  Ishin këto fjalë motivuese  për qytetarët polak,për kryengritje kundër sistemit komunist
Në vitin 1980 ekonomia polake  u dobësua edhe më tepër. Në kohën e  Republikës Popullore Polake cmimet e  shum artikujve ishin të dirigjuara nga  qeveria. Shitja e artikujve të mishit ishte e ndaluar për prodhuesit privat.  Për cmimet  e artikujve ushqimor, vendoste Buroja Politike e 
Komitetit Qendror te  PZPR. Më 1 korrik 1980 qeveritarët morën vendim për ndritjen e  qmimeve të artikujve të mishit. Një javë pas këtij vendimi të  qeverisë, në Regjionin e Lubelskit ( në Lindje të Polonisë ) u organizuan proteste kundër një vendimit të tillë . Proteste këto  zgjatën  gjerë më  25 korrik.
 

 Lech Wa³êsa në krye të grevistëve në gusht të vitit1980 e më vonë kryetar shteti  
 Protestet ( grevat) e radhës u organizuan  më 14 gusht nga Sindikatat e Pavarura  të Bregdetit, në Uzinën e anijendërtimit në Gda?sk, në të vendit.  Atë ditë rreth orës 11, para grevistëve u paraqit  Lech Wa?esa një punëtor i anijendërtimit i larguar më  herët nga puna . Protestuesit  kërkuan nga administruesit komunist të Uzinës për rikthimin të Walensës  dhe një punëtore tjetër (  Anna Walentynowicz) në vendet e ture të punës, si dhe  përmirësimin e kushteve sociale për punëtorët.
Pas dy ditëve  protestuesit Formuan Komitetin Grevistë  të Uzinës , në krye të së cilës zgjodhën Lech Wa?esen.  Në  përbërje të Komitetit ishin ekspert të njohur të së drejtës Juridike e  ekonomike si : Tadeusz Mazowiecki dhe Bronis?aw Geremek
Protestet e punëtoreve të anijendërtimit në Gdansk të Polonisë ishin lëvizjet e para në Europë që kishin për qëllim përmbysjen e sistemit komunist.
 

 Lech Wa³esa për punën e Tij të palodhshme kundër sistemit komunist u shpërblye me Qmimin Nobel për Paqe.