Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Çlirim Uça: Po grindën qentë

| E merkure, 01.09.2010, 09:30 PM |


Çlirim Uça

 

Po grindën qentë

 

Zhurmshëm,

fare të hallakatur

po grindën qentë:

ma bere ta bera

ma more ta mora

ma hangre ta hangra…

 

Po ulurijnë të pa ngopurit

jo për një asht,

por, për barkun e popullit

dhe trupin e Atëdheut.

 

31.08.10. Wohlen