| E marte, 31.08.2010, 08:16 PM |
Përparim Hysi
1.Pak nga pak
Pak nga pak si eshkë më ndizet
Gjaku im merr zjarr ngadalë
Një kujtim që vjen,më ngjitet
Seç më mbyti tërin,mall.
Natyrisht,është mall i vjetër
Malli i vjetër;verë e vjetër
A s'të dehin njësoj,de?!
2.Aritmi
Si pika që bie nga çatia
Me një aritmi vrasëse në dhomë
Kështu janë ditënetët e mia
Të gjitha në kurbet:në unison.
Dhe vrasëse është kjo aritmi
Por dot nuk i shmangesh;s'e sfidoj
Këtë e shkruaj veç për dashamirët e mi
Armiqëve,hallin nuk ua tregoj.
3.Ne të dy
Për vete time shoqe
Si dy qe të mbryer në zgjedhë,
Ngasim të njëjtën brazdë
Në jetë s'e patëm të lehtë
Por prapë të dy "hamë" në një grazhdë.
Sado që u plakëm,vazhdojmë e vazhdojmë
Zverku na u rop,se zgjedha ka qenë e rëndë
Hallet s'na u ndanë,por ne po i sfidojmë
Dhe po tok,hallet i kthyem në pëndë.
Hile,mes nesh,s'ka patur,
Sado,ndonjëherë,bëjmë dhe fjalë
"Sherret",s'do mend që janë tulatur
Se duhemi dhe kemi mall.
4.Lotët
Jo kushdo mund që të qaj
Që di të qaj,jam krenar
S'dua që t'i ngjaj atij që s'di të qaj
Se nuk është njeri,po barbar.
5.Era e Thesprotisë
Era e Thesprotisë fryn e shfryn më fort
Klithmën e Çamërisë dërgon nëpër botë
Është klithmë me kuje(me kujë e me vaj)
Greqinë mbulon me turpe(botën pas asaj)
Në shkeuj masakra,në shekuj privime
Kuja seç vazhdon der në kohën time
Çamët deli burra,çamët deliçamë
Gratë aq të bukura lindnin kapedanë.
Ra Marko Boçari mu në Mesollonjë
Lopsi e Çapari kanë seç ç'të tregojnë
Pse harron Greqia seç kanë bërë çamët?
Shënon historia dhe tunden kambanat
Të tunden kambanat,t'i dëgjojë Greqia
Që të kthehen çamët siç është historia
Mu në THesproti ku qenë den baba den
Ndryshe s'ka drejtësi:botës po i them.
6.Poeti
Penën si plug e fut në kokë të njerëzve
Dhe farën elite atje zë e mbjellë
A nuk u ngjan Poeti pak "profetëve"
Me vargje për paqë e dashuri a nuk bën apel?!
Poeti nuk është jargash,por është luftëtar
Drejtësi kërkon dhe mbjellë dashuri
Për dhimbjen njerëzore ç'poet nuk ka qarë?
Dhe urren luftën e padrejtë,po jo atë për liri.
Nuk është poet ai që lëndon zëmrat
Tundues nuk është dhe nuk di të mashtroj
Në se me penë zë e nanuris ëndrrat
Botën e do të bukur dhe di të dashuroj.
7.Belvedere (në Vlorë)
Si ballkon qëndron mbi detet
Malet kokat mbi ty shtrijnë
Dhe burimet si nga "rrëmetet"
Ujtë e ftohtë për nën shkëmbinj
Ujtë e kripur me bollëk
Se ndanë deti këtu me detin
Ujtë e ëmbël nën shkëmb
Të freskon e të jep shendin
Dhe mushkritë fyrhen ballonë
Ngopur veç me ajër të freskët
Belevdere si ballkon
Oh,sa bukur!Nga mos prekesh?!
8.Mosha e tretë
Ja,tani,në moshë të tretë
Seç m'u tek për buzë të nxehtë
Për një femër plot shëndet
Nuk jam pak;po shkoj shtatëdhejtë
Por e ruaj unë një "fishek"
Për ta "vrarë" siç di vet
Se më kot s'jam plak sherret.
9.Unë dhe "Çifuti shetitës" i Rembrandit
"Çifuti shetitës" i Rembrandit nuk humbi
U vendos në Shkodër dhe,mandej,në muze
Për mua,o miq,thoni:humbi
Se aq larg jam dhe kur do vij atje?!
10.Sikur të ngjallej Majakovski?!
Sikur të ngjallej Majakovski,
(Të ndodhte,siç thonë,për Krishtin?!)
ZHgënjim do ndjente Majakovski
Që
Do ulërinte me britma
Për vargjet do ngrinte anatema
Tek të shihte Rusinë që bolshevizma
E ka katandisur të varfër sa legjenda.
"Djathtas ! Djathtas!-do komandonte
Mallkuar që shkrova:- Na ljevo! *
Dhe vjershat e tij do masakronte
Do griste të tijat poema
*majtas
11.Atdheu
Sado mangësira që ka në Shqipëri,
As që më pengojnë që mos të të dua ty.
Le të mos ketë drita,as ujë dhe as punë
Unë ty të dua dhe mëndjen s'e vras shumë.
Më gjeni gjëkund njerëz aq bujarë
Dhe baltë e Shqipërisë mua më është ar
Asgjë e mirë në botë nuk më hyn në sy
Të dua ! Të dua! Mbi çdo dashuri.
12.Me sytë e mëndjes në fshat.
Tri vjet i larguar... dhe po kthehem në fshat
Vërtet jam larguar?! Jo.Jo:asnjë natë!
Tek kodrat me ullinj të mbushur me
Sodis fushën poshtë:qilim me qendisma.
Shtëpitë moderne,të reja,të kohës
Nga dallon,më thoni nga fshatrat e Evropës?
Takoj bashkëfshatarët;plot miq dhe shokë
Dhe as mos u çudisni,në varet një lot
13.Pushteti
S'ka gjë që më frikëson më shumë se sa pushteti
Njësoj si provimi a ca më shumë:lufta?!!!
Ashtu si një fetar i mirë që ka frikë nga xhehnemi
E kam provuar mbi kurriz;ndaj dhe më zë tuta.
Mundësitë qesharake:veç fjalë e vetëm fjalë
Pushteti më ngjallë ethet e alarmit
Sikur në kurriz t'më ketë hipur një kalë.
Pushtetin e bëjnë të frikshëm veç sharlatanët
Që bëjnë dallavere dhe nxjerrin fitime
Ata që dinë mirë t''i rrinë hipur kalit
Dhe nuk duan që t'i zbresin veç të ndalur fryme.
14.Vangjush Mio
Vivaldi i mori katër stinët i vuri në muzikë
Ti me penelin e artë u dhe tëndin shpirt
Pranverën të harlisur si vjazë që gazin s'mban
Verën të ujdisur;me tërfil apo sanë
Vjeshta plo me fruta dhe gjethet ngjyrëfloriri
Dersa zbardhi bora në një peizazh dimri.
15.Sa do të doja
Sa do të doja që të ngjallej im ATË
Që këngës t'ia thosh dhe vallen ta hedh
Në disk t'ia regjistroja zërin e artë
Pa vallen t'ia filmoja,ta ruaja për jetë.
Dhe vallë sa të tillë nga bota kanë ikur
Kanë ikur të harruar për shkaqe banale
Pa u ndjerë fare(sikur të mos kenë lindur)
Në kujtesë të njerëzve si brengë e madhe.
Dhe nuk ka shumë,po 15 vjet *
Se bota ku rronim qe e pështirë
Se nuk kishim një magnetofon të shkretë
Se shteti qe i frikshëm,si vampir !!!
Ndaj më dhimbset mua babai im
Sado që nuk lozi në skenë,po qe artist
Zëri i tim eti,është pengu im
Ah,sikur të ngjallej njëherë si Krisht !...
*ka vdekur më 3 shtator 1988
30 gusht 2010