| E marte, 31.08.2010, 09:28 PM |
Nehat Jahiu
Tufë pezish për fëmijë:
EJANI SHOKE TE DASHUR
Kaluan pushimet
të dashur fëmijë,
filloi mësimi
në shkollë përsëri.
Oh, sa ëmbël
zilja tingëllon,
për në mësim
nxënësit i fton.
Ejani shoqe e shokë
në shkollë të shkojmë,
me gaz e valle
mësimin ta fillojmë.
RRITU, RRITU…
Rritu, rritu o fmijë
vjen ylberi të puthë në sy,
rritu, rritu me ëndrra në gjumë
ty të don nëna shumë!
Rritu, rritu o fëmi
vjen dielli të puthë në sy,
rritu, riitu si lulja në pranverë
vjen shtatori në shkollë të gjen.
rritu, rritu o fëmi
vjen hëna të puthë në sy,
rritu, rritu porsi mollë
mësuesja të kërkon në shkollë!
EJA VOGLUSH
Eja voglush, zilja të thërret
banka e shkollës po të prêt,
eja voglush, zilja të fton
ty mësuesja fort të don.
Eja voglush ,eja në shkollë
me çantën e bukur në dorë,
eja voglush, mos u frik fare
të mësosh shkronjat në abetare.
Pranë do e ke mesuesen Besë
të meson këngë e vjershë,
eja voglush me gaz e dashuri
se fort të don mësuesja ty…
TRINGLLON ZILJA
Zilja e shkollës po tringëllon
të gjithë nxënësit po i fton,
e fton ajo çdo shkollar
në bankën e klasës së parë.
Tringëllon zilja për mrrekulli
nxënësit e shkollës hyjnë,
hapen dyer e dritare
lexojnë vogëlushët në abetare.
NE SHTATOR
Në shtator
piqen mollët
zilet tringëllojnë
hapen shkollat.
Pastaj vjen
e dashura vjeshtë
kokrrat e rrushit
shkëlqejnë në vreshtë.
Na vjen vjeshta
duke buzëqeshë,
lulet e pemët
lahen me vesë.
Në mal zverdhet
bungu e dushku,
bereqetin me gaz
grumbullon bujku
Më së shumti në shtator
gëzohet shkolla,
vijnë me vrap nxënësit
kuq si molla.
Venë e vijnë
porsi bletë,
zemra e nënave
e gjërë- det.
ABETARE
Abetare, abetare
hapi ti ato dritare,
hapi dritaret me lule
ti shoh ato burbuqe
36 drita të kuqe.
Abetare-lulja jonë
sa bukur e ke
alfabetin tonë
abetare, abetare,
hapja Lulit ato dritare.
Abetare, moj selvi
të shtrëngon Luli në gji,
të shtrëngon
e fort të don
si nëna fëmijën e dashuron.