| E marte, 31.08.2010, 08:51 PM |
Bisedë me Bardhën
(Tani që jemi gjyshër)
Hekuran S. Halili
Dashuritë tona si gur themeli
I vëmë për të tjera dashuri
Ata që duam kështu s'do na duan
Do duan të tjerë me siguri
Mos u ligështo e mira ime, mos u ligështo
Kështu kemi bërë dhe unë dhe ti
U deshëm e duhemi, por mos e diskuto
Pa dashur kemi lënduar ndonjë njeri
Se kjo jetë ka ligjet e saj
Ku askush s,bën dot përjashtim
Të gjitha dashuritë janë pista
Ku dashuri të tjera marrin fluturim