| E marte, 31.08.2010, 09:31 PM |
Katekizëm në gjuhën shqipe në vitin 1584
Nga Dr. Etleva Lala, Dr. Musa Ahmeti
Studiues të shumtë, të specializuar dhe profilizuar në fusha të ndyshme; nga shumë shtete të njohura e më pak të njohura, janë marrë me studimet për origjinën, kulturën, traditën, gjuhën, relegjionin dhe gjithçka tjetër që ka të bëjmë me shqiptarët dhe trojet e tyre etnike. Thellësia dhe serioziteti i këtyre studimeve, në disa raste, edhe sot e kësaj dite është i patejkaluar dhe një nga pikat më të refuruara në fushën e albanologjisë, burimologjisë dhe historisë kombëtare shqiptare. Debatet e shumta të mirëfillta me bazë shkencore, botimet e korpuseve të dokumenteve, analizat studimore dhe librat e shumtë, të botuar që nga zbulimi i shtypëshkronjës së Gutenbergut e deri sot, janë një nga dëshmitë më të forta, për një interes të veçantë që kishin të huajt, për popullin shqiptar, fatin dhe rolin e tij gjatë furtunës shekullore mesjetare, por edhe gjatë zhvillimeve të vrullshme të Rilindjes dhe iluminizmit evropian dhe atij shqiptar.
Nuk mbeten asgjë prapa botimeve të shumta dhe voluminoze as dorëshkrimet e shumta, të autorëve të ndryshëm apo ato anonime, që për temë bosht – trajtimi kishin popullin shqiptar dhe trojet etnike të tij. Zbulimet e këtyre dorëshkrimeve, janë një thesar i vërtet ngase pasurojnë shumë herë zbraztësitë e krijuara në epoka të caktuara kohore ose plotësojnë e saktësojnë njohurit që kemi deri tashi për ngjarje, personalitete dhe data të rëndësishme historike.
Biblioteka Shkencore e Dubrovnikut, krahas Arkivit Shtetëror Historik Kroat të Dubrovnikut, Bibliotekës dhe Arkivit të Vëllëzërve të Vegjël [Male Braæe], Bibliotekës dhe Arkivit të Domenikanëve, Jezuitëve... etj, ruan shumë dorëshkrime me vlera të veçanta për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilat deri me sot nuk janë botuar.
Në fonde të ndryshme, nga autorë të njohur, por edhe anonim, kemi zbuluar një numër të konsideruar dorëshkrimesh nga shekuj të ndryshëm, vlera e të cilave është tepër e çmuar. Duke dëshiruar që të bëjmë një paraqitje të caktuar kohore, kronologjike, kësaj radhe studiuesve dhe lexuesve të “FAKTIT” ju ofrojmë të dhëna për dorëshkrime të shekullit të XIX, së bashku me faksimilet e origjinaleve të cilat ruhen në fondin e: “Dorëshkrimeve dhe librit të rrallë” pranë kësaj biblioteke.
*****
Dorëshkrimet
I.
I një rëndësi të veçantë për fushën e albanologjisë, është dorëshkrimi i Françekso Maria Apendinit, nga gjysma e parë e shekullit të XIX-të, që mban titullin: “Shënime mbi shqiptarët, gjuhën e tyre si dhe një gramatikë për gjuhën shqipe me një fjalorth të vogël, krahasuar me gjuhën intaliane”. Ky dorëshkrim ka 2 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 608/1-11; int. 8; pjesërisht është në gjuhën italiane dhe shqipe. Ky dorëshkrim është një sprovë për një gramatikë dhe një fjalorë në gjuhën shqipe. Është tepër interesant momenti që e shtyn studiuesin dhe historianin F. M. Apendini për të vepruar në këtë drejtim. Dorëshkrimi është autograf, në gjendje të mirë dhe lexohet pa vështirësi dhe është në format folie.
II
Një dorëshkrim tjetër është ai i një autori anonim, po ashtu nga gjysma e parë e shekullit të XIX-të, që mban titullin: “Studim nga burime të ndryshme për qytetin Sebast në Shqipëri, që llogaritet si vendlindje e shën Vllahut, Shenjtit mbrotjës të Dubrovnikut”. Dorëshkrimi ka 7 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 613/1-13, int. 11; i tëri është në gjuhën italiane. Një ide e tillë është tepër interesante ngase, për herë të parë kemi një të dhënë të tillë, ku Shenjti mbrojtës i Dubrovnikut, na paraqitet me origjinë shqiptare. Të dhënat biografike dhe studimet e shumta për Shën Vllahun, lejonjë një hipotezë të tillë, e cila mbetet për tu verifikuar dhe dokumetuar nga burime të ndryshme, qofshin ato kronika, anale, dokumete apo dorëshkrime të tjera të cilat ruhen në arkiva dhe biblioteka të shumta të Dubrovnikut. Dorëshkrimi ka format folie.
III
Dorëshkrimi i Benigno Albertinit, është nga gjysma e dytë e shekullit të XIX-të, dhe mban titullin: “Epistola pastoralis ad clerum et populum Scodrensem”. Dorëshkrimi ka 20 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 806; dhe është pjesërisht në gjuhën latine dhe atë kroate. E veçanta e këtij dorëshkrimi është se autori, më vonë edhe ipeshkëv i Shkodrës, sjell të dhëna interesante në dorëshkrimin e tij, duke u shërbyer me burime literaturë dhe dokumenta burimore të cilat e rrisin peshën dhe vlerën e dorëshrkimit Dorëshkrimi ka format folie.
IV
Dorëshkrimi në vazhdim është ai i konsullit gjeneral francez në Shkodër: Marco Bruere, është autograf dhe daton para vitit 1814. Dorëshkrimi ka gjithsejt 8 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 821, i tëri është në gjuhën italiane. Ky dorëshrkim tregon interesin dhe vazhdimësinë e konsujve francezë në tokat shqipatre. Me një stil të hollë, me një simbolizëm të fortë dhe gjuhë të matur, autori paraqet popullin shqiptar si shumë të virtytshëm, me tradita dhe kulturë të lashtë, por shumë të luftarak për të drejta dhe liri të tija. Si duket, i ndikuar nga ngjarjet e vrullshme dhe të bujshme në qytetin dhe rrethinën e Shkodrës, autori është tepër i ndikuar, kështuqë lehtë kapet një simpati e veqantë për popullin shqiptar dhe qytetin e Shkodrës.
V
Dorëshkrimi i Damjan Betondiqit, është autograf. I prëket gjysmës së parë të shekullit të XIX-të. Janë poezi të cilat autori i kushton ipeshkvit të Shkodrës, Benigno Albertinit. Dorëshkrimi ka 4 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 888/1-16, int. 3; pjesërisht është në në gjuhën latine dhe atë kroate. Dorëshkrimi ka format folie. Autori me fjal të zgjedhura dhe plot emocion, ndjenja të larta respekti dhe përkushtimi krijon poezi të mrekullueshme për mikun e tij, ipeshkvin e Shkodrës, B. Albertinin.
VI
Dorëshkrimi i fundit është nga Stefano Olivieri; është nga gjysma e parë e shekullit të XIX-të. Dorëshkrimi ka 2 fletë, është autograf dhe ruhet në signaturën: Rkp. 451/1-8; int. 3; i tëri është në gjuhën italiane.
Drama në tri akte për Skënderbeun
II.
Pos këtyre dorëshkrimeve me vlera të veçanta, paraqesim edhe librin e një drame mjaft interesante, me një nivel shumë të lartë artisik dhe letrar që i kushtohet Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe mbanë titullin: “Victoria in fuga sive Castriotus à Turcis ad patriam et regnum Gloriose rediens. Ludo Scenico Primum Exhibitus, Nuc vero Laueratis honoribus Illustrissimorum, Perillustrum, Rvendorum, Relegiosorum, Praenobilium, Nobilum, Exellentium, ac Doctissimorum Dominorum, Dominorum A A. LL. & Philosophiae Doctorum oblatus a Rhetorica Graecensi Cum In Alma ac Celeberrima Universitate Graecensi Per R. P. Michaelem Talheimb, e Societ. Jesv. A. All. & Philosophiae Doctorem, ejusdemque Proffessorem. Emeritum suprema. Doctoratus Philosophici Laurea Donarentur. Anno partae Salutis MDÇXVIII. Graecii apud Haeredes Ëidmanstadii.” [Fitore në ikje, ose Kastrioti, i cili nga Turqia, kthehet me lavdi në atdheun dhe në mbretërinë e tij...]. Botuar në vitin 1718. Kjo është një dramë në tre akte që i kushtohet Skënderbeut. Origjinali ruhet në: “Bibliotekën Universitare Kombëtare të Zagrebit”, në Zagreb në signaturën: 43.443. E tërë drama është në gjuhën latine dhe ka: 49 faqe, [24 fletë të pa paginuara] në format 80. Ne kemi njohuri se një kopje në gjendje jo shumë të mirë ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës.
Katekizmi në gjuhën shqipe nga viti 1584
Studiuesi, historiani dhe teologu i njohur kroat, Miroslav Vaninon [D. I], në një studim të tij me titull: Aleksandar Komuloviq /1548-1608/, na ofron një një informacion shumë të rëndësishëm për shkencën e albanologjisë ku pohon: “Në vitin 1584, A. Komuloviqi së bashku me rektorin e Kolegjit Ilirik të Loretos, Tomë Ragjen, kishte urdhëruar: shtypjen e 500 /pesiqnd/ katekizmave në gjuhën shqipe, të cilat i mori me vete dhe i shpërndau gjatë udhëtimit apostolik që bëri po në këtë vit [1584] në Shqipëri, i shoqëruar edhe nga: prifti shqiptar: Amano Duka, një nxënës i Kolegjit Ilirik të Loretos dhe një shqiptar i shkolluar.” Kjo e dhënë është informata e parë që kemi deri tashi se ka ekzistuar dhe është shpërndarë një katekizëm i tillë në gjuhën shqipe, 29 vjet pas “Mesharit” të Gjon Buzukut dhe 8 vjet para veprës së Lekë Matrangës “E Mbsuame e Chraestere”. Vetë sasia e madhe e katekizmit, lë shumë mundësi për një gjykim se kush dhe cilët ishin ato persona që lexonin në gjuhën shqipe në shekullin XVI? Me këtë mund të nënkuptojmë se kishim, tashmë në këtë kohë, një shtresë të mirëfilltë intelektualësh që lexonin dhe shkruan shqip; përndryshme, Komuloviq, nuk kishte asnjë arsye që të sillte një numër kaq të madh të këtij libri me vehte. Ne kemi konsultuar studiues dhe njohës të shkëlqyeshëm të kësaj fushe, si psh. akademik Dhimitër Shuteriqin, dr. Moikom Zeqon, dr. Shaban Sinanin, dr. Sali Bashotën, dr. Aleksandar Stipçeviqin... etj, dhe asnjëri nga këta nuk kishte ndonjë njohuri për ekzistimin e një katekizmi të tillë nga ky vit. Për këtë informacion që kemi nga M. Vaninon, kanë shkruar ose botuar dokumente, por pa e theksuar këtë moment edhe studiuesit: Franjo Raçki në: Starine HAZU, Zagreb, nr. 14/1882; pastaj O. Pirling, në: Starine HAZU, Zagreb, nr. 16/1884 dhe Euzebije Fermexhin, në: Starine HAZU, Zagreb, nr. 36/1918. Këta, autorët e fundit, shënojnë edhe vendodhjen e shumë dokumentave dhe relacioneve që kanë të bëjnë për shqiptarët dhe Shqipërinë e që ruhen në Arkivin Sekret të Vatikanit dhe në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit.