| E hene, 30.08.2010, 11:30 PM |
Masakra serbe në Ashlan
Banorët duarthatë dhe të pambrojtur kishin mbetur mbi dheun e përgjakur
Nga Prof. Hilmi Saraçi
Kishte ardhur Bajrami, i biri i Lutfisë. Kishte dëgjuar për vrasjen dhe masakrën që ishte bërë mbi babanë e tij. Ishte djegur për së gjalli dhe ishte karbonizuar gati tërësisht. Ora ende i kishte mbetur në xhep, brenda në gjoksin e djegur… Briti e qajti mbi trupin e pajetë të babait. Nuk kishte forcë që të ndahet prej babait… Dikur memzi e kishin ndarë luftëtarët e lirisë…
Ashlani gjatë luftës çlirimtare (1998-1999) ishte çerdhe e rëndësishme e rezistencës kombwtare kundër armikut. Në këtë fshat ushtarët e lirisë kishin zhvilluar betejat më të ashpra dhe më të lavdishme kundër armikut. Kishte një pozitë të mirë gjeografike, me një strategji të lartë për të luftuar dhe rezistuar kundër armikut. Ashlani edhe në të kaluarën e hershme ka pasur një histori të lavdishme kombëtare. Tani në këtë fshat Zona Operative e Shalës kishte Shtabin Komandues. Nga kjo zonë UÇK-ja furnizohej dhe merrte direktivat dhe urdhërat gjatë operacioneve luftarake. Për këtë arsye armiku kishte përqendruar forca të mdha në këtë hapësirë dhe përpiqej që më çdo kusht të shkatërrojë dhe të thyejë këtë rezistencë të luftëtarëve tanë dhe shtabin komandues - ZOSH-in. Lufta kishte marrë dimensione të gjera dhe vështirë ishte të shpëtojnë popullata duarthatë nga dora gjakatare e policisë dhe ushtrisë serbe që në të katër anët kishte përthekuar këtë hapësirë dhe kishte ndërmarrë një ofensivë të madhe ushtarake kundër UÇK-së dhe popullatës shqiptare. Kështu gjatë ofensivës më 22 shtator 1998, Ashlani përkundër rezistencës dhe qendresës heroike të UÇK-së përjetoi tmerret e papara nga barbaria serbe.
Varrezat e martirëve dhe deshmorëve në Ashlan
Sulmi barbar serb kishte filluar herët në mëngjes, në orën 6,30 minuta. Ky sulm i organizuar enkas për ta sulmuar Ashlanin, me qëllim për ta shkatërruar në rend të parë Shtabin Komandues të UÇK-së, e pastaj për të vrarë popullatën duarthatë dhe të pafajshëm që tashti pas fillimit të sulmit kishte filluar të ikë, të largohet dhe të fshihet në Qyqavicë, në vendin e quajtur “Firi”. Filluan granatimet e armikut dhe shpërthimet e tyre kudo në këtë hapësirë të gjerë. Kudo dëgjohen krismat e armëve, topave, mortajave dhe mitrolezëve. Luftëtarët tanë të UÇK-së ishin përpjekur deri në momentet e fundit të qëndrojnë dhe të rezistojnë, por pas një lufte të pabarabartë, ishin tërhequr. Forcat policore ushtarake serbe tani kishin filluar të hakmerrën ndaj popullatës së pambrojtur dhe duarthatë, sepse gjatë luftimeve ishin vrarë disa policë dhe ushtarë serbë, por edhe disa luftëtarë tanë të lirisë. Në këtë periudhë kohore, hapësira që përthekonte Ashlanin kishte marrë pamje trishtuese, sepse përjetoi luftën barbare, shkatërruese dhe masakrën më të madhe në Artakoll. Gjatë kësaj ofensive të egër serbo-çetnike u vranë dhe u masakruan:
1. Milazim Mani – Ashlan
2. Kada Zajmi-Mani –Ashlan
3. Selatin Hyseni- Ashlan
4. Halit Hyseni-Ashlan
5. Lutfi Rexhep Hyseni-Ashlan
6. Arsim Ibrahimi (15 vjeçar) –Ashlan
7. Hajrullah Gjaka- Ashlan
8. Idriz Mehmeti- Ashlan
9. Hysen Hajrizi –Balinc
10. Ismet Haliti- Balinc
11. Rrahim Adem Mehmeti-Ashlan
12. Bislim Kamer Imeri- Ashlan
13. Asllan Zenel Sheremeti- Ashlan
14. Ahmet Bajrami-Ashlan
15. Musë Shaban Sheremeti-Ashlan
16. Miran Sheremeti- Ashlan
17. Maliq Sheremeti-Ashlan
18. Abedin Hoxha i ardhur në Ashlan
19. Flamur Hoxha i ardhur në Ashlan
20. Ibadete Hoxha e ardhur në Ashlan
21. Fatime Zeqiri- Ashlan
22. Xhevat Islami-Ashlan
23. Vedat Kajtas Beqiri- Akrashticë
24. Nazmije B. Kolludra-Pirç
25. Sabri N. pllana- Shtruerë
26. Shaip Kolludra-Pirç
27. Sylejman Kolludra-Pirç
28. Sadullah S. Dibrani-Vaganicë
29. Avni J. Dibrani- Vaganicë
30. Mustafë Shyti -Ashlan
31. Hamit Hyseni-Ashlan
32. Sheremet Bajrush Sheremeti-Ashlan
33. Agim Ramadani-Prekaz
Fjalimi i përmortshëm dhe këndimi i Himnit kombëtar
Kur kishte hasur në trupin e vrarë dhe të masakruar të Kada Monit, komandanti Ibrahim kishte qajtur. Ajo ishte e varfër, me disa fëmijë të vegjël që kanë mbetur pa nënë. Memzi kishte urdhëruar që ta marrin luftëtarët e lirisë dhe ta përcjellin për varrim…
Pas këtyre vrasjeve dhe masakrave, shumë luftëtarë me të ndalur lufta bashkë me komandantët e tyre, Ibrahim Gjakën, Met Shytin e të tjerë kishin dalë nëpër çdo skutë, ku ishte zhvilluar lufta dhe masakra ndaj banorëve të pambrojtur, duarthatë, të cilët kishin mbetur mbi dheun e përgjakur. Si zakonisht, komandanti Ibrahim printe. Më parë hasi në kufomën e Kada Monit, e cila kishte mbetur e masakruar në një kaçubë druri, dushku e ngrirë. Kjo është Kada Mani!- tregon komandanti Ibrahim. ?shtë e varfër. Ka disa fëmijë që kanë mbetur pa nënë. I shkuan lotët komandantit Ibrahim dhe memzi urdhëroi që ta marrin luftëtarët e lirisë dhe ta përcjellin për varrim. Kishte ardhur Bajrami, i biri i Lutfiut. Kishte dëgjuar për vrasjen e babait të tij dhe masakren që ishte bërë mbi trupin e tij. Ishte djegur për së gjalli dhe ishte karbonizuar gati tërësisht. Ora ende i kishte mbetur në xhep, brenda në gjoksin e djegur. Bërtiti dhe qajti mbi babanë e vdekur. Nuk donte të ndahej prej babait. Dikur memzi e ndajnë luftëtarët e lirisë…
Shtëpia- vendqendrimi i Shtabit Operativ të Zonës së Shalës në Ashlan
Sa tmerr i madh ishte për ta parë Hysen Hajrizin nga Balinci (Balaj). Gjakatarët e kishin masakruar: i kishin thyer dy këmbët dhe dorën e djathtë ia kishin prerë. Ndërsa Ismet Halitit gjithashtu nga Balinci (Balaj) që ishte kuzhinier i UÇK-së e kishin djegur për së gjalli…
Në fshatin Liqen e kishin masakruar edhe Zahit Vocën, trupin e pajetë të tij e kishin gjetur të lidhur dhe me 20 plumba të qëlluar në trup. I tubojnë edhe të vrarët e tjerë dhe i varrosin në varret e fshatit. Nuk kishte shumë xhematë. Ishte ende kohë e luftës. Ende për rreth dëgjoheshin krismat e armëve…
Fjalën e rastit, fjalën e përmotshme e mbajti Ibrahim Gjaka, ndërsa Himnin kombëtar e këndoi arsimtari i muzikës, Haki Shyti. Kishte mbajtur fjalim edhe babai i dëshmorit (Adnan Shytit), Sadik Shyti, i cili në mes të tjerave tha: “Çka ka bërë shkau, nuk bën kurrkush në botë, këtë nuk do ta bënin as shtazët e egra”… Kështu u varrosen me nderime dhe pjesëmarrje modeste, sepse njerëzit nuk kishin mundur të vijnë. Mirëpo fjalimet e përmortshme dhe Himni kombëtar lartësuan vepren e tyre për lirinë dhe pavarësinë tonë kombëtare…
Pjesë nga libri “Masakrrat serbe në komunën e Vushtrrisë (1998-1999)