| E diele, 29.08.2010, 03:54 PM |
Takim
Petraq Kote©
Pranvera çeli me herën prapë
pa ty veç dimër moti qe ndërruar,
nga xhami i syzave të pritjes
ikjen e kohës s’e pashë kuptuar!
Njëri pasvit tek sytë e mi
u ndal me miken e “ harruar “.
Drurin e pritjes e premë në çast
Gjethet e tij, kishin vjeshtuar!...
Kërkova veten në dritën tënde
Në dritën time e pe munguar.
U hodhëm brenda ëndrrës së ruajtur…
por ftohti zënë -
Të asaj dite, në stol u ulëm.
I ngrirë i tëri, stol, coptuar
… dhe një qiri i ndezëm natës
dhe s’mbeti kohë për ta mallkuar!
Fier, gusht 2010