| E enjte, 26.08.2010, 08:49 PM |
Qytetit tim!
Nga Pierre-Pandeli Simsia
Qyteti im!
Ç'të ka rrënë ky nur!
Kam mall, të shoh pas kaq vitesh
Po më dukesh më i bukur se kurrë!
Shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën,
Që asnjë piktor s'do t'i vendoste dot aq bukur.
Unë piktor dua të bëhem për ty sot,
Në telajo të hedh mallin e pashuar...
Dua të pi pak ujë Bogove,
Ajrin e pastër të pishave të thith.
Të shoh diellin n'agim kur del mbi Tomorr,
Të udhëtoj në linjën Kombinat - Uznovë.
Erdha tek ti qyteti im!
Këto rrugica të shtruara me kalldrëm
Më çojnë në të largëtën fëmijëri.
Nuk u shmallkam dot me ty
Dhe pse i puth të gjithë e qaj si fëmijë..
Erdha tek ti qyteti im,
Tek ju o njerëz të mirë e të dashur.
Tek ti vendlindja ime jam tani,
Ju, përherë mall e dashuri më keni falur...
Vetë natyrës i ke marrë
Gjithë këtë bukuri të rrallë.
Po mua vallë ç'do më japësh
Të më shuaj sado pak mall?!
Do marrë pak ujë të ftohtë Bogove.
Si ujin e bekuar në shtëpi t'a mbaj.
Me pikatore t'a pi, etjen të më shuaj,
Mallin për Beratin do mundet dot vallë?
Do marrë një gur nga kalldrëmi,
Nga ajo rrugicë ku hodha hapin e parë.
Një degë pishe nga Mali i Gorricës,
Ngado që të shkoj, me vete t'a mbaj.
Kam shumë vjetë i mërguar.
S'më dëbove, u largova.
U enda shteteve në tokë të huaj,
I përbuzur, i pangrënë, i skllavëruar.
Berat! Je djali i Europës,
Shpirti që më jep frymë je ti, më mban gjallë.
Amerika dhe Europa,
Je vetë ti, i ndrituri Berat.
Malli i zjarrtë që digjet në vite.
Mallin nuk e qetëson as gjumi.
Sikur Tomorri të shkrihej e bashkë me Osumin,
Mallin s'do mundeshin dot t'a shuanin!
S'qenka e lehte te ndahesh nga qyteti,
Qe tridhjete vjete me mbajti ne gji.
Vij nga udhe e gjatë kurbeti,
Më beso, do kthehem përsëri.
Dhe kur një ditë vdekja të trokasë
Nuk dua shpirti të më dalë në tokë të huaj.
Pranë varreve të prindërve të mi dua të prehem,
Dheu i tokës mëmë të më tresë, dua...