| E enjte, 26.08.2010, 08:31 PM |
 Kelmend Gruda
Kelmend Gruda
Të shitunit
          Për shkrimin tim “Pse flasin shkodranët tosknisht?” kam marrë komente e mesazhe miratuese, ashtu edhe jo miratuese, gja krejt e natyrëshme dhe e pranueshme.
          Mirëpo,  nga faqja e “zemrashqipatre” kam marrë edhe këtë koment:
Pa titull
 vëzhguesi  
Pasi lexova këtë artikull dhe komentet lidhur me të, mendova se nuk e vlenë të shkruaj, megjithatë tpo e shkruaj këtë koment të shkurtër. Për autorin e artikullit, por edhe për komentuesit, vlen pikërisht ajo që mësuesi i paska thënë autorit të këtij shkrimi. Unë jam i bindur se përçarësit kombëtarë janë edhe reakcionarë. Nuk ka dyshim!
          Cila ishte thanja e ishmësuesit tim të letërsisë kur ndiqja vitin e tretë të gjimnazit më 1984? “Ju të deklasuarit edhe në të folur e shprehni qendrimin tuaj reaksionar”.
          Pra, na të deklasuemit, na që na kishin pushkatue, burgosë e përsekutue një jetë enveristat, qenkëshim edhe në të shprehun reaksionarë. 
          Të njejtin mendim e mbështetë tash mbas 26 vjetësh edhe “vëzhguesi”, apo ma mirë me thanë, “vëzhgonjësi” ynë i paemen. 
          Kur erdhën në Veri pushtuesit komunistë (të quejtun “çlirimtarë”), na kënduen kangën:
          
                   Lauja, mo, luaje këmbënë,
                   T’ia qijmë gegës nënënë! 
          Nga ky lloj “atdhetarësh”, që na e hanka maraku për unitet kombëtar, duhet të jetë edhe “vëzhguesi”, apo “vëzhgonjësi” ynë, ose ndonjë i shitun me trup e shpirt, brez mbas brezi, nga ai lloj që na kënduen atë kangë poshtnuese dje e që sot ka pafytyrësinë që, për të mbrojtë vendimet e Kongrsit Enverist të vitit  1972, merr guximin e më akuzon si “përçarës kombëtar”.
          Këto tipa, që në vend të argumentave, ashtu si më ka dërgue një mesazh kritik një i quajtun “Luani nga Vlora”, mesazh që e respektoj edhe pse nuk jam i të njejtit mendim, pra këto tipa renegatë, si ky vëzhguesi, përdorin sa herë ua do puna armën e ndryshkun të një patriotizmi falls dhe mohojnë të drejtën e tri të katartave të shqiptarëve që të kërkojnë një shqipe të njësueme përafruese në mes dy dialekteve në vend të normës së sotme historimohuese; ose, si e kam thanë edhe tek shkrimi im,
- Pse ata duen të ruejnë të paprekun një histori të fallsifikueme fund e krye, një gjuhë mjet, ndër t tjera, për tjetërsimin e shqiptarëve; 
- Pse ata duen t’i mbajnë sa ma larg Fishtën, Harapin, Koliqin, Martin Camajn e “të gjithë të mallkuemit prej tyne”; 
- Pse ata, bijë të krimit, duen t’i kenë duert e lira me vazhdue ”veprën” e baballarëve të tyne.
          Vëzhguesi, pa ma të voglin dyshim, asht njeni prej këtyne bastardhave.