| E merkure, 25.08.2010, 09:22 PM |
Erotika në poezinë shqipe; Rajmonda Mojsiu
ÇILTËRSIA E SHPREHJES LIRIKE
Poezitë e dashurisë, përkatësisht ato erotike të shkruara nga femrat gjithmonë kanë zgjuar kureshtjen e lexuesve. Sepse femrat për nga natyra janë më të ndjeshme, më suptile andaj edhe ndjenjat e tyre të shprehura në vargje janë gjithashtu më të holla dhe më të ndjeshme. Këtë e dëshmojnë edhe poezitë e Rajmonda Mojsiut. Prozatore, poete,publicistë, tregimtare u lind në qytetin e Korçës. Pas mbarimit të shkollës 8 vjeçare me rezultate të shkëlqyera i del e drejta e studimit në shkollën e gjuhëve të huaja në Tiranë. Pas përfundimit të studimeve kthehet në qytetin e saj të lindjes dhe punon mësuese e gjuhës angleze në shkollat e mesme të Korçës. Qe në rininë e saj të hershme ka qenë e dashuruar me letërsinë. Pasioni i saj ka qenë publicistika dhe përkthimi. Gjithmonë ka qenë gjurmuese e kërkuese dhe këmbëngulëse në leninë e histori e në zhvillimet aktuale, duke evidentuar vlerat dhe traditat me të mira të Atdheut dhe të njeriut. Si rezultat i punës se saj në krijimtarinë letrare kane dalë librat:" Jeta mes dy dashurive" dhe ai me poezi " Dashuria nuk ka emër". Ka ne proces botimi një roman dhe një libër me publicistikë. Është angazhuar në prezantimin e poezisë shqipe në qarqe të ndryshme letrare. Gjithashtu është bashkautore në disa antologji shqiptare. Ka bashkëpunuar me disa gazetave me emër në shtypin shqiptar si “Tirana Observer” ,”Albania“,”Panorama” ,”Ndryshe” në Shqipëri dhe “Illyria” në SHBA,etj. Raimonda Moisiu jeton dhe punon si qytetare amerikane në Hartford, Connecticut bashkë familjen e saj. Është organizatore dhe aktiviste e palodhur në Komunitetin Shqiptar të Hartfordit. Vazhdon të shkruaje dhe të përkthejë shkrime të shumta, duke u bërë një emër i njohur dhe i respektuar i medias dhe komunitetit tonë anembanë. Shkrimet e saja janë të pëlqyeshme dhe të vlerësuara lartë për vlerat e tyre artistike .
Poezitë e Rajmondes karakterizohen edhe me çiltërsinë e shprehjes lirike, të shprehura me gjuhë të pastër, të rrjedhshme dhe mjaft të pasur. Pos poezisë që e zgjodhëm kësaj radhe Mojsiu ka shkrua edhe shumë poezi tjera të dashurisë, në të cilat i ka shpreh ndjenjat e saja të çiltërta dhe të ndjeshme.
O , sa romantik që është i dashuri im
Me shikon veç të sytë, skuqet përherë
Po unë kam një mike,
e thërres me te hedhur të flokëve
quhet ERË
Shkruan ajo në poezinë “Unë e dua Erën” për të përfundua atë me këto vargje:
Shkon të gjeje dashnorë të tjerë
Ne na le vetëm fshehur të ajo re
Dhe vjen papritur…kur ndërsa nuk e kam mendjen
Ai – të gjoksi im…në gjumë…me puth ende.
Ajo është mjeshtër e zgjedhjes se simboleve ku do veçuar në radhë të parë metaforën, si njërën ndër figurat më të dashura dhe më të preferuara për poetët lirikë, që shkruajnë poezi jo vetëm për dashuri por edhe për temat e motivet tjera të të shprehurit artistik.
Raimonda Moisiu
BINTE SHIU LITARË-LITARË...
Binte shiu litarë-litarë
Bjere e bjere, s´kish të pushuar
Unë një çast në dritare
Tej vështroja e menduar.
O Zot! ç´me zuri sonte syri
Nëpër shi ai... Ai kish mbire
Pa çadër ndodhej të bliri
Për veten, jo s´kish mëshire.
Pse u shfaqe sonte mëkatar
Ne "tonin" vend me kaq ngutje
S´te mjaftoi ajo natë e "pare"
Kur me vodhe të shtrenjtën puthje?!
S´harron kjo zemër e mjera
Vuajtjen nga një tradhti
Nen ketë blir' me te tjera
Ti vjel e vjel veç dashuri.
Për inatin tim u këndonte
Me afshe puthte sytë e saj
Ndërsa zemra ime lëngonte
Pas perdes shkrehesha në vaj.
Zbrita shkallet neper shi
Gjej veç nje fytyre te mjere...
Ai...I mekur s´di se si
Me vështronte oh...si atëherë.
Dëshmitarja e rinise sonë
Ah..ai blir' dege-florinjte
Drite i dha mbrëmjes se vone
Puthur buzët nen qirinjte.
Kur litarët shiu ndaloi
Puthja e tij s´kish me ze
Sytë e mpikur mbi mua lëshoi
Ajo zemër eh...nuk rrihte me
E përgatiti Ali D. Jasiqi