Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


MULLA ENVERI NË DEMONSTRATË

| E diele, 22.08.2010, 07:58 PM |


MULLA ENVERI NË DEMONSTRATË

 

Nëpër shekuj , stinë e mot

Ka heronj e patriotë ,

Qoftë në shkencë , qoftë në fe ,

Qoftë në luftëra për atdhe...

 

Mulla Enveri n’ xhybe t’ gjatë ,

Ju priu popullit n’ demonstratë ,

Nxori xhematin prej xhamisë ,

Për t’i  bërë thirrje lirisë !

 

Brohorisin t’ gjithë me ‘i  herë :

“Mulla Enver ! Mulla Enver !”

N’ shall e n’ xhybe si flamur ,

Hoxhë i ngritur , trim dhe burrë .

 

Mulla Enveri priu i parë ,

Ndër xhematë e hoxhallarë .

E nxitë gjaku dhe ideja –

Pa liri s’ na  vlen dot feja !

 

Krejt Gjilani po bëjnë seri –

N’ demonstratë Mulla Enveri !

Flakadani i lirisë ,

Dridhi planet e Serbisë !...

 

Mbarë Kosova ,  pleq e t’ ri –

Të bëjnë nderë , t’ këndojnë lavdi .

Për liri – bajrak i parë ,

Patriot, hoxhë , atdhetar...

 

-Ju xhematë, vëllezërit e mi ,

S’ kem’ qetësi as në xhami !

S’ kem’ qetësi as në shtëpia –

Kur në rrugë na vriten fëmija !

 

-Na thërret kombi , thërret liria ,

Atje n’ shesh ku janë rinia ,

Ku nën tanket e Serbisë –

Derdhet gjaku i lirisë !...

 

-Para plumbave t’ automatikut ,

Që i zbrazë dora e armikut –

Atje t’ dalim edhe ne ,

T’ vdesim s’bashku për Atdhe !

Krejt Sërbia n’ këmbë janë çua ,

Edhe gjyqet i kanë urdhërua –

Dosje t’ madhe i kanë sajua ,

Mulla Enverin me e dënua !

 

Me e ulë hoxhën n’ bankë të zezë ,

Me e dënua këtë prijës të fesë ,

Sa më shpejt me e burgosë ,

Dinjitetin me ia përdhosë !

 

Por i drejti nuk përdhoset ,

As ideja nuk burgoset ,

S’ e trembë dosja atë trim shqiptarë –

Për liri të kombit mbarë !

 

Gjilan, më 04.02.1998.

 

*****Demir Krasniqi: “GJAKON KOSOVA”- Gjilan, më 1998, faqe 44.