| E diele, 22.08.2010, 07:39 PM |
ALTIN TOPI
Me një këndvështrim të freskët sapo është hedhur në treg nga rrjeti botues
amerikan Time, një numër special rreth Nënë Terezën në përvjetorin një shekullor
të lindjes te saj. Midis dyjëzimeve historike në rrjedhat e turbullta që përjetonte
Ballkani i një shekulli më parë, fëmijëria dhe rinia e herëshme e Agnes Gonxhe
Bojaxhiut, nuk mbeten më në terrin e tymnajes të një "vajze prej Ballkani".
Duke u marrë si shkas një fotografi e Terezës së ardhëshme dalë ne 1928,
në moshe 18 vjecare, Time shkruan ajo çka e përcakton fotografinë, janë sytë e
Gonxhes, plot ngrohtësi, e që kallzojnë shumë. Vështrimi i saj është i kthjellët,
e megjithatë i vendosur, shënjon një lloj padurimi. Fotoja nuk është një çast, një
kapje fotografike e një provinciale naïve. Vajza në foto " di diçka rreth rrugës ku
po futet", çfare drejtimi ështe duke marrë jeta e saj. Prej këtij moment na hapet një
domethënie, interpretim i ri në shkrimin e revistës amerikane e prejardhjes etnike e
familjare të Gonxhes të re për të shpjeguar Nëne Terezën.
Diku në Predikimet e Xhonit(Gospel of John) bëhet një pyetje plot përbuzje
prej dikujt kur merr vesh prej nga vinte Jezui: " A mundet diçka e mirë te dali
nga Nazareti?" Një histori e ngjashme ka ndjekur edhë Nëne Terezën. Sipas
shkrimit në Time: - " Ndërkohë që fama e saj rritej, Nenë Tereza vazhdimisht e
identifikonte veten si shqiptare me origjinë." Persëri sipas shkrimit, pavarsisht
prapambetjes mbytëse, bizantizmit komunist, kjo gjë na sugjeron se ky vënd i
vogël i shqiptareve "i kishte shpëtuar dogmes", kompleksit të inferioritetit për të
ndrydhur identitetin. Me vëndin e vogël, kihet parasysh atë çka përbën Shqipërinë
Me një prezantim të shkurtër historik, por tepër observues të realitetit të
etnise shqiptare të shpërndarë në Ballkan, Time shkruan: - Në fakt , Shqipëria nuk
ekzistonte si një shtet i pavarur kur lindi Agnes Bojaxhiu, ajo lindi e u rrit jashtë
territorit aktual te saj."
Shkupi në 18 vitet ku jetoi Gonxha, u sundua nga turqit, sërbët, bullgarët,
apo sëbashku; ku kalimet nga një dorë në tjetrën ishin të gjakosura, e ku
shqiptarët ishin në shumicë. Agonia e një periferije të tillë siç ishte i gjithë
Ballkani, ishte se atje nuk kishte aguar akoma dielli i modernizimit. Çifti Nikollë
e Dranafille Bojaxhiu i sapomartuar kishte levizur, - nuk kishin emigruar, -
prej Shkodrës në Shkup, përderisa jetonin nën të njëjtën çati të një perandorie.
Një shtjellim krejt të ri na ndricon shkrimi në Time, krejt ndryshe nga
nocioni i krijuar për njërëzit që shndrrohen në shënjtorë. Shënjtoret e ardhshëm
nuk jane shembuj të zgjedhur prej Zotit, i cili me një xhest, akt hyjnor është në
gjendje të bëjë një transformim marramendës. Nuk mundet dikush që deri atëhere
ndoshta një pagan, kërkushi, i mbytur në vese, me një inteligjence mesatare, - të
transformohet në dikë krejt tjetër, në një shënjt. Shndrrimi i Gonxhes në Nënë
Tereza ndjek llogjiken e vërtetë të zgjedhjes që bën Zoti. Pavarsisht ambjentit të
përvuajtur prej ku rrethohej familja Bojaxhiu, familja e Gonxhes ishte relativisht
në gjëndje të mirë ekonomike, e formuar kulturalisht, aktive në jetën qytetare.
Tiparet që dallonin karakterin e saj: urtësia dhe aftësia drejtuese, toleranca ndaj
feve të tjera, bamirsia pa kufi; tregonin për origjinën dhe edukimin e spikatur të
saj familjar. Në përcaktimin që i bën origjinës familjare të Gonxhes, pedagogia
e universitetit të Seton Hall në Nju Xhersi, Ines Murzaku, pohon se "prindërit
e Gonxhes i përkisnin një elite, jo shumë e ndryshme nga borgjezia në Europën
perendimore."
Në jetën e Gonxhes, të dy prindërit duhet të kenë patur një ndikim te
veçantë. I jati, pasi kishte abandonuar profesionin e farmacistit, si njohës i disa
gjuhëve, kishte ndërtuar një biznes të suksesshëm, që e kishte shëtitur në shumë
vënde. Si njeri i parë do të ketë zbrazur eksperiencat personale për të ndezur
imagjinatën e Gonxhes. Pavarsisht fërkimeve të mundëshme midis komuniteteve
ndëretnike, për Nikollën si katolik, pra në minoritet, do të këtë qënë toleranca
ndërfetare, aktet bamirëse, urtësia politike që ai mundi të mbante një vënd në
këshillin e qytetit të Shkupit. Nuk është e vështirë që të bëjmë një lidhje midis
shëmbullit të Nikollës e asaj çka vëren një klerik katolik me emër: "Nëna(Tereza)
gjithmonë kuptoi mundësite e kufizimet e politikës e të qeverisjes. Më duhet të
besoj se vinte nga mënyra se si ishtë rritur." Shëmbujt e shumtë flasin se si nga
një murgeshë bamirsie e panjohur, ngriti një klan të fuqishëm bamirësie, ku emri
i saj hap xhepat e zengjinëve të të gjitha ngjyrave, arkat e shteteve e shoqërive të
fuqishme.
Po sjell një shëmbull në planin më personal për familjen Bojaxhiu. Ishte viti
1968, kur Nënë Tereza ishte ftuar në Romë për të themeluar misionin e saj atje.
Pas shume vitesh heshtje, kur emri Nënë Tereza, tashme ishte tepër i njohur në
botë, brenda vetes ajo kishte ushqyer deshirën e vetme personale që të nxirrte nga
Shqipëria nënën e motrën plakë. Komunikimi i vetëm qe kishte mbetur me to ishte
një letër e vetme pothuajse e përvitëshme. Pak gjëra mund të shkruhej në atë leter
që hapej e lexohej në ndonjë zyrë në qëndër të Tiranës. E tunduar nga një lidhje
kaq e ngushtë gjaku, Nënë Tereza bindi ministrin e jashtëm francez Maurice Couve
t'i shkruante qeverisë shqiptare në emrin e saj për të lejuar nënën dhe motrën për
një vizitë jashtë Shqipërisë. Pas një pritje të stërgjatur ministri francez merr së
fundmi një përgjigje të shkurtër e të pa apelueshme nga Tirana e Hoxhës: "Drane
e Agatha Bojaxhiu nuk janë në gjendje fizike për t'iu lejuar udhëtimi jashte." Ky
detaj i vogël tregon se Nënë Tereza merrte kurrajën të trokiste përulshëm edhe në
portën e diktatorëve të llojit të Hoxhës.
Dranafillja, e ema e Gonxhes, i shtonte urtësisë të t'jatit, devotshmërinë
e shpirtin e saj tejet bamirës. Drana ishte shumë e vëmëndëshme ndaj nevojave
shpirtërore të familjes. Ishte ajo që i merrte femijët në kremtimet fetare, e i nxiste
të recitonin lutjet perditë. Mbi të gjitha, ishte Drana që i inkurajonte femijët të mos
hiqnin dorë nga aktet e bamirsisë ndaj të varfërve.
Siç shkruhet në artikullin e Time për Gonxhen ishte një prirje e natyrëshme
drejt zgjedhjes që bëri. Kjo zgjedhje i hapi dyert, duke i dhëne mundësi të
kombinonte shpirtin e devotshëm e bamirës të s'ëmës me ëndjen e të jatit per të
parë përtej Shkupit e Ballkanit, për të rrokur botën, duke u bërë një qytetare i saj.
Kur Zoti çeli atë ndriçim hyjnor në qënien e Gonxhes për të nisur tranformimin
e saj në Nënë Tereza, siç e njeh bota sot, Zoti kishte bërë një përgatitje të gjatë
e të kujdesëshme. Shkrimi i Time e lidh pazgjidhshmërisht lulëzimin e Gonxhes
në një te re, e paisur me një idealizëm pakufi e tepër konfidente, me faktin e
patjetërsueshëm të origjinës së gjakut e familjes të saj tërësisht shqiptare.