Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe - GJ

| E diele, 15.08.2010, 01:35 PM |


Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe

 

Nga Bajram Qerimi

 

GJ

GJAH-U

            BËN GJAH dikush  fr.fol.,id.- përpiqet, mundohet  me të gjitha forcat  për të kryer diçka dikush. (FGJSSH f. 595). S. shih sin: bie andej (e) bie këndej (këtej) dikush  

            DEL PËR GJAH dikush fr.fol.,fj.- gjuan, gjahton dikush. (FGJSSH f. 595). S. del për gjueti dikush

              GJAHU NË BREG  E QËLLON NË KODËR dikush  fr.fol.,iron.- vepron pa i peshuar, pa i matur  mirë gjërat dikush, vepron,  punon   ku-turu, kuturimthi, hamendthi dikush. (FGJSSH f. 595, 839, 1606).S. shih sin: shtie me bathë dikush,  ia shtie me bathët dikush

              LËSHON GJAHUN PËR HIJEN dikush fr.fol.,iron.-  lë, lëshon diçka të rëndësishme e merret me diçka  pak të rëndësishme a fare të parëndësishme dikush. (EQSHI f. 145). S. shih sin : lë dasmën e shkon për shkapra dikush

GJAK-U

            I AVULLOHET GJAKU dikujt  fr.fol., id.- zemërohet shumë dikush, nxehet tepër dikush. (FGJSSH f. 77). S. shih sin: merr avull menjë-herë dikush

            T’ U BËFTË GJAK E DHJAMË! (diçka që ha ose pi) fr.fol.,ur.- të bëftë mirë! (FGJSSH f. 129, 407, 595). S.  t’ u bëftë tul e dhjamë! 

              T’ U BËFTË GJAKU UJË! fr.fol., mallk. -vdeksh! (FGJSSH f. 595). S. shih sin: të vënça në arkë!

            BËHEN GJAK në mes vete fr.fol., met.-      bashkohen e lidhen fort në mes vete, njësohen e lidhen ngushtë në mes vete. (FGJSSH f. 595-6). S. shih sin : bëhen bark e shpinë në mes vete

            I BËHET I LARË NË GJAK  dikujt dikush   fr. fol., id.- e urren së tepërmi dikë   dikush  i bëhet i padurueshëm, i mërzitshëm dikujt dikush  , i mërzitet shumë, pa masë dikujt dikush . (BQ-DSH). S.shih sin: i bëhet dergjë dikujt dikush a diçka ;  e do si akullin në gji  dikush dikë

            BËHET GJAK dikush    fr.fol., meton.- 1. gjakoset, përgjaket dikush. S. bëhet fërtele dikush.  2.  (në fytyrë) skuqet shumë (në fytyrë) dikush, mërdhezet, sarrakuqet (në fytyrë) dikush. (FGJSSH f. 595). S. shih sin: bëhet all (në fytyrë) dikush

            I BËHET GJAKU  BOZË dikujt fr.fol.,met.- trazohet,  shqetësohet  shumë,   pa   masë   dikush. (FGJSSH f. 170, JTH-FFGJSH f. 131, 2225).S. shih sin : çohet ari dikush

            BËHET GJAK PËR DERE dikush  fr.fol.,,id.- zihet e armiqësohet me të gjithë dikush (thuhet për një njeri të ashpër që nuk sillet mirë me të tjerët, që përdor fjalë të rënda e sharëse). (MIHO-DI f. 175).

            BËHET GJAKU DERI (GJER) NË GJU diku fr.fol.,meton.-bëhet, shkaktohet gjakderdhje e madhe diku,  bëhet kasaphanë e vërtetë diku, nuk merret vesh se sa vriten diku.  (FGJSSH f. 625, 1576, 1862).S.bëhet pus pa fund ; derdhet gjaku rrëkajë (rrëke) diku ; rrjedh gjaku  lumë (rrëke) diku ; shkon gjaku deri në gju diku ; shkon gjaku deri në bark (deri në shalë) të kalit diku ; shkon gjaku lumë (rrëke) diku ; shkon gjaku deri në tra diku ; vete gjaku deri në bark (deri në shalë) të kalit diku ; vete gjaku deri në tra diku 

            I BËHET GJAKU LËNG dikujt fr.fol., id.- 1. trazohet,  shqetësohet,  shumë,   pa   masë   dikush. S. shih sin : çohet ari dikush. 2. (për dikë a diçka) merakoset, shqetësohet,mërzitet,brengoset pa masë, së tepërmi dikush për dikë a diçka dikush, ka frikë shumë se  mos pëson dikush a diçka  dikush, ka frikë shumë se  mos mbetet pa dikë a diçka dikush, e ka një shqetësim të madh për dikë a diçka dikush, e ndien diçka të rëndë në shpirt për dikë a diçka dikush, bie në një gjendje të rëndë shpirtërore  për dikë a diçka dikush. S. shih sin : i qet barku flakë dikujt për dikë a diçka. 3. (prej dikujt a diçkaje) frikësohet, trembet shumë dikush, tmerrohet, lemeriset, lebetitet, llahtariset dikush (prej dikujt a diçkaje).S. shih sin : i dridhet barku dikujt (prej dikujt a diçkaje). 4. zemërohet, hidhërohet  shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 2081). S. shih sin: merr avull menjëherë dikush

            BËHET GJAK I MADH diku fr.fol., meton.-bëhet, shkaktohet përleshje e përgjakshme diku, bëhet, shkaktohet gjakderdhje e madhe diku. (FGJSSH f. 595).

            I BËHET GJAKU MAVI dikujt  fr.fol., id.- frikësohet, trembet shumë dikush, tmerrohet, lemeriset, lebetitet, llahtariset dikush. (FGJSSH f. 1072). S. shih sin : i dridhet barku dikujt

             BËHET GJAK NË SY dikush fr..fol., id.-urrehet shumë, pa masë dikush, bëhet shumë i padurueshëm, i neveritshëm, i mërzitshëm, i urrejtur dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : bëhet si derrat e Skocisë  dikush

            I BËHET GJAK NË SY dikush a diçka dikujt  fr.fol.,id.-e urren së tepërmi dikë a diçka dikush  i bëhet i padurueshëm, i mërzitshëm shumë dikujt dikush a diçka, i mërzitet shumë, pa masë dikujt dikush a diçka. (BQ-DSH). S.shih sin: i bëhet dergjë  dikush a diçka dikujt

            I BËHET GJAKU PETULL dikujt (prej dikujt a diçkaje) fr.fol.,id.- trembet, frikësohet shumë, pa masë dikush. (PETBA- GR f. 110). S. shih sin : i dridhet barku dikujt (prej dikujt a diçkaje)

            I BËHET GJAK NË SY dikujt dikush a diçka fr.fol.,id -nuk e do fare,nuk e do aspak  dikë a diçka dikush, e urren pa pasë, së tepërmi dikë a diçka dikush . (BQ-DSH). S. shih sin : i bëhet asht në fyt  dikujt dikush a diçka

            I BËHET GJAK THIU dikujt dikush a diçka fr.fol.,id -  e urren pa pasë, së tepërmi dikë a diçka dikush, s'e sheh dot me sy dikush dikë a diçka . (SUAH-SHPPG f. 85). S. shih sin : i bëhet asht në fyt  dikujt dikush a diçka

            S’ BËHET GJAKU UJË fr.proverb.- nuk mund të mohohen lidhjet e afërta farefisnore. (FGJSSH f. 2081).

            I BËHET GJAKU  UJË dikujt fr.fol.,id.- 1. trazohet,  shqetësohet,  shumë,   pa   masë   dikush. (FGJSSH f. 170, JTH-FFGJSH f. 131). S. shih sin : çohet ari dikush. 2. (për dikë a diçka) merakoset, shqetësohet,mërzitet,brengoset pa masë, së tepërmi dikush për dikë a diçka dikush, ka frikë shumë se  mos pëson dikush a diçka  dikush, ka frikë shumë se  mos mbetet pa dikë a diçka dikush, e ka një shqetësim të madh për dikë a diçka dikush, e ndien diçka të rëndë në shpirt për dikë a diçka dikush, bie në një gjendje të rëndë shpirtërore  për dikë a diçka dikush. S. shih sin : i qet barku flakë dikujt për dikë a diçka. 3. (prej dikujt a diçkaje) frikësohet, trembet shumë dikush, tmerrohet, lemeriset, lebetitet, llahtariset dikush (prej dikujt a diçkaje).S. shih sin : i dridhet barku dikujt (prej dikujt a diçkaje). 4. zemërohet, hidhërohet  shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 2081). S. shih sin: merr avull menjëherë dikush

            E BËN TË PËRMJERRË  GJAK dikë  fr.fol.,meton.-1. (dikush) e rrah   rëndë dikë dikush, e rrah fort, shumë, pa masë dikë dikush,e  shqep, e  zhdëp, e  zbrun,  e  sqaq,  e  shemb, e shkal, e lënur dikë dikush, e dërrmon së rrahuri dikë dikush. S. shih sin: e bën adalet dikë dikush. 2.  (dikush a diçka) e mundon, e sfilit, e torturon, e strapacon  dikë dikush a diçka. S. shih sin : ia pjek buzën dikujt dikush a diçka. 3. (dikush)  .ia merr hakun me të tepërt dikujt dikush, merr hak  rëndë kundër dikujt dikush (me dhunë). (FGJSSH f. 1452, 2173). S. shih sin : ia kthen borxhin me babune dikujt dikush

            E BËN TË  VJELLË  GJAK dikë  fr. fol., meton.-1. (dikush) e rrah   rëndë dikë dikush, e rrah fort, shumë, pa masë dikë dikush,e  shqep, e  zhdëp, e  zbrun,  e  sqaq,  e  shemb, e shkal, e lënur dikë dikush, e dërrmon së rrahuri dikë dikush. S. shih sin: e bën adalet dikë dikush. 2.  (dikush a diçka) e mundon, e sfilit, e torturon, e strapacon  dikë dikush a diçka. S. shih sin : ia pjek buzën dikujt dikush a diçka. 3. (dikush)  .ia merr hakun me të tepërt dikujt dikush, merr hak  rëndë kundër dikujt dikush (me dhunë). (FGJSSH f. 1452, 2173). S. shih sin : ia kthen borxhin me babune dikujt dikush

            BËN GJAK dikush fr.fol.,meton.-1. bën krim(e), vrasje dikush, merr pjesë në një a në disa vrasje, krime dikush, vret dikë dikush. S. shih sin : i bën duart me gjak dikush.2. ther një kafshë a një shpend dikush. (FGJSSH f. 595).

            E BËN GJAK   dikush fr.fol., meton.- 1. (dikë) e rrah paq, rëndë dikë dikush, e rrah fort, shumë, pa masë dikë dikush, e shqep, e zhdëp, e  zbrun, e sqaq, e shemb, e shkal, e lënur dikë dikush, e dërrmon së rrahuri dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush. (diçka)  e përvetëson thellë diçka dikush. (FGJSSH f. 595). S. e bën  mish e gjak diçka dikush

            BËN GJAK E LAK  dikush fr.fol.,id.- përpiqet me të gjitha forcat dikush, bën ç' është e mundur dikush, përpiqet me çdo mënyrë dikush.  (BQ-DSH). S.shih sin: bie andej (e) bie këndej dikush

            TË BËN GJAK E SAPUN dikush  fr.fol., id.- të bën dëm të madh   dikush, të  bën një të keqe të madhe  dikush, të dëmton shumë, rëndë  dikush. (MIHO-DI f. 175). S. shih sin : të shuan binanë dikush

            IA BËN GJAKUN UJË dikujt dikush  a diçka  fr.fol.,id.- 1. e trondit shumë, pa masë  dikë dikush a diçka, i vjen shumë keq dikujt për dikë a diçka, e pikëllon shumë, tepërmi  dikë dikush a diçka . (AXH-LI f. 133).S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka. 2. e tremb, e frikëson  shumë, pa masë dikë dikush a diçka, e tmerron,e lemeris, e lebetis,e llahtaris  dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 2081). S. shih sin: ia dridh barkun dikujt dikush a diçka          

            *BIE NË GJAK  dikush fr.fol.,id.- e vret dikush dikë dhe ruhet nga familja e tij  që të mos i hakmerret, bën vrasje, krim dikush, vret dikush, vë armiqësi  për vrasjen  që ka bërë dikush . (FGJSSH f. 596). -Kristo, i kërcënuar se do ta vriste familja Aga, me të cilën kishin  rënë në gjak, në moshë  fare të re, kur ishte dhjetë  vjeç , për t’ i ikur urdhrave të ashpra të Kanunit, merr rrugën e arratisë. (BS te: KD, 31 maj 2003 f. 30). Këtu e pesëdhjetë  vjet më parë ato familje kishin rënë në gjak. (BS te: KD, 31 janar 2004 f. 31). S. shih sin: bie në bela  dikush

           BIE NË GJAK PA GJAK dikush  fr.fol.,id.- armiqësohet, bie në armiqësi me dikë dikush  pa vrarë njeri, pa bërë asnjë krim. (FGJSSH f. 596).

            I BIE GJAKU me dikë dikujt fr.fol.,iron.-   e gjen atë me të cilin ka  karakter, botëkuptim, qëllim, shije të njëjtë, e gjen dikush atë që i përgjigjet, që   i përshtatet  më së miri apo  me të cilin përputhet, puqet në mendime, në botëkuptime e karakter (MIHO-DI f. 175, AVSU-SHPMGJ-I f. 165). S. shih sin : e gjen arna thesin

            I BIE GJAKU NË FUND TË KËMBËVE (TE KËMBËT) dikujt  fr.fol.,id.-1.  lodhet shumë duke ecur ose duke qëndruar në këmbë dikush.S.shih sin: bie këmbësh dikush. 2.  frikohet, trembet shumë, pa masë dikush, lemeriset, tmerrohet dikush. (FGJSSH f. 596). S. shih sin : i dridhet barku dikujt

            I BIE GJAKU NË LËKURË dikujt fr.fol.,id.-mundohet shumë, tepër dikush,  iuan shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 596, 976, 1807). S. shih sin :  heq si bari e dushku dikush

            I BIE GJAKU NË SY dikujt fr.fol.,id.-mundohet shumë, tepër dikush, vuan shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 596, 976, 1807). S. shih sin : heq si bari e dushku dikush

             I BUÇET GJAKU  dikujt fr.fol.,meton.- i zien gjaku sa mezi e përmban veten dikush, është gati të shpërthejë për të bërë diçka, sa mezi e përmban veten dikush, mezi e mban, e përmban, e zotëron në vete mllefin, hidhërimin, zemërimin, dufin, inatin, mërinë etj. dikush. (ART-II f. 205, FGJSSH f. 596). S. shih sin: zien si dërstilë dikush

               IA ÇON GJAKUN dikujt dikush a diçka  fr.fol., meton.-e zemëron, e hidhëron shumë, e nevrikos, e pezmaton, e inatos tej mase dikë dikush a diçka. (BQ-DSH). S. shih sin:  ia bën barkun vred dikujt dikush  a diçka

              DALIN GJAK PËR GJAK fr.fol., ftill.- dalin barabar, baras. (BQ-DSH). S.shih sin: dalin fit         

            *DERDH GJAK dikush fr.fol.,meton.-bën krim(e), vrasje dikush, merr pjesë në një a në disa vrasje, krime dikush, vret a plagos rëndë dikë dikush. (FGJSSH f. 311).- Derdhi gjak e lot kur farën tuaj/ nacizmi deshi ta fshijë prej faqes së dheut. (ADSH-ZV f. 51). S. shih sin : i bën duart me gjak dikush

            *DERDH GJAK, E DERDH GJAKUN dikush fr.fol.,met.- lufton me armë për një çështje të madhe dikush, e jep jetën,  vritet, flijohet dikush. (FGJSSH f. 311). - Derdhën gjakun për ditët e bardha të lirisë. (NDZTO te: st. fil nr. 3/ 90 f. 79). Edhe janë burra me besë,/ gjak që derdhin e jo lot! (RSI-VZ f. 74). Pa derdhur gjak/ nuk pati çare/ UÇK-ja çlirimtare! (RG-LD f. 99). Bijtë e Stalinit jemi ne/që derdhim gjakun anë e mbanë.(PARB-SH f. 8).

*DERDHET GJAK , DERDHET  GJA-KU fr.fol.,met.- bëhet vrasje, gjakderdhje.- Por në është se derdhet gjaku pa kursyer,/ Fre le t' i vihet luftës djallëzore. (ASDR-VP f. 157). O gjë të bukur fort bëri , s' sheh a! Aferim i qoftë!-shfryu plaku.(PI- P f. 7). Aferim u qoftë shqiptarëve, nuk duan të derdhet gjak!(THK-PËR f. 441).  Cufa i Dugajevës i kishte vënë vetes për detyrë të bëjë çmos… e të mos lejojë…të derdhej gjaku për shkak të martesës së Sokolit me Zojën. (RK-HA f. 109).

            DERDHET GJAKU  RRËKAJË (RRË-KE) diku fr.fol.,meton.- bëhet, shkaktohet gjakderdhje e madhe diku. (FGJSSH f. 1692-3). S.  shih sin : bëhet gjaku deri në gju diku

DERI NË PIKËN E FUNDIT TË GJAKUT fr.ndf.,meton.- deri në vdekje. (FGJSSH f. 516). S. shih sin : gjer në cakun e fundit

E DI  SE DO TË VJELLË GJAK dikush  fr.fol.,ftill.-e di se do të bëjë sakrifica të mëdha  dikush. (NMUS-SHPK f. 115).

ËSHTË DERDHUR GJAK fr.fol., meton.- është bërë luftë e madhe e janë vrarë njerëz. (FGJSSH f. 312).

            *IA DO GJAKU dikujt  dikë a diçka fr.fol.,meton.- e do, e dëshiron dikush dikë a diçka.- Po nëse nuk ta do gjaku, unë do të gjej tjetër çare. (MI-SH f. 93). S.shih sin : ia  do barku  dikujt dikë a diçka  (edhe moh.)

            DOLËM GJAK PËR GJAK fr.fol., ftill.- dolëm barabar, e kemi mashtruar njëri tjetrin njësoj, me të njëjtën masë. (MIHO-DI f. 175).  S. shih sin : më rrove, të rrova, brisku (është) i berberit

            DUKET SIKUR NUK I MBETET PIKË GJAKU NË FYTYRË dikush fr.fol.,per.- Leci nga emocioni u bë dyllë i verdhë; dukej sikur nuk i kishte mbetur pikë gjaku në fytyrë. (DHIKA-A f. 145). S. shih sin: bëhet dhe (në fytyrë)

               DHIN GJAK prej dikujt dikush fr.fol., iron.- i frikohet, i trembet shumë, së tepërmi dikujt dikush, ia ka frikën shumë dikujt dikush. (HB-FPD f. 103). S. shih  sin : i qet bytha gjak prej  dikujt dikujt  

              I ETUR PËR GJAK fr.mb.,iron.- vrastar, kriminel, me shpirt vrastari, krimineli. (FGJSSH f. 595).

              ËSHTË NGA GJAKU PEKMEZ dikush fr.fol.,ftill.- Nga gjaku e goja ka qenë pekmez, nga damari i ngrohtë dhe i afrueshëm. Në punë ka pasur dorë të mbarë  e në të ndarë të tagrit kandar. (MI-SHT f. 103). S. shih sin : e ka gjakun e ëmbël dikush

              ËSHTË I GJAKUT E I PIKËS dikush  fr.fol.,ftill.-  është belaqar, belaxhi dikush,  është njeri që kërkon sherr me të tjerë, që u bie më qafë të tjerëve, është njeri që  nxjerr, shkakton belara . (QM-FSHRGP f.  56).

              ËSHTË NË GJAK me dikë dikush  fr.fol.,ftill.- është në armiqësi dikush me dikë për ndonjë vrasje që ka bërë ai ose ndonjë prej familjes së tij. (AXH-LI f. 134, FGJSSH f. 596). S. shih sin : është në bela me dikë dikush

              ËSHTË GJAK me dikë dikush  fr.fol., ftill.-  është i afërm, farefis, kushëri me dikë dikush. (AXH-LI f. 133). S. është një zjarr e një vatër me dikë dikush

              ËSHTË GJAK NË DËRRASË dikush fr.fol.,ftill. – është (njeri) shumë i ftohtë, që nuk shqetësohet , që nuk mërzitet për të tjerë, që nuk u afrohet të tjerëve. (VLTA-D f. 178).  S. shih sin : është si diell dimri dikush

              I (IA) FAL GJAKUN dikujt dikush  fr.fol.,meton.-heq dorë nga vrasja për hakmarrje  dikush. (FGJSSH f. 596).

              *E FITON ME GJAK  diçka dikush  fr.fol.,ftill.- e fiton me luftë, me viktima,me sakrifica diçka dikush. -ë luftës qemë, e fituam me gjak, na morën luftën në paqe. (HKA-OM f. 155).

            *IA FTOH GJAKUN dikujt dikush fr.fol.,id.-bën që t’ i bjerë, t’ i ikën, t’ i kalojë  zemërimi, hidhërimi, inati dikujt dikush, e zbut, e qetëson dikë dikush.- Koha e mjerimit ua ftoh gjakun, ua kthjellon mendjen dhe, deshët e s’ deshët, do të vini në vete dhe nuk do të bëni asnjë punë të ligë. (DD te: JR nr. 5/ 85 f. 932).S.ia zë frymën dikujt dikush

            I FTOHET GJAKU dikujt fr.fol.,meton.- i kalon,i bie, i ikën  zemërimi, hidhërimi, inati dikujt, zbutet, qetësohet dikush. (FGJSSH f.596). S. shih sin : i bie damari dikujt

            FTOHTË GJAK  fr.ndf.,ftill.-  shumë ftohtë. (BQ-DSH).

             TË FTOHTË GJAK fr.em.,ftill.-  të ftohtë i madh, acar. (AXH-LI f. 133).

            E FUT NË GJAK dikë me dikë tjetër  dikush   fr.fol.,id.- e shtyn, e nxit  dikë me dikë tjetër dikush  për t’ u armiqësuar (duke bërë ndonjë  vrasje, ndonjë krim), e fut në armiqësi, e armiqëson dikë me dikë tjetër dikush. (FGJSSH f. 596). S. shih  sin : e fut në bela  dikë me dikë tjetër dikush

            IA FUT NË GJAK diçka dikujt dikush fr.fol.,id.- ia ngulit thellë diçka dikujt dikush, që të bëhet pjesë e pandashme e ndjenjave dhe e mendimeve të tij, ia bën natyrë të dytë diçka  dikujt dikush,  e bën dikë dikush që ta dojë, ta dëshirojë a ta adhurojë  tepër, pa masë diçka, ia bën të dashur, të adhruar diçka dikujt dikush . (FGJSSH f. 596).

            I FUTET NË GJAK diçka a dikush dikujt fr.fol.,id.- i bëhet pjesë e pandashme e ndjenjave dhe e mendimeve  diçka ah dikujt, i bëhet natyrë e dytë  dikujt diçka a dikush, i bëhet  e dashur, e adhuruar  dikujt   diçka, i bëhet i dashur,i adhruar dikujt dikush, e do, e adhuron  diçka a dikë  dikush, ushqen dashuri, adhurim ndaj diçkaje a dikujt dikush. (FGJSSH f. 596, 704). S. shih sin : i hyn në begeni diçka a dikush dikujt

            *I GUFON GJAKU dikujt fr.fol.,id.- gëzohet shumë, së tepërmi dikush, është shumë i  gëzuar dikush, ndien gëzim të madh dikush.-Qysh atë ditë që më the se andej mund të jetonim si pëllumba  të dashuruar, më gufon gjaku. (SUKRA-BN f. 244-5). S. shih sin: i guf (i gufon) barku dikujt

              GJAK I BARDHË fr.em.,fj.,fiziol.- limfë. (FGJSSH f. 102, 596).

            GJAKU S’ BËHET UJË fr.proverb.- nuk mund të mohohen  a nuk mund të zhduken  lidhjet e afërta në mes njerëzve. (FGJSSH f. 595).

            GJAKU SHKONTE PËR GISHT fr.proverb.- gjaku  i kërkohej  vetëm atij  që qëllonte me pushkë (sipas kanunit të maleve). (FGJSSH f. 596).

            GJAKI I GJAKUT TË GJAKUT ËSHTË SI MOLLË E KUQE  fr.proverb.- një derë e  parë  dallohet,përveçohet nga të tjera  për traditë koimbëtare, urtësi e pastërti  shpirtërore. (MAH-FSHSHMZ f. 55).

               GJAK PËR GJAK  fr.ndf.,id.- barabar, baras. (BQ-DSH). S. shih sin: fit e fit

             *GJAKU PËR GJAK fr.ndf.- hakmarrje e barabartë, hakmarrje në të njëjtën masë. (MIHO-DI f. 175). - Provincë e jugut të Shqipëri-së ...asnjëherë nuk ka njohur  tjetër ligj , pos atij të Kanunit  dhe rregullave të tij të ashpra: “ dhëmbi për dhëmb, gjaku për gjak”(BS te: KD, 31 maj 2003 f. 30). S. shih sin: dhëmb për dhëmb

              GJAK E GJIRI fr.em.,id.- të afërm, kusherinj, farefis. (FGJSSH f. 620, 1682). S. shih sin:  një bark  e një farkë

              *GJAK I KEQ fr.em.- Ndonëse ishte në moshë të shtyrë, tetëdhjetë vjeçe, gjaku i keq i hakmarrjes nuk e lejon t’ i dalë shpirti pa e nxjerrë gjakun. (BS te: KD, 31 maj 2003 f. 30).

              GJAK I KUQ fr.mb.,ftill.- shumë i kuq,   fare i kuq. (FGJSSH f. 595). S. shih sin: all i kuq

           GJAK E LAK  fr.df.,id.-1. me përpjekje të mëdha, me të gjitha mundësitë, me të gjitha mjetet e mundshme,  me  të gjitha mundësitë, me shumë sakrifica. S. shih sin : bot e bir (bjerë). 2. me mundim të madh, me vështirësi e me mundime të mëdha. (BQ-DSH). S. shih sin : bot e bir (bjerë)

            *GJAK PESHUAR fr.mb.,met.-i shtrenj-të, i çmuar shumë, pa masë, tepërmi.-E,moj toka jonë me plagë, gjak e ar peshuar! (KOPE te: gr.aut. MA f .88). S.shih sin:  ar peshuar

            GJAK QUMËSHTI fr.em.,fj,bot.- bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell shumë të gjatë, me rrënjët plot me një lëng si qumësht, shumë të hidhur e të verdhë, me gjethe në ngjyrë deti nga ana e poshtme dhe me lule të verdha, që përdoret në mjekësi, tamblagjak.  (FGJSSH f. 97, 596, 1620, 1967). S.shih sin : bar jodi

            GJAK  I RI  fr.em., met.- grup njerëzish që pranohen në një organizatë për ta forcuar e gjallëruar atë. (FGJSSH f. 1659).

            I GJENDET GJAK dikujt dikush  fr.fol., meton.- tregohet shumë i afërt për dikë dikush, e ndinmon dikë dikush në rrethana të vështira, i gjendet pranë si shok e vëlla dikujt dikush. (FGJSSH f. 596). S. shih sin : i gjendet afër dikujt dikush

            (E) HEQ GJAKUN me dikë dikush fr.fol.,id.- vuan,  heq, mundohet shumë, pa masë me dikë dikush. (FGJSSH f. 668). S. shih sin : e sheh kiametin  me dikë dikush

              IA HIP GJAKUN dikujt dikush a diçka   fr.fol.,id.- e zemëron, e hidhëron shumë, e nevrikos, e pezmaton, e inatos tej mase dikë dikush a diçka. (BQ-DSH). S. shih sin:  ia bën barkun vred dikujt dikush

              I HIPËN GJAKU (NË FYTYRË) dikujt  fr.fol.,id.-  skuqet i tëri (në fytyrë) nga zemërimi, nga inati etj. dikush. (FGJSSH f. 596, 683). S. shih sin : bëhet all (në fytyrë) dikush

            I HIPËN GJAKU (NË KOKË, NË KRYE, NË TRU)  dikujt fr.fol.,meton.-  nxehet, rrëmbehet, nevrikoset, sekëlldiset, zemërohet, ndizet, inatoset shumë,  keq dikush. (AXH-XLVI f. 133, 171, FGJSSH f. 107,  596,646, 683, 2031,  JTH-FFGJSH f. 104). S. shih sin: merr avull menjëherë dikush ;  i bien boritë dikujt

            I HOLLOHET GJAKU dikujt  fr.fol.,id.- 1. plaket, moshohet dikush. S. shih sin : i bien  dhëmbët dikujt. 2. bëhet më i ndjeshëm ndaj të ftohtit a ndaj një sëmundjeje dikush. (FGJSSH f. 596, 690).   

            I HUMB GJAKU dikujt fr.fol.,meton.- zhduket, humb pa gjurmë dikush, vritet, vdes pa kurrfarë gjurme dikush, humb, zhduket, tretet pa lënë asnjë gjurmë dikush a diçka. (BQ-DSH). S.shih sin : bëhet abet dikush a diçka

            HYN NË GJAK dikush fr.fol.,id.- e vret dikush dikë dhe ruhet nga familja e tij  që të mos i hakmerret, bën vrasje, krim dikush. (AXH-LI f. 134, FGJSSH f. 596). S. shih sin : bie në bela dikush

            *I HYN NË GJAK dikujt diçka a dikush  fr.fol., meton.- fillon t’ i pëlqejë  dikujt diçka a dikush  e t’ i japë kënaqësi , i pëlqen  dikujt  diçka a dikush, e do, e adhuron diçka a dikë  dikush, i bëhet e dashur, e adhuruar dikujt  diçka, i bëhet i dashur, i adhuruar dikujt dikush. (FGJSSH f. 596, 704). - Puna i ka hyrë në gjak dhe nuk do t’ i bëjë dredhi asaj. (p.a. te: R, 14.II. 1987 f. 8).. S.shih sin : i hyn në begeni dikujt diçka a dikush

            *I GJAKUT TONË  fr.mb.,met.-  i afërm, farefis, kushëri.-  Hiç s’ po u han palla për Imërli Llaçin atyre të gjakut tonë në Rubinë, jo besa! Megjithatë, njëherë më doli emri! (MI-SHT f. 200).

            I IKËN GJAKU (nga fytyra)    dikujt  fr.fol.,id. 1. (nga frika, nga sëmundja, nga tronditja, nga habia etj.) -zverdhet, zbehet shumë, pa masë (në fytyrë) nga frika, nga tronditja, nga sëmundja, habia etj. dikush, zbardhet në fytyrë dikush. (FGJSSH f. 543, 596). S. shih sin : bëhet dhe (në fytyrë) dikush. 2.  tronditet shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 596). S. shih sin : i dridhet barku dikujt  

            I IKËN GJAKU NË FUND TË KËMBËVE  dikujt  fr.fol.,id.- tronditet shumë, pa masë, së tepërmi dikush (kur sheh diçka të rëndë a tragjike), tmerrohet,shashtriset dikush.  (AXH-LI f. 133). S.shih sin: i  dridhet barku dikujt

            JANË TË NJË GJAKU, JANË  NJË GJAK, JANË PREJ NJË GJAKU fr.fol.,ftill.- janë të afërm, farefis, kushërinj. (FGJSSH f. 734). S. shih sin:  janë të një barku (nga një bark, prej një barku)  

            JANË NJË GJAK E NJË SOJ fr.fol.,ftill.- janë të afërm, farefis, kushërinj. (FGJSSH f. 1773). S. shih sin:  janë të një barku (nga një bark, prej një barku)  

            JANË GJAK fr.fol.,ftill.- janë të afërm, farefis, kushërinj. (FGJSSH f. 595). S. shih sin:  janë të një barku (nga një bark, prej një barku)  

            JANË GJAK E GJËRI (GJIRI) fr.fol.,ftill.- janë të afërm, farefis, kushërinj. (AXH-LI f. 133-4, FGJSSH f. 595). S. shih sin:  janë të një barku (nga një bark, prej një barku)  

            (E) JEP GJAKUN dikush  fr.fol.,id.- vdes, flijohet  për diçka të shtrenjtë dikush. (FGJSSH f. 736). S.shih sin : bie dëshmor dikush

            *E KA NË GJAK diçka (punën etj.) a dikë dikush fr.fol., met.- e ka të ngulitur thellë diçka a dikë në qenien e vet dikush, e ka pjesë të pandashme të ndjenjave a mendimeve vetanake diçka a dikë dikush, e ka natyrë të dytë diçka a dikë dikush, e do, e adhuron diçka (punën etj.) a dikë  dikush, i bëhet  e dashur, e adhuruar  dikujt   diçka, i bëhet i dashur,i adhruar dikujt dikush, ushqen dashuri, adhurim ndaj diçkaje a dikujt dikush, e do, e adhuron, e pëlqen diçka a dikë dikush. (AXH-LI f. 133, FGJSSH f. 596, 1486, 1569).- As për ty s’ e vë dorën në zjarr. Ti e ke në gjak të sajosh shoqata,- foli mjeku. (PARB-V f. 262). S. shih sin: i hyn në begeni diçka a dikush dikujt; e ka në asht diçka a dikë dikush  (edhe moh.)

            *NUK E KA NË GJAK  diçka a dikë  dikush fr.fol.,id.- nuk e do, nuk e adhuron më    diçka a dikë  dikush, i ftohet dikujt diçka a dikush , nuk ka më dëshirë për diçka a dikë  dikush,  i zvirdhet dikujt diçka a dikush,  nuk ushqen më dashuri, adhirim ndaj   diçkaje a dikujt  dikush.- Pak kush ka mbetur pa na pushtuar nga vendet  fqinje  që nuk i kemi në gjak. (p.a. te : ERE, 7 shkurt  2004 f. 3). S.shih sin : nuk e ka në bukë   diçka  a dikë dikush (edhe moh.)

            * E KA TË GJAKUT dikë dikush  fr.fol., ftill.- e ka të afërm, farefis, kushëri dikë dikush.- Më thotë ajo se e ka dashur shumë, edhe më shumë se unë.Po ,çfarë, ajo s’ e ka pasur të gjakut, po çfarë janë këto gratë? (HKA-OM f. 111).S. shih sin: e ka gjak e gjëri dikë dikush

            E KA GJAK dikush  fr.fol.,ftill.-1. (diçka)  e ka të gjakosur, të përgjakur diçka dikush. 2. (diçka) e ka shumë të skuqur diçka dikush, e ka të sarrakuqur, të mërdhezur diçka dikush. (FGJSSH f. 595).3. (dikë) e ka të afërm, farefis, kushëri dikë dikush. (BQ-DSH).  S. shih sin: e ka gjak e gjëri dikë dikush  

            E KA GJAKUN AKULL dikush fr.fol., meton.- 1a.është krejt i ftohtë e pa ndjenja dikush, është gjakftohtë dikush.1b.nuk i bën përshtypje e nuk kthen përgjigje për asgjë dikush. (JTH-FFGJSH f. 68). S. ka gjak të ftohtë dikush

            E KA GJAKUN  ASHTU dikush   fr.folo., ftill.- e ka natyrën ashtu dikush. (AXH-LI f. 133).

            E KA GJAKUN E ËMBËL dikush fr.fol.,met.- është shumë i dashur dikush, e duan shumë të tjerët dikë. ( FGJSSH f. 441). S.është nga gjaku pekmez dikush; e ka shpirtin e ëmbël  dikush

            KA GJAK NË FAQE (NË FYTYRË) dikush  fr.fol.,meton.- turpërohet dikush, i vjen turp dikujt, ka turp dikush, është i ndershëm, i turpshëm dikush. (FGJSSH f. 450, 596). S. shih sin : ka cipë dikush

            *E KA GJAKUN E FËLLIQËT dikush fr.fol.,iron.- E paskeni pasur gjakun e fëlliqët , s' p' e ulim kryet, s' p' e këqyrim kend në sy. Po me zor, bre , amani ju qoftë! (S.H-RR f. 201).

            E KA GJAK E GJËRI dikë dikush  fr.fol.,ftill.- e ka farefis, të afërm dikë dikush . (AXH-LI f. 133).  S. e ka të gjakut  dikë dikush; e ka  gjak (sebep, sebet) dikë dikush 

            KA GJAK TË IDHËT dikush   fr.fol.,id.-  është gjaknxehtë dhe trim dikush . (PETZE-TRO-I f. 197). S. shih sin: është si derri në thark dikush

            E KA SI GJAKUN NË KËMISHË dikë  diçka dikush  fr.fol.,iron.- nuk e do , e urren, e mërin  dikë a diçka dikush, e ka mëri, inat   dikë a diçka dikush, nuk do ta shohë me sy dikë a diçka  dikush, nuk e duron dot fare dikë a diçka dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e ka bezdi të madhe dikë a diçka dikush

            KA GJAK LEPURI dikush fr.fol.,met.- është frikacak i madh dikush. (MIHO-DI f. 177, AVSU-SHPMGJ-I f. 164).S. shih sin: e ka lepurin në bark  dikush  

            E KA GJAK NË SY dikë a diçka dikush  fr. fol.,iron.-nuk e do fare, e urren pa pasë, së tepërmi dikë a diçka dikush, s'e  honeps dot fare dikush dikë a diçka, s' e  duron  dot  fare  dikush dikë a diçka, s'e sheh dot me sy dikush dikë a diçka. (FGJSSH f. 596, 1807). S.shih sin : e ka bezdi  të madhe dikë a diçka dikush

            E KA GJAKUN NË VETULL TË SYRIT dikush fr.fol.,meton.-është tepër gjaknxehtë dikush. (AVSU-SHPMGJ-I f. 164). S. shih sin : është si derri në thark dikush  .

             I KËRCEN GJAKU dikujt fr,fol, meton.-nxehet, hidhërohet, rrëmbehet, zemërohet e reagon shpejt dikush, inatoset shpejt, menjëherë dikush.(BQ-DSH).S.shih sin: merr avull menjë-herë dikush

            I KËRCEN GJAKU (NË KOKË, NË KRYE, NË TRU)  dikujt fr.fol.,meton.-  nxehet, rrëmbehet, nevrikoset, sekëlldiset, zemërohet, ndizet, inatoset shumë dikush.  (FGJSSH f. 596, 683, 2031). S. shih sin: merr avull menjëherë dikush ;  i bien boritë dikujt

            E KËRKON ME GJAK E ME LAK  diçka dikush  fr.fol.,fr. ftill.-1.  e kërkon me ngulm, me këmbëngulje ,me të madhe diçka dikush. (BQ-DSH).S.e çon (e ngre) zërin (në qiell) dikush ; përpjek (përplas) këmbët dikush ; shtie zë dikush. 2. e kërkon me gjaknxehtësi, me inat a me zemërim diçka dikush. (FGJSSH f. 596, 940).

            KËRKON GJAK dikush fr.fol.,ftill.-  kërkon ahmarrje dikush, kërkon të ahmerret dikush. (FGJSSH f. 596).

            E KUND NË GJAK  dikë, diçka a një vend dikush  fr.fol.,meton.- e përgjak  fort, shumë dikë, diçka a një vend dikush. (VDE-G-I f. 187). S. shih sin : e lan në gjak  dikë, diçka a një vend dikush

            KUNDET  NË GJAK dikush, diçka a një vend fr.fol.,meton.- përgjaket, gjakoset fort,  shumë dikush, diçka a një vend. (VDE-G-I f. 187). S. shih sin : lahet në gjak dikush, diçka a një vend

            KUNDOHET (KUNDULLOHET)  NË GJAK dikush, diçka a një vend   fr.fol., meton.- përgjaket, gjakoset fort,  shumë dikush, diçka a një vend. (BQ-DSH). S. shih sin :lahet në gjak dikush, diçka a një vend

            E KUNDON (E KUNDULLON)    GJAK dikë, diçka a një vend dikush  fr.fol.,meton.- e përgjak  fort, shumë dikë, diçka a një vend dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e lan në gjak dikë, diçka a një vend dikush

            I KUNDUAR (I KUNDULLUAR)  NË GJAK   fr.mb.,meton.- i përgjakur,i gjakosur fort, shumë. (BQ-DSH). S. shih sin : i larë në gjak

            I KUNDUR  NË GJAK   fr.mb.,meton.- i përgjakur,i gjakosur fort, shumë. (VDE-G-I f. 187). S. shih sin : i larë në gjak

             I KUQ SI GJAK fr.mb.,ftill.,krah.-  shumë i kuq, i kuq fare. (BQ-DSH). S. shih sin : all i kuq

                U LAFSH ME COPA GJAKU! fr.fol.mallk.-vdeksh! (PETZE-FSHFRR f. 40). S.shih sin: të vënça në arkë!

            E LAGIN ME (NË) GJAK një vend  fr.fol.,meton.-luftojnë shumë për një vend, e mbrojnë shumë (duke derdhur gjak)  një vend. (FGJSSH f. 596). S. e lajnë në gjak  një vend

            *LAHET  ME (NË) GJAK  dikush, diçka a një vend  fr.fol.,meton.- përgjaket, gjakoset fort,  shumë dikush, diçka a një vend.- Toka jonë është larë me gjak nëpër shekuj. (hka-om F. 144). Fyt a fyt ishin përlarë:/fytyrës a parzmës krejt në gjak larë;/ fort nga jepnin me dhëmbë e kthetra. (GJF-LM f. 440). S. kundet (kundohet, kundullohet) në gjak dikush, diçka a një vend

            E LAJNË ME (NË) GJAK një vend fr.fol., meton.-luftojnë shumë për një vend, e mbrojnë shumë (duke derdhur gjak)  një vend. (FGJSSH f. 596). S.shih sin: e lagin me (në) gjak  një vend

            E LAN ME GJAK  dikush fr.fol.,meton.- e humb jetën, vritet, mbytet dikush. (FGJSSH f. 937). S. shih sin : e paguan me jetë dikush         

            *E LAN NË GJAK dikë, diçka a një vend dikush  fr.fol., meton.- e përgjak, e gjakos(shumë) dikë, diçka a një vend dikush.- Pesëqind vjet kishin kaluar/qysh se të bukurën këtë Shqipëri/  Turku e mbante në robëri,/ krejt duke e larë të mjerën në gjak,/ frymën duke ia zënë njak, / e as duke e lënë ,jo, dritë të shohë: /kurrë të keqen pa ia ndarë. (GJF-LM f. 3). Por, me kaq s’ merret Shqipëria/ s’ merr Shqipërinë  kush cak më cak,/ pëllëmbë për pëllëmbë për pa e larë në gjak! (GJF-LM f.244). S. e kund (e kundon, e kundullon) në gjak  dikë ,diçka a një vend dikush

            E LAN  GJAKUN dikush  fr.fol.,id.- ahmerret dikush, e vret një njeri dikush  nga familja  a fisi , me të cilin është në armiqësi, në hasmëri. (FGJSSH f. 596). S. shih sin : e lan ahun dikush

            *I LARË ME GJAK E DJERSË fr.fol.,meton.- i  punuar me mundim të madh-    Livadhe, zabele e pyje të tij, deri dje të lara me gjak e djersë. (SI-D f. 73). S. shih sin : i larë me (në) djersë

            *(I) LARË NË GJAK dikush fr.mb., meton.- (i,e) përgjakur, (i,e) gjakosur shumë, pa masë. (FGJSSH f. 595).- Ia për-mblodhi një flakërimë  aq të fortë njërit që i qëlloi përpara, saqë fëmija ra pa frymë  në vijën e ujit me hundë e buzë  larë në gjak. (PARB-V f. 403). Mollëza e faqes krejt në gjak larë!/ edhe dielli dheut i ra,/ gjallë por Tringa shkaut në dorë s’ i ra. (GJF-LM f. 336).Në një kazino të vjetër/ Oso Kuka e la në bixhoz/ Vraninën e larë në gjak/Me që s’ donte vetes/ t’ i hynte në hak. (LUTA te : KD, 10 MARS 2007 f. 31).S.i kunduar (i kundur, i kundulluar) në gjak ;  (i) lyer me gjak ; i mbytur në gjak

            E LË PA GJAK dikë dikush   fr.fol.,id.- e tremb shumë dikë dikush. (AXH-LI f. 133). S. shih sin: ia dridh barkun dikujt dikush

            E LË GJAKU E S’ E MBAN PRAGU dikë fr.fol.,iron.- është shumë i keq dikush. (MIHO-DI f. 175).S.shih sin: është biri i meçkës  dikush

              TA LË GJAKUN NDËR THUA dikush fr.fol.,met.- .është shumë i zoti, i shkathët, i shpejtë dikush, bën të pamundurën  dikush. (EZE-DI f. 197). S. shih sin: të çan ashka në maje të kresë dikush ; i bëhet bisht sakicës dikush

              TA (TË) LË GJAKUN NË MAJË TË THOIT dikush fr.fol.,met.-është shumë i zoti, i shkathët dikush, bën të pamundurën  dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: të çan ashka në maje të kresë dikush ; i bëhet  bisht sakicës dikush

               I LËVRIN GJAKU dikujt fr.fol.,id.- është plot gjallëri dikush, ka shumë forca, energji dikush. (FGJSSH f. 596, 990, 2177, 2242).  S.i vlon (i zien) gjaku dikujt

                  LIDHJE GJAKU fr.em.-afri. (RAHY-FASH f. 12).

                   LUFTON DERI NË PIKËN E FUNDIT TË GJAKUT dikush fr.fol.,ftill., meton.-  lufton deri në vdekje dikush. (FGJSSH f. 1017).

                  I LUFTON GJAKU dikujt fr.fol.,id.- ndizet  shumë e merr hov për të bërë diçka dikush, i rrah fort zemra për diçka dikujt. (FGJSSH f. 1017, 2224). S. i lufton zemra dikujt

              *E  LUT  SI  PËR GJAK    dikë dikush   për diçka  fr.fol.,ftill.- i lutet shumë,pa masë për diçka  dikujt dikush, i lutet, i falet, i përfalet shumë dikujt për diçka  dikush.-E njihnim për njeri të mirë atë terzi nga Koleshini.E pata lutur si për gjak të buaj një natë. (HKA-OM f. 120).. S. shih sin : i bën aman  për diçka dikujt dikush

            I LUTET SI PËR GJAK për diçka dikujt dikush  fr.fol.,ftill.- i lutet shumë, pa masë  për diçka  dikujt dikush, i lutet e i përshpirtet për diçka dikujt dikush, i lutet me përgjërim, me përulje për diçka dikujt dikush.  (BQ-DSH). S.shih sin: i bën aman  për diçka dikujt dikush

            I LUTET SI PËR GJAK E PËR VARRË  për diçka dikujt dikush  fr.fol.,ftill.- i lutet shumë, pa masë  për diçka  dikujt dikush, i lutet e i përshpirtet për diçka dikujt dikush, i lutet me përgjërim, me përulje për diçka dikujt dikush.  (BQ-DSH). S.shih sin: i bën aman  për diçka dikujt dikush

            (I) LYER ME GJAK fr.mb.,meton.- .- i  përgjakur, i gjakosur fort, shumë.- I shenjti  flamur lyer me gjak, ditën ti shkëlqen si diell. (ZESK gr. Aut.ALIRSH f. 99). S. shih sin : (i) larë  gjak

               NUK I MBAHET GJAKU dikujt  fr.fol., id.-  nuk përmbahet dot dikush, mezi duron dikush. (FGJSSH f. 596, 1073). S. shih sin: zien si dërstilë dikush

               NUK I MBETET NJË PIKË  GJAK (PIKË GJAKU) NË FYTYRË dikujt, NUK I MBETET GJAK NË FYTYRË dikujt fr.fol.,meton.- zverdhet, zbehet shumë, fare, krejt  (në fytyrë) nga frika, nga sëmundja , nga tronditja etj. dikush. S. shih sin: bëhet dhe (në fytyrë) dikush. 2. frikohet, trembet  shumë, pa masë dikush. S. shih sin : i dridhet barku dikujt. 3. tronditet shumë, së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 596, 1081). S. shih sin : i dridhet barku dikujt

              *MBYTET NË GJAK dikush fr.fol., meton.-  gjakoset, përgjaket shumë, pa masë dikush.- Po këta popuj mbyteshin në gjak, s’ e kishin për gjë t’ i linin në baltë për hir të ekuilibrit dhe ndarjes së sferave të influencës. (PARB-V f. 165).

            *I  MBYTUR NË GJAK  fr.mb.,meton.- i gjakosur, i përgjakur shumë,pa masë.- E lashë  Shqipërinë në vuajtje dhe të mbytur në gjak nga faji  i Evropës, e cila tani po lan  gjynahet e saj. (p.a. te: KD, 20 dhjetor 2003 f. 30)

            ME GJAK TË BUTË fr.mb.,ndf.,id.- 1. i urtë e i shtruar, gjakbutë, i qetë e i shtruar, gjakftohtë. S. shih sin: me arsye.  2.shtruar, pa u nxehur e pa u acaruar, me të urtë, ngadalë, qetë, pa u nxituar. (FGJSSH f. 203). S. shih sin: me të butë

            ME GJAK TË FTOHTË fr. mb.,ndf., id.-1.  1. i urtë e i shtruar, gjakbutë, i qetë e i shtruar, gjakftohtë. S. shih  sin: me arsye. .2. shtruar, pa u nxehur, pa u rrëmbyer, pa u ngutur e pa u acaruar, me të urtë, ngadalë, butë, qetë, pa u nxituar, me durim . (FGJSSH f. 513). S. shih  sin: me të butë

            ME GJAK TË NDEZUR fr. ndf.id.-me inat, me zemërim të madh, gjithë zemërim, gjithë inat,  me gjaknxehtësi, në zemërim e sipër, si i tërbuar. (FGJSSH f. 1207).  S.me gjak të nxehtë; me shkumë në gojë; me zemër në fyt

            *ME GJAK  TË NGRIRË  fr.ndf.,mb.-id.- duke pritur me frikë a a me tmerr në zemër, duke pritur  me shqetësim  të thellë diçka të keqe, duke pritur me frikë se po ndodh diçka e keqe,   ,i trembur nga një e keqe që mund të ndodhë a të vijë, me frikë, me drojë, me të druajtur se mos ndodh a bëhet diçka. (AXH-LI f. 133, FGJSSH f. 1252, 2224).-Ja dikur vërsniket e këtyre shpërndheshin si zogjtë, , kur i gjuan skifteri me vërtik nga lart, sa shikonin qehajanë e beut, xhandarin mbi kokë. Me gjak të ngrirë strukeshin  në prehër të prindërve dhe dridheshin. (ZSA-VL-3 f. 194). S. shih sin : me ankth në zemër

            ME GJAK TË NXEHTË fr.ndf., meton.- me gjaknxehtësi,  në zemërim e sipër. (FGJSSH f. 1275). S. shih sin : me gjak të ndezur

            ME GJAK TË ZEMRËS fr.ndf.,id.- 1. me shumë dëshirë, pa asnjë ngurrim, me gjithë kënaqësi, me pajtim të plotë. (FGJSSH f. 596, 2223). S. shih sin : me gjithë  dëshirë . 2. shumë, fort, pa masë. (FGJSSH f.  2223). S. shih sin: sa më s’ bëhet, sa s’ bëhet, sa s’ bëhet

            MERR GJAK dikush, E MERR GJAKUN dikush fr.fol.,id.-   ahmerret dikush, e vret një njeri dikush  nga familja  a fisi , me të cilin është në armiqësi, në hasmëri. (AXH-LI f. 134, FGJSSH f. 596, 1895). S. shih sin : e lan ahun dikush

               *IA MERR GJAKUN dikujt (vëllait të vrarë)  dikush fr.fol.,id., etnogr.- i ahmerret dikujt (vëllait të vrarë) dikush, ahmerret (për vëllain e vrarë) dikush. (FGJSSH f. 937). -Të vijë i nipi e të marrë gjakun prej nesh e të na fikë derën. (SISHU-VAASH f. 70). S. shih sin :ia merr huanë dikujt dikush

            TË MERR GJAK NË VETULL dikush fr.fol.,id.- 1.është shumë i aftë, i zoti  dikush, është i aftë dikush çdo punë ta bëjë mirë, e punon shumë mirë diçka dikush,është i aftë për çdo gjë, për çdo punë dikush,bën gjëra të bukura dikush,  i ka sukses çdo punë dikujt, i del mirë dikujt çdo gjë që e bën, që e punon. (PETPA-LU f. 180, FGJSSH f. 403, 555, 596). S. shih  sin : i bëhet balta flori  dikujt ; i bëhet bisht sakicës dikush. 2. është trim i madh, trim me fletë dikush, nuk i trembet asnjë rreziku dikush, nuk ka frikë fare dikush, nuk di se ç' është frika  dikush, nuk trembet fare dikush. (MIHO-DI f. 178, JBALL-KOR f. 200, FGJSSH f. 403, 596, 1063, 1853, 2150). S.shih sin: futet në shpellë të arushës dikush; nuk i veton ashka e syrit dikujt, as që i veton ashka e syrit dikujt

             E NDEZ GJAKUN dikush  fr.fol., meton.- bëhet i padurueshëm dikush, nuk duron dot më dikush, nuk e mban, nuk e përmban dot veten dikush,e humb kontrollin dikush, e humb aftësinë për ta bërë zap veten dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e humb durimin dikush

              IA NDEZ GJAKUN dikujt diçka a dikush  fr.fol.,id.- e trondit a e shqetëson shumë, pa masë dikë  diçka a dikush. (IST f. 378).  S. shih sin : i fut ankth dikujt diçka a dikush, ia fut ankthin dikujt  diçka a dikush

            I NDIZET GJAKU dikujt  fr.fol.,id.-nxehet, rrëmbehet, sekëlldiset, zemërohet, ndizet, inatoset keq dikush. (AXH-LI f. 133, FGJSSH f. 596). S. shih sin : merr avull menjëherë dikush

            NË VALË TË GJAKUT fr.mb.,ndf.,id.-i ri,  në kohën e rinisë, në rini. (FGJSSH f. 596, 2108). S. në moshë të re

              *NË GJAK TË NXEHTË fr.mb., meton.- i zemëruar, i nevrikosur shumë, pa masë.- Ruaje se në gjak të nxehtë mund t' ia heqë një plumb si të hash  bukë e djathë. (KJ-TJ f. 49).

              E NGET GJAKU dikë  fr.fol.,id.- i shkon mbarë  dikujt. (AXH-LI f. 133).

             E NGREH GJAKU dikë fr.fol.,id.-do, lektis, dëshiron dikush. (BQ-DSH).S. e ngreh zemra  dikë

            E NGRE (E NGREH) GJAKU  dikë (për diçka)  fr.fol.,  id.- (e) dëshiron , (e) do (diçka) dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: i bie dëshira dikujt (për diçka)

              IA NGRE GJAKUN dikujt dikush a diçka   fr.fol., meton.- e zemëron, e hidhëron shumë, e nevrikos, e pezmaton, e inatos tej mase dikë dikush a diçka. (BQ-DSH). S. shih sin:  ia bën barkun vred dikujt dikush  a diçka

            *I NGRIN GJAKU dikujt fr.fol.,id.-1. FGJSSH (prej dikujt a diçkaje)  frikohet, trembet shumë, pa masë dikush (prej dikujt a diçkaje). (AXH-LI f. 133, NMUS-SHPK f. 76, 89, FGJSSH f. 596, 1875, 1905). S. shih sin: i dridhet barku  dikujt (prej dikujt a diçkaje); ikën si fqarri  nga tymi (prej tymi) dikush..2. tronditet tepër, pa masë dikush ((kur sheh diçka të rëndë a tragjike, kur merr vesh a dëgjon një lajm të lig), vritet shpitërisht  dikush, pikëllohet shumë, pa masë dikush. (AXH-FR f. 193, FGJSSH f. 596). S. shih sin: i dridhet barku dikujt. 3. shtanget nga një lajm i keq a nga një e papritur, tmerrohet, ngrin nga frika, nga dëshpërimi a nga një fatkeqësi dikush. (FGJSSH f. 1549).- Duro Çalamanit i ngriu gjaku, kur mori vesh  se Xhezair Kokëziu  qenkësh kthyer  përsëri në fshat. (ZSA-VL-3 f. 312). S. shih sin: bëhet akull dikush

         I (IA) NGRIN GJAKUN dikujt diçka a  dikush  fr.fol.,id.-e tmerron a e frikëson shumë dikë diçka a dikush, e trondit a e shqetëson shumë, pa masë dikë  diçka a dikush. (FGJSSH f. 1252). S. shih  sin : i fut ankth dikujt  diçka a dikush, ia fut ankthin dikujt  diçka a dikush

            *IA NGRIN GJAKUN NË DAMARË dikujt diçka a dikush fr.fol.,id.- e tmerron a e frikëson shumë dikë diçka a dikush, e trondit a e shqetëson shumë, pa masë dikë  diçka a dikush,- Një shikim i tij i rreptë  në stilin” i lave duart si Hasan Karcelli dhe me kaq e pat puna jote” ma ngriu gjakun në damarë. (AI-QUO f. 98). S. shih  sin : i fut ankth dikujt  diçka a dikush, ia fut ankthin dikujt  diçka a dikush

            I NGJITET GJAKU  NË KOKË dikujt  fr.fol.,id.-nxehet, rrëmbehet, sekëlldiset, zemërohet, ndizet, inatoset keq dikush. (AXH-LI f. 133). S. shih sin : merr avull menjëherë dikush

            *I NGJITET I TËRË GJAKU NË KOKË (NË KRYE) dikujt fr.fol.,meton.- inatoset, e zë inati  dikë, tërhuzet, tërbohet, harbohet sakaq, aty për aty dikush, xhindoset dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur dikush,  ndërkrehet  dikush, nxehet, nevrikoset shumë dikush.- Demokratëve u ngjitet vazhdimisht  gjaku në kokë, kur shohin shifrat e bilancit. (p.a. te: KD, 29 tetor 2003 f. 40). I tërë gjaku iu ngjit në krye. Duke i kërcitur dhëmbët  me mllef, e ktheu kryet prapa dhe shikoi turbullshëm përreth. (HASTËR-KASK f. 85).    S. shih sin: i bien boritë dikujt

            E NXEH GJAKUN dikush fr.fol., meton.- bëhet i padurueshëm dikush, nuk duron dot më dikush, nuk e mban, nuk e përmban dot veten dikush,e humb kontrollin dikush, e humb aftësinë për ta bërë zap veten dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e humb durimin dikush

            IA NXEH GJAKUN fr.fol.,met.- e lodh, e mundon, e sfilit, e mërzit, e ngacmon  tepër, tej mase dikë dikush. ( BQ-DSH). S. shih sin: ia pjek buzën  dikujt dikush

            *I NXEHET GJAKU dikujt fr,fol, meton.-nxehet, hidhërohet, rrëmbehet, zemërohet e reagon shpejt dikush, inatoset shpejt, menjëherë dikush, reagon shpejt e shpejt në shenjë zemërimi, hidhërimi, mërie dikush. (FGJSSH f. 596).- Fshatarit fare lehtë  mund t’ i nxehej gjaku aq sa edhe të çojë dorë…(NRR-TP f. 245).    S.shih sin: i bien boritë dikujt; merr avull menjëherë dikush   

              *E NXJERR GJAKUN dikush fr.fol., id.- ahmerret,hakmerret dikush,gjakmerret dikush.- Ndonëse ishte në moshë të shtyrë, tetëdhjetë vjeçe, gjaku i keq i hakmarrjes nuk e lejon t’ i dalë shpirti pa e nxjerrë gjakun. (BS te: KD, 31 maj 2003 f. 30). I biri i të vrarit e nxjerr gjakun e babait duke vrarë vëlla e motër. (BS te: KD, 31 janar 2004 f. 31).

              *NJË  GJAK NJERIU fr.em.,met.-një vrasje , një vrasje njeriu.- Të thashë, kodosh, se më ke borxh një gjak njeriu, hm? (MI te: J nr.2 / 85 f. 24).             

              NJË GJAK E NJË SOJ fr.mb.,id.-shumë i afërm, farefis, kushëri, shumë të afërm, kushërinj. (FGJSSH f. 1773). S. shih sin : një bark e një farkë

              PA GJAK fr.ndf.,meton.- pa gjakder-dhje, pa viktima, pa humbje në njerëz. (FGJSSH f. 595).

            PA E PRISHUR GJAKUN fr.ndf.,id.-   fare shkujdesur, pa u shqetësuar, pa u brengosur, pa u merakosur fare. (FGJSSH f. 805). S.shih sin : pa pikën e dertit

              PA U THARË (MIRË) GJAKU fr.ndf., meton.- fill pas vrasjes së dikujt, pa kaluar shumë kohë nga një luftë, në të cilën kanë rënë  shumë dëshmorë. (FGJSSH f. 596, 2049).

              *E PAGUAN GJAKUN dikush (gjakësi, dorasi) fr.fol.,meton.- i merret haku për vrasje dorasit.-Nipi yt më ndihmoi të nxjerr besë  për robt e shtëpisë. Djali im po e paguan gjakun e derdhur pa shkak (ASHA-P f. 77).

            *IA PI  GJAKUN  dikujt dikush fr.fol.- 1. id.-e mundon shumë, pa masë dikë dikush. S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush.2. meton.- e shfrytëzon, e përvetëson mundin a punën e dikujt dikush. (FGJSSHf.1477, 2067).-Me Saidin e theu zverkun edhe Sulltan Hamidi, që ia piu gjakun popullit. Po të gjithë derrat një feçkë kanë. Dhe ky që erdhi s’ është më i mirë nga ata. (THK-PËR f. 111). .S.shih sin: e ha djersën e dikujt dikush, i (ia) ha djersën dikujt dikush. 3. e shfrytëzon  pa mëshirë dikë dikush, e shfrytëzon shumë, pa masë dikë dikush. (FGJSSH f. 1477).S.shih sin: ia heq një bashkë  dikujt  dikush

            IA PI GJAKUN ME BIULE  dikujt dikush fr. fol.,iron.- e shfrytëzon dikë dikush rëndë, së tepërmi, pa masë , e shfrytëzon deri në palcë dikë dikush, e zhvat (sa mund, pa mëshirë) dikë dikush.  (AXH-XLI f. 178). S. shih sin: ia heq një bashkë dikujt dikush

            I (IA) PI GJAKUN FUKARAIT dikush  fr.fol., iron.-e sfilit pa mëshirë  të varfërin dikush. (NMUS-SHPK f. 237). S. e pjek peshkun në buzë të fukarait dikush  

            IA PI GJAKUN ME PAMBUK dikujt dikush fr.fol.,iron.- e shfrytëzon dikë dikush rëndë, së tepërmi, pa masë , e shfrytëzon deri në palcë dikë dikush, e zhvat (sa mund, pa mëshirë) dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: ia heq një bashkë dikujt dikush

            IA PI GJAKUN ME SFUNGJER dikujt dikush fr.fol.,met.- e zhvat, e shfrytëzon pa mëshirë dikë dikush. (NMUS-SHPK f. 115). S. shih sin: ia heq një bashkë  dikujt dikush  

            *IA PI GJAKUN SI SHUSHUNJË dikujt dikush   fr.fol.,met.- e zhvat, e shfrytëzon pa mëshirë dikë dikush.- U zbulua urrejtja e thellë  ndaj pasanikëve  që u pinin gjakun si shushunja. (SOKJA te: SF nr. 3/ 77 f. 47). Partia komuniste... ju thërret në luftë kundër fashizmit, kundër bejlerëve dhe agallarëve, që ju kanë pirë gjakun si shushunja. (ZSA-VL-3 f. 376). S. shih sin: ia heq një bashkë  dikujt dikush

            I  PIKOJNË GISHTAT GJAK dikujt fr.fol.,id.-grin, mërdhin (së ftohuri) dikush, mërdhin shumë, pa masë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : bëhet akull dikush

            I PIQET GJAKU me dikë dikujt fr.fol., id.- i puqet, i përshtatet  karakteri me dikë dikujt. (FGJSSH f. 596, 1486). S. shih sin : është akran i dikujt dikush

            KA PIRË GJAK me dikë dikush  fr.fol.,etnogr.- është bërë vëllam me dikë dikush (sipas një zakoni). (FGJSSH f. 1477).

            KA PIRË GJAK LEPURI dikush   fr.fol., id.- është frikacak i madh dikush. (MIHO-DI f. 177).S. shih sin:  e ka lepurin në bark  dikush

            PO TA PRESH NUK I DEL PIKË GJAKU dikujt  fr.fol.,meton.-1. zverdhet shumë, pa masë dikush. S. shih sin : bëhet dhe (në fytyrë) dikush.2. pikëllohet shumë,pa masë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : i bëhet barku dhe dikujt

              *TA PREJE ME BRISK  TË RRUA-ZËS, NUK QET GJAK  dikush fr.fol., meton.- T' i preje me brisk të rruazës- gjak nuk do të qitnin. (RK te: JR nr. 3/ 80 f. 508).

              E PRET ME GJAK TË NGRIRË diçka dikush  fr.fol.,ftill.- e pret me ftrikë se do të ndodhë diçka (e keqe), e pret me frikë a me tmerr në zemër diçka dikush, e pret  i tmerruar se mund të ndodhë a mund të vijë diçka (e keqe) dikush. (JTH-FFGJSH f. 261). S. shih sin : (e) pret me ankth diçka dikush

              *IA PRISH GJAKUN dikujt  fr.fol.,id.-1. (dikush)  e mërzit, e bezdis pa masë, së tepërmi  dikë dikush  a diçka, i bëhet shumë, së tepërmi i tepërt, padurueshëm, i mërzitshëm dikujt dikush, i rëndohet dikujt dikush .-Plakës duhej t’ i jepte hesap, të mos ia prishte gjakun, se vuante nga tensioni dhe i merrej kollaj mendja. „ Ta hajë dreqi, si nuk u kujtova t’ ia plasja në dorë?“ (KB-TNZ f.257).  S. shih sin : ia ha loçkën e barkut  dikujt dikush a diçka. 2. (dikush a diçka)  e frikëson, e tremb shumë, pa masë dikë dikush a diçka, e tmerron ,e llahtaris, e lebetis  dikë dikush a diçka. S. shih sin : ia dridh barkun dikujt dikush a diçka. 3. (dikush a diçka) e trondit shumë, pa masë dikë dikush a diçka, e pikëllon shumë, pa masë dikë diçka (një mynxyrë a fatkeqësi  që e sheh a e dëgjon). S. shih sin : ia dridh barkun dikujt dikush a diçka ; ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush a diçka. 4. (dikush a diçka) e shqetëson shumë, pa masë dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 1547). S. shih sin : i fut ankth  dikush a diçka dikujt, i (ia) fut ankthin dikujt a diçkaje dikush. 5. e shqetëson, e brengos, e merakos dikë dikush, e bën  dikë dikush  që të mos e ndiejë veten të qetë. (FGJSSH f. 1915, 2018, 2040). S. shih sin: e fut në andralla   dikë dikush

           *NUK E PRISH GJAKUN  për dikë a diçka dikush fr.fol.iron. nuk mërzitet, nuk brengoset, nuk i vjen keq, nuk lodhet fare dikush për dikë a diçka, nuk shqetësohet, nuk merakoset fare dikush për dikë a diçka, nuk pyet dikush për dikë a diçka, nuk e prish qejfin e tij dikush për dikë a diçka. (JBALL-KOR f. 195, FGJSSH f. 1547, 1986). - Mendoi t' i rrinte një herë me turinj, mirëpo atij aq i bënte.Ai kriste e ikte nesër dhe s' e prishte gjakun. (TEOKE-L f.96). S. shih sin : aq i bën  dikujt për dikë a diçka

            I PRISHET GJAKU   dikujt fr.fol.,met.- 1.  trazohet,  shqetësohet  shumë,   pa   masë   dikush. (AXH-LI f. 133, FGJSSH f. 170, JTH-FFGJSH f. 131, 1548).S. shih sin : çohet ari dikush.2.trembet, frikësohet shumë, pa masë dikush, tmerrohet, lemeriset, lebetitet, llahtariset dikush.  S. shih sin : i dridhet barku dikujt. 3.  tronditet  shumë dikush. (FGJSSH f. 1548). S. shih sin : i dridhet barku dikujt

            I PRITET GJAKU dikujt fr.fol.,id.-1.  tronditet tepër, pa masë dikush ((kur sheh diçka të rëndë a tragjike), pikëllohet shumë, pa masë dikush , i vjen shumë keq dikujt, e pushton një dhembje e madhe shpirtërore dikë  (nga një mynxyrë a fatkeqësi që e sheh a e dëgjon). (AXH-LI f. 133).  S. shih sin: i dridhet barku dikujt. 2.  frikohet, trembet shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 596, 1549). S. shih sin :  i dridhet barku   dikujt

            I RËNË NË GJAK fr.mb.,id.-  që ka zënë armiqësi pse ka vrarë. (AXH-LI f. 134).  S. i rënë në bela

            RRJEDH GJAKU LUMË diku fr.fol., meton.-bëhet, shkaktohet gjakderdhje e madhe diku. (FGJSSH f.  1693, 1707, 1862). S.  shih sin : bëhet gjaku deri në gju diku

            RRJEDH GJAKU RRËKE diku fr.fol., meton.-bëhet, shkaktohet gjakderdhje e madhe diku. (FGJSSH f. 1693, 1707, 1862). S.  shih sin : bëhet gjaku deri në gju diku

            IA SJELL GJAKUN NË VEND dikujt dikush a diçka   fr.fol.,id.- e qetëson dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 596, 1761, 2126). S. shih sin : i derdh balsam dikujt dikush a diçka

            E SHKEL GJAKUN (e dëshmorëve) dikush fr.fol.,meton.-e merr nëpër këmbë, e nëpërkëmb, e përbuz sakrificën, sakrifikimin (e dëshmorëve) dikush, nuk e përfill, e mohon, e zhvlerëson flijimin, sakrifikimin, therorizimin e dikujt (e dëshmorëve)  dikush. (FGJSSH f. 1853).

            SHKOJNË GJAK E LAK  në mes vete fr. fol.,meton.- nuk shkojnë fare mirë në mes vete, shkojnë shumë keq në mes vete, zihen, hahen,  grinden shumë  keq e vazhdimisht në mes vete, kanë marrëdhënie shumë të acaruara në mes vete. (FGJSSH f. 596, 940, 1862).S. shih sin: shkojnë araz (arëza) në mes vete

            SHKON PAS GJAKUT diçka  fr.fol., meton.- trashëgohet diçka. (AXH-LI f. 134).

            I SHKON PËR GJAK diçka (një ves, një punë etj.) dikujt fr.fol.,iron.-e ka pasur traditë,  zakon, shprehi diçka (një ves, një punë  etj.) fisi a familja e dikujt. ( FGJSSH f. 595). S. shih sin : i shkon për derë diçka (një ves, një punë etj.) dikujt

            SHKON GJAKU DERI NË  GJU  diku   fr.fol.,per.- bëhet, shkaktohet gjakderdhje e madhe diku. (FGJSSH f. 625, 1862). S.  shih sin : bëhet gjaku deri në gju diku

            SHKON GJAKU DERI NË BARK (DERI NË SHALË) TË KALIT diku   fr.fol.,per.- bëhet, shkaktohet gjakderdhje e madhe diku. (FGJSSH f. 104, 1816). S.  shih sin : bëhet gjaku deri në gju diku

            SHKON  GJAKU LUMË diku fr.fol., meton.-bëhet, shkaktohet gjakderdhje e madhe diku. (FGJSSH f. 1693, 1707, 1862). S.  shih sin : bëhet gjaku deri në gju diku

            SHKON  GJAKU RRËKE diku fr.fol., meton.-bëhet, shkaktohet gjakderdhje e madhe diku. (FGJSSH f. 1693, 1707, 1862). S.  shih sin : bëhet gjaku deri në gju diku

            SHKON GJAKU DERI NË TRA diku fr.fol.,per.- bëhet, shkaktohet gjakderdhje e madhe diku. (FGJSSH f. 104, 1816). S. shih sin : bëhet gjaku deri në gju diku

            I SHKON GJAKU NË FUND TË KËMBËVE (TE KËMBËT) dikujt  fr.fol.,id.-1.  lodhet shumë duke ecur ose duke qëndruar në këmbë dikush.S.shih sin: bie këmbësh dikush. 2.  frikohet, trembet shumë, pa masë dikush, lemeriset, tmerrohet dikush. (FGJSSH f. 596). S. shih sin : i dridhet barku dikujt

            I SHKRIN GJAKU dikujt fr.fol.,id.- qetësohet dikush, i ikën frika, tronditja dikujt, vjen në vete dikush. (FGJSSH f. 596). S. shih sin : i vjen boja në vend dikujt

            I SHTERRET GJAKU dikujt  fr.fol., meton.- 1. frikohet  shumë, pa masë dikush, trishtohet, tmerrohet dikush.  S. ahih sin : i dridhet barku dikujt.. 2. shqetësohet, emocionohet shumë., -pa masë dikush.  (HSHA-FRRAM f. 73). S. shih sin : i qet barku flakë dikujt

            E SHTIE NË GJAK diçka dikush  fr.fol., meton.- e ngulit thellë në qenie diçka dikush, e bën të përhershme, të qëndrueshme dashurinë, adhuri-min etj.)  ndaj diçkaje dikush. (BQ-DSH). S. e shtie në shpirt (në zemër) diçka dikush

            TË NJË GJAKU fr.mb.,meton.- të afërm, farefis, kushërinj. (FGJSSH f. 595). S. shih sin :  një bark  e një farkë

            TOKË  E LARË NË GJAK fr.em., meton.- vend ku janë bërë  përleshje, luftëra të përgjakshme, vend ku është bërë, ku është  shkaktuar gjakderdhje e madhe.  (FGJSSH f. 595).

              IA TRAZON GJAKUN dikujt dikush  a diçka  fr.fol.,id.- e shqetëson, e brengos, e merakos dikë dikush a diçka, e bën  dikë dikush a diçka  që të mos e ndiejë veten të qetë. (FGJSSH f. 1915, 2018). S. shih sin: e fut në andralla   dikë dikush a diçka

            I TREMBET GJAKU dikujt fr.fol.,id.- shqetësohet, frikohet, trembet, tmerrohet, tronditet shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 596, 1549). S. shih sin : bie në ankth  dikush           

            I TURBULLOHET GJAKU dikujt nga dikush a diçka fr.fol.,meton.- preket thellë dikush, shqetësohet, pikëllohet, tronditet shumë  dikush. (AXH-XXXIX f. 163). S. shih sin: i bëhet barku dhe  dikujt për dikë a diçka

            I TURBULLOHET GJAKU dikujt fr.fol.,met.- trazohet,  shqetësohet  shumë,   pa   masë   dikush. (FGJSSH f. 1548, JTH-FFGJSH f. 131).S. shih sin : çohet ari dikush.2.trembet, frikësohet shumë, pa masë dikush, tmerrohet, lemeriset, lebetitet, llahtariset dikush.  S. shih sin : i dridhet barku dikujt. 3.  tronditet  shumë dikush. (FGJSSH f. 1548). S. shih sin : i dridhet barku dikujt

            *IA TURBULLON GJAKUN  dikujt dikush a diçka  fr.fol.,id.-1. e shqetëson, e brengos dikë dikush a diçka . S. shih sin: e fut në andralla dikë dikush a diçka. 2.e mundon, e bren nga brenda (përbrenda) dikë dikush a  diçka (vazhdimisht),  nuk e lë të qetë dikë dikush a  diçka vazhdimisht, pareshtur,  e ka një hall a një shqetësim  dikush që e mundon pareshtur, vazhdimisht, e gërryen për-brenda dikë diçka. (FGJSSH f. 2040). - Përherë na turbullojnë gjakun dhe na nxjerrin avaze këta vagona. (SUKRA- BN f.12). S. shih sin: e ha në bark dikë dikush a diçka

                *E THITH GJAKUN  e dikujt dikush, IA THITH  GJAKUN  dikujt dikush fr. fol.- 1. id.-e mundon shumë, pa masë dikë dikush. S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush.- Është tradhtar me damkë që gjithmonë ka thithur gjakun e popullit. (SK-AP f. 197).2. meton.- e shfrytëzon, e përvetë-son mundin a punën e dikujt dikush..S.shih sin: e ha djersën e dikujt dikush, i (ia) ha djersën dikujt dikush. 3.e shfrytëzon pa mëshirë dikë dikush, e shfrytëzon shumë, pa masë dikë dikush. (FGJSSH f. 1477, 2067).S. shih sin: ia heq një bashkë  dikujt  dikush

            *IA THITH GJAKUN ME PAMBUK dikujt dikush  fr.fol.,iron.- e shfrytëzon dikë dikush rëndë, së tepërmi, pa masë , e shfrytëzon deri në palcë dikë dikush, e zhvat (sa mund, pa mëshirë) dikë dikush.-Na  e thithe gjakun me pamuk, he mos pafsh ditë të bardhë! (T.H.-GJK f. 8). S. shih sin: ia heq një bashkë dikujt dikush

            * THITH GJAKUN  SI SHUSHUNJË dikush fr.fol.,krah.- është shumë i pamëshirshëm, i pashpirtë dikush (ndaj të tjerëve), është shumë shpirtlig dikush.-  Ç’ është  ky  biçim  ustai që shpon si bizë, thith gjakun si shushunjë? (SUKRA-OK f. 42).S. shih sin : të fshin si arbaini dikush

            I UJDISET GJAKU me dikë dikujt fr.fol.,iron.-   e gjen atë me të cilin ka  karakter, botëkuptim, qëllim, shije të njëjtë, e gjen dikush atë që i përgjigjet, që   i përshtatet  më së miri apo  me të cilin përputhet, puqet në mendime, në botëkuptime e karakter (MIHO-DI f. 175, AVSU-SHPMGJ-I f. 165). S. shih sin : e gjen arna thesin

            U (IU) UJDISET GJAKU në mes vete  fr.fol.,id.- shkojnë mirë njëri me tjetrin, pajtohen në mendime e qëndrime. (FGJSSH f. 596, 2080). S. shih bien në (një)  brazdë në mes vete

            *E UL GJAKUN dikush  fr.fol.,id.- e heq, e largon  zemërimin, hidhërimin, inatin nga vetja  dikush, e zbut, e  qetëson  veten dikush.- Sikur s’e di  Sopin e takëmin e Sopit !  Ule gjakun ! (ZSA-VL-3 f. 233). S. shih sin : i bie damari dikujt

            I ULET GJAKU dikujt  fr.fol.,id.-  bëhet më i qetë dikush, i bie zemërimi dikujt, qewtësohet dikush. (FGJSSH f. 1603). S. shih  sin : i bie damari dikujt

            VETE GJAKU DERI NË BARK (DERI NË SHALË) TË KALIT    diku  fr.fol.,per.- bëhet, shkaktohet gjakderdhje e madhe diku. (FGJSSH f. 104, 1816). S.shih sin :  bëhet gjaku deri në gju diku

            VETE GJAKU  DERI NË TRA  diku  fr.fol.,per.- bëhet, shkaktohet gjakderdhje e madhe diku. (FGJSSH f. 104, 1816). S.shih sin :  bëhet gjaku deri në gju diku

            I VETE GJAKU NË FUND TË KËMBËVE (TE KËMBËT) dikujt  fr.fol.,id.-1.  lodhet shumë duke ecur ose duke qëndruar në këmbë dikush.S.shih sin: bie këmbësh dikush. 2.  frikohet, trembet shumë, pa masë dikush, lemeriset, tmerrohet dikush. (FGJSSH f. 596). S. shih sin : i dridhet barku dikujt

            VETËM GJAKU I NDAN fr.fol.,meton.-  dikush do të vritet patjetër,  s’ bëhet pa u vrarë njëri a tjetri (thuhet kur dy veta  janë armiq për vdekje). (FGJSSH f. 596).

             VË GJAK dikush  fr.fol.,id.- shëndoshet dikush (që ka qenë i dobët). (FGJSSH f. 596, 2152). S. shih sin : i mbush brinjët dikush

            *I VJEN GJAKU NË VEND dikujt  fr. fol., meton.- kthjellohet, vjen në vete, vjen në gjendje normale, të mirë shpirtërore dikush, i humb të zverdhurit, të zbehurit në fytyrë dikujt, qetësohet, e merr veten (pas një tronditjeje a shqetësimi të papritur dikush, thekmezet dikush, merr pamje, dukje të zakonshme, normale (në fytyrë) dikush, i ikën frika e madhe dikujt. (FGJSSH f. 596, 2126, 2165). -.Gjithëfarë gjërash i shkuan në mendje.Po, kur e pa se po vinte, iu ngroh zemra, iu çel fytyra e gjaku i erdhi në vend. (ZSA-VL-3 f. 103). S. shih sin : i vjen boja në vend dikujt

            VLON GJAKU i dikujt  fr.fol.,id.- Kah bie dielli e  kah merr hëna/ gjaku ynë, po, do të vlojë ,/nama e jonë, po, do të ushtojë. (GJF-LM f. 82).

            I VLON GJAKU dikujt fr,fol, meton.-1. nxehet, hidhërohet, rrëmbehet, zemërohet e reagon shpejt dikush, inatoset shpejt, menjëherë dikush, reagon shpejt e shpejt në shenjë zemërimi, hidhërimi, mërie dikush, merr inat, sakaq, menjëherë dikush. (AXH-LI f. 133).- I falënderova. Mandej më vloi gjaku, më kërceu delli i zjarrit në ballë. (MSH te: JR nr. 2/ 1977 f. 233). S.shih sin: merr avull menjëherë dikush. 2. është plot gjallëri dikush, ka shumë forca energji dikush. (FGJSSH f. 596, 990, 2177, 2242).  S. shih sin : i lëvrin gjaku dikujt

            TA VRASËSH GJAK NUK I DEL dikujt  fr.fol.,meton.- zverdhet, zbehet shumë, pa masë (në fytyrë) nga frika, nga tronditja, nga sëmundja, habia etj. dikush. (AXH-LI f. 133). S. shih sin : bëhet dhe (në fytyrë) dikush

            S’ VRITET PËR GJAK dikush fr.fol.,id.-  është shumë i mirë dikush, ka veti e virtyte të rralla, të shkëlqyera dikush. (MIHO-DI f. 175). S. shih sin : është pika e burrit dikush 

            I ZBUTET GJAKU dikujt fr.fol.,id.- i bie, i ulet zemërimi, hidhërimi dikujt, zbutet, qetësohet dikush, bëhet i urtë e i butë dikush. (FGJSSH f. 596, 2220). S. shih sin : i bie damari  dikujt

            S’ I ZË VEND GJAKU dikujt  fr.fol., meton.-  është i lëvizshëm, levarash dikush, nuk rri i qetë në një vend dikush. (FGJSSH f. 596, 2126, 2232). S.shih sin: nuk i zë bishti vend dikujt.

            *E ZË GJAKU dikë  fr.fol.,id.- 1.  zaliset, vilaniset dikush, i bie të fikët dikujt. S. shih sin : i bie alivan dikujt. 2. shtang në vend (pasi ka kryer një vrasje)  dikush. (FGJSSH f. 596, 2230).- Ai fshatari mustaqemadh...nën ndikimin e paragjykimit „ se të zë gjaku“ , e kishte humbur fillin  dhe u tërhoq në panik duke rendur pa frymë. (SKJA-G f. 103).Këta primitivë të kohëve moderne, që i ka zënë gjaku dhe nuk shohin përtej hunde, pretendojnë të zhdukin  nga faqja e dheut  një popull të tërë. (BAHY te: ERE, 14 mars 2009 f. 12).  

            I ZIEN GJAKU dikujt fr,fol, meton.-1. nxehet, hidhërohet, rrëmbehet, zemërohet e reagon shpejt dikush, inatoset shpejt, menjëherë dikush, reagon shpejt e shpejt në shenjë zemërimi, hidhë-rimi, mërie dikush, merr inat, sakaq, menjëherë dikush. (AXH-LI f. 133).S.shih sin: merr avull menjëherë dikush. 2. është plot gjallëri dikush, ka shumë forca energji dikush. (FGJSSH f. 596, 990, 2177, 2242).  S. shih sin : i lëvrin gjaku dikujt

            *I ZIEN GJAKU NË DAMARË dikujt  fr.fol.,id.-1. inatoset, nevrikoset, zemërohet, merr iant menjëherë, sakaq dikush..- E bënte reshperin t’ i ziente gjaku atje në damarët e kapërcyer e të ngërthyer nga të rënët e moshës dhe të hipurit e dhjamit. (JX-LV f. 80).. S.shih sin : merr avull menjëherë dikush.2. është shumë i gjallë, shumë i shkathët (fëmija levarash), nuk rehatohet, nuk qetësohet dot dikush (fëmija levarash),  nuk rri dot pa lëvizur dikush, nuk i rrihet në një vend  dikujt, nuk qëndron, nuk rri dot në një vend dikush. (AXH-LI f. 133). S. shih sin : nuk i zë bishti vend dikujt

GJAKFTOHTËSI-A

            E HUMB GJAKFTOHTËSINË dikush fr.fol.,meton.- bëhet i padurueshëm dikush, nuk duron më dikush, nuk e mban, nuk e përmban dot veten dikush ,e humb kontrollin dikush, e humb aftësinë për ta bërë zap veten dikush (FGJSSH f. 697). S. shih sin : e humb durimin dikush. Ant. e ruan  gjakftohtësinë dikush

            ME GJAKFTOHTËSI r.ndf.,fj.-shtruar, pa u nxehur, pa u rrëmbyer, pa u ngutur e pa u acaruar, me të urtë, ngadalë, butë, qetë, pa u nxituar, me durim . (FGJSSH f. 1942).shih  sin: me të butë

             E  PRET  ME GJAKFTOHTËSI  dikë a diçka dikush  fr.fol.,ftill.- e pret pa u shqetësuar dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1602). S. e pret me qetësi  dikë a diçka dikush

            E  RUAN GJAKFTOHTËSINË dikush   fr.fol.,meton.- përmbahet dikush, e mban veten nën kontroll dikush,  është në gjendje të kontrollojë veten dikush  se çfarë bën, vepron e çfarë thotë, e zotëron veten dikush, bën veprime të ndërgjegj-shme, të vetëdijshme  dikush, di vetë se ç’ bën, ç’ vepron dikush, vepron me maturi e pa u nxitur dikush, nuk nxitohet, nuk rrëmbehet, nuk ngutet për ta shprehur zermërimin, nevrikosjen, mërinë etj.  dikush, por frenohet. (BQ-DSH). S. shih  sin :  e ka  veten në dorë  dikush.Ant. e humb gjakftohtësinë  dikush

GJAKHUMBËS

            SHKON GJAKHUMBËS dikush  fr.fol., ftill.- s’ ka të drejtë  të kërkojë gjakun  a të marrë ai vetë gjakun  për ndonjë vrasje. (AXH-LI f. 134). 

GJAKHUMBUR

            *SHKON GJAKHUMBUR dikush  fr. fol.,ftill.-  shkon humbur dikush a diçka, e pëson, e gjen  të keqen  dikush  pa u marrë askush në përgjegjësi, pa dhënë askush llogari, vritet a humb dikush pa lënë asnjë gjurmë, pa lënë as nam e as nishan.- Ke luftuar si burrat, ke vdekur si burrë dhe nuk ke shkuar gjakhumbur. (RRS-J f. 97). S.shih sin : shkon bihudër dikush a diçka

GJAKRA-T

            I FTOH GJAKRAT dikush fr.fol., id.- i qetëson njerëzit që janë duke u zënë,  duke u grindur ashpër me fjalë në mes vete, bën që t’ u bjerë zemërimi, e qetëson gjendjen e acaruar,  gjendjen e tendosur në mes njerëzve dikush. (FGJSSH f. 596, 1941, 1948, 2085, 2219). S.i hedh ujë zjarrit dikush; i shtron (i shuan) gjakrat  dikush; e shuan zjarrin dikush; i ul (i zbut) gjakrat dikush.Ant.  ia vë gacën akzotit dikush  

            FTOHEN GJAKRAT  fr.fol.,id.-  qetëso-hen njerëzit që ishin duke u zënë, duke u grindur ashpër me fjalë, u ikën, u bie zemërimi, hidhërimi, inati, qetësohet, bie gjendja e acaruar, e tendosur në mes njerëzve. (FGJSSH f. 596, 1940, 1949, 2085, 2220). S. shih sin: shtrohen gjakrat

            I NDEZ GJAKRAT dikush  fr.fol.,id.- i nxit në grindje, në zënie edhe më të madhe njerëzit dikush, e ashpërson edhe më tepër gjendjen e acaruar, gjendjen e tendosur   në mes të njerëzve dikush. (FGJSSH f. 596). S.  S. shih sin:   ia vë gacën akzotit dikush

            NDIZEN GJAKRAT fr.fol.,id.- fillojnë të  zihen me fjalë rë ashpra njerëzit në me3s vete,  shkaktohet gjendje e acaruar, e tendosur në mes njerëzve, acarohet gjendja në mes të njerëzve. (FGJSSH f. 596). S. shih sin : nxehen gjakrat

            I NXEH GJAKRAT dikush  fr.fol.,id.- i nxit në grindje, në zënie edhe më të madhe njerëzit dikush, e ashpërson edhe më tepër gjendjen e acaruar, gjendjen e tendosur   në mes të njerëzve dikush. (FGJSSH f. 596). S. shih sin:   ia vë gacën akzotit dikush

            *NXEHEN GJAKRAT fr.fol.,id.- fillojnë të  zihen me fjalë rë ashpra njerëzit në mes vete,  shkaktohet gjendje e acaruar, e tendosur në mes njerëzve, acarohet, tendoset, tensionohet  gjendja , situata në mes të njerëzve. (FGJSSH f. 596). - Nxehen gjakrat, plas sherri,/ Bini djema, u bë beteri! (MUBER te: B, 24 maj 1997 f. 20). S.  ngrihet në (më) këmbë diçka (gjendja,situata) ; ndizen  gjakrat ; po rëndon moti ;  shkon majë më majë  diçka  (gjendja, situata). Ant. shtrohen gjakrat

            *SHTROHEN GJAKRAT fr.fol., id.-    qetësohet, bie gjendja e acaruar, e tendosur në mes njerëzve, qetësohen njerëzit që ishin duke u zënë, duke u grindur ashpër me fjalë, u ikën, u bie zemërimi, hidhërimi, inati. (FGJSSH f. 596, 1940, 1949, 2085, 2220). - E kur zunë të shtrohen gjakrat, ja ku plasi një pushkë andej prapa nga ishin ushtarët e ballit. Plumbi fishkëlloi përmbi kokët e partizanëve. Kështu mori zjarr baruti e plasi lufta. (SOAN-TZ f. 17). S. ftohen (shuhen, ulen (zbuten)  gjakrat. Ant. nxehen gjakrat

            I SHTRON GJAKRAT dikush fr.fol.,id.- i qetëson njerëzit që janë duke u zënë,  duke u grindur ashpër me fjalë në mes vete , e qetëson gjendjen e acaruar,  gjendjen e tendosur në mes njerëzve dikush. (FGJSSH f. 596, 1941, 1948, 2085, 2219). S. shih sin: i ftoh gjakrat dikush

            I SHUAN GJAKRAT dikush fr.fol.,id.- i qetëson njerëzit që janë duke u zënë,  duke u grindur ashpër me fjalë në mes vete , e qetëson gjendjen e acaruar,  gjendjen e tendosur në mes njerëzve dikush. (FGJSSH f. 596, 1941, 1948, 2085, 2219). S. shih sin: i ftoh gjakrat dikush

            SHUHEN GJAKRAT  fr.fol.,id.-  qetëso-hen njerëzit që ishin duke u zënë, duke u grindur ashpër me fjalë, u ikën, u bie zemërimi, hidhërimi, inati, qetësohet, bie gjendja e acaruar, e tendosur në mes njerëzve (FGJSSH f. 596. 1940, 1949, 2085, 2220). S. shih sin: shtrohen gjakrat

            *I UL GJAKRAT dikush fr.fol.,id.- i qetëson njerëzit që janë duke u zënë,  duke u grindur ashpër me fjalë në mes vete , e qetëson gjendjen e acaruar,  gjendjen e tendosur në mes njerëzve dikush. (FGJSSH f. 596, 1941, 1948, 2085, 2219).-Përpjekjet e Limprehtit  për të ulur gjakrat në politikën kokëfortë shqiptare. (GSEL te:KD , 31 maj 2003 f. 8). S. shih sin: i ftoh gjakrat dikush

            *ULEN GJAKRAT  fr.fol.,id.- qetëso-hen njerëzit që ishin duke u zënë, duke u grindur ashpër me fjalë, u ikën, u bie zemërimi, hidhërimi, inati, qetësohet, bie gjendja e acaruar, e tendosur në mes njerëzve.(FGJSSH f. 596, 1940, 1949, 2085, 2220).- Është e rëndësishme që  gjakrat në Kosovë janë ulur dhe ideologjitë  politike  kanë filluar që të mos shkaktojnë  përçarje. (MUJA  te: ERE, 29 nëntor  2003 f. 3). S. shih sin: shtrohen  gjakrat

            I ZBUT GJAKRAT dikush fr.fol.,id.- i qetëson njerëzit që janë duke u zënë,  duke u grindur ashpër me fjalë në mes vete , e qetëson gjendjen e acaruar,  gjendjen e tendosur në mes njerëzve dikush. (FGJSSH f. 596, 1941,1948, 2085, 2219). S. shih sin: i ftoh gjakrat dikush

            ZBUTEN GJAKRAT  fr.fol.,id.- qetëso-hen njerëzit që ishin duke u zënë, duke u grindur ashpër me fjalë, u ikën, u bie zemërimi, hidhërimi, inati, qetësohet, bie gjendja e acaruar, e tendosur në mes njerëzve. (FGJSSH f. 596, 1940, 1949, 2085, 2220). S. shih sin: shtrohen gjakrat

            *ZBUTJE E GJAKRAVE  fr.em.,met.- qetësim, rënie e gjendjes së acaruar, të tendosur në mes njerëzve, rënie, ikje e zemërimit, hidhërimit, inatit.- Është në dorë të Partisë Demokratike zbutja e gjakrave dhe krijimi i një klime më tolerante. (MEKRA te: B, 14.IX. 1998 f. 6).