Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Neçaj: Një foto e rrallë e Heroit të Popullit Bajram Curri

| E shtune, 14.08.2010, 09:59 PM |


Bajram Curri  i vrarë
Bajram Curri i vrarë

 

NJË FOTO E RRALLË E HEROIT

 

Nga Gjon Neçaj

 

Përpara një viti e gjysëm, gazeta “Shekulli” publikoi për herë të parë pasaportën origjinale  të Heroit të Popullit Bajram Curri.Një e dhënë historike që duhej studiuar nga historianët dhe që kërkohej përgjigje nga lexuesit,ishte data e lindjes.Në të gjitha dokumentet historike për jetën e Bajram Currit, viti i lindes daton viti1862,kurse në pasaportën e zbuluar ai është lindur në vitin 1866.

Në fakt asnjë nga studiuesit apo Akademia e Shkencave nuk u muar me studimin e këtyre fakteve që dilnin në dritë për Plakun e Maleve,Heroin e Popullit,Bajram Curri.

Shumë e shumë këngë popullore,shumë e shumë data e ngjarje historike duhet të ndryshojnë,duke iu qasur realitetit historik e për t’u shkruar ashtu siç duhet historia e kombit tonë.

Këtë  radhë për lexuesit e “Shekullit” po sjellim një tjetër fakt interesant të Bajram Currit: një foto i shtrirë vetëm pak caste pasi kishte vdekur. Nuk dihet kush është autori I fotografisë, e cili kishte aparat me vete në ato kohë dhe pse e kishte,por duhet vlerësuar si material historik dhe me vlera.U vra,apo u vetvra,pak rëndësi kishte për kohën.Populli e vajtoi me kuje e lotë.

Bajram Curri i shtrirë ndodhet para Shpellës së Dragobisë.Mbetet që historianët ta studiojnë mirë këtë foto dhe të nxjerrin konkluzione se kush e shkrepi aparatin dhe pse u mbajt e fshehur për dekada me radhë.

Në fundin e viteve 60-të,autorit të këtyre radhëve,atë botë nxënës në shkollën e mesme, apasionues pas historisë dhe aktivitetit patriotic të Bajram Currit,i ra në dorë fotoja ,e cila ndodhej në një revistë të kohës,por ia morën revistën duke i thënë se nuk është fotoja e Bajram Currit…

Tashmë  është publikuar dhe mendojmë që në muzeun e rikostruktuar të qytetit që mban emrin e Bajram Currit,të vendoset në reliket e historisë edhe kjo foto e rrallë.