| E shtune, 14.08.2010, 12:19 PM |
Lot
"Të tepërta lotët për një burrë
Burri qan për shkaqe të mëdha
Po ata lot s'do t'i harroj kurrë
Se rrallë kam parë lot si ata..."
P. Hysi
Tregim
Nga Përparim Hysi
Sado që e kam patur pasion lojën e
bilardos,asnjëherë nuk arrita që të bëhesha kushedi ç'lojtar.Po si
mund të bëhesha vërtet lojtar i mirë bilardoje,kur një tip impulsiv si
unë,sa kapte stekën me dorë,sikur kish rënë në korent.Ndoshta nuk e
besoni,po steka zinte e dridhej dhe mua,pa m'u bërë vonë për
gjëkafshë,as që më stepte ky fakt.Përkundrazi.Topi bamp e unë
tutje.Natyrisht,qe "qari" i xhepit.Se fal këtij pasioni kaq të
verbër,në mos e kam blerë një bilardo neto,të paktën dy nga këmbët e
saj,i kam kaparosur.Por mezalla s'e hoqa dorë ndonjëherë.Kapja stekën
dhe gjuaja kuturu,si ata gjuetarët e mirë që gjahun e vrasin
fluturim,kurse unë kuturu si ajo"Shpatarja e verbër".Kush më shihte
për herë të parë,gajase.Domosdo që gajasej.Epo qejfi ha kumbullat.
* * *
Kur shkova ushtar në Shëngjin,bilardoja sikur më ndoqi pas:në shtab
(unë punova në zyrën sekrete) ,kishte veç tjerash,një fushë
ping-pongu,por dhe një bilardo.Në ping-pong qeshë çka,kurse si
shahist,të paktën në tërë atë "nahije" ku përfshihej dhe Lezha,dikush
isha.
Bilardoja,pothuaj,aty në shtab,u bë imja.Një të lënë punën dhe
mbasdite,deri në orët e vona të natës,aty do më gjeje.Mirëpo ky
pasion i verbër imi për bilardo sikur shqetësoi shokët e shtabit dhe
dëgjoi një ditë komisarin unë që t'i thotë komandantit:-Atë bilardon
do ta heqim dhe do ta çojmë në makazinë vetëm nga ushtar Hysi.Le vet
që gdhihet aty,po u ngriti mëndjen dhe ushtarëve të tjerë dhe do na i
zërë gjumi në shërbim.U nxeha me komisarin,por,në fund të fundit,ai
kish të drejtë.Kurrë vet s'i afrohej bilardos dhe nga ana
tjetër,komisari kish qenë shahist me emër dhe unë i kisha prishur
ajkën:e kisha mundur jo njëherë,po disa herë . Qe burrë i zgjuar (pse
t'i ha hakën? ) komisari.Me një gur,vrau dy zogj.Mua më la"valencë
të lirë" duke më hequr nga bilardoja dhe,kur kthehej nga gjuetia e
peshkimit që e kish pasion ,më kish gati për ndonjë parti shahu. Pati
marrë dikur pjesë në kampionat kombëtar,por,me kalimin e kohës,i kish
humbur shumë nga ato lëvizjet (se dhe po moshohej atëherë) ,por qe i
çudtishëm :e pranonte me vështirësi mundjen dhe më thoshte:-Jo,mik
vëllai,nuk ke fituar.Si nuk kam fituar?- mësyja unë. -A nuk fitova 3
me 1.-Fitove,-thoshte.Po unë a nuk fitova një lojë?Pra jemi barazim,-
vazhdonte me të tijën ai.-Si barazim?-turfulloja unë.Ai,pa e prishur
terzinë, thoshte:-Ti ke marrë fitore të madhe.Unë fitore të vogël.Pra
jemi një me një.Arsyetim ushtarak,domosdo. Po sikur u zgjata shumë.E
hoqën bilardon dhe mbeta pa të.Por unë e bëra si me punën e asaj që
tregojnë,që,kur"mali nuk shkoi tek Muhameti,u nis Muhameti dhe shkoi
tek mali".Bëra kontratë me Prelën dhe Rexhinën që kishin bilardon e
vetme në Shëngjin,tek këndi i kuq që shërbente si kinema.Më besonin
çelësat,deri sa vinte ora ekinemasë.Kjo ndodhte pasdite vonë,kur unë
kisha mbarur punë në zyrë.
* * *
Ia mora çelësat të nderuarës Rexhinë dhe,sa hyra
brenda,po shikoja për ndonjë partner.Këmbë njeriu dhe po prisja.Kur
shoh xha Novruzin,të vetmin plak nga Jugu në Shëngjin.Ky qe një burrë
gati mbi 60-vjeç në atë kohë,i shkurtër nga shtati,me një kostum doku
të zi,pakëz të roitur dhe me një shapkë me strehë,edhe kjo aq e vjetër
sa kostumi dhe po prej doku.Ne përshëndeteshim se nuk kishte banor në
Shëngjin që nuk më njihte,mua,ushtarin që merrja postën dhe,veç
postës,ndaja fletët e zborit për gjithë rrethin,se Lezha aso kohe nuk
kishte repart ushtarak dhe gjithë rrethi zborin e bënte në repartet e
Shëngjinit.Qeshë mëdyshas:t'i them,mos i them.Po,kur s'ke pulën,do
hashë sorrën.Dhe i them:-Xha Novruz,a vjen të bëjmë një bilardo?Mos u
shqetëso për lekët,se ato do t'i paguaj unë.Ngriti kokën,më pa në sy
sikur diç do më thoshte,por,kur pashë,që hyri brenda,u çlirova nga një
siklet.Unë e kisha marrë stekën për vete,i kisha vënë dhe gurët,ndaj i
thashë:-Çaj,o xha Novruz! Ai,sikur hezitoi,dhe më tha:-Mirë,është që
t'i çashë ti.Ndërkaq,hynë papritur në sallë,shefi ishtabit dhe shefi i
zbulimit.Shefi i shtabit,major Tahir Bejo,që ishte eprori im direkt
nga i cili varesha,më tha:-Hys,e ke pyetur veten se me kë po loz?-Po
ja,-thashë,- me xha Novruzin.Po e di ti,Hys,që xha Novruzi ka lozur në
Monte-Carlo? Lëne,shoku major,foli shefi i zbulimtit,kapiten Gani
Bitri,se na në Dibër kësaj i thomi:-Vajti shyta për brina,,la dhe
veshtë në ta ! Xha Novruzi,bëri sikur s'i dëgjoi këto ç'thanë,por çau
gurët dhe më bëri për ujë të ftohtë.
* * *
Nuk më bëri hiç përshtypje që më rrahu xha Novruzi,se nuk qe ndonjë
gjë e jashtëzakonshme për mua,por zuri t'më ngacmojë ajo batuta që
hodhi major Tahiri:-Xha Novruzi ka lozur në Monte-Carlo? Vallë,të
ishte e vërtetë? Kur punoja me majorin në zyrë,i them:-Pse vërtet të
ketë lozur në Monte-Carlo ai,xha Novruzi ?Aq e vërtetë,- më tha ai,sa
ç'është sot kjo ditë me shi.Të rëmoja më,jo vetëm s'ishte e
moralshme,por,kur e teproja,sado që e kisha mik,ma priste:-Mos pyet
shumë,se plakesh para kohe.Unë vazhdoja të shkoja në bilardo tek
Prela,por xha Novruzin nuk e pashë më që të sillej
andej.Megjithatë,diç më bluante në mëndje.Përse ky plak nga Jugu kish
ardhur në këtë qytezë të vogël dhe ngryste ditët e prapme,i vetëm?Se
as nuk qe martuar dhe as kishte familje.RRonte në një kthinë dhe kish
dalë në pension ,pasi kish punuar në Ndërmarrjen Rrruga-Ura.Kur po
pija një kriko birrë të shoqëruar me peshk të freskët,befas,pashë
xha Novruzin që hyri në klub.-Xha Novruz,- i thirra,- hajde
këtu.Përsëri u mëdysh,po,kur pa insistimin tim,erdhi.I porosita një
birrë e njjë meze dhe mezi u bind që të pranonte.Ti,-më tha,- je
ushtar.Unë,po më keq se ty,dhe na gjen si me atë thënien e atyre
dagestansëve(more,ke dëgjuar për ta ti? ) ,dhe,papritur përgjigje nga
unë,tha:-Janë blegëtorë në një krahinë autonome të Rusisë.Ata
thonë:"Qeni ushqente mushkën me mish;mushka ushqente qenin me bar
dhe,që të dy,mbetën të urtuar."O,- ndërhyra unë,por vetëm për këtë
proverbë kaq të bukur ti meriton dhe më shumë.Ë...,me demek,meritoj.Po
jam xhepshpuar,pa.Dhe kjo qenie qerasje,e ka me të këmbyer.As mos e
vra mëndjen fare,- i thashë.Zëre se po qeras një xhaxha timin dhe,ca
më shumë:një mik.Duket u çlirua dhe,pasi mori krikon,më uroi:-Ja,të
paça! Edhe unë të paça,- iu përgjigja.Dhe tek gjerbnim me
gllënjkat,sikur krikua të kishte kushedi sa një brokë,i them:-
More,xha Novruz,- i them,- sikur të shpoi zegali kur major Tahiri zuri
gojësh Monte Carlon?Të jetë e vërtetë apo trillim?Ëhë,Majro
Tahiri,është burrë fisnik,- iu shmang pyetjes ai.Fisnik sa nuk ka
shok,U dashurua me atë Tamarën në Rusi dhe nuk e bëri si disa
lapanjozë që për të shpëtuar lëkurën,i braktisën gratë,Këtu duket
burri.Mos ia bëj syri tërr.Se ruset,mor evlat,janë gra me karakter të
fortë;dinë të dashurojnë dhe shiko Tamarën ti:ka pranuar izolimin e
Sazanit e Karburunin;ka ardhur këtu,në Shëngjin,në një qytezë aq të
vogël që mund ta futësh në xhep.Dhe nga ka ardhur,pa?A e ke pyetur ti
shefin tënd,ndonjëherë? Jo,i thashë,po ti nga e di?Ahu,- më tha,-
mbetë për një herë tjetër,se,siç e sheh,sot shkoi vonë.Mbaroi krikon,e
la pa mbaruar mezen dhe,sado që e luta,nuk dëgjoi. Më tha natën e
mirë dhe më falënderoi.Nuk harroi të më thoshte:-Epo,të paça!
* * *
Isha kthyer nga një leje e shkurtër dhe kisha sjellë me vete nja dy
shishe me raki.Im atë,sado në Myzeqe,nuk e kish harruar atë"yrnekun" e
Skraparit dhe e nxirrte për merak.Për fat,dikush i kish dhënë një
shishe të bukur (shishen e kish nxjerrë deti në rërë) ,që këndonte IL
de Franc.Ia taksa një shef Tahirit dhe tjetrën (atë il de franc) xha
Novruzit,se ky kish qenë andej dhe do t'i bëhej qejfi.Kështu bëra.Nuk
hoqa shumë për ta takuar dhe i thashë.Më tregoi kthinën. Pasdreke,e
fshtolla me një gazetë peshqeshin tim dhe,pasi u ngjita kodrës ku
banonte,trokita.Sa hapi derën,më përqafi dhe më futi brënda.Qe një
dhomëz e vogël,me një dollap për të mbajtur bukën apo ndonjë send
tjetër.Kishte veç dy karrige dhe kaq.Nuk e di në kishte banjë apo
jo.Kur hodha sytë në mur pashë dy fotografi,Njërën e njoha,pasi lexova
në fund të fotografisë,vendosur në një kornizë të vjetër e të ngrënë
paksa nga mola.Fotografia bënte mu.Iu afrova dhe lexova
rusisht:"Neizvjestaja"Një zonjë e bukur,me një kapele zonjash,me pupël
dhe një portret aq tërhqes,sa të kujtoje "Xhokondën".Mirë kjo,-
ithashë,që përkthehet"E panjohura",po kjo tjetra kush është?-Pse nuk e
njeh?-sulmoi ai me pyetje.Natyrisht, i them.Po është Edit Piaf,një
këngëtare e madhe franceze,- më tha.Mirë,- i thashë,me këtë Piafin se
tani e kuptoj që paske qenë në Francë,po me këtë rusen ku ke rënë? Nuk
m'u përgjigj përnjëherë.U ngrit,mori dy pjata seç griu pak sallam dhe
dy copa djathë dhe,pasi i shtroi aty mbi një tavolinë të vockël,mbushi
nga ajo"il de Franc" dhe filloi:
Unë jam nga Jugu.Kam qenë nga familje e kamur.Im atë kishte
çifligje dhe mua më kishte bir të vetëm.Aty nga vitet '30-të më dërgoi
për shkollë në Francë.Atje bëra të mesmen dhe,kur do hyja në institut
ekonomik,më ndodhi diçka që ma ndëëroi të gjithë fatin e jetës.Me që
isha mirë nga gjendja,nuk lija qejf pa bërë.Po.Kam qenë në Monte
Carlo.Mirë të ka thënë major Tahiri.Ai e di mirë këtë gjë.Po kështu
nuk lija pa frekuentuar kinematë dhe shfaqjet artistike.Epo djalë në
vaktit.I kamur sa nuk më dhimbte dhëmballa dhe nuk lashë qejf pa
bërë.Atje,në një galeri arti (unë i frekuentoja dhe ato ),rashë në
dashuri.Kur them rashë në dashuri,e kam fjalën për atë pasionin e
verbër që të errë sytë dhe të humbë gjykimin.Rashë në dashuri me një
ruse:Olga Nikollajevna Radionovën.Ajo është që më ka dhënë këtë
fotografinë (në fakt ajo është pikturë ),që të befasoi ty. Ndërkaq,u
ngrit dhe shkoi mori një valixhe të vogël.Rëmoi në ca si fletë
revistash a gazete dhe,pasi e gjeti atë që kërkonte , ma tregoi
:-Ja,kjo është! E mora ndër duar dhe para meje u tregua një bjonde me
ca sy bojëqielli dhe me një fytyrë të lëmuar e të butë,që tregonte
mirësi.E afrova edhe ca,si për një studim më preçiz,dhe,pasi e
vështrova dhe njëherë,hodha sytë tek miku im:gati po dridhej,Duket e
kish pickuar një mbresë që i dhimbte dhe tek,ia dorëzova në dorë
përsëri,i them:-Po,pastaj,si vajti puna? E pashë që po mbytej,tek
mbante në dorë atë Olgën e atyre ëndrrave të dikurshme dhe t'më
besoni:pashë që iu var një lot.Au,- bëra me vete,-sa e paska dashur!Se
nuk qan kollaj një burrë.Tek u mata që t'i kërkoja ndjesë që i lëndova
një plagë të vjetër,ai,sikur e mblodhi veten,dhe,pasi e fshiu
lotin,vazhdoi të më tregonte.Ka qenë shumë e bukur.Por dhe e mirë.Se
nuk mjafton të jesh e bukur,se zemra e keqe dhe pispillosja e prishin
bukurinë.Po Olga qe fisnike.Qe bjonde,kështu siç e pe këtu dhe të,
paktën,kështu u ndamë me të.Po pse u ndatë?-nxitova të pyesja unë.Pse
u ndamë?-përsëriti pyetjen me pyetje.Erdhi lufta dhe unë u ktheva në
Shqipëri se më vdiq im atë.Pa mbushur vitin më vdiq dhe nëna.Dhe mbeta
fillikat.Pasuri kisha,por zunë dyfeqet e nuk ta kish njeri ngenë për
tartanara.Donin para ata të NÇl,pa donin dhe të Ballit.Unë po për
luftë nuk ia thosha dhe ndërroja vëndbanim.RRugët për andej u
prenë.Dhe mbeta.Erdhi kjo qeveri dhe ti e di seç ndodhi me kastën
tonë.Për të ikur jashtë,kish prerë gojën.Ika që andej erdha këtej nga
Veriu.Se këta,veriorët,nuk janë si ne të Jugut:nuk rëmojnë shumë për
ato bilahitë e biografive dhe,siç e sheh,këtej dola në pension dhe,po
këtu dhe do ngordh.E ktheu me një frymë dhe pasi e ledhatoi dhe
njëherë me dorë,e futi prapë në vallixhe.Në sy pashë lëngëzim që më
lëndoi.Qëndrova edhe ca dhe duke patur frikë,se mund ta lëndoja më
thellë,kërkova leje dhe u largova.I hodha duartë në qafë siç mund të
bëja me një njeri të dashur dhe për ta lehtësuar disi,i them:-Ja,të
paça,o xha Novruz!Edhe unë,- tha ai, mbyturazi.
* * *
Ja,kjo qe historia e atij plaku.Histori që,sado përciptas,arrita ta
mësoja veç nga pasioni që kisha për bilardon.Se dhe në çdo të keqe,ka
dhe diçka të mirë.Humba në bilardo,po mësova një histori të trishtë e
të dhimbshme që nuk e harroj dot aq lehtë.Ndaj e solla dhe për ju.
*emrin e plakut e kam ndryshuar dhe çdo përkim me emër tjetër,është
krejt rastësi.
12 gusht 2010
___________
S'dua të vdes këtë çast
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1. Që nga cepi i syrit tënd
Që nga cepi i syrit tënd
Vjen një isharet i rëndë
Më godet në kokë dëng
Vij vërdall,po nuk zë vënd.
Po qepalla hap e mbyllet
Semafor që tregon"shtigjet"
Bëj të nisem për aty
S'të arrij a s'di se si
Më godet si me shigjetë
Dhe një plagë më hap vërtet
Është një plagë e prosahapur
Plagë e hapur,varr i hapur
Që të mbyllet plagë e hapur
E të zihet "varri i hapur"
Hajde se të pres krahëhapur
Se më ngroh zëmrën e mardhur.
2.Qepalla jote
Qepalla jote si halëz gruri
Më shpoi mua drejt e në sy
Pa qielli yt në sy më sëmuri
Kësaj i thonë:zero me dy?!!!
Epo unë i humbur nuk jam
Që një femër keqas të më"mundë?!"
Dal të thërrres në"sheshmejdan?!"
Se dihet që unë kam "hundë?!"
3.Thëngjill i marinës
Si thëngjillmarine,ti më dogje fshehura
Se ma ngule synë,moj argjend e derdhura.
Dorën ,përmbi faqe,vura dhe m'u dogj
Se lëshove zjarre që nga shpirti i ngrohtë.
Pa zbrita më poshtë;poshtë,o moj,nën gushë
Dhe më keq u dogjsh,sikur rashë mbi prush
Tani që u ndeza,lërmë,moj,të digjem
Po kurrë nuk e pandeva që do zhuritem.
U dogja,u zhurita;fare pa pandehur
Thëngjilli i marinës,më dogj,ashtu,fshehur.
4. Pa trokitur
Seç ma hap derën,papritur,
Asnjë çikë nuk ka trokitur
Hyn komshia,çupë e rritur
Edhe sytë mua m'i ka ngjitur.
M'i ka ngjitur,çfarë të ngjitur
Unë po mbeta i lajthitur
Si rrufe më ka goditur
Ah,çfarë hoqa,për t'u ngritur.
5.S'dua të vdes këtë çat
S'dua të vdes në këtë çast
Jo s'më dhimbset jeta ime
Porse dot nuk të thashë
Që të dua,shpirtja ime.
Sa të them mendimin tim
Aq,moj,dua të jetoj
Po t'u dhimbs ty shpirti im
Vdekjen seç e mundim,moj...
6. Ajo...
(për një bullgare)
Ajo vjen gjithmonë me bashkëshortin
(kujdeset që të ulet,me mua,përballë)
Në ngasje më vë mua,zemërdobtin,
Karshillëkut s'i bëj dot ballë.
Ka një nur tepër lakmues
Po sharmin?Ah,se ç'sharm që ka!
Skuqemi,të dy turbullues
Pusullën e humbim sa s'ka.
Dhe"vjedhurazi" shkëmbejmë mesazhe
(se kot nuk rrimë përballë?!)
Ç'të kenë,vallë,ato mesazhe?
Ç'të kenë tjetër? Veç mall...
7.Hajde ...
Hajde,- më thoshe,-jam vetëm
Të pres,- vazhdove,- në shtëpi
Po unë s'e vesh dot "xhaketën"
"Xhaketën" që vishja i ri.
Qejfi ma kish që të vija
Po turpi si faj nuk më lë
Ja që e tillë qe muindësia
Dhe regëtija unë nën zë.
Se vapa iku me gushtin
Tinëzisht nuk"ha" dot më
Turpi më mblodhi si grushtin
Kush sheh më "film pa zë?!"...
8.Ndjemë,o Zot,se jam trullosur
Dhe kusuret s'kanë të sosur
Pleqërisë,unë jam marrosur
Pas një xhindi jam xhindosur
Mëndja ime krejt zhvidhosur
Ndjemë,O Zot,se jam trullosur.
9.Nga malli kafshoi buzën time
Nga gjithë mikeshat që zura
Ti haje bukë si veçan
Në se ndërmënd sot të prura
I shtrenjët kujtimi diç përmban.
Sy syri yt si ulliri
Dhe qepalla e gjatë me bisht
Më çonin në një botë deliri
Def-o sun i thosha pleqërisë
Më ndizje ti mua si zjarri
Me buzët e nxehta shpuzë
Më grryen mua keqas malli
Nga malli kafshoi timen buzë.
10.Nostalgji
Kjo dallgë e detit që rreh shkëmbin
Më kuijton mua vrullin djaloshar
Kur sulesha si dallga mbi shkëmbin
Mbi trupin tënd e "hapja" zjarr.
Tani dallgën shoh e ndjej nostalgji
Se vrulli dhe fuqia më ikën
E rini bukuroshe!Çapkënia rini
Ah,çastet e vrullshme ,ç'm'u fikën...
*poezitë janë shkruar në vitn 2001 -2002
13 gusht 2010