| E enjte, 12.08.2010, 06:38 PM |
ROMAN ME SUBJEKT VARIABIL
 
(Fatos Kongoli:"I humburi", botoi ShB "Dituria", Tiranë, 1992)
Nga Dr. Yrjet Berisha
 
Shkrimtari Fatos Kongoli, është autor i librave me tregime: "Shqetësime..", 
1972, "Tregime", 1978, "Të fejuarit", 1982 dhe i romaneve: "Ne të tre" 1986, 
"Kurseli", 1990, ndërsa romani "I humburi", botuar, më 1992 është romani i tij 
më i ri.
Ndryshimet shoqërore në Shqipëri të zhvilluara tash së voni,  bënë kthesë të 
madhe edhe në art. Një kthesë e tillë  u bë edhe në letërsi, që gjatë një 
periudhe të shkurtër u botuan shumë vepra letrare me vlera të mirëfillta 
artistike. Në vepër e kësaj natyre është edhe romani "I humburi", i Fatos 
Kongolit, i cili u mirëprit nga lexuesit.
Romani "I humburi", ka një fabulë tejet interesante. Në tërë tekstin e këtij 
romani shtjellohet problemi tragjik i një ikanaku (refugjati), që në momentin e 
fundit vendos të mos ik, me transoqeanikën, në vendet e ëndërruara në Itali a në 
Evropë. Kjo ikje në romani është si pasojë e një katarsisi nga keqtrajtimi i 
përgjithshënm pas diktaturës së kuqe në Shqipëri. 
Fabula e këtij  romani rrëfehet përmes personazhit Thesar Lumi, i cili evokon 
jetën e tij fëmijërore, kur kishte bindje se prindi i tij ishte i pathyeshëm e i 
patrembshëm. Bindjen e tij e pordhos dora e fortë e një burokrati që bën kërdi 
në shoqërinë e shthurur diktaturiale. Pikërisht këtu shfaqet pakënaqësia e 
Thesarit, mbi të atin e tij dhe shoqërinë që e rrethon. Pas këtij zhgënjimi të 
hershëm, ai mendon të ikën sa më larg qytezës së tij, sepse s'mund të durojë një 
poshtërim të tillë. Kjo çështje problematike, ia imponin kryençësinë e tij për 
hakmarrje që e pëson Konja i  Vilmës.
Në roman paraqitet arsenali i torturave psikike e fizike, metoda këto të njohura 
për diktaturat. 
imponuar nga njerëzit e pushtetit. Ka iluzione të humbura. Ulje dinjiteti para 
zyrtarëve të vegjël e të lartë. Pastaj konformizëm, lajka, dredhi, poshtërime, 
defitizëm etj. Personat e sistemit shtypës kanë jetën e dështuar. Dhe për këtë 
jetë të mbrapshtë ata duhet të vënë maska të ndryshme. Jo rastësisht në mënyrë 
të figurshme  paraqitet edhe bredhja e qenve bastardhë që u ngjajnë turmave  të 
njerëzve. Qentë bastradhë shkelmohen dhe helmohen. Një trajtim të tillë pësojnë 
edhe njerëzit që iu ekspozohen torturave të mëdha nëpër burgje dhe një ditë edhe 
zhdukën krejtësisht! 
Kështu për t'i patur në dorë të saj diktatura përdor lloj-lloj kërcënime dhe 
presione të vazhdueshme.  Rrëqethës është kërcënimi që i bëhet Thesar Lumit se 
do t'i eksplodojë "mina" autobiograsfike, që e kishte në dorë djali i një 
ministri, hetuesi A. P., i quajtur sybardhë, (që lexuesit tonë më siguri ia 
kujton Danjollin e Sherkës, nga romani  "Vdekja...'', i  R. Qosjës). Veset e 
urrjetjes, xhelozia, ndaj dashnores së tij, bën që ai të  kurdis letra anonime 
dhe hap dosjen e minës autobiografike, që edhe pëson ai dhe të tjerët, tok me 
të. Këto shantazhe janë tipike vetëm në analet e shteteve policore terrorizuese 
çfarë në të vërtetë ishte edhe ai i diktaturës së kuqe.
Sindromi i diktaturës inkuziciste, në roman nisën me rasti e menjanimit të 
fotografisë së ministrit, që ishte akti i parë i të gjithë të zezave që do të 
vinë më vonë. Pas kësaj skene pasojnë arrestimet masive të familjes, dhe të 
farefisit të tij. Dhe pas këtij uragani çnjerëzor pleq e fëmijë, intrenohen  
diku në zonat e largëta të Shqipërisë. Kalvari i internimit nis pas vetëvrasjes 
së Ladit, kështuqë detyrohen të bëjnë punë të detyrueshme në mes të të 
burgosurve kriminelë, vjedhës etj. Faktura e teksti të  romanit pasqyron 
tragjedinë njerëzore gjatë periudhës së diktaturës që kishte vendosur sistemi 
monist.
Rrëfimi i romanit "I humburi", është i shkruar me imagjinatë. S'ka patetikë 
rrëfimi, siç ndodh të disa romane të tjera që trajtojnë këtë periudhë të 
dhimbshme të diktaturës pesëdekadëshe. Rrëfimi i tij kap kohë, vende, mënyra të 
ndryshme rrëfimi. Ekzistenca e një rrëfimi të tillë vjen si pasojë situatave dhe 
momenteve dramatike gjatë rrjedhës së fabulës së këtij romani. Romani ka energji 
senzibile të romanit të ri shqiptar, që ia arrin të largohet me sukses nga 
shablloni i njohur i poetikës së dikurshme të romanit socrealist. 
Brenda tërë strukturës së romanit autori me qëllim dhe pa atë, përsërit thuajase 
tërë materialin letrar në forma të ndryshme. Përsëritja e tillë sfrocon materien 
komplekse të prozës që shërben për të ndërthur romanin ose shqipton mendime të 
tërthorta që i shkojnë për shtati prozës së re. Herë-herë manipulon me lojë 
fjalësh. Përsërit mendime të huaja, që në këtë mënyrë iu hap rrugë meditimeve që 
në këtë formë fabula e romanit i nënshtrohet mënyrës eksperimentuese në tërë 
arkitekturën e romanit nisur dhe hartuar në formë të dukshme fragmentare. Kështu 
konturat e ngrehinës së romanit ndërlidhen me fatkeqësinë, tragjedinë e 
ikanikëve që shpesh i kthehet retrospektivës dhe shumë pasojave drakonike të 
asaj periudhe. Kapituj të tërë të romanit kanë fatkobin e të humburve nëpër 
botë... 
Edhe ky roman  hyn në radhën e atyre tipeve të romaneve që kanë subjekt 
variabil, siç do të thoshte R. Ingardeni. Duke përdorur këtë formë të ndërtimit 
të romanit, sforcohet bindja ime se ky romansir ka gjetur rrugën e mbarë për të 
sjellë risi në letërsinë tonë bashkëkohore që krijohet në Shqipëri. Andaj romani 
i F. Kongolit, ka konstrukcion të bollshëm të mjeteve moderne në poetikën e 
këtij romani, që ka si model romanët modern të autorëve të huaj e shqiptarë. 
Kështu sipas këtij bazamenti edhe ky roman ka zbatuar shprehje të reja të 
shkrimit pa i lënë anash edhe mjetet e njohura artistike që më parë si rrëfimi, 
pjesë të ndryshme plotësuese fiktive, dialogu, monologu etj. Monologu merr 
funksionin e një mjeti  sintetik. Dhe shumë mjete të tjera artistike që e 
përbëjnë fakturën tekstore të prozës së këtij autori mjaft serioz në letërsisnë 
tonë. 
Romani i "I humburi" ka vlera të mirëfillta estetike. Si i tillë ai është 
velrësuar në tërë strukturën e tij që rrinë larg formës tradicionale të romanit 
socrealist. Struktura e romanit është pasqyruar me një gjakftohtësi 
intelektuale. Kështu vetëm një tekst i tillë i veshur me mjete të nevojshme 
artistike përfillet, çmohet, dhe i lë gjurmët e tij në art dhe më konkretisht në 
letërsi.