Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shaip Beqiri: Muri

| E marte, 10.08.2010, 08:28 PM |


Shaip Beqiri

 

MURI

 

Zemra po të mos më mbetej

Bushtër e zhdëpur ngashërimi

Brenda këtij muri pa fund e anë

Më kot s`do t`ua nxirrja sytë yjve

As gjuhën s`do t`ia këputja një bilbili

 

Erdhi çasti i bukur

I shumëpritur

Me vdekur si kulpër e përdredhur

Nën brymë e pështymë 

 

Do të më shpurin tevona

Jashta këtij muri të mallkuar

 

Por do të mbetet përgjithmonë

Të më regëtijë zemërshkreta

Në guaskën që bart krahaqafë

Duke ngrënë veten në pusi

 

Gjuha më bie pluhur përdhe

Sipër hijeve të mbërthyera

Ndanë lumit nëntokësor

Që ulërin si tigri kur lëpin qiellin

Ndër pasqyra të thërrmuara pezmi

 

Bern, 17 mars 2010

Për ZSH: Haxhi Muhaxheri