Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Haxhi Muhaxheri: Uratë

| E marte, 10.08.2010, 09:19 PM |


Haxhi MUHAXHERI

 

URATË*

 

Zotynë

Pranoje Lutjen time

Diell të ketë

Në Mendjen e Durimit

Orëbardhat ta shpejtojnë

Ditën e gëzimit

Lulet e kësaj toke

Ilirisht

Urate le ti këndojnë bashkimit

 

Nuse e Ujrave

Të na i gëzoj shtëpitë

Circe Jona

Të na i mbëltoj dashuritë

Ëndrrmirat

Të na i zgjedhin Fatitë

Këngët tona

Ti pushtojne lartësitë

Amen

 

 

*Kjo poezi mori Çmimin e parë

në „Takimet e Gjeçovit“ në Zym,

në vitin 1994