| E hene, 09.08.2010, 09:58 PM |
SHTËPITË DHE PALLATET
Një i huaj, me funksion te lartë në Kosovë nga Organizata e kombeve të bashkuara, para ca vitesh do të deklaronte:”Ky popull( i Kosovës) siç duket nuk di të ndërtojë shtet.Ai(pra populli i Kosovës) është orientuar vetëm në ndërtimin e shtëpive dhe pallateve,e dihet se vetëm me ndërtimin e tyre,nuk bëhet shteti!“
Kosova pas luftës së fundit çlirimtare kundër Serbisë kolonialiste,doli me shkatërrime të mëdha.Përveq me afro njëzetmijë të vrarë(them me afro njëzetmijë sepse as pa njëmbëdhjetë vitesh qe nga përfundimi i luftës,nuk kemi shifra të sakta),ajo doli e shkatërruar pothuajse në çdo pore të jetës.Serbia kolonialiste dhe fashiste u kujdes që në luftën e fundit me Kosovën,të shkatërronte gjithçka me qëllimin e vetëm që teritorin e Kosovës ta shndërronte në tokë të djegur.Dhe këtë e bëri me qëllim të vetëm,duke e ditur se do të pësonte disfatë,por kur ajo të ikte të tjerët që do të mbeteshin në Kosovë të mos kanë me çfarë të jetojnë.Sepse dihet tashmë botërisht se Serbia përveq viktimave të shumëta në njerëz shkatërroi gjithçka në infrakstrukturën edhe ashtu mjaft të varfër të Kosovës.Përveq kësaj ajo u kujdes që edhe gjënë e gjallë,një pjesë ta deportonte në teritorin e vet,ndërsa pjesën e mbetur ta vriste.Me një fjalë ajo kishte për qëllim që pas ikjes nga Kosova,aty mos të zhvillohej më jeta.
Por,shqiptarët dhe të tjerët,që jetuan me shekuj në Kosovë,e mbijetuan luftën dhe shkatërrimet e Serbisë dhe duke e fituar lirinë,aty në Kosovë,në tokën e djegur nga Serbia e rifilluan jetën e tyre.Me ndihmën edhe të aleatëve dhe të miqëve anë e kënd rruzullit tokësor,filluan të mëkëmbnin jetën e tyre.
Menjëherë pas luftës ata do të duhej t`i ndërtonin shtëpitë e djegura të tyre nga lufta.Dhe nuk ishin pak.Ishin mbi njeqind e njëzetë mijë shtëpi të djegura.Me gjithë dhimbjen për të vrarët dhe të zhdukurit ata filluan rindërtimin e shtëpive.Në rindërtimin e shtëpive ndihmuan edhe shumë oragnizat humanitare nga mbarë bota.Dhe sot pas njëmbëdhjetë vitesh nga përfundimi i luftës janë ngritur aq shumë shtëpi dhe pallate banimi saqë nganjëherë domosdo që çdo kalimtari të rastit,nëpër Kosovë,qoftë ai turist i huaj apo edhe emigrant i Kosovës që ka ardhe nga larg për vizitë ne mendje do t`i shkojë pyetja:-Vallë pse janë ndërtauar kaq shumë shtëpi dhe pallate(shumica e tyre pa leje ndërtimi,por edhe pa asnjë plan)?!Dhe domosdo që do të pasojë edhe pyetja tjetër:-A i duhen Kosovës gjithë këto shtëpi dhe pallate banimi?! Apo e tëra kjo ngjau vetëm e vetëm se kompanitë e ndryshme ndërtimore e kuptuan se këtu ishte fitimi?!Dhe pastaj domosdo do të pasojë edhe pyetja:-A bëhet ndërtimi dhe ngritja e shtetit vetëm me shtëpi dhe pallate?! Apo edhe ajo pytja tjetër:-Me ngritjen e tërë këtyre shtëpive dhe pallateve banimi vend e pa vend mos po dëmtohet Kosova dhe e ardhmja e saj?! Por siç duket kompanive të ndërtimit as që u bëhet vonë për ardhmërinë e Kosovës.Ato as që duan të dinë për të ardhmen! Ato duan të dinë vetëm për të sotmen dhe për fitimet e veta.
Por,siç duket për të ardhmen e Kosovës nuk mendojnë as ata që janë në pushtet dhe që sot e udhëheqin Kosovën!Themi kështu sepse ata që duhet të reagojnë ndaj kësaj dukurie të dëmshme,heshtin!Apo nganjëherë e flasin nga një fjali,vetëm sa për të thënë!Ndërkaq stihia e ndërtimeve pa leje dhe vend e pa vend vazhdon.Dhe të gjitha këto ndërtime pa leje dhe vend e pa vend vite më parë e patë irituar edhe një të huaj. Një i huaj,me funksion të lartë në Kosovë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara,para ca vitesh do të deklaronte:-“Ky popull(i Kosovës) siç duket nuk di të ndërtojë shtet.Ai( pra populli i Kosovës) është orientuar vetëm në ndërtimin e shtëpive dhe pallateve, e dihet se vetëm me ndërtimin e tyre nuk bëhet shteti!“.
Ndërkaq kompanive të ndryshme të ndërtimeve as që u intereson se çfarë thuhet.Ato vazhdojnë avazin e tyre të vjetër.Tash kur thuaja se e kanë mbushur çdo zbrazëtirë të qyteteve(sipas planeve të më hershme ato zbrazëtira ishin paraparë të jenë për gjelbërim),tash kanë filluar që të bëjnë rrënimin e shtëpive private të lagjeve të tëra të qyteteve,e sidomos të Prishtinës.Në lojërat e tyre kanë rënë pre edhe mjaft qytetarë,të cilët kanë pranuar që të rrënohen shtëpitë e tyre private dhe aty të ndërtohen pallate banimi.E tëra kjo si një lloj marrëveshje në mes qytetarëve dhe kompanive ndërtimore,të cilat qytetarëve do t`ua japin nga një banesë në pallatet që do të
ndërtojnë në pronat e tyre.Dhe shumë qytetarë të lagjeve të ndryshme të Prishtinës tashmë i kanë nënshkruar kontaratat e tyre?!Një trend i tillë kishte ngjarë tashmë me shumë qyteterë të Lagjes së spitalit.Mbase kontratat ë tilla janë bërë edhe me qytetarë të lagjeve të tjera.Dhe nëse ka ndodhë kjo atëherë në një të ardhme të afërt Prishtina do të mbetet pa asnjë shtëpi private dhe vetëm me pallate banimi?!Dhe e tëra kjo do të ndodhë para hundëve të zyrtarëve,të cilëve siç duket as që ju intereson arkitektura edhe ashtu mjaftë e qoroditur e kryeqytetit.Por,nëse ndodhë kjo,e siç duket janë të gjitha gjasat që do të ndodhë,atëherë kryqyteti i Kosovës një ditë do të gdhihet si kryeqyteti i vetëm në botë pa asnjë shtëpi private banimi,por vetëm me pallate banimi.Dhe mbase dikush edhe do të deklarojë:-„Le të ndodhë edhe kjo!Ne edhe ashtu nuk kemi hyrë me asgjë në Librin e rekordeve të Ginisit!Le të hyjmë me kryeqytetin tonë pa asnjë shtëpi private të banimit,por vetëm me pallate banimi!".