| E hene, 09.08.2010, 09:57 PM |
Gjurëve të një takimi:
Në vargun e paradoksëve dhe anomalive tona shtetërore dhe institucionale...
Nga Agron Shabani
Ditë me parë me disa të njohur dhe miq të mi ndodhëshim për një "vizitë pune" në Ambasaden e R.Kosovës në Bërlin ku dorën në zemër hasëm në një mikëpritje të përzemërt nga ana e Ambasadorit të R.Kosovës në Berlin z.Vilson Mirëdita dhe stafit të tij atje.Mirëpo ajo që të binte në sy gjatë tërë kohës së bisedës dhe ca pyetjeve tona të drejtuara në adresë të mbarëvajtjes dhe funksionimit të mirëfillët dhe profesional të stafit të përgjithshëm politik kulturor diplomatik etij.në Ambasaden dhe konzulatat e ndryshme kosovare në Gjermani:Përvec vullnetit dhe deshirës së mirë për të punuar dhe bërë dicka me vlerë në këtë drejtim.Ishte mungesa e hetueshme e personelit ose kuadrit të specializuar dhe profesionist në këtë fushë kaq vitale dhe tepër jetike të politikës së jashtme dhe diplomacisë.Dhe kjo duke filluar që nga sekretari i atjeshëm i Ambasadës kosovare i cili përvec funksionit të mesipërm të sekretarit të Ambasadës kosovare në Berlin ishte i ngarkuar edhe në funksionet tjera të "atasheut kulturor politik diplomatik" etj. në ambasadën e atjeshme kosovare.Njeriu pra i cili mund të mbahet në mend vetëm si përkthyes joprofesionist i azilantëve shqiptar nga Kosova Shqipëria dhe viset tjera këtu në Gjermani ose një folës(spiker)i papërgatitur dhe antiprofesionist në programin Shqip të Radios Gjermane-"Deutsche ëelle" dhe asgjë më shumë.Thonë se "sekretari multiprofesional" i Ambasadës kosovare në Gjermani(Islam Spahiu) paskësh studiuar për filozofi dikundi në Prishtinë.Si shumë "plitikan" dhe "zyrtar" të tjerë kosovar që u bën "filozofë politolog profesora" ose "doktora" të ndryshëm (të ish "sistemit paralel" gjegjësisht "podrumëve" të ndryshme të "arsimit shqip" në Kosovë).Nuk është më rëndësi kjo punë sa është fakti tjetër se sot për t´u zgjedhur ose emëruar në ndonjë post ose funksion zyrtar(politik ose diplomatik) në Kosovë ose dikund tjetër-jashtë.Në radhë të parë duhesh të jeshë me profesion "patriot" "majtist" "djathtist" "anëtar i LDK-se ose PDK-së" ""llapjan" "drenicak" ose "podrimckak" i Fatmir Sejdiut Hashim Thacit ose Fatmir Limajt Enver Hoxhës dhe Bujar Bukoshit(gjithësi!) dhe kështu me radhë..deri në apsurd!!!! E më së pakut intelektual ose profesionist i mirëfillët dhe ekselent.(Ndonëse gjatë bisedave të ndryshme me ta shumë refugjat shqiptar nga Republika e Shqipërisë etj. janë ankuar shpesh në gjuhën e mjerë shqipe të këtij farë "sekretarit të madh" të Ambasadës kosovare në Berlin.Se për gjermanisht mos të flasim fare kësaj radhe!!!Kur dihet fakti se ta njohësh një gjuhë të huaj së pari duhesh ta njohësh dhe ta flasësh bukur dhe pa gabime të ndryshme sintaksore dialektike morfologjike etj. gjuhën tënde amtare.Dhe jo si Islam Spahiu si për shëmbull.Katastrofë!).Thonë së e ka Bukoshin "ilake të guruas" dhe "shefat " e ndryshëm të SHIK-ut "nuna" të ndryshëm ose kumbarë.Aty është edhe Astrit Zemaj( i afërti familjar i Tahir Zemës) që për "krahun e HashimThacit dhe UCK-së" janë "tradhëtar të kombit" ndërsa për "krahun institucional ose ldk-istë të Fatmir Sejdiut etj." janë "patriot dhe heronjë kombëtar"?! Kush di t´iu bie në "fije" këtyre "punëve"(Dallaverëve) tashmë të njohura institucionale dhe publike të "binomit Thaci-Sejdiu"?!!! Aty janë edhe konzujt vicekonzujt ose catipët tjerë që ndofta mund të jenë gjithëcka tjetër përvec zyrtarëve intelektualëve dhe profesionistëve të vërtetë në detyrat ose funksionet e tyre që i ushtrojnë dhe që paguhen me të hollat e popullit gjegjësisht tatimpaguesve kosovar.Kryesisht mërgimtar shqiptar në Gjermani etj.Ndërkohë që Republika Federale e Gjermanisë si´Lokomotiva kryesore´e Unionit Europian dhe Njëra prej shtetëve më të fuqishme e më të rëndësishme të botës :është një ndër vendët me të rëndësishme dhe kryesore përsa u përket investimëve mbarëvajtjes dhe stabilitetit të gjithëmbarshëm politik ushtarak dhe ekonomik në Kosovë.Kjo donë të thotë se pikërisht në Gjermani dhe në vende të tjera të një peshe dhe rëndësie të posacme politike gje gjeostrategjike si kjo e fundit:Politika dhe Diplomacia e Jashtme e shtetit dhe qeverisë kosovare duhet të jenë shumë me të fuqishme dhe më aktive në kontekstin(domenin) e gjithëmbarshëm profesional kadrovik bilateral multilateral etj.të politikës së jashtme dhe diplomacisë.Përkatësisht të përfaqësive të ndryshme konzulare dhe diplomatike të Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë.Dhe jo të vazhdohet me njerëzit ose "kuadrot" e ndryshme quaziprofesioniste dhe pseudodiplomatike( të zgjedhur ose emëruar me dekrete prej së larti nga liderët e ndryshëm shtet dhe shteti-parti) që shtetit politikës dhe diplomacisë kosovare(shqiptare) mund ti shkaktojnë dëme të pariparueshme në shumë fusha dhe segmente të jndryshme.Sidomos këtu në Gjermani ku nga ana e shtetit dhe qeverisë kosovare është punuar shumë pak në drejtim të relaksimit dhe riafrimit(riafirmimit) të marëdhënjëve të përgjithshme bilaterale dhe multilaterale me shtetin dhe qeverinë gjermane.Mbase më një vend të fuqishëm dhe shumë të rëndësishëm që ne shqiptarëve gjithmonë na janë gjendur pranë kur e kishim mëse vështiri dhe kur ndodhëshim në rrezik.Në fund të fundit:raportët dhe marëdhenjët e shquara(tradicionale dhe historike) të popullit ose kombit tonë shqiptar me popullin(kombin) e madh gjerman nuk mund të ngelën "peng i përjetshëm" i gafëve ose "nonshalancave" të ndryshme politike strategjike ose pseudodiplomatike të filan kryeministrit(ne rastin konkret:Hashim Thacit) ose fistek ministrit apo kryetarit të atjeshem kosovar.Jo kurrë.Qoftë ai Hashim Thaci Fatmir Sejdiu apo kushdo tjetër atje.Rrënjët e marëdhënjëve raportëve dhe miqësisë së njohur shqiptaro-gjermane janë shumë më të lashta dhe shumë më të thella se "shteti Sejdiu" ose "qeveria Thaci".Dhe kjo pavarësisht "asaj" që dikujt atje(dhe "diplomatëve" të tyre këtu në Gjermani) ia ka endja të flitët dhe të mendohet sikur "jeta bota politika historia ose diplomacia shqiptare ose kosovare paskësh(paskan) filluar nga ta!!!!" Jo zotëri! Shqiptarët dhe Miqësia e tyre me Gjermaninë dhe Perëndimin janë shumë më të hershme dhe shumë më të fuqishme se "shteti Sejdiu" ose "qeveria Thaci".I pelqeu apo jo kjo dikujt në Kosovë ose dikund tjetër.Në fund të fundit Kosova nuk ka hapur në Berlin "koperativa" të ndryshme bujqësore ose ideologjike por Ambasada të mirëfillëta shtetërore dhe diplomatike.Apo?!...Në këtë kuader është me rëndësi të rikujtohet një "batutë" e njohur e Vinston Cërcilit tek thoshte dikur se:"E vërteta(lexo:qëllimi i vërtëtë)në politikë të përgjithshme ose diplomaci është aq e cmuar dhe aq e vlefshme saqë shpeshherë jemi të detyruar ta mbulojmë dhe justifikojmë më gënjeshtra ose të pavaërteta të ndryshme politike dhe diplomatike." Në të kundërten ai që mundohet të jetë i "dashur" dhe i "sinqertë" ndaj njerëzve popullit shtetit ose shoqërisë( si Fatmir Sejdiu ose Hashim Thaci si për shëmbull)së tij: edhe rrena(gënjeshtra) i shndërrohet në "respekt" ose në "dashuri" ndaj të tjerëve.Do të thoshte me këtë rast Niceja.Në anën tjetër ndërkaq mëqe Kosova dhe shqiptarët si të thuash nuk kanë edhe ndonjë traditë të gjatë dhe aq të njohur shtetërore politike demokratike ose diplomatike:është më rëndësi të kuptohet fakti se edukata dhe kultura e njohur politike dhe diplomatike së bashku me rezonansën reflektimet e njohura politike dhe diplomatike dialogun kompromisin konsenzusin politik kontrollën vetëkontrollën kritikën e njohur dhe autokritikën objektivitetin dhe subjektivitetin politik ose diplomatik qëllimet e ndryshme neutralitetin maturinë kohezionin dhe "kuptimin simbolik" dhe protokolar të
marëdhënjëve ose raportëve të njohura politike dhe diplomatike.Janë në funksion të zhvillimëve të përgjithshme fundamentle dhe paradigmatike të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme në konsolidim e sipër dhe në tranzicion.Aty janë edhe kultura dhe mjetët e ndryshme të komunikimit masiv(mas-mediat) së bashku me kulturën e njohur participuese parohijale kulturën e reciprocitetit kulturën e dialogut kulturën e njohur politike dhe diplomatike e kështu me radhë.Dhe kjo në radhë të parë për faktin se mas-mediat e ndryshme nuk janë vetëm "industri profitabile" ose "instrumente trasnporti" të kulturës dhe një teknologjie globle ose universale në kohën dhe botën tonë "post-moderne" ose "ultra-bashkohore".Apo mbase "instrumente" të ndryshme të një të të ashtuquajture "hegjemonie të gjithëmbarshme" shtetërore nacionale politike kulturore ose informative.Por edhe mjete ose "instrumente" të fuqishme të kulturës dhe një komunikimi global ose universal.Tek e fundit edhe të të ashtuquajturit "akterët" ose "lojtarët kryesor" të "tregut global" të vlerave të përgjithshme të kulturës dhe kapitalit botëror gjithmonë në duart e tyre e kanë "fuqinë e katërt" gjegjësisht "instrumentët kryesore" dhe më të fuqishmët(mas-mediet) në bazë të të cilave i imponojnë dhe diktojnë "platformat" "modelët" dhe "teoritë" e ndryshme(elitare dhe ekskluziviste) të kontrollit dhe monopolit të tyre mbi resursët e ndryshme globale ose universale në globin tonë tokësor.Duke e fshehur ose maskuar kështu gjithmonë( pas kuintave) "atë" cfarë ka ndodhur ose mund të ndodhi në të vërtetë(...).Ndërkohë që mjetët e lartëpërmendura të komunikimit masiv(mas-mediat)së bashku me institucionet tjera shkencore dhe kulturore e krijojnë si të thuash edukatën dhe kulturën e gjithëmbarshmë shoqërore dhe politike si dhe i forcojnë dhe avansojnë raportët e brëndshme dhe ato të jashtme në vendët e tyre përkatëse ose respektive.Duke i nënkuptuar këtu edhe të ngarkuarit(Atashetë) e ndryshëm kulturor dhe diiplomatik në kuader të Ambasadëve të Republikës së Kosovës kudo nepër botë.Sidoqoftë Kosovës dhe shoqërisë së gjithëmbarshme kosovare me tepër dhe më më urgjencë se kurrë iu nevojiten intelektualët dhe profesionistët e mirëfillët dhe ekselent.Duke menduar këtu edhe në strukturat dhe superstrukturat e njohjura intelektuale dhe politike në Kosovë dhe diasporë që nuk janë pak.